Ambasadori gjerman në Kosovë mburret në FB: Kurrë më pak se dy, është zakon këtu...!

5 Shtator 2012, 10:56Rajoni TEMA
Ambasadori gjerman në Kosovë mburret në FB: Kurrë më

Mesa duket nuk është zakon vetëm i shqiptarëve që të mburren kur janë në shoqëri të femrave. Secilit mashkull, mbase, në moshë të adoleshencës i ka ndodhur të dëgjojë ndonjë gënjeshtër të pafajshme nga bashkëmoshatari se si ka qenë me këtë ose me atë femër, pavarësisht se fakti i vetëm i këtij rrëfimi ka qenë një foto e vetme, e pafajshme. Dikur edhe sikur të dalësh në një foto të pafajshme me një femër, ka mjaftuar që t’ia japësh të drejtën vetes të sajosh lloj- lloj gënjeshtre me qëllim që të mburresh para të tjerëve.

Pavarësisht se nuk i përket moshës së adoleshencës, e aq më tepër nuk është njeri i rangut të thjeshtë, por diplomat karriere dhe imazh i shtetit gjerman në Kosovë, ambasadori gjerman, Ernst Reichel, siç duket shkrihet nga lezeti kur është në shoqëri të femrave shqiptare.

Një nga vajzat që ka pasur mundësinë ta realizojë një foto me këtë diplomat të lartë, me siguri duke llogaritur edhe në seriozitetin e tij, e ka publikuar një foto ku së bashku me shoqen e vet janë në shoqëri të ambasadorit Reichel. Sigurisht këtë gjest e ka bërë që të “reklamohet” para shoqërisë, mirëpo mbase nuk do t’i ketë shkuar mendja se më shumë se ajo, do të mburret vetë ambasadori me këtë foto dhe çfarë mburrje se!.

Ndërsa një mik i ambasadorit, i quajtur Andreas Schick, e komenton foton në gjuhën gjermane me fjalët “Immer in Begleitung gut aussehender Ladies!” që do të thotë: “Gjithmonë në shoqëri të femrave të bukura!”, përgjigja e ambasadorit është speciale. “Andi, nie weniger als zwei, ist hier so Sitte..”, e që në përkthim i bie “Andi, kurrë më pak se dy, është zakon këtu”.

Shqiptarëve me gjasë kjo foto iu ka pëlqyer përderisa ka marrë mbi 50 “like”, mirëpo me sa duket asnjërit nuk i ka pëlqyer komenti i ambasadorit, madje as vajzave që e kanë postuar këtë foto.

Komentet e tjera dhe identitetin e vajzave nuk do t’i publikojmë jo vetëm sepse nuk janë personalitete publike dhe se nuk kanë bërë asgjë të pazakonshme, por edhe pse nuk dëshirojmë që një ambasador i një shteti mik të befasohet nga ndonjë “zakon” tjetër i shqiptarëve, pasi vlerësuar nga komenti i tij, nënkuptohet se ende i duhet kohë t’i njohë traditat dhe zakonet e shqiptarëve, të cilat sado që “modernizohen”, kur bëhet fjalë për “tema të ndjeshme” ende kanë mbetur të njëjtët, të paktën tani për tani!/Almakos

6 komente në “Ambasadori gjerman në Kosovë mburret në FB: Kurrë më pak se dy, është zakon këtu…!”

  1. Ester says:

    E mire cfare ka te gabuar ne thenien e tij? Pse nuk eshte e vertete? apo jo se ehte zakone jo me pak se 2 brenda kosoves, dhe pastaj per ne zvicer, apo bruksel disa te tjera :P:P….

    1. FU says:

      Jo mo, po baba Mondin e kemi si shpirt. Maksimumi dy qofte ha ? …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html
      … dhe i shtyn me birra!

  2. qw says:

    a do shkoj kosova ne europ a jo?
    dhe jo me shpejtsi normale por me dabell shpejtsi.
    sepse sic ka thon edhe sala “duhet me fitue kohen e humbun”

    ec aty kosovare
    valle dyshe myzeqare
    hjedhni valle knoni cika
    arritet ke amerika

    edhe skanderbeu ka pas thon:
    “bashkimi ban fuqine”

    edhe shqiponja e flamurit me dy koka asht

    se tash krevatet jan shum te mdhenj. ka boll vend edhe per dy a tri a me shum vete

  3. net says:

    vete e deshet, hajde ta uroni avrupen…
    ky eshte fillimi pa dardha ka ende bishtin mbrapa

  4. enh says:

    ketu ku jetoj une thone nje fotografi,e barabarte me njemije fjale,kurse ju e thoni ska tym pa zjarr.

  5. Marin says:

    Bravo ambasadorit qe ka zbatuar sadopak parimet islamike te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje