Liberalizimin, si “shpërblim” për veriun

8 Shtator 2012, 10:43Rajoni TEMA
Liberalizimin, si “shpërblim” për veriun

Arritja e marrëveshjes mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të serbëve të veriut, Marko Jakshiç, nuk do ta lërë shefin e qeverisë krejtësisht me “gisht në gojë”. Burime ndërkombëtare i kanë thënë “Zërit” se kryeministrit kosovar i është premtuar që në shkëmbim të lëshimit pe karshi veriut, përkatësisht pranimit që serbët e veriut të kenë një Kuvend të tyre, Kosova të përfitojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas këtij burimi ndërkombëtar, në Bruksel ka filluar të hartohet një marrëveshje të, cilën në fillim të muajit tetor do ta nënshkruajnë Thaçi e Jakshiç. Gjithnjë sipas këtij zyrtari të lartë ndërkombëtar, kjo marrëveshje do t’i ketë katër pika, në të cilat do të parashikohet që policia, gjykatat dhe doganat të jenë unike, pra jo institucione paralele, ndërsa serbët do të përfitojnë Kuvendin e Veriut, për të cilin tani për tani ka rënë dakord qeveria e Kosovës.

Është pikërisht kjo pikë, e cila del jashtë Pakos së Ahtisarit, për të cilën Kosova do të përfitojë përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Por, drejtuesit e qeverisë së Kosovës mohojnë kategorikisht që çështja e liberalizimit të vizave është futur në “pazar” mes Prishtinës zyrtare dhe Brukselit, për implementimin e marrëveshjes për veriun.

7 komente në “Liberalizimin, si “shpërblim” për veriun”

  1. Lediana says:

    Kosova nuk i meriton keto qe po ndodhin( per fat te keq askush nuk pyet se cka meritojme ne). Pse u derdh gjaku ne Kosove? Pse nenave u shkoj jeta te veshura me te zeza? Pse jetimat ne Kosove sot smund t’a shqiptojne fjalen:Babi, pse Kosova u mbush me varre? PSE ? Vetem per Lirine( te pakten nese mund t’a quaj ashtu). Kosova meritoj me shume.
    Sa keq qe “Pavaresia e Kosoves” eshte vetem nje enderr. Erdhi koha te zgjohemi nga gjumi( edhe pse ajo enderr ishte shume e bukur).

    1. Besarti says:

      FAJET I KA QEVERIA E KEQE QE E KEMI KETA PISA NA KANE LODHUR. THAQI NUK KA NEVOJE PER VOTAT E QYTETAREVE AI ASHTU-KESHTU FITON DUKE I VJEDHUR ATO.

      1. raimondi says:

        Politka e Kosoves duhet te bjere dakort qe Veriun ta hiqni fare dhe te merni Luginen e Presheves , se Veriu i Mitrovices do jete gjithmone problem per Kosoven ,

        Ndaj me mire , e shkembeni veriun me Luginen e Presheves dhe shpetoni njehere e mire nga Serbia _-Kjo eshte zgjidhja me e mire

        Se keshtu sic po e bejne ata me veriun, gradualisht veriu po largohet nga Kosova , dhe ju nuk fitoni azgje

        Me mire beni shkembimin tani dhe mbyllet muhabeti

        1. Besarti says:

          Problemi qendron ne faktin se Thaci nuk pyet se cfare do populli !

  2. Secili komb e meriton qeverinë e tij says:

    Për fat të keq shqiptarët nuk janë në gjendje ta kuptojnë se nuk ka person, komb apo shtet në të cilin mund të zbatohen planet e huaja, pa lejen e plotë të tjetrit.

    Nëse nuk pajtohesh vetë nuk ndodh asgjë e keqe: pa marrë parasysh se çka je, sa i madh që je, sa i pasur që je apo sa forcë fizike ke.

    Ajo që po ndosh tek ne në Kosovë është se qeveria “materialiste mendjelehtë” nga Prishtina e ka pëlqimin e plotë të kombit të saj, për të vendosur për ardhërinë e tyre, me biseda të fshehta me “të huaj”.

    A mund të presim ne si popull, shuarjen e zjarrit nëse i paguajmë piromanët si zjarrfikës.

  3. qyre per liberalizim vizash me ba tradheti kombetare ,haj medet ku kan mberritur shqipetaret te dhjevesha europen kurre mos e pasha. por mitrovica nuk guxon te shitet kaq leht,europa eshte ajo qe eshte sponzor i bashkimit europian dhe ka nevoje per stabilitet europian nese don ata leti japin serbeve qte dojn por kurresesi ne demin ton, thaqi nuk ka legjimitet te vendos per nje qeshtje kaq te rendesisheme per kosoven po e beri vetum plumbi ka per ta prit.

  4. DUMBABEN says:

    Nuk i shpetoni dot fatit tuaj o turkoshake si ne kosove edhe ne shqiperi ,shitjen dhe blerjen e keni ne gjak, sot 600 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje