Rusia: Kosova ende “kuazi-shtet”

11 Shtator 2012, 13:05Rajoni TEMA

Rusia ende e konsideron Kosovën të jetë një “kuazi-shtet”, pa ekzistim juridik, megjithqë Grupi Drejtues Ndërkombëtar e ka përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë mënyrë Rusia vazhdon ta mbështetë Serbinë në refuzimin që ta njohë Kosovën, raporton AFP-ja nga Moska.

“Për shkak se Grupi Ndërkombëtar Drejtues nuk ka status zyrtar të njohur, ne veprojmë në premisën se, pavarësisht nga vendimi i tij, Kosova vazhdon të jetë “kuazi-shtet, pa legjitimitet ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, raporton rel.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga afro 90 shtete, përfshirë pjesën më të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

6 komente në “Rusia: Kosova ende “kuazi-shtet””

  1. ZENI says:

    Kosova eshte nje shtet i pavarur do apo nuk do Beogradi dhe perkrahesit e tij ne Kremlin.Politika e jashtme ruse ka qene gjithnje ne mbrojtje te vellezerve te tyre sllave. Une mendoj se edhe ne prishjen e Enver Hoxhes me Hrushovin ne vitin 1961 ka qene edhe ceshtja e tokave shqiptare ne Ish-Jugosllavi.Pavaresisht se cfare thone sundimtaret e sotem te Tiranes qe perpiqen te denigrojne Enver Hoxhen. Ne ate kohe Nikita Hrushovi i permiresoi dukshem marredheniet me Jugosllavine,qe shtypte me ashpersi cdo ndjenje kombetare te shqiptareve ne Jugosllavi dhe Enveri nuk mundi ta pranonte nje gje te tille. Sot udheheqesit e rinj ruse ecin ne gjurmet e careve ruse qe i quanin serbet vellezerit e tyre te nje gjaku dhe i mbeshtesin pretendimet e tyre per Kosoven,Nga ana tjeter caret e rinj ruse ne qofte se do te pranojne pavaresine e Kosoves,ata do te perballen me problemet e tyre te brendshme si rasti i Kosoves.Dihet se patriotet cecene luftojne qe prej me se 20 vjetesh per pavaresine e tyre nga Rusia,por ajo nuk ua jep.Por ne Rusi ka edhe shumbe kombe te tjera se Cecenia,gjithesej jane 15 te tille. Shkeputja e Cecenise do te shkaktonte nje reaksion zinxhir se si cecenet ne Rusi jetojne edhe tartaret,bashkiret,dagestanasit,karelofinlandezet,mongolet etjera.Qe te gjithe keto kombe duan te shkeputen nga Rusia.Po te pranonte shkeputjen e Kosoves,ose te Vojvodines nga Serbia,Rusia duhet te pranoje edhe shperberjen e metejshme te Federates Ruse.

  2. BERISHA LARGOHU. ESHTE TURP PER SHQIPTARET QE DO TE FESTOJNE 100 VJETORIN ME BERISHEN! says:

    Rusia jeton me endrrat e Milloshit, por nuk eshte shqetesuese per c’far thote Rusia. Kosova te integrohet drejte evropes dhe jo drejte atyreve plehrave islamike.

  3. krosi says:

    muzhiket ruse quajne “shtete” Abhazine dhe Cecenine !!! Jane qesharake dhe te pandreqshem – gjithmone dalin ne krahe te vellezerve sllave ska problem se vellezerit jane kriminele!!!

  4. Ramy says:

    a mund te ma shpjegoje njeri si perkthehet ne shqip fjala kuazi shtet
    flmn nga ramy

    1. 'kodoshi' says:

      rami ose ‘langaraqi i janullatos’…..cte duhet shqipja ty kur ke greqishten e janullatos…

      1. Ramy says:

        kodoshi e ke kapurê ndyrsiren e janulles, ky qe shkruan me nick timin po e tregon fytyren prej evgjito-Grekofili=Ortodhjak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje