Pacolli: Hoxhaj ka zbrazëtira në tru

8 Shtator 2012, 12:00Rajoni TEMA
Pacolli: Hoxhaj ka zbrazëtira në tru

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka lëshuar një varg epitetesh për ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj. “Ai ose e ka pasur zbrazëtira në trurin e tij, ose është dyfytyrësh. Nota origjinale verbale e njohjes së Malit ka shkuar në Ministrinë e Jashtme. Vetë ai e ka informuar kryeministrin për njohjen, dhe pastaj ky e ka përmendur në OKB.”, ka thënë Pacolli në emisionin e mbrëmshëm Interaktiv të KTV-së.

Ai insistoi se nuk ka ende një vendim tjetër të Malit dhe se para njohjes kishte dërguar pesë kompjuterë dhe disa kolltuqe, me kërkesë të Presidencës së atij shteti.

Pacolli gjithashtu ka mohuar lajmin se as Nigeria nuk e njeh Kosovën. Pacolli ka thënë se ajo që duhet bërë është “dërgimi i diplomatëve tanë atje, sepse Nigeria ka ndarë hapësirë për përfaqësinë tonë diplomatike në kryeqytetin Abuxha”.

Kryetari i AKR-së për herë të parë ka paralajmëruar se  deputetët e partisë së tij nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend nëse Jahjaga nuk jep dorëheqje, duke thënë se ajo nuk duhet t’i hajë fjalët e saj të thëna me rastin e inaugurimit në detyrën e presidentes së shtetit.

 

Enver Hoxhaj jep dorëheqje të hënën apo të martën?

U desh deklarimi shumë i fuqishëm dhe i preciz i kryeministrit Thaçi, në mënyrë që gjërat rreth (mos)njohjes nga Republika e Malit të sqarohen përfundimisht. Një ditë pas skandalit të kryediplomatit Enver Hoxhaj, i cili disi me mburrje tha se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë, shefi i tij dhe i ekzekutivit, Hashim Thaçi e përgënjeshtroi keq atë, duke theksuar se njohja ekziston.

“E para, zotëri Pacolli ka bërë një punë të shkëlqyeshme në procesin e njohjeve dhe jam mirënjohës. E rëndësishme është që Kosova ka mbi 90 njohje. Njohjen ma ka komunikuar ministri i Jashtëm dhe e kam parë notën verbale. Ajo notë verbale ekziston e nënshkruar nga presidenti”, ka theksuar Thaçi, duke e hedhur ‘nokaut’ Hoxhajn.

Burime të mirëinformuara brenda kabinetit qeveritar i kanë thënë gazetës “Tribuna Shqiptare” se ministri i Punëve të Jashtme, Hoxhaj po bëhet gati t’i komunikojë kryeministrit lajmin e vështirë për të. Këto burime kanë thënë se Hoxhaj të hënën ose të martën do t’ia paraqesë Thaçit dorëheqjen.

8 komente në “Pacolli: Hoxhaj ka zbrazëtira në tru”

  1. Agim Duka says:

    Kjo deklarate zoti Pacolli do i shkonte per shat kryeministrit tone! (po te ka ardh zorr ta thuash) ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

  2. Kryeministri dhe zv/kryeministri Kosovar,janë i njëjti brumë me shefat e qeverisë sonë…!Prandaj,mos ju besoni dhe plotësisht në ato që thonë…!

  3. Donika says:

    O krye-idiot, Hoxhaj nuk krahasohet me ty o debil, ai eshte prof-universiteti, gjithe studentat e lavderojne, i vetmi mekat i hoxhajt eshte se eshte me pdk, o dhender i Rusise, o analfabet i llojit tend.

    1. vlora says:

      Hoxhaj eshte nji debill i trash hajvani, boshnjaki serbie, kurse Pacolli eshte zoteri qe e fole cdo here te verteten, nuk ka frige Pacolli nga askush

  4. Avni Rustemi says:

    Nje shprehje e huaj popullore keshillon: “Mos i lani teshat e ndyra ne rruge(ne publik)!”.Me duket ne Prishtine burrat e shtetit nuk e kane mbajtur parasysh kete keshille te urte kur kane shperthyer ne nje mosmarreveshje e debat te ashper e vulgar lidhur me njohjen(mosnjohjen) nga Mali te Kosoves.Ne respekt te dashurise se pafund qe kam per Kosoven,popullin kosovar dhe ceshtjen e shenjte te pavaresise e te forcimit te shtetit te ri,me duhet te shpreh pikepamjen time kundershtuese me ate c’ka po ndodh per kete problem.
    Se pari, ne situaten aktuale dhe hallet e medha qe ka Kosova sot dhe kur sulmet e synimet grabitqare serbe po behen edhe me te hapura e te forta,nuk ishte aspak mire te grindeni ne kete fare menyre e publikisht.Kjo ja ben qejfin e i ben sherbim te madh armikut te vjeter te lirise e pavaresise se Kosoves.Ne analize te fundit c’ka po u hyn aq shume ne pune njohja apo mos njohgja e nje shteti afrikan(deklaratat e udheheqesvce te te cilit,mund te ndryshojne nga dita ne dite,jo vetem kur ndrojne qeverite e presidentet,por edhe kur nanuresen me premtime e presionet e serbeve,ruseve,kinezeve,etj. qe ende ushtrojne influence ne disa rajone te kontinentit afrikan).Me duket se ne Ministrine e Jashtme dhe ne pergjithesi ne diplomacine e re kosovare, ka tollovi e hapje ne shumne fronte, por edhe se ndoshta i nderhyjne apo i menjanojne ne disa ceshje diplomatike,udheheqes te tjere te shtetit,qe nuk kane pse te marrin valixhet e te kerkojne ne rruget e botes me “torbe” ne dore, njohjet per republiken e re te Kosoves.Mos valle edhe z.Pacolli eshte pushtuar se tepermi nga ndjenjat e paranojes per ceshtjen e njohjeve te reja?!.Kjo qe po ndodh me ceshtjet e njohjeve nderkombetare eshte vertete e demshme dhe ngaterrestare! Kujdes t’i kushtohet edhe njoftimeve ne shtyp se kam vene re se ndonjehere nga nxitimi per te shtuar nje emer shteti kalohet edhe ne gabimin e te shkruarit gabim te emrit te shtetit qe ka shpallur njohjen e Kosoves!
    Se dyti,ne marredheniet dhe shkembimet zyrtare nderkombetare ka rregulla,protokolle dhe ligje,me te cilat nuk duhet luajtur.Ato ndertohen e bazohen edhe ne dokumentacione strikte diplomatiko-protokollare,sic eshte ceshtja e shkenmbimit te notave diplomatike zyrtare qe duhet te shoqerojne edhe letrat perkatese te njerit apo tjetrit personalitet apo qeveritar te nje shteti ne te cilat bazohet edhe njohja reciproke e shteteve,apo vendosja e marredhenieve diplomatike. Diplomacia e re e Kosoves duhet te kete shume kujdes ne vertetimin e autencitetit te dokumentave e letrave zyrtare ne marredheniet dypaleshe me shtetet e tjera apo ato shumepaleshe,me organizata e organizma nderkombetare.
    Si patriot shqiptar e dashamires i ceshtjes se madhe te Kosoves dhe ne pergjithesi te ceshtjes sone kombetare.i lutem udheheqesise se shtetit e te parlamentit te Kosoves te bejne kujdes me te madh per ruajtjen e forcimin e frymes vellazerore e te bashkepounimit reciprok e te luftojne percarjet,qe mund t’i bejne deme te pallogartshme e te medha ceshtjes se Kosoves e ne pergjithesi asaj kombetare.

  5. pellazg says:

    Përshëndetje.sa për këtë hoxhajn mund tju them vetëm nje fakt.gjatë nje takimi në universitetin la sapienza nerome pyetjes së një studenti se çfarë mendon për bashkimin shqipëri kosovë ai me fodullek ju përgjigj qe nuk është me ëndrra e tij dhe e këtij brezi i ka kaluar koha.

  6. baba says:

    o pacoll o rrecke,je totalisht injorant, pamvaresisht se ke shume para,,jo me kot te zgjodhi UDB-ja mes shume kandidaturash, injorant debil…..

  7. E vërteta është diku says:

    Kosova nuk ka udhëheqës. Ajo ka vetëm biznismenë-politikanë, plaçkitës së pasurisë së falur nga të tjerët. Këta parazitë ekzistojnë në viset e lodhura nga lufta sikur mikrobi në varrë, i cili nuk i hiqet asaj deri në shërimin e plotë të trupit.

    Për fat të keq edhe pjesët tjera të trupit (viset tjera shqiptare) janë të sëmura gjithashtu, dhe luftojnë viruset e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje