Tradhtarët e të tradhtuarit

16 Shtator 2012, 17:48Politika TEMA

Nga Lumir Abdixhiku

Më është thënë shumë herë se dy shqiptarë bëjnë tri mendime. Nëse asgjë tjetër saga e ballafaqimit në mes të Kombëtares zvicerane e asaj shqiptare më vulosi këtë konstatim. Në një ndeshje futbolli të paprecedent për ne, e nga eksperienca ime si adhurues i flaktë futbolli edhe për kombet tjera, ndodhi që nga 28 futbollistë që prekën topin në 90 e ca minuta (14 andej e 14 këndej – me ndërrime), 82% të ishin shqiptarë. Në një rast të tillë, në një rrethanë normale, do të duhej së paku të tregoheshin vlerat e mirëfillta shqiptare, të një suksesi, miqësie, zotësie e më e rëndësishmja të një uniteti edhe kur vihemi përballë në një vend tjetër. Ne bëmë mu të kundërtën! Krijuam divergjenca ndjenjash, ushqyem urrejtjen, nxitëm klasifikime politike e linçuam njerëz. Në pak ditë shqiptarët u ndanë në tre; disa mbanin anën e Shqipërisë, disa për inat të linçimeve atë të Zvicrës, e të tjerë preferuan Kosovën duke aluduar në nevojën e pasjes së një kombëtareje të veçantë.

Për habinë më të madhe, katrahurën e linçimeve e filloi ai i cili do të duhej të ishte unifikuesi i futbollistëve shqiptarë, kryetari i Federatës Shqiptare, z. Armando Duka; një i paditur e zhvatës i mundësisë së dhënë, një ngufatës i ecjes së futbollit shqiptar nëpër vite. I shtyrë pak nga ahmakizmi e pak nga paskrupulltësia që shoqërojnë njerëzit si ai, Duka i quajti besoni apo jo “tradhtarë” pesëshen shqiptare. Duka është po i njëjti njeri i cili u akuzua nga vetë futbollistët në fjalë dhe nga familjarët e tyre për kushtëzimin e pjesëmarrjes në kombëtare me para për të. Habitem ende se si deklaratat e akuzat e lojtarëve shqiptarë nuk nxitën asnjë reagim tek Tirana zyrtare. Po të kishte pak rend gjyqësor në Shqipëri, deklaratat e tilla do të duhej të merreshin shumë seriozisht. Nuk është se këto të thëna janë nga njerëz të zakonshëm, por nga superyjet e futbollit botëror!

Deklaratat fyese si këto të Dukës, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por ndaj të gjithë mërgimtarëve shqiptarë, ndaj gjithë prindërve, motrave, vëllezërve e familjarëve të këtyre pesë e pesëqind çunave të tjerë që ndonëse me ngjyra tjera prapë në zemër mbesin kuqezi, janë asgjë më shumë e asgjë më pak se deklarata nxitëse, përjashtuese e të urrejtjes ndërshqiptare. Janë deklarata të përdhosjes së djersës së çunave e të kontributit familjar për rritjen e tyre në rrethana aspak të lehta. Janë thjeshtë deklarata që mundohen të monopolizojnë patriotizmin pa të drejtë, e pa e kuptuar mirë se kontributi i pesë djemve tanë mbulon e shkel çdo kontribut të dhënë nga krerë e linçues të tjerë që sillen e pështillen për të mos bërë asgjë. Të tillat, edhe pse pa vend, çuditërisht morën flakë shpejt edhe në Kosovë mes grupesh quasi-patriotësh, quasi-tifozësh e quasi-të diturish duke bërë kështu nisjen e çarjes brenda shqiptare pa pikë nevoje e pa pikë përfitimi. Për të mos mjaftuar linçimet e antihumane nga grupe si këto, edhe vetë seleksionuesi italian i kombëtares sonë i hyri valles duke i trajtuar njëjtë, pra tradhtarë. Po sikur nesër të luajmë kundër Italisë, a e bën një ballafaqim i tillë De Biasin tradhtar për italianët?! Paradoks hesapi.

Ta bëjmë të qartë! Futbollistët shqiptarë që luajtën për Kombëtaren e Zvicrës nuk janë tradhtarë; madje larg prej tyre. Shqiptarët kanë ditur t’i japin Zvicrës edhe deputetë që kanë zhvatur 200 mijë franga pa fije brenge, edhe hajna e kriminelë që kanë vjedhur e besa dhe vrarë atje, edhe matrapazë të tjerë që na e kanë nxirë fytyrën, por dhe kjo me POR të madhe, në mesin mijërave punëtorëve, burrave e grave të mirë e të mira, shqiptarët mbi të gjitha i kanë dhënë zviceranëve plot 5 futbollistë profesionistë që sot bëjnë thelbin e kombëtares së tyre e mburrjen nacionale. E vet kontributi i këtyre futbollistëve në përmirësimin e imazhit tonë në Evropë, tek një shtet mik yni, i bën ata asgjë më shumë e asgjë më pak se heronj tanë!

Tashti, nëse pret dikush t’i simpatizojmë kur luajnë kundër kombëtares sonë, e kanë gabim! Këtë nuk mund ta bëjmë dot. Ne relacion me kombëtaren të gjithë bëhen të vegjël, bëhen individë që vijnë e shkojnë; kombëtarja mbetet përgjithmonë. Prandaj dhe do të ishte natyrale që ne të përkrahim kombëtaren e jo individët. Megjithatë edhe në ballafaqimin tonë me ta, përkundër rivalitetit, pra jo tradhtisë e ku ta di unë çfarë tjetër mund të pjellë mendja e korruptuar, por thjesht rivalitetit, ne, si popull bujar e si njerëz të civilizuar, do të duhej të tregonim pak respekt për ta. Do të duhej të tregonim respekt, sepse janë të tanët e nëse asgjë tjetër të njëjtit janë ndier shumë herë më rëndë se ne, shumë herë më keq se ne.

Fatkeqësisht për gjithë fotografinë tonë, këta futbollistë treguan civilizim e respekt shumë më shumë për ne se sa ne treguam për ta. Shënimi i golit pa gëzim, bartja e simboleve kombëtare në trup, veshje e zemër, deklarimet plot mburrje për prejardhjen e tyre, rastet e përfolura se nga simpatia e madhe dhe nuk deshën të shënojnë gol, e mbi të gjitha deklaratat pas lojës se ndjenjë keqardhje për humbjen e Shqipërisë  (ani pse e shkaktuan vetë), janë shenja të një respekti të madh, jashtëzakonisht të madh. Edhe me më respekt është shkuarja e tyre pas lojës tek tifozët kuqezi për të ndarë dhimbjen e nuk mbajnë inat për abuzimin e pranuar nga ta.

Në përgjigje ndaj kësaj, tifozët tanë i shanë, i fyen, i sulmuan me thirrje raciste e i gjuajtën me gur e shkopinj; madje i shanë e fyen edhe në takimin pas lojës kur pesëshja u kishte shtrirë dorën e sportistëve profesionistë. Tifozët shkelën mbi pesë superyje shqiptarë për të shtruar bindjet e dikujt si Duka i korruptuar. Dhe sjelljet si këto do të duhej të nxisnit turp për këta tifozë; është turp për gjithë ne që kemi kësio tifozësh. Tifozë si këta nuk i bëjnë mirë as vendit, as vetes e as familjes e as kombit. Nëse me kaq lehtësi përdhosin një grumbull kontribuesish masivë në imazhin e shqiptarëve jashtë, paramendoni se çfarë janë tjetër të bëjnë ata. Dashuria e kontributi ndaj vendit tënd nuk bëhet domosdo me çirrje e thirrje e këngë.

Shaqiri, Xhaka, Behrami, Xhemajli, Mehmedi e qindra futbollistë tjerë që mburren se janë shqiptarë, që nuk ndërrojnë emër e mbiemër, nuk mohojnë gjakun por e theksojnë atë, bartin Shqipërinë e Kosovën dikush në këmbë, dikush në tatuazh e dikush në zemër, duhet të brengosen më së paku për këtë. Ata nuk janë aspak tradhtarë, janë thjesht heronj të tradhtuar nga një sistem i korruptuar në mendje e xhep. Ata e të tjerët duhet të dinë se në çdo situatë tjetër, në çdo ballafaqim tjetër, në çdo betejë të tyre tjetër, përveç betejës ndaj kombëtares sonë, do të kenë mbështetjen e shqiptarëve. Duhet ta dinë se na bëjnë krenarë për çdo ditë të lume, e do na bëjnë edhe më krenarë po shkuan si shqiptarë në “Brazil 2014”. Suksesi i tyre është dhe yni si komb. Ata janë tanët!

Të brengosur e turpëruar megjithatë duhet të jenë zyrtarët e korruptuar të Federatës Shqiptare që u vihen pas lojtarëve të tillë vetëm pasi t’i kenë refuzuar një herë pse ata nuk dhanë para, që i lënë në harresë qindra të tjerë që edhe sot sillen si të humbur,  vetëm për t’u kthyer tek ta kur të arrijnë diku e kur të jetë më vonë, këtë herë jo për t’i joshur, por për t’i quajtur tradhtarë. Paradoksi megjithatë qëndron në faktin se linçuesit janë tradhtarët e vetëm në gjithë këtë amulli. Ata kanë tradhtuar shpresën tonë, unitetin tonë e potencialin tonë. Të brengosur e turpëruar duhet të jenë gjithë ata që i thonë vetes tifozë, e që nuk bëjnë dot dallimin e kontributit patriotik prej frustrimit nacionalist e racist. Të brengosur duhet të jemi të gjithë për një katandisje kaq të rëndë që lejuam t’i bëjmë vetes, në një ngjarje që kishte çdo predispozitë të ishte promovuese e unifikuese për ne.

Në fund fare, është shumë e tmerrshme se si ngjarjet që do të duhej të kaloheshin në miqësi e mburrje se shqiptarët kanë arritur mjaft, na shndërrohen gjithnjë në përplasje e përçarje. Pas lojës së mbrëmshme disa shqiptarë të Kosovës u përçanë me shqiptarët që kishin zgjedhur Zvicrën, disa të tjerë me shqiptarët e Shqipërisë që i quan tradhtarë, këta fundit me të dytë; lëmsh hesapi. Në një ballafaqim shqiptarë, me lojtarë shqiptarë, publik shqiptar, golashënues shqiptarë, humbin shqiptarët. Kaq dimë!

25 komente në “Tradhtarët e të tradhtuarit”

  1. tourkofagos says:

    pune gyzelesh……

    1. vlonjati says:

      I lexoj te gjithe,i “pelqeje’ te gjithe,
      Por,se c,me fluturon mbi koke,i njejti mendim:-
      “Ne si duket na pelqen qe sejcili te rrime ne vend te pare ne Autobus”!!(kur ai i shkrete vetem nje vend eshte)
      E kemi shume te veshtire te leshojme hapsire.
      Duam te behet sikunder e dua une,dhe aspak sikunder e
      kerone nevoja…
      C,te jete kjo,-Mallkim apo Gjeneze?
      Po ne se eshte Gjenetike,mos valle ka lidhje me ata qe kemi
      patur ne krye?- Per te cilet Historia na thote:-
      Se asnjerin nuk e kemi zgjedhur vete,perkundrazi
      Te gjithe jane mbi vendosur nga orexi i vete…
      Atehere vertete qe paskemi kushte reale te kesaj
      psikologjie te marre…
      Nuk qenkerka aspak Mallkim,por qenkerka gjithcka ne doren tone…
      ku te gjitha mund te behen toke,vetem kur te gjithe,
      ti bejme vetes te njejten reforme..
      keshtu qe edhe Duka aty hyne,ne ata njerez
      me orex per padron…

    2. Landi says:

      Po na cate Trapin me keta Turqit e Kosoves kujt i plasi per keta ne Shqiperi asnje se rruan dhe nuk i njeh keta Osmanet e Kosoves qe luajne me Zvizren….per ta u be mire qe te mbushin barkun me Buke ne Zvicer se ne Kosove skane hi ne vater jane me keq se ne Afganistan

      1. Ramy says:

        Land Grekofil , si e ke Sotir ninin apo pirro dhimen? jasht ortodhjak i ndyre,
        Pa eliminimin e minoritetit tend Shqiperia do vuaj keshtu gjithmone

  2. dritani says:

    U be kjo historia e ndeshjes me keq se historia e Nazimes se Kerrabes!

    Boll se nuk ka asnje lloj vlere!

    1. fkpartizoni says:

      tamam! e bene boze kete muhabet.

      1. raimondi says:

        Lerini cunat e Zvicres rehat , se e tepruat me shkrimet tuaja u bete te beziseshem

  3. kelmendasi says:

    .Kur do te mbaroje kjo histori me keta 5 futbolliste Shqiptare qe luajten me Zvicrren?Nuk mind ti quaj Trathetare.Por nuk ka bir nene te na mbushe mendjen se jane patriot.Keta jane KARRIERISTE MENDJEMEDHENJ.Tua shpjegoj:
    Xhorxh Besti famfeshem nuk luajti me Angeline kurre megjithse kishte te njejetem pasaporte si Boni Mur Apo Bobi Carlton kur Angelia doli kampione bote por luajti me Irlanden qe u mund edhe ne Tirane 1 me 0.Keni DAgllish nuk luajti me Angline por me Skocine.Dy futbollistet Kaene nuk luajten me angline por me Irlanden,Te gjithe kishin te njejetin shtet dhe pasaport por quajn veten komb jo Anglez.Raste ka sa te duash edhe ne atlet te kalibrit botror.Majlinda Kelmendi nuk deshi te shkoje ne londer me flamur shqiptar por kerkoji te shkoje me flamur neutral qe organizatoret nuk ja aprovuan.U detyrue te shkoje me flamur shqiptar.Askush nuk e permend kete rast por kjo fare Majlinde u prit si heroine ne kosove dhe deklaroji se me 2016 ne Brazil do te shkoje me flamur te Kosoves.Nuk meritonte ta pritete njeri ajo duhej PESHTY Ne FYTYRE.Te gjitha gazetat dhane nje foto te Xherdan Shaqirit duke ju ankue nenes se tije se e gervishten SHQIPTARET.Kur luan SHkodra me Lezhen apo Gjilani me Prishtinen ka gervishtje por cfare tu themi .Demtimet jane pjese e lojes.Me shume te drejte kane pase shqiptaret kuq e Zi te luftojn fort se Xherdani me shoket e tije.Kuq e zinjet luftonin per kombin e flamurin e tyre te lare me gjakun e mijra shqiptarve ne shekuj.Po Xherdani e co per cfare luftonin?Per rrogen dhe karrieren.Veprimi i Xherdanit per gervishtjen nuk eshte as qytetari as kulture as patriotizem .Eshte nje shou i bastarduar.Le te luajn ku te duan por kurre nuk mendoje se duhet ti perkllelim apo ti quajm patriot.
    Ka sa te duash raste qe edhe futbolliste te huaj e kane bere kete veprim por te gjithe kur kane luajtur kunder kombit te tyre jane vishkellyer e fyer nuk jane perkllelur.Keta karrieriste nuk sollen as nje te mire vetem percarjen e kombit.Propoganda per ta me sa duket kete ka per qellim.Une them :Mjaft me me keta PSEUDO PATRIOT.Lereni ne pune te vet SHPERFILLNI MOS I FYENI.Se qellimi i tyre ka qene qe te behen te medhenj edhe prej medias.HARRONI MOS NA I KUJTONI SHPERFILLNI

  4. nardi-Tirane says:

    Kete shkrim me duket e ka shkruar ai vulehumburi Imer Mushkekola. E njejta teze qe ti themi derrit daje. Te dy thone se ata qe vershellyen ne stadium jane nxitur nga Duka, rrjedhimisht jane nga Shqiperia dhe ju behet thirrje shqiptareve nga Kosova te mos bejne kete se pese yjet e Zvicres jane nga Kosova dhe nuk kane pune me Shqiperine. kursho se me cfare argumentesh i mbrojne bindem se ata qe kane zgjedhur kuleten dhe ata qe i mbrojne jane nga i njejti stof.

  5. Andi says:

    Ma cate trapin me kete ndeshejn po boll a derzi se na u be si finalja e kupes se botes.

  6. Pamvarësia says:

    Jam i një mendje me ty z. Lumir. Fatkeqësisht edhe në këtë rast, me reagimet as pak kurrekte të Dukës dhe jo vetëm të atij, ne(jam i detyruar të bëj përgjithësim)treguam edhe një herë se jemi shumë defiçitarë në kulturën e të sjellurit me veten tonë dhe me të tjerët. Djemtë e talentuar kosovar(shqipëtarë 24 kratësh)janë futbollistë të kombëtares zvicerane që shorti na hodhi të luanim si kundërshtarë. Në rastin konkret të ndeshjes, si duhet të vepronin futbollistët kosovarë të ekipit zviceran, të shkonin me top para portës tonë dhe të gjuanin jashtë për tëmos zemruar Armando Dukën dhe disa pseudo tifozë që ai i kishe marrë pas? Përgjigja më e thjeshtë që buron nga një logjikë po kaq e thjeshtë është se reagimet për humbjen e pësuar në Lucernë janë sa naive aq dhe të dëmshëme për ne shqipëtarët. Gjykoj se nga individë të tillë që nuk shofin më shumë se maja u hundës tyre, duhet të distancohemi prerë. Ne, shqipëtarët kudo që të ndodhemi, duhet ti kontribuojmë unitetit kombëtar, ca më shumë në mardhëniet e ndërsjella me vëllezërit tonë kosovar e ata(shqipëtar) të Maqedonisë apo të Malit të Zi. Mos ia vini veshin Dukës e disave si Duka!

  7. saliu says:

    Keta gazetaret kosovare jane shume injorante

  8. I.Troplini says:

    Duka, Mushkola dhe ky Abdixhiku. I pari kerkon te jete president i FSHF,,,keta dy te fundit kerkojne te thone dicka por nuk e dine as vete se kundert kujt duan te shkruajne dhe per ke jane??? Shqiptarija nuk ka nevoje per tipa te tille.

  9. Hamburgu says:

    PO MIRE ORE KELMENDAS TE SHPERFILLEN POR JO TE GRITHEN SI GJERDAN SHAQIRI ESHTE MIRE QE TREGON SE SA POPULL I EGER JEMI,SA TE PACIVILIZUAR JEMI;SA TE PAKULTURUAR JEMI.TURKU ÖZIL LUAJTI KUNDER TURQISE PRA PER GJERMANINE ,SHENOI EDHE GOLE KUNDER SHTETIT TE TIJ U FISHKELLUA POR NUK U GERRITH BILE TURQIT KRENOHEN QE LUAN NE REAL;POLAKET KLOSE,PODOLSKI CE LUAJNE PER GJERMANINE KUR LUAJTEN KUNDER POLONISE NUK U FISHKELLUAN NGA POLAKET EDHE PSE ISHTE NDESHJE E RENDESISHME PER KVALIFiKIMET E BOTERORIT;BILE NE KAMPIONATIN EVROPIAN NE POLONI VETEM PER HIRE TE DY POLAKEVE U MBUSH STADIUMI ME POLAK NE PERKRAHJE TE GJERMANISE NE NDESHJEN ITALI-GJERMANI;JU MORA VETEM DY SHEMBUJ NGASE KA ME SHUME SI KHEDIRA NJE TUNIZIAN;BOATENG NJE NIGERIAN;NJE GOMEZ SPANJOLL TE GJITHE LUAJNE PER GJERMANINE DHE ASNJERI NUK E KENDON HYMNIN GJERMAN A JANE TRADHTARE KETA FUTBOLLISTE?

  10. valter says:

    Keta “Kosovaret”,familjet e tyre e treguan veten se nuk e ndjejne veten shqipetare por thjesht Kosovar.Te gjithe shqipetaret e Shqiperise jane patriote dhe i kane dash sinjqerisht Kosovaret, kane dhene dhe prova per kete si me 1998-ten.Keta po japin prova perdite qe jane kelyshe te serbise,e te pa bese.Vec Albin Kurti dhe ata pak kosovare qe ndjekin pas ate (rreth 14%) e ndjejne veten shqipetare.Te tjeret jane gjithfaresh por jo shqiptare.

  11. kelmendasi says:

    Hamburgut:Nuk kam thene se jane trathetare por jo patriot.Ozil nuk luajti ne Turqi mos harro.Gricjet ndollin kudo.Une kame pare thyerje kembesh edhe thyerje dhembesh jo me dashje por jane pjese e luftes sportive.Leonarddo goditi me 1982 nje Amerikan qe desh vdiq pa dashje per tju larguar se amerikani e tehiqte per fanelle.Kam pare para shume vitesh nje duel basketbolli ku kundershtare ishin dy vllezer,Drazhan dhe Aleksander Petrovic Kroatet e medhenj .Mbulonin njeri tjeterin dhe luajten ashper aq sa Aleksanderi beri 5 gabimet personale 12 minuta para mbarimit Por rreklama qe beri Shaqiri eshte e turpeshme.Ti quaje si te duash eshte mendimi yt.Por veprimi i M.Kelmendit eshte i turpeshem.Donte te shkonte me nje flamur qe asgje per shqiptaret nuk eshte para flamurit te kombit.Kombet jane dhe mbesin kombe neshtetsit jepen e hiqen por kombesine nuk e ndrron dot.Edhe une kam dy neshtetsi tjera pervec shqiptares por kombesine se ndrroj dot.ADN mbetet ADN.Une respektoj mendimin e sejcillit por sjam i detyruar ta pranoj ate te tjeterit ashtu sic nuk kerkoj nga ti te me bindesh.
    Por nje gje duhet ta pranojme se kjo ndeshje dhe propoganda mbas i bene nje dem te jashtezakonshem unitetit te kombit.Fajtore ka sa te duash por ne mesin e tyre dashje pa dashje hyne edhe keta 5 shqiptare.Une kam thene shperfillni per rastin por kur te luajne kunder dikujt tjeter natyrisht te respektohen.Pershendetje.

    1. Ben Chicago says:

      ti nuk je kelmendasi uturak i saliut
      ti je shqiptar tamam, ose ke pire ilacet ne orar.

  12. era kosove says:

    eeeehhhhh….. mo se qna lodhet me kete teme koti….neser edhe une do te shkruj nje se si duket vetem edhe une mbeta pa shkruar.E para e punes nuk e di se qka trumbetohet kaq shume kjo pune sepse kjo eshte e thjesht fare kariera eshte mbi te gjitha keta djelmosha e kan zgjedhur karieren dhe ti japim fund ketij tregimi se vdiqem,e dyta se di kush po kerkon arsyetim prej tyre qe na lodhen duke u munduar te shfajsohen . Djema ne ju duam dhe ju qmojm por atdheun nuk e doni me shume se famen e euron keshtu qe jepni fund ketyre llafeve se na lodhet

  13. Olti says:

    Per te gjithe ne Patriotat: sic thote edhe Edi Jupi, ‘kush vjen me kombetaren shqiptare se pranon ndonje kombetare me e pasur’.
    Sa per gazetarin mesiper a mund te citoje Valon Behramin e te deklarohet se ska militu per kombetaren Shqiptare se i kan kerku lek si dhe te pyesi ata Shqiptaro -Zviceranot e tjer???
    Boni gazetari ose shkoni ne shkoll per gazetari!
    A do bonte Vaki qe 5 Serbo-Boshnjak te naturalizu ne Suedi a France te Luajne me kombetaret e tjera Kunder Serbise????

    Nuk eshte as faji i cunave te Kosoves e as i Armando Dukes per politikat antishqiptare qe i kan sikteris bijte e Shqipes si Zogjte e Qyqes!
    Le te degjojme edhe njehere Suus e Nores e te pergatitemi per ndeshjen e e ardhshme ku nuk do lujn 5 Shqipe! Jane 6 pike mbrenda ne shtepi APo Jo!
    REspect!

  14. Niko Maloku says:

    Plotesisht dakort me shkrimin. Respekt per pese djelmoshat shqiptare dhe, vecanerisht, per Granit Xhaken. Ata jane shume me teper atdhetare dhe shqiptare se disa prej nesh ketu ne Shqiperi qe nuk kemi lene dhe nuk leme gje pa i bere Shqiperise prej 22 vitesh.
    Edhe nje here RESPEKT.

  15. Besnik says:

    Bravo @ Kelmendasi
    Ashtu eshte.Jane futbolliste te mire ,por jane vetem se per veten etyre dhe per shtetin ku jetojne,sa per kombe dhe krenari kombetare eshte large asaje.Krenari Kombetare eshte kur ben per Kombin tend kur vlerat e kombit tend i rrit dhe i perfaqeson.
    Ata jane ne nje proces te asimilimit, nje proces shume i dhembshem dhe i pa vlere si shume shqipetare ne histori qe jane asimiluar mbare Boten.Per Kombin Shqipetare nje humbje e madhe qe edhe ne te ardhmen do ti kushtoje shume.
    Nuk ndertohet,zhvillohet,Kombi duke ikure e asimiluar neper Bote apo duke tjetersu IDENTITETIN e TRASHEGUAR nga PARAARDHESIT me nje New BORN te Shek.21.
    Pra nderton zhvillon prezanton shtetin tjeter apo kombin tjeter,por jokombin,Vendin, shtetin ,Identitetin tend .
    Keta djeme jane te zote te shkathte luftarake si Jeniceret e kohes se Turqise,por aspak Atdhetare.

  16. ortodokspedera says:

    keta jane tradhtare?haaaa po ku duan te shkojne keta te luajne me mihallaqet kocot sotiret,papadhimet,,keta nuk duhet te te mendojne kombetaren perderisa te kete greko serb ne shqiperi

  17. vlora nderi i kombit says:

    po i lini ata te peste te bejne çfare te duan fubdja pun e tyre eshte por ne duhet te tregojme ne fushe sa vlera kemi se ne vend ti frym qullit i fryme kosit. ne kemi lojtare qe sdine te ecin me top qe edhe kur vrapojne rezohen dhe shikojne nga arbitri , lojtare qe lodhen shpejt dhe marin fryme si qen gjahu.”çdo mengjes kaprodhi zgjohet dhe do te vrapoi me shume se luani,çdo mengjes luani zgjohet e do te vrapoi me shume se kaprodhi,nuk ka rendesi te jesh kaprodh ose luan, VRAPO”.

  18. viktor hoti says:

    Si tituilli ashtu edhe komentetmendoj se kane nje te mete themelore .Ne pune te futbollisteve qe luajne me “kombetaret” e tjera nujk ka vend as per tradheti komnbetare e as per te tradhetuar.Kji sespe asnje vedn ne bote nuk ka skuader kombetare ne te kunderten zezaket , kinezetapo kopreanet nujk kane vend ne “kombetaret” angleze,franceze ,hollandeze ,italiane a spanjolle te cilane fakt jane”perfaqesueset” e nje vendi a shteti dhe kriter i perfshirjes nuk eshte vendlindja por shtetesia .Si shtetas i nje vendi ai nuk lejohet te jete ne perfqaqsuesen e nje vendi tjetee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje