Enti Rregullator i Energjisë ka gjobitur me 4.3 milionë dollarë kompaninë CEZ për mospërmbushje të detyrimit ligjor për të importuar energji.
Sipas vendimit të zbardhur në faqen zyrtare të ERE-s, CEZ gjobitet në masën 1 % te të ardhurave vjetore të vitit paraardhës, ose 430 milion leke, për mosprokurimin e energjisë elektrike për mbulimin humbjeve.
Një javë më parë kompania ceke iu drejtua zyrtarisht Entit Rregullator, ku bënte të ditur se nuk mund të vazhdonte dot më importet, për shkak të gjendjes së vështirë financiare. Sipas CEZ-it, kjo situatë lidhet me një sërë ngjarjesh të pafavorshme për të, mes të cilave edhe marrja e një gjobe të madhe, rreth 3 miliardë lekë, sipas saj të padrejtë nga administrata tatimore.
Gjoba e fundit nga Enti është e dyta brenda pak kohësh për kompaninë ceke dhe paralajmëron një situatë edhe më të vështirë për financat e saj. Por ky nuk është problemi i vetëm financiar për kompaninë që ka monopolin e shpërndarjes së energjisë. Në mbledhjen e fundit Enti Rregullator i ka refuzuar asaj edhe lejen për të marrë një kredi nga BERZH.
Në fakt kredia është nënshkruar që vitin e kaluar dhe parashikon marrjen e një borxhi prej 100 milionë euro nga CEZ. Gjysma e shumës është disbursuar tashmë, pasi u garantua nga kompania mëmë në Pragë, ndërsa për gjysmën tjetër CEZ, i kërkoi Entit ta lejonte që të vinte si garanci asetet e saj në sistemin energjetik shqiptar. Pikërisht kjo kërkesë është refuzuar nga ERE.
Burime zyrtare nga Enti thanë për Top Channel se nuk mund të lejojnë vendosjen peng të aseteve ekzistuese të sistemit energjetik shqiptar, pasi ky do të ishte rrezik. Sipas këtyre burimeve, Enti do të pranonte ta shqyrtonte kërkesën vetëm nëse CEZ do të vendoste si garanci investimet e reja që do financohen me këto fonde.
Gjoba e ERE, reagon CEZ
Menjëherë pas publikimit të vendimit nga Enti Rregullator për gjobën ka reaguar kompania CEZ.
Përmes një deklarate zyrtare, kompania ceke sqaron se përfaqësuesit e saj kanë qenë pjesëmarrës në mbledhjen gjatë së cilës është diskutuar për gjobën.
Por siç bën të ditur CEZ, vetëm dje është njoftuar zyrtarisht nga Enti në lidhje me këtë vendim, i cili po shqyrtohet nga kompania. Në lidhje me vendimin për refuzimin e kredisë me BERZH, CEZ deklaron se, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga ERE ndaj dhe nuk mund te komentoje mbi këtë çështje./TCH
Ktyre te Cez ti ngopin me sa me shume gjiba se na pine gjakun na pine .
Shqiperi
Bahce me lule
Rrofsh moj rrofsh
Qe s’u perkule!
Xhaxhi Enver ka bere shume here me teper se sa baca Sali per Shqiperine dhe shqiptaret!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
ne kuriz te qytetareve qe paguajne regullisht bien
shteti mbush arken
ata qe nuk paguajne vazhdojne te vjedhin
MBAJE gojen o QERRAMUDH,,, SE PO ja ngopen CEZ ,,—,, ku do i gjeje leket CEZ PASTAJ…–.. KESHTU QE do na i mballosi NEVE …UNE ta ngop ty TI JA NGOP atij tjetrit AI TJETRI JA NGOP…… VETE ME TE NGOPUR KJO PUNE???????????’
per BEN CHICAGO;;;;;, KY ESHTE shteti qe krijoj saliu??????????
Keto gjoba jane forma presioni per te detyruar CEZ-in te nderprese perpjekjet e koheve te fundit per vjeljen e detyrimeve shumevjecare qe kane zonat ku banojne maloket.Te mos paguajne korentin qe harxhojne eshte nje nga favoret kryesore me te cilat banda e Berishes merr votat e bashkemalokeve te vet dhe tani fushata po afron.