Kriza s’i ndal dasmat e shtrenjta

9 Shtator 2012, 13:57Rajoni TEMA

Kriza ekonomike në të cilën ndodhet vendi, nuk ka ndikuar në uljen e numrit të dasmave të mëdha që po bëjnë kosovarët. Përfaqësues të disa restoranteve në kryeqytet kanë thënë se kjo verë ka qenë shumë e “bereqetshme” për ta.

Ndonëse nuk kanë pranuar që të japin shifra për numrin e dasmave dhe të hyrat prej tyre, përfaqësues të disa restoranteve të kontaktuar nga gazeta janë shprehur të kënaqur me organizimet e dasmave në restorantet e tyre.

Afrim Berberi, pronar i një restoranti në Prishtinë, thotë se ka pasur raste kur brenda një dite i kanë pasur deri në tri dasma. “Prej mëngjesit e deri në orët e vona të natës kemi qenë të angazhuar”, thotë ai.

Kriza ekonomike në asnjë mënyrë nuk ka arritur që qytetarët të mos shpenzojnë mijëra euro për një dasmë.

Një qytetar që pret ta martojë djalin thotë se nuk do të kursejë asgjë, vetëm e vetëm që dasma e djalit të tij të jetë e paharruar.

“E kam rrit me mund të madh, dhe pasi që në kohët e fundit më është shfaqë një sëmundje e rëndë, dhe i lutem zotit që të më falë ymer, vetëm ta kaloj dasmën e djalit”, janë këto fjalët e Nuredin Shalës, që me një entuziazëm të thellë pret dasmën e djalit të tyre të vetëm. Nuredini thotë se tashmë është më lehtë të bësh një dasmë.

Një qytetar tjetër, Ilir Gagica, thotë se gjatë kësaj vere pothuajse fare nuk do të ketë pushim, sepse ai e ka ceremoninë e martesës. Ai është fejuar me një vajzë nga Prishtina, dhe për hatër të familjes siç e do zakoni, thotë se dasmën do ta bëjë në Prishtinë.

Ai thotë se ka gjetur mbështetje që dasma e tyre të jetë sa më madhështore dhe mbresëlënëse. “E kam rezervuar një restorant të mirë, dhe aty do ta bëj dasmën”, thotë Gagica.

Ka raste kur familjarët kanë hyrë deri në 20 mijë euro kredi, vetëm e vetëm që të bëjnë një dasmë të madhe. “Kemi hyrë 20 mijë euro kredi. Prindërit insistonin që gjithqysh të bëjmë një dasmë të madhe. Prindërit u lidhën me inati për një komshi, i cili 2 muaj para nesh kishte bërë një dasmë të madhe”, tregon dhëndri, i cili tani thotë se e tërë paga që e merr i shkon për kredi të dasmës.

Përveç restoranteve, mjaft shumë përfitojnë edhe këngëtarët që këndojnë nëpër këto dasma dhe në ahengje të ndryshme.

Një prej këngëtarëve të rinj të estradës sonë, Korab Jetishi, thotë se ka qenë mjaft i angazhuar rreth dasmave. Ai thotë se ka qenë i angazhuar gjithsej në rreth dyzet dasma. Ai thotë se në shumicën prej tyre ka qenë i shoqëruar edhe nga babi i tij, Shkëlzen Jetishin-Xeni.

Jetishi pohon se çmimet për një dasmë sillen rreth dy mijë euro.

Po ashtu, edhe këngëtari nga Gjakova, Halil Mala, potencon se ka qenë mjaft i angazhuar rreth ahengjeve të ndryshme familjare, qofshin ato ceremoni martesore, syneti etj. Ndërsa, sa i përket çmimit, Mala thotë se ka pasur kryesisht çmime mesatare./Zeri

7 komente në “Kriza s’i ndal dasmat e shtrenjta”

  1. fl says:

    Kjo po qe eshte tamam pune … korrakesh ?

  2. lost says:

    Te me falin sazexhinjte e kengetaret, por dasmat e medha jane patriarkalizem e mungese civilizimi.

    1. net says:

      ke te drejte, jam shum ndakort me ju, plus qe do te thoja qe jan vetem se mendjemadhesi dhe injorance e pakufishme…

  3. isha ne nje dasem ne kosove,restoranti madheshtor,muzik lieve me kengetare,nuk e di mire se sa kishin paguar,po mbi 1500 euro,plus eurot qe hodhen,nuk kuptoi nje gje,si ju japin nje shume nje orkestere qe eshte formuar nga halli per te fituar,ngrinin zerin ne kupe te qiellit,shyqyr qe shpetuam,pa na u demtuar veshet,shum e per lume,edhe ai lokali ku ne ishim,kishte dasemen e trete ate dite,sherbimi shum i dobet,mish bollek po gatuar shkel e shko,guzhinieret,kamarieret duan pare ,po dhe ai zotnia qe bente dasem kishte arxhuar,donte te kenaqte njrezit,pas nje jave ne tirane nje dasem shum e bukur,me tixhei,ushqimi i ngrote,cdo gje bukur dhe thjeshte moderne,kjo dasem u be te restorant mema kilometri i tete mullet mbi 80erdhen nga kosova gjithesej me te shqiperise 180 veta,falenderim z vesel per organizimin e persosur te pesonelit dhe ushqimit,dasem jo e shtrenjte shum shum e bukur ka 3 jave qe eshte bere kujtohet si ketu dhe kosove,nuk ka nevi te futesh ne borxhe te medha dhe pas dasme te shtrengosh ripin

    1. enea says:

      Po ti ktu e gjete te besh rreklame per restorantet?!

    2. BERISHA LARGOHU PÊR TI LÊRUAR RRUGE GRAMOS RUQIT says:

      Thanas,po dojshe me msqaru
      1-Kush u martojka?
      2-Sa i binte per kresê?
      3-A kishte tave balte?
      4-Qfare gatimit ishte kjo “tixheia”?

  4. Zeni says:

    Thone se fatkeqesia dhe gezimi i bashkon me shume njerezit.Ne kohen e diktatures,megjithese ishim te varfer dhe te keputur,por dasmat dhe varrimet nuk kane munguar asnjehere.Ata sherbejne per shtimin e njohjeve dhe te miqesive,dhe bile edhe te fejesave te reja> Por me shume prej tyre perfitojne muzikantet dhe kleriket dhe biles cdo dite pyesin njeri tjetrin,a do te kemi sot ndonje veprimtari te tille.Tashme ja kane marre doren se jane bere nje mjet shume i mire fitimi si per restorantet ashtu edhe per muzikantet dhe kleriket e paskrupullt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje