
Ka më shumë se dy muaj që sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe qeveria e Kosovës, kanë shifra të ndryshme për shtetet që kanë njohur Kosovën. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe vartësi i tij, Behgjet Pacolli, thonë se Kosova është e njohur nga 91 shtete, e jo nga 89, sa ka deklaruar zonja Clinton gjatë një konference të mbajtur në Kolegjin Wellesley në Boston. Thaçi e Pacolli nuk janë mjaftuar as me përforcimin e deklaratës së Clintonit nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në mënyrë që më pas ta korrigjojnë shifrën e njohjeve.
Administrata e SHBA-së ka thënë në mënyrë decidive se Uganda dhe Nigeria nuk kanë dhënë dëshmi se e kanë njohur shtetin e Kosovës. “SHBA-ja është në dijeni se 89 shtete e kanë njohur Kosovën. Ka pasur pohime se Uganda dhe Nigeria e kanë njohur Kosovën. Por letra që ne e kemi parë të dërguar nga kryetari i Ugandës, Museveni, zëvendëskryeministrit Pacolli, nuk përbën njohje. SHBA-ja po ashtu nuk ka parë notë diplomatike nga Qeveria e Nigerisë që do të tregonte se e ka njohur Kosovën”, ka thënë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Pse këto dy shtete vazhdojnë të qëndrojnë në listën e njohjeve, pse qëkur është dhënë ky njoftim nga SHBA Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet dhe pse LDK “konsideron” se Kosovën e ka njohur edhe Kina, dhe si po bën Pacoli presion në MP
Oooooooooooooo, i tash na keni lodh!
E vetni Nishonin se aj asht kompetenti per Kosoven.
I tash sa o kthy prej andej e ka ba buj te modhe ani se ka ken motmotak!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/newborn-2012.html
Kosova duhet te jete mirenjohes per ato shtete qe ju kane pranuar si te pavarur, kurse une i besoj shifrave qe jep Amerika. Kurse ky Pacolli, eshte idiot ne lidhje me politiken e Kosoves, te njejten monelle gezon kryeministri i Kosoves. Kosova nuk e meriton qe te behet antare e OKB-s sepse ka zera qe deshirojne te bashkohen me Shqiperine. Pra nje shtet sot per neser dhe jo i vendosur per te qendruar si shtetet i pavarur nuk mund ta imagjinoje antarsimin ne OKB.
Kjo puna e e t’njofmes po bohet qesharake,pavarsisht prokupimit qe ka per kete proces qeveria e Kosoves.Shume diletantizem,pa asnje plan,po takuan ndonje funksionar te ndonje shteti qe nuk e njeh Kosoven,i thone qe shteti i tij te njoh Kosoven mundesisht.TAni nuk po merret vesh sa shtete e njohin Kosoven,secili ne hesap te vet,si Pacolli,si MPJ.
hopaaaa,,,, e drodhi dhe kjo ,parrulla e vetme ne 2012 per perendimoret eshte, si te dalim nga bataku i quajtur kosove ,mbikeqyrja po mbaron me rezultatin e mitrovices republika srbska nr 2
Pse s’ja kerkon njiher thaco ksaj !