PERFUNDON mbikëqyrja e pavarësisë, zgjatet mandati i EULEX-it

7 Shtator 2012, 11:56Rajoni TEMA

Ligjvënësit e Kosovës me votën e tyre i kanë dhënë fund sot mbikëqyrjes së pavarësisë dhe kanë miratuar thirrjen që presidentja e vendit Jahjaga i ka bërë EULEX-it për të vazhduar mandatin në Kosovë deri më 2014-ën. Ndërsa për amendamentet kushtetuese, me të cilat i jepet fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës votuan 98 deputetë, përfshirë këtu edhe 22 votat e komuniteteve, 10 ishin kundër e 1 abstenoi, për përtëritjen e misionit të EULEX-it votuan 97 deputetë, 11 ishin kundër dhe dy abstenuan.

Miratimi i 22 amendamenteve në Kushtetutën aktuale të Kosovës, sanksionon përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Paraprakisht në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës përfaqësuesit e grupeve parlamentare u deklaruan rreth këtyre ndryshimeve. Vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes u deklarua kundër ndryshimeve, me arsyetimin se ato nuk përmbushin kërkesën për heqjen e mbikëqyrjes, por për vazhdimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, kërkesa e presidentes Atifete Jahjaga për zgjatje të mandatit të EULEX-it në Kosovë deri në vitin 2014 u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes.

Letra e presidentes, e cila i është dërguar shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u miratua në formë të traktatit ndërkombëtar.

Të hënën, Kosova dhe grupi punues ndërkombëtar do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës./KD

2 komente në “PERFUNDON mbikëqyrja e pavarësisë, zgjatet mandati i EULEX-it”

  1. Arti says:

    “Perfundon mbikqyrja e pavaresise ,i zgjatet mandati EULEX it” .E tani kuptojeni vet nese eshte hecur mbikcyrja e pavaresise apo jo?!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje