"Die Welt": Kosova – liria e një shteti të dështuar

10 Shtator 2012, 23:03Rajoni TEMA

Është mashtrim të besohet se një territor dikur i përfshirë nga lufta është shndërruar në shtet stabil dhe prosperues. Por për këtë problem përgjegjësit në Prishtinë nuk bëhen merak. Elita politike e vendit, e prirë nga ish-lideri i UÇK-së dhe kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi, tani e tutje mund të pasurohet edhe më shumë nga ato pak gjëra që ka Kosova dhe për këtë ajo (elita) do të kalojë edhe më tutje pa u dënuar


Nga Stefanie Bolzen, Die Welt

Nën hijen e krizës së euros, pothuaj pavërejtur, në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ranë kambanat e orës historike. Parlamenti i ish-protektoratit të OKB-së festoi kalimin në sovranitet të plotë. Që nga përfundimi i luftës në verën e vitit 1999 ekspertët e huaj dhe ushtarakët përcaktonin fatet e ish-krahinës jugosllave. Në të ardhmen, së paku zyrtarisht, nuk do të përzihen më teknokratë të dërguar nga bashkësia ndërkombëtare, kur shteti i vogël do të vendosë për të ardhmen e tij.

Projekt i dështuar

Sikur Bashkimi Europian të merrte guximin të bënte një analizë të ndershme në këtë ditë historike, atëherë do të duhej të arrinte në përfundimin se projekti i quajtur Kosovë ka prodhuar në pjesën më të madhe një shtet të dështuar (“failed state”) – përkundër 3,3 miliardë eurove, të cilat janë derdhur në Ballkan nga të gjithë qypat e BE-së.
Përkundër angazhimit të dhjetëra-mijëra ushtarëve, të cilët atje kanë garantuar paqen. Përkundër konferencave të panumërte dhe artit diplomatik të Brukselit për t’i mbajtur nën kontroll me karotë e shkop serbët, të cilët këmbëngulin në pushtetin e tyre.
Është mashtrim të besohet se një territor dikur i përfshirë nga lufta e ka bërë hapin e parë drejt një shteti stabil apo madje prosperues. Ende gati çdo i dyti është i papunë, një e treta e njerëzve atje jeton nën pragun e varfërisë.

Barrierat e zhvillimit

Veriu i vendit mbetet fuçi baruti, edhe 13 vjet pas mbarimit të luftës atje kontrollin e kanë në dorë serbët. Rajoni është jostabil, sepse u shërben bandave që operojnë ndërkombëtarisht si qendër për kontrabandë drejt BE-së.
Peshë edhe më të rëndë ka fakti se elita politike e vendit, e prirë nga ish-lideri i UÇK-së dhe kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi, tani e tutje mund të pasurohet nga ato pak gjëra që ka Kosova dhe për këtë ajo (elita) do të kalojë edhe më tutje pa u dënuar. Aq më tepër që shteti (i Kosovës) nuk pranohet nga pesë vende të BE-së dhe nuk është anëtar i OKB-së – një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik.
Përgjegjësit në Prishtinë nuk bëhen merak për këtë pengesë. Kështu ata mund t’ia hedhin fajin bashkësisë ndërkombëtare për mjerimin.
Përktheu: Enver Robelli

26 komente në ““Die Welt”: Kosova – liria e një shteti të dështuar”

  1. Ben Dibrani says:

    Hajde analiste, hajde. I thone i deshtuar nje shteti te sapodale nga hiri i luftes me struktura te shkaterruara, pa dokumenta, pa inventar as njerzor, me friken per te shkelur ne toke nga minat e lena pas nga kriminelet qe perkrahen haptazi nga nje pjese e madhe e Europes. Cfare turpi, Kosoves se masakruar prej 100 vitesh nga vete Europa i permenden 3 + 0.3 miliard Euro ndersa Greqise se sukseseshme qe ka marre 600 miliard Euro vetem ne kohet moderne (harroji ato qe jane dhene 200 vite me pare nga Otto, etj.) i thuhet te beje ca reforma.
    PIKA anale/istes
    S’Bole zen!

    1. norton says:

      HAHAHA E NE RIME E DEGJOJME KETA PEDERASTET E EVROPES QE BEJNE ANALIZA LESHI E KUPTUAM ME MIRE SIPAS KETIJ ISHTE TE THOSHTE TIA LINIM KOSOVEN SERBIT ,, SA PER OKB SNA PLASE KAR,,,,,, FARE KUR SHQIPERIA TE BEHET SHTET FEDERAL SKA NEVOJ QE KOSOVA TE FUTET NE OKB ,,, KETIJ KOQES I THEM SHUME SHPEJT QE EDHE MAQEDONIA DO NDAHET NDAC TA PRANOJNE NDAC JO SHQIPTARET DO JETOJNE BASHK NJE DITE , RROFTE SHQIPERIA ETNIKE

    2. gjergj says:

      NUk eshte hera e pare qe vjellin me demogagji ndaj shqiptare -sado qe te vjedhin keta te tonet eshte hic sa vjedhin keta europianet duke filluar nga gjermania se dihet nga gazetat faktet kush jeton jashte -keta te shtyjne me kredi e borxhe etj pastaj je varur prej tyre e bankave po populli i thjesht i ha ket gjera qenka fajtore kosova edhe thaci po te mos donte jo europa por usa as nje sec nuk qeveriste thaci -por fajtore per te gjithe keto miliarda nuk eshte kosove as shqiperia por SERBIA pse kjo pallo gazetare nuk e thote haptaz qe serbia i ka sjell deme kolosale-por gjithmone shqiptaret fajtore -NA BEJNE KAQ MOSTRUOZE SIKUR GJITHE BOTA MESON NGA SHQIPTARET -KUR DO VIJE AJO DITE ME KUNDERSHTUAR DOBICAT QE LENE NE DERE::

    3. Gim Bushati says:

      Aty, aty, rrote me rrote jane, Shqiperia dhe Kosova!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/newborn-2012.html

    4. mjegulla says:

      “…shteti i sapodalë nga hiri i luftës…”
      Lufta ka zgjatë 15 muaj, ndërsa është kryer qe 13 vjet.
      Sa kohë ju duhen kosovarëve që ta marrin veten dhe të vendosin rend e ligj?

      1. Vanesa says:

        Dhe ata qe se kane provuar tmerrin e luftes nuk mund ta kuptojne se sa e tmerrshme eshte ajo, tmerr i cili edhe nese perfunon nuk do te harrohet kurr !!!!

  2. Glauku says:

    “Liria e njè shteti tè dèshtuar” Le tè mbèrthejmè fjalèn e parè LIRIA qè èshtè mè e rèndèsishmja. Eshtè ajo qè dhe pranohet nè shkrimin e mèsipèrm. Eshtè ajo qè do tè ‘zbulojè’ kèmbèt e “gjarpèrit”. Eshtè ajo qè tè gjithè shqipètarèt dhe mè gjèrè, do tè njohin vetèveten, se cilat janè vlerat krijuesedemokratiko – paqèsore….Ndèrsa atè fjalèn e dytè “dèshtimin” duhet tè pranohet se èshtè e tepèrt jo inkurajuese, kjo pèr arèsyet se u mèsuam tè dègjojmè pèr shtete tè vjetèr dhe me pèrvojè historike qè kanè dèshtuar, pa qènè e nevojshme tè emèrohen….Shqipètarèt janè si ata “Dead man walking” Ndaj po dèshtuam vèrtetè kemi se kè tè varim : – “Thaçin dhe Berishèn”

  3. suzana(Kosove) says:

    Do te le nje pergjegje: Ju TemA, sikur vraponi te jepni nje shkrim ogurzi per kosoven, te paret jeni ne kete drejtim, bravo…vertete nuk merret vesh kush jane tradhetaret, kush jane spiunet, kush serbet, kush greket…
    Sikur Thaqi kishte gjithe ate frike nga nderkombetaret!!!!
    medet, per ju qe su ngopet kurre, per ju qe ideal te vetem keni shkaterrimin dhe deshtimin e shqiptareve-kosovareve.
    Na shkruani neser diqka, qfare kane shkruar gazetat ruse per kete problem.

    1. Dean says:

      Suzana,ky shkrim eshte 1copy&paste(sigurisht i perkethyer ne shqip) i 1artikulli te shkruar diku ne 1 gazete Gjermane.Eshte me teper tregues i faktit se si shihet ceshtja e Kosoves,ne 1 nga qendrat me te fuqishme Evropiane te politikberjes dhe vendimmarrjes (sikur eshte Gjermania),se sa ka ndo1 rendesi te vecante nga ana informative apo gazetareske,pasi per hir te se vertetes shkrimi i gazetes gjermane eshte krejt Qesharak dhe eshte 1demonstrim i Injorances dhe Arogances se gazetarit Gjerman.Ky shkrim eshte botuar dhe eshte interpretuar,ne pothuajse te gjitha mediat serioze ne Shqiperi dhe per rrjedhoje nuk ka te bej fare me gazeten Tema,por si te pabese dhe te fiksuar qe jeni me cdo gje qe vjen nga Jugu,juve kudo do t’a gjeni menyren per te injektuar pak VRER ne realitetin Shqiptar.Qetesohu,”moter”,se nuk e ka fajin postieri nese merr ndo1 lajm te keq.

  4. Dardan says:

    KUSHE E KA PAGUAR KET SHKRIM SERBIA APO GREQIA ,

  5. raimondi says:

    Kjo i thote shtet i deshtuar Kosoves, pse bejne korupsion Thaci me shoke,kur korupsioni eshte nje smeundje e perjeteshme shteteve demorkatike

    Sot ketu ne USA u akuzua nje kryetar bashkie per korupsion

    Kjo q eka bere artikullin harron se ne Mal te zi ish kryemnistri i Malit te Zi
    bente kondtrabande droge me Mafian Italiane , dhe prokuroret italiane e akuzonin direkt kryemnistrin e Malit te zi, si kontrabandist droge

    _-E megjithate askush nuk E ETIKETOI MaliN e zi nje shtet i deshtuar, por perkundrazi
    i dhane statusin e shtetit kandidat per ne EU –

    Ndaj , Diplomacia e Prishtines dhe e Tiranes duhet te jene me agresive kunder ketij shtypi te huaj denigrues ndaj Kosoves
    se keta te huajte , hiqen sikur kane ndergjegje, por nuk kane fare_

    _Ndergjegja e tyre eshte tek leku, __Atyre u jep ndonje kocke per te lepire shteti serb ,
    dhe ata bejne shkrime te tilla kunder Kosoves

    Ose t epakten biznesmenet e fuqishem kosovare te japin ndonje lek gazetareve t eketyre gazetave te rendesishme ne EU qe t ebejne artikuj pozitive per Kosoven
    Se ne kete bote keshtu eshte .Kush paguan , ai fiton _-Ndaj duhet pare edhe sponsorizimi i gazetareve te huaj europerendimore

  6. pas says:

    Një shkrim fare i varfër që s’është as analizë, as koment, as përshkrim dhe aq më pak, reportazh. Thjesht një opinion i mangët që nuk zbulon asgjë nga realiteti kosovar dhe nuk shpreh asgjë veç mllefit që zjen brenda shpirtit të autores, ku ta dish pse.
    Balancës që nga njëra anë vendos lirinë dhe nga ana tjetër atë që autorja e quan “shtet i dështuar” i mungojnë mijra të vrarët nga genocidi serb, një pjesë e të cilëve ende pa varr, i mungojnë shkollat e mbyllura, djemtë e kthyer në arkivol pas shërbimit ushtarak në Serbi dhe gjithë elementat që përbëjnë pushtimin e mirfilltë të një kombi nga një komb tjetër.
    Shkrim i cekët që s’ia vlen ta marrësh në konsideratë përveçse si shembull i një gazetarie flluckë sapuni dhe afsh mllefi.

  7. lili says:

    Zoja nuk bane vetem nje pyetje:pse veriu eshte fuqi baruti? sepse nderkombtaret deshtet qe ajo te mbetet ashtu -edhe kjo i lejon pastaj te na thune failed state!po t’i kishim shkuar ne fund marshes per mitrovicen,sot ishim ne paqe ne veri!po ndoshta duhet prape uckja e vertet qe punet te mbarojne si duhet,zoje,e jo your uckja e perzgedhur nga ju-edhe dihet se i eni ditur mire kush shitet e kush nuk shitet tek djemte e uck-se_ per kete plan te failed state!

  8. Votren says:

    Ne kemi frike nga e verteta,ndaj dhe vetes s’ja themi.

  9. Drini Gega says:

    Sic duket nuk ju bjen pershtat Hashim Thaci prandaj flasin keshtu. Sikur pushtetin ta kishte maskarai Nexhat Daci, besniku i Rugoves, nuk do te flisnin keshtu.Jane keto gjermane qe me Berishen e tyre e kane shkaterruar Shqiperine dhe na kane lene, per faqe te zeze, me te varferit e Europes.

  10. kanacja says:

    Fatkeqesisht kjo analiste po thote nje te vertete te madhe ,dhe ja jep fajin elites politike ne kosove per deshtimin dhe deri ketu nuk ka gabuar asgje ,lufta per karrige ka edhe pasojat e saj, sic eshte ajo e humbjes se 30% te territorit ,ne ate 30% ku nje famlje shqiptare nuk mund te resistoje me shume se nje jave ne lagjet e banuar me serbe ,sigurisht qe thaci tani eshte me i qete per te ardhmen etij tani qe mbikeqyresit llapazane ja moren vrapit

  11. orli says:

    Ka deshtuar apo jo,nuk e provon nje gazetar(qe mund te jete paguar nga qarqet serbe,ose eshte thjeshte nje proserb)ate e provojne organizmat nderkombetare qe nu kane qene pak ne kosove.Prandaj sa do te kete smirzinje si puna e ketij”gazetari”kosova do behet shtet dhe do perparoi,ne keto momente per shume gjera eshte para shqiperise qe ka 100 vjet”shtet”…

  12. Larg&Afer says:

    Por cfare duhet te thuhet per Greqine qe jane dhene vetem keto vite me qindra biliona dollare, e duke e mare parasysh nga pavarsia(me ndihmen Europiane dhe Shqiptare), vjedhjen e camerise me triliona dollare dhe prap eshte ne krize pasi nderron vit per vit qeveri ? Sa shpejt dalin ne perfundime keta, per 3 miliarde ju prish gjiza, nje lufte qe praktikisht e pagoi taksapaguesi Amerikan dhe jo ai Europian. Qe Hashim Thaci eshte plehre kjo dihet, puna eshte qe kush e ka vendosur Hashimin, dhe kush e hoqi Rugoven e Haradinajn. Kur kemi njerez te sakte ne krye i zhdukni dhe vendosni palacot qe pastaj te na inkriminoni te gjitheve si te paafte, mafjoze, kriminele etj.

  13. liburni says:

    Normalisht qe ka deshtuar,zhvillimi ma i madh eshte ne xhamia dhe vehabizem..,ja kjo eshte Kosovo-polje,Dardania e dikurshme po venitet dite per dite.

  14. Lediana says:

    Kosova eshte si puna e nje foshnjeje te posalindur. Ajo foshnje as nuk flet as nuk degjon as nuk sheh. Por me kalimin e kohes dhe me perkujdesje te mire ajo forcohet dhe rritet!
    Asnje shtet nuk lindi i perparuar ama perparuan pas lindjes!
    Failed state? Pa deshtuar nuk mund te perparosh , pa deshtuar nuk mund ta dish se cka eshte perparimi. Duhet te rrezohemi per te mesuar ecjen!
    Kjo gjermanja e ka lehte te flase sepse vjen nga shteti qe eshte superfuqi ekonomike, asaj do ia deshiroja vetem 1 jav jete ne Kosove. Sepse pa e provuar nuk mund t’a kuptosh(Ka te atille te cilet edhe kur e provojne nuk mund t’a kuptojne).

    Rrofte Shqiperia e Bashkuar<3

  15. PO PRA LEDIANA KOSOVA ESHTE SHTET I RI . RAMUSHIN E SHKATERRUAN NE HAGE RUGOVA VDIQ KURSE THAQI ME KOMPANINE E TIJ MORI PUSHTETIN TE CILIN VETEM PO E KEQPERDORE.
    EVROPA GJITHMONE KA QENE KUNDER SHQIPETAREVE EDHE PSE ISHIN SHQIPETARET ATA QE E SHPETUAN EVROPEN.
    E SA PER SERBINE DHE BOTEN E TYRE SLLAVE NUK MA NDIN HIQ SE SERBIA ESHTE LAVIRE TE CILEN E RESPEKTOJNE SHUME.
    BASHKIMI KOMBETARE DO TI SHKATRRONTE ARMIQET E SHQIPETAREVE

  16. BERISHA LARGOHU. ESHTE TURP PER SHQIPTARET QE DO TE FESTOJNE 100 VJETORIN ME BERISHEN! says:

    Lereni Kosoven te jetoje e pavarur.

    1. B.L JAM IDIOT POR SE KUPTOJ says:

      ku je ti re gamor??

      shyqyr qe dole se kujtova,se ke shku per lesh..!!

  17. HORRI bulevardit says:

    Sipas nje informacioni te pakonfirmuar, ne Gjermani jetojne prej mese 40-vitesh, rreth 800,000 serbe dhe pothuajse te gjithe keta, jane te integruar shume mire dhe me punera te mira.
    E dhash kete informacion, se shume prej ketyre, kane jo vetem lidhje shoqerore me gjermane te ndryshem, qe punojne neper institucione te larta, por dhe kane lidhje tashme farefisnore, duke u bashkuar neper martesa familjare.
    Kjo do te thote, qe eshte plotesisht e mundshme, qe te kemi dhe shkrime mediatike, qe nuk perputhen me realitetet shqiptare.
    Prandaj e vetmja menyre per te ndalur revanshin armiqsor te fqinjeve tane, eshte integrimi dhe paraqitja sa me e paster e figures se shqiptarit.
    Sejcili duhet te beje detyren e tij si qytetar europian, ti permbahet ligjeve dhe te shkollohet.
    Vetem keshtu do te kemi sukses si komb dhe armiqte tane, do ta kene shume te veshtire, te na sulmojne me duart e europianeve, qe ndoshta per para, harrojne cdo ideal njerezor.

  18. “Me kon kollaj me pas shpi, Kola jem i kish majt tri” says:

    Për të shkatërruar një komb nuk i duhet armikut asgjë më shumë se lakmi e pangopur e qeveritarëve të atij shteti. Armiku e di se lakmia bën çmos. As ushtria e armatosur rëndë nuk është më i rrezikshme.

    Ja një mendim për ata të cilët këtu thonë se mirë është Kosova:

    Po të kishe ti një vëlla zot shtëpie, a kishe dyshuar se ku po i merr ai të gjitha ato para, kur ti me fëmijë në sofër vetëm bukë me ujë ke.

  19. Nderime,

    Mendoj se artikulli eshte i njeanshem. Por, besoj se Kosova ka shume njerez qe do ta qojne shtetin perpara http://www.seremb.com. Madje, edhe ata skeptiket me te keqinj do te nderrojne pershtypjet e tyre.
    Per gazeten, a prej 10314 mije artikujve – kete e gjete me e perkthy aa?
    Gezuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje