Kacin: Çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia – afatgjatë

6 Shtator 2012, 11:47Rajoni TEMA
Kacin: Çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia –

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, mendon se çështja nëse Serbisë do t’i shtrohet kushti përfundimtar i njohjes së Kosovës, është tepër afatgjatë.

Kacin nuk dëshiron të përgjigjet direkt për pyetjen se a do të jetë kusht përfundimtar për Serbinë njohja e ndërsjellë me Kosovën, siç ka sugjeruar kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schultz, pas takimit të martën me kryeministrin serb Ivica Daçic.

“Zoti Schultz flet në emër të tij, ai është një nga ne, deputetët evropianë, i cili është i pari në mesin e të barabartëve, ushtron atë funksion dhe për arsye protokollare ka pritur kryeministrin e Serbisë dhe kanë pasur pastaj çfarë të deklarojnë. Unë nuk mund të flas në emër të tërë BE-së, sidomos kur flasim për Kosovën, sepse pesë shtete të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën dhe kanë të drejtën për qëndrim ndryshe”, tha Kacin, raportn “Zëri i Amerikës” në serbisht.

Pyetjes se në një moment kur Serbia të gjendet para dyerve evropiane, a do të ketë rëndësi fakti se a e ka njohur ose jo Kosovën, Kacin është përgjigjur kështu: “Nëse e pyetni studentin që sapo ka regjistruar studimet, se cilën temë do ta zgjedhë për punë diplome, askush nuk mund të përgjigjet në atë pyetje, prandaj as unë nuk guxoj të përgjigjem në emër të Serbisë, e cila sapo po kërkon datën që të nisë negociatat për të hyrë në BE”, thotë Kacin. /Zëri/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje