Nishani, sot vizitë në Maqedoni

14 Shtator 2012, 10:17Rajoni TEMA

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të qëndrojë sot për vizitë njëditëshe në Ohër, ku do të takohet me homologun, Gjorgje Ivanov.

Takimi midis dy presidentëve do të zhvillohet në vilën presidenciale “Biljana” në Ohër, ku në fokus do të jetë njohja e Nishanit me Ivanov, çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe iniciativave të reja të bashkëpunimit, bashkëpunimi rajonal dhe angazhimi në planin e integrimeve euroatlantike. Në kuadër të kësaj vizite nuk bëhet e ditur për takime të mundshme midis presidentit Nishani dhe krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Kjo është vizita e parë e Nishanit në Maqedoni në cilësinë e presidentit të vendit, vetëm tre muaj para ardhjes së tij në krye të shtetit shqiptar. Nishani vizitën e tij të parë e zhvilloi në Republikën e Kosovës. (INA)

4 komente në “Nishani, sot vizitë në Maqedoni”

  1. Dean says:

    Do Zoti dhe po e mbajne peng andej nga maqedonia,ose po e grabisin maskat rruges.

    1. gjergj says:

      o pellazge -kur do ta koptoni qe balliste zogiste komuniste duhet te jeni nje ne te mire e te keqe ndryshe shkumbini ju pret realizohet boshti beograd athine -kur da ta kuptoni do jete vone partia eshte pune jo armiqesi -popull …..

      1. Dean says:

        gjergji?!,respekt per nderhyrjen tate,por c’a ke dash me thene.Shprehu pak me qarte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje