Pavarësisë së Kosovës i hiqet sot mbikëqyrja

10 Shtator 2012, 09:54Rajoni TEMA

Republikës së Kosovës nga sot do t’i hiqet mbikëqyrja e Pavarësisë, e shpallur më 17 shkurt 2008. Ky vendim do të merret pas një mbledhje të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, që do të mbahet në mesditën e sotme në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Pas përfundimit të takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë solemne, ku veç Presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Thaçi, fjalë rasti do të mbajnë edhe treshja ndërkombëtare që ishte angazhuar në zgjedhjen e statusit të Kosovës, kryenegociatori Martti Ahtisaari, përfaqësuesi i SHBA-ve, Frank Wisner dhe përfaqësuesi i B-së, Wolfgang Ischinger. Po ashtu do të flas edhe zëvendëskancelari i Austrisë, Michael Spindelegger.

Për të shënuar përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, në Kosovë do të qëndrojnë rreth 36 delegacione të shteteve të botës, ndërsa më 10 dhe 11 shtator do të ketë organizime të ndryshme, për të shënuar përfundimin e mbikëqyrjes./EXPRESS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje