Sami Hamiti, një prej njerëzve më të fuqishëm në Komunën e Prishtinës dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, është arrestuar paraditen e sotshme nga policia e EULEX’it.
Burime të Gazetës Express thonë se bashkë me Hamitin janë arrestuar edhe dy biznesmenët Agim Ademi dhe Muharrem Rama.
EULEX’i ka njoftuar arrestimet e bëra, por nuk ka përmendur emrat e të arrestuarve.
“Gjatë një operacioni, sot policia e EULEX’it arrestoi tre persona, në mesin e tyre një zyrtar të lartë të komunës së Prishtinës. Të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsion. Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përzier i prokurorëve vendorë dhe të EULEX’it”, thuhet në një njoftim të EULEX’it.
Sami Hamiti njihet si i forti i LDK’së. Ai kishte konkurruar në zgjedhjet e fundit për deputet të Parlamentit të Kosovës. Njëkohësisht mban edhe poste drejtuese në partinë e Isa Mustafës./ZERI
Vareni ne litar maskarain!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html
Eh mor SULO vellai ,nuk ka boll litar sa politikani do var…
Arrestimin duhet filluar qe nga Sabriu, mentorit i tij, sepse e ka te falijes; Sabriu e quan “vrastarin” e tij, Xhavit Halitin, mik!!! Edhe Haliti thote se eshte mik i familjes Hamiti, e cila familje turperoi Llapin, me pangopesine e tyre korrupte.
Ke te drejte IMMI se ashtu eshte po do ju vije radha edhe atyre