S’ka vend për festë

10 Shtator 2012, 09:58Rajoni TEMA

Kosova po përmbyll procesin e mbikëqyrjes së pavarësisë, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, por që në të ardhmen e presin sfida të mëdha në rrugën e shtetndërtimit dhe shtrirjen e sovranitetin në pjesën matanë lumit Ibër.

Gjatë katër viteve të mbikëqyrjes ndërkombëtare nuk janë realizuar pritshmëritë e nevojshme dhe në këtë drejtim vlerësohet se Kosova s’ka vend që ta festojë 10 shtatorin, kur dihet se 30 për qind e territorit nuk kontrollohet nga Prishtina zyrtare, por nga shteti serb.

Pavarësisht vlerësimeve të ndryshme që jepen rreth fundit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet për të shënuar këtë ditë, kurse Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND) pritet që sot (e hënë) në Prishtinë edhe formalisht të marrë vendimin për përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

Që nga orët e para të ditës së hënë do të nisin ceremonitë dhe organizimet e ndryshme të planifikuara për të shënuar fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare, me ç’rast personalitete të larta nga e gjithë bota do të jenë pjesëmarrës në këtë ngjarje.

Në këtë kuadër hyn vizita e ish-presidentit finlandez Ahtisaari, i cili hartoi planin për statusin e Kosovës, ambasadorit Ischinger, diplomatit Wisner…etj. Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nga krerët e shtetit është cilësuar si moment historik.

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur e ka vlerësuar si një ditë që do të shënojë përgjegjësi të reja për shtetin e Kosovës.

Sipas tij, përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar që i është bërë shtetit të Kosovës në 4 vitet e pavarësisë.

Megjithatë, fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 që buron nga plani i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, diplomatit finlandez, Marti Ahtisaari ka nxitur reagime në Prishtinë./ZERI

3 komente në “S’ka vend për festë”

  1. Dean says:

    Pergezime per pavarsine e plote,popullit mik Kosovar.Dhe mos haroni te shani Shqiptaret e Jugut si grek dhe ”anti-shqptar”.Hmmmmm,se per pak harrova,per gati 9muaj e gjysem kena zgjedhje ne ketej nga Shqiperia.Se mos haroni dhe nuk na vini me votue se Shqiperia ka nevoj per ju.BACA i gegve mundet me hup zgjedhjet,prandaj dukuni 1 here ketej,se perndryshe na e moren pushtetin ”greket”.Nejse,do flasim deri ateher,por per sot Gezuar pavarsin.Tung.

    1. suzana(Kosove) says:

      Ju doni qe futbollistet tane te luajne per kombetaren tuaj, pse nuk paskemi neve te drejte te vijme atje te votojme???

  2. Marko Boçari says:

    PO QE PER ATE FLAMUR PACAVURE AS QE VLE ME FESTU,SE ATA QE VDIQE E U VRAN E U ZHDUKEN PER KOSOVEN REPUBLI E SHTET TE PAVARUR KISHI NJE TJETER FLAMUR.
    POR HASHIMSLLAV THAçIQEVIç AS QE I PYTI FARE………..

    ……..AAAA PO QE PER PASURINE QE KAN VEN SERBET E RINJ(QE FLASIN SHQIP) NE PUSHTET, PO PER KET PUN JA VLE ME FESTUE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje