Kuvendi i Kosovës synon t’i “gjejë” punë njërës nga kompanitë që njihet si ndër më të fuqishmet në botën e teknologjisë dhe që ka përfaqësinë edhe në Kosovë. Nëpërmjet tenderit publik, organi më i lartë ligjvënës i vendit kërkon tabletë “Apple i-Pad 3 – 16 GB”, pajisje këto që i shet vetëm një kompani private brenda kufijve të vendit. Zyrtarisht, kompania “Molla” e ka të drejtën ekskluzive dhe të garantuar të shitjes dhe importimit për të gjitha produktet e “Apple-s” për Kosovë.Zyra e prokurimit në Kuvendin e Kosovës synon që t’i pajisë me “tabletë” të gjithë deputetët. Nuk ka kaluar shumë kohë kur i njëjti institucion pati shpenzuar mijëra euro kur pati pajisur deputetët me lap-topë të serisë së fundit, porse “tableti” konsiderohet një lloj më i avancuar i kompjuterit e që punon në bazë të “prekjeve” në ekran apo “touch-screen”. Për 120 deputetët e Kuvendit parashihet të shpenzohen dhjetëra e mijëra euro vetëm për pajisje me “tabletë” të serisë së fundit të prodhuar nga “Apple”. /KD
E ku dine ata ta perdorin i pad-in allahile.Sikur te mos i kish sjell autobusi grumbull nga fshatrat as ne sheher nuk do te mbrrinin ndonjeher!
Mut kta te kosoves,e mut kto te tonet.Mjer shqiptaret thuj
yshhhh er dreq
Ne po te bashkohemi ne 1 shtet do fundosim njeri tjetrin, e sigurte.
aman se mos degjoj edhe ky i yni per kete gje se e ka pas ender qe ne rinine e tij dhe na bon te njejten gje edhe me deputetet tane….
Në Kosovë 30% të banorëve kanë më pak se 1 euro në ditë për të shpenzuar. Kjo do të thotë se 200.000 mijë shqiptarë duhet të mos hanë dhe mos pinë dy vite për të blerë një tabletë të tillë.
Nuk e di se cila është më e keqe. Plaçkitja e buxhetit të popullit, nga qeveria apo fëlliqja e internetit me mesazhet e tyre me këto tableta “t’mollës”.