Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, bashkë me dy biznesmenët, Agim Ademi dhe Muharrem Rama, janë ngarkuar nga prokurori i EULEX-it, Pascal Persoons, me vepra të dënueshme nga një deri në nëntë vjet burgim. Ndaj të treve tashmë është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, me arsyetimin se po të jenë në liri ata mund t’i kërcënojnë dëshmitarët që lidhen me rastin. Hamiti, sipas prokurorit, dyshohet se ka tentuar t’i tejkalonte limitet e autorizimeve zyrtare dhe të përfitonte paligjshëm një BMW X5 ose 30 mijë euro. Krejt kjo, thuhet të jetë bërë me synim të aranzhimit të ndryshimit të statusit të një prone të paluajtshme nga “zonë e gjelbër” në “zonë ndërtimore”, në dobi të Dritëro Kadollit, pronarit të kompanisë “Capital Ring”, që vepron në Prishtinë. Ademi dhe Rama dyshohen se si kryes apo bashkëkryes kanë tentuar që vetes apo personit tjetër t’i sjellin pasuri të kundërligjshme, duke e përdorur forcën apo kërcënimin e rëndë, shkruan Koha.
A kemi ndonje mundesi, qe shqiptaret me nje referendum te votjne qe edhe tek ne ne Shqiperi, te instalohet EULEKS, kjo per vete faktin qe drejtesia tek ne nuk ka mullaqe te jape denime per pushtetaret tane politikane.
Ende nuk eshte konfirmuar fajsia e Sami Hamitit,
se ka kerkuar nga nje biznesmen nje BMW X5 apo 30,000, euro,
por disa persona ne emer te sami Hamitit kan kerkuar keto gjera,
prandaj eshte heret te konfirmohet fajsia e Sami Hamitit,
megjithese, korrupsioni eshte duke e mbytur Kosoven,
i tere aparati shtetror ne Kosove, eshte i korruptuar,
do e kemi veshtire me keta fashista,
as EULESH i nuk beri pune per te çrrenjosur korrupsionin, mbase edhe pjestaret e EULESH it, jan gjithashtu te korruptuar,
Te pakten atje ndonjehere edhe funksionon drejtesia, por ne shtetin e Albanistanit sa te jete shpellari ne krye nuk do kete as ligj dhe as drejtesi per njerezit. Kriminelat do vazhdojne te livadhisin.