Kurti i shkruan Quint-it: Pavarësia e plotë – gënjeshtër

8 Shtator 2012, 19:29Rajoni TEMA

Me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të Quint-it. Në këtë letër Kurti shkruan se Kosova nuk ka pse ta festojë më 10 shtator dhe për këtë ai ka numëruar disa arsye. Sipas tij, largimi i mbikëqyrjes së Pavarësisë ka pak rëndësi kur mbetet në zbatim Plani i Ahtisaarit.

“Duke na parë vetëm nëpërmjet prizmit etnik, Plani i Ahtisaarit e ka institucionalizuar ndarjen etnike në vendin tim. Ai ka krijuar autonomi territoriale për minoritetin serb në Kosovë, që përbën 5% të popullsisë, në 20% të territorit tonë. Ai ka krijuar kufij të tjerë autonomë përreth zonave të shumta ortodokse, të cilat i ka definuar si pronë të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Pra, ai i ka instrumentalizuar këto vende kulturore politikisht, në vend që t’i respektojë ato si trashëgimi të gjithë popullit të Kosovës, dhe duke u dhënë besimtarëve të saj të sotëm lirinë për ta përcaktuar vetveten. Së treti, ky Plan ka dashur të transformojë identitetin e Kosovës duke e imponuar përkufizimin e tij për ne si “shoqëri multietnike” pa pëlqimin tonë, dhe duke e mohuar realitetin se mbi 90 për qind e popullsisë sonë është shqiptare.”

Ai u ka treguar ambasadorëve se ai nuk beson se Kosova tashmë është plotësisht e pa varur.

“Sipas një marrëveshjeje të re ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BE-së, misioni i EULEX-it do të jetë këtu së paku deri në vitin 2015, me mundësinë e zgjatjes së mandatit të tij. Nuk ka pasur asnjë ndryshim në preambulën dhe klauzolat përkatëse të dokumentit themelues të EULEX-it, Veprimit të Përbashkët të Këshillit të BE-së 5928/08, i cili e bazon misionin e EULEX-it në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe që përcakton një seri kompetencash ekzekutive mbi institucionet e Kosovës. Për më tepër, BE-ja ende nuk e ka shfuqizuar marrëveshjen e nëntorit 2008 me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së lidhur me “neutralitetin ndaj statusit” të misionit të saj,” thuhet më tej në letrën e Kurtit.

Në fund Kurti i ka lutur ambasadorët që t’i kushtojnë më shumë rëndësi Kosovës dhe të marrin vendimet e duhura ndaj saj.

11 komente në “Kurti i shkruan Quint-it: Pavarësia e plotë – gënjeshtër”

  1. LIQUID says:

    Albin rrespekte per punen tende ,por ato qe ti quan trashegimi kulturore te kosoves akoma sot ruhen me tanke ,shqiptaret kane dhjere e kane beshtyre mbi to ,lexova nje koment te nje shqiptari nga kosova ku thoshte ,,,,ku ka xhamia jane shqiptaret ,ku ka kisha jane serbet ,n.q.s kufiri virtual vendoset nga kjo gje atehere i keni bere varrin vetes ,vete koco danaj e quajti kete gje lenie te kopilit ne dere

    1. tourkofagos says:

      sakt,Kurti kerkon nga te huajt te bejne per Kosovon por harron se shume shqipfoles extremist myslimane po thexojne faktorin turkoarab ne vend,duke e larguar Kosoven sa me larg prej endrres evropiane,kshq edhe evropianet vezhgues nuk u kalon pa u pare ky proces…..!

  2. saliheqenefi says:

    kur te clirojne te tjeret dhe planin e bejne ato,faleminderes dhe aq, a je i zoti ta kullundrisesh eshte puna

  3. Toni says:

    o Liquid,po a s’po te duket aje Kosovari si Agjent Serbi’a apo s’po din tjeter se si te ofendosh e po i komenton komentet e spiunave te Kosoves ….

  4. LIQUID says:

    Toni ,e ke gabim ,kurti nuk eshte agjent serb ,po kerkon me te drejte ate qe i takon shqiperise ,ate territor te braktisur ,ku per 500 vjet u kthye ne token e askujtit ,ku trashegimite qe na lane te paret u kthyen nga selefet shqiptare ne urinore dhe stalle per kafshet ,qe nuk jane gje tejter pervecse kishat e katolikeve ,te kthyera ne ortodokse nga bizantinet ,te braktisura nga shqiptaret dhe objekt kulti sot 600 vjet te frekuentuara nga serbet ,dhe qe akoma sot shqiptaret beshtyjne ,me pak fjale i thuhet te dhjesesh mbi historine tende

  5. DUMBABEN says:

    I nderuat toni ,ai zoteria nga kosova qe ka thene ku ka xhamia ka shqiptare dhe ku ka kisha ka serbe nuk me duket shume agjent serb ,jane keta njerez qe tronditen qeverine e thacit kur nuk lejoi nje vajze te hynte ne shkolle me shami duke protestuar neper rruge ,nese nuk gaboj nje nga perfaqesuesit e tyre sot ulet ne parlamentin e kosoves dhe ben karagjozin

  6. enh says:

    albin,sa te jete rusia ashtu si eshikon,jo pavaresi te plote qe sdo maresh,por po ja u gjeten anen,do ju shuajne,me beson sme beson,ashtu bene ata ne gjeorgji,dhe e hengrenp…n,e semes,ne opinionin tim eshte pune kohe te ndizet perseri qiriri edhe per ju,dhe ne rast se shikon flake,kete rradhe besome,do jesh me fat po e shove ne shkoder,po ju vune perpara,ai nga gjeorgjia hante kullaron e tij,ne live tv,ju do hani gjera te tjera,ju qofshi bure,e vute me superfuqine tjeter te botes,ishalla mos dhente perendia,te dale situata ne rajon jashte kontrollit,dhe varen ruset meteposhte,se jo vetem lumi i prishtines sju lan,por as deti adriatik,ata poshteruan gjeorgjianet,jo juve qe do ju shikojne si,leonidha shikonte ushtaret e kserksit,kush jeni ju,do ju thone qe lozni me vellezerit tane.

    1. Nostra_Dean says:

      Kete e ke nga eksperienca historike e greqise me turqine histori e dhimbshme,e mbake mend mire se cju bene turqit grekervet hengren pi<>in e semes e kullaron e BABAIT turk
      Kosova e ka fituar pavarsine.ajo nuk c’behet me.Sa te jete USA,razija s’ben dot gje po ashtu sikur sa te jete Turqia as Jeladha jote ska fuqi te beje gje.Mos te vije keq ky eshte realiteti.
      Beje te fala leop**hkes se spartes se kam kohe qe se kam pare

  7. arian says:

    albini eshte modeli perfekt i politikanit modern , por fatkeqesisht nuk merret si shembull nga klasa politike si ne shqiperi ashtu edhe ne kosove

  8. albani says:

    O Eni si fillim keshtu shkruhet emri yt ne shqip, se dyti ate qe thua sa te jete Rusia eshte per karkaleca si puna jote , se treti nje popull e kerkon lirin e tij me c’fare do kosto .

  9. Toni says:

    Jo jo Liquid edhe une nuk i thom Albinit spiun jo jo,por ati personazhit “Kosovare”qe ti e citon,edhe une jam dakord me ty se ne Shqiptaret ikem dhe i lamë objektet….por ne po ikim e po i lem edhe tokat tona stergjyshrore….por edhe me e keqja eshte se ne emere te fes po asimilohemi si p.sh Shqiptaret (musliman)ne Sanxhak,plav e gusi,Shqiptaret(Ortodokes)ne Himare dhe ne Maqedoni,Shqiptaret(katolik)ne Male te zi(Tivar,Tuze,Janjev te Kosoves etj)me duket se kjo eshte shume ma tragjike ….mendimi ime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje