Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, e ka cilësuar fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë si ngjarje historike.
Nëpërmjet një video-linku, të transmetuar gjatë një konference të zhvilluar një ditë pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, ish presidenti amerikan tha se ka shumë shpresa se “ditë të ndritshme për Kosovën janë përpara”.
Duke shprehur mirënjohjen që, siç tha, pati mundësinë që si president i Shteteve të Bashkuara “ të luajë një rol të vogël në përfundimin e konfliktit dhe në bërjen e asaj çfarë jeni bërë sot”, adresimin e tij presidenti Klinton e përfundoi duke thënë: “Do të jem gjithmonë në anën tuaj”./REL
Na e ka bere perseri borxh ky burre i madh shteti,Presidenti Bill Klinton!.Ne Shqiptaret mbajme mend mire dhe me shumne mirenjhohje si komb mbrojtjen qe i beri Presidenti Willson pavaresise se Shqiperise ne kohet me te veshtira te histoise sone kombetare.Dje Presidenti ne pushtet Barak Obama pershendeti hejqjen e mbikqyrjes nderkombetare te Republikes se Kosoves si nje hap te rendisishem e historik te popullit te Kosoves dhe shprehu hapour mnbeshtetjen e vazhdueshme te qeverise dhe popullit amerikan ndaj perpjekjeve te qeverise dhe popullit te Kosoves per forcimi n e poavaresise dhe zhvillimit demokratik t vendit edhe ne te ardhmenNdersa deklarata e sotme e ish Presidentit Klinton,mikut te madh te popullit te Kosoves dhe gjithe shqiptareve,ishte nje tjeter hap i rendesishem i mbeshtetjes dhe perkrahjes se ceshtjes sone kombetare ne Kosove e ne rajon.Ishte ai qe bashkoi aleancen perendimore per t’i dhene fund genocidid shtetror te Millosheviqit e pasuesve te tij shoviniste serbe dhe per t’i dhene doren vellazerore luftes se popullit te Kosoves per liri e pavaresi.
Eshte momenti i duhur historik te forcimit te pavaresise se shtetit te ri te Kosoves me perfundimin e mbikqyrjes nderkombetar, qe t’i drejtojme perseri falenderimet dhe mirenjohjen e thelle te popullit shqiptar,miqve te tyre te shtrenjte,Bill Klinton dhe Presidentit Barak Obama.
Po zoti Pitarka ! Pergjigjuni me pare per vrasjen e Aleksander Kondos dhe pastaj flisni per memedheun !