Eurokomisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle, ka vlerësuar procesin e reformave në Maqedoni, por duke kërkuar më shumë punë rreth përmbushjes së detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai e theksoi këtë sot në Shkup në fjalimin e tij para Këshillit Nacional për Eurointegrim në Parlamentin e Maqedonisë. Sipas tij, procesi i përmbushjes së reformave në pesë fushat ka qenë i suksesshëm në kuadër të dialogut përqasës të nivelit të lartë.
Ai, pas një analize të thellë dhe vlerësimit të Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi se në këtë fushë ka akoma për të bërë.
Fyle paralajmëroi se tashmë si pikë e radhës në dialog do të jenë marrëdhëniet fqinjësore dypalëshe. Ai me këtë rast ka përmendur edhe relacionet me Athinën zyrtare.
“Do të doja të flas me kryeministrin rreth shkëmbimit të letrave me kryeministrin grek. I kam të njohura edhe çështjet e tjera rreth relacioneve të vendit tuaj me fqinjin tuaj. Ne duhet të flasim për përpjekjet e të dyja palëve që të zgjidhin çështjen e emrit,” deklaroi Fyle. Sipas tij, raporti i progresit që do të publikohet më 10 tetor do të jetë bazë për diskutimet e mëtejme midis BE-së dhe Maqedonisë për hapat e ardhshëm. (INA)
Sic shihet qarte, fyle po ja mbledh!
http://www.youtube.com/watch?v=hg20tqNeV-s&feature=context-cha