"Badische Zeitung"/ "Berliner Zeitung": Kosova - një vend pa asnjë shpresë

12 Shtator 2012, 09:04Rajoni TEMA

Nga Norbert Mappes-Niediek

Katër vjet pas pavarësisë, Kosova është e shtrirë për toke

“Tani edhe unë kam shtet!”, shkruante në fanellat e të rinjve, të cilët duke iu rënë borive marshonin nëpër Prishtinë. Kur Kosova u bë e pavarur në shkurt 2008 entuziazmi nuk kishte fund. Të hënën bashkësia ndërkombëtare e tërhoqi nga Prishtina “përfaqësuesin civil” Pieter Feith. Tani e tutje sipas të drejtës ndërkombëtare kosovarët janë vetë dhe plotësisht përgjegjës për fatin e tyre.
Por atyre nuk po u festohet. Ekonomia e vendit është ende e shkatërruar; të papunë janë 47 për qind. Edhe nëse hiqet ekonomia e zezë, prapë ky është një rekord në Europë. Të ardhurat për kokë banori janë pak më shumë se 2000 euro ne vit – në Bosnjë, një vend i pasluftës, sidoqoftë këto te ardhura janë dyfish më të larta, në fqinjësi, në Shqipëri e Maqedoni, tri herë më të larta. Pak gjëra prodhohen. Industria, e cila merret pothuaj vetëm me përpunimin e artikujve ushqimorë, furnizon vetëm tregun e dobët të brendshëm dhe ia ka frikën konkurrencës së huaj. Jetëgjatësia, cilësia e jetesës – pa marrë parasysh se çfarë vlere merret, Kosova është vrima e fundit e kavallit.
Së shpejti shumëçka mund të bëhet edhe më keq. Për çdo vit në tregun e punës vërshojnë deri në 35’000 të rinj. Çdo i njëzeti ka shkollim të lartë. Të rinjtë e frustruar thonë se arsimimi nuk ndihmon asgjë; 73 për qind e të rinjve janë të papunë: 39 për qind e tyre si “kualifikimin” më të rëndësishëm për një vend pune i përmendin lidhjet familjare, 18 për qind ryshfetin.
Fajtorë për këtë mjerim në radhë të parë është po ai shtet, të cilin kosovarët aq shumë e kanë dëshiruar. Në një anketë me 600 ndërmarrës mbi pengesat më të mëdha për investime shumica përmendën konkurrencën e padrejtë, vjedhjet, kaosin, korrupsionin, mafien, shkeljen e vazhdueshme të kontratave – të gjitha këto janë flakaresha për politikën, administratën, policinë dhe drejtësinë. Në të vërtetë në kryeqytetin e vendit, në Prishtinë, ndërtohet me nxitim. “Por pas çdo projekti ndërtimor qëndron një politikan, i cili dëshiron t’i investojë paratë e korrupsionit”, thotë një njohës i këtij sektori. Rrjedhimisht heronjtë e pavarësisë urrehen. Derisa në vitin 2008 nja 72 për qind i besonin kryeministrit të tyre, Hashim Thaçit, sot janë vetëm 24 për qind. Katër prej pesë kosovarëve janë të pakënaqur me zhvillimin politik dhe ekonomik.
Të kënaqur me qeverinë janë ambasadorët e pesë Fuqive të Mëdha vendimtare: Thaçi dhe ministrat e tij kryesisht i plotësojnë dëshirat e tyre. Opozita antiperëndimore nuk vërehet. Lëvizja nacionaliste Vetëvendosje! po numëron në vend, islamistët e paktë kanë vështirësi të gjejnë përkrahje.
Qeveria në Prishtinë angazhohet para së gjithash në integrimin e Kosovës veriore dhe mundësinë e udhëtimit për kosovarët në Europë. 13 vjet pas luftës katër komunat e dominuara nga serbët në veri të lumit Ibër ende vetëm formalisht janë pjesë e republikës tani të pavarur. Ndonëse ushtarët e NATO-s vjeshtën e kaluar imponuan kontrolle kufitare mes Serbisë dhe Kosovës veriore, ende atje zhvillohet një qarkullim i lirë i mallrave dhe personave nëpër rrugë të pakontrolluara. Nëse është për t’i besuar qeverisë së Kosovës gjendja e paqartë në veri është burim kryesor për kontrabandë dhe krim të organizuar. Një trupë gjermano-austriake po përgatitet që nga tetori t’i mbyllë edhe pikëkalimet e vogla.
Para së gjithash Berlini angazhohet për biseda politike, të cilat do duhej t’i jepnin fund konfliktit mes Beogradit dhe Prishtinës mbi pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza vetëm në Shqipëri dhe Maqedoni. Qeveria shpreson se shtetet e Schengenit do të heqin vizat. Por pesë shtete të BE-së nuk e kanë pranuar ende Kosovën dhe Suedia e Danimarka frikësohen se mund të përballen me një valë emigrimi.
Përktheu: Enver Robelli

 

13 komente në ““Badische Zeitung”/ “Berliner Zeitung”: Kosova – një vend pa asnjë shpresë”

  1. Drini says:

    He mo se jua kan inatin kosovarve, ata ndrijne kudo neper bote. A mi do fotbollista, a mi do kengetare a mi do te shkolluar. Kane pushtuar universitetet e Europes.

    1. Meti says:

      Ashtu esht si thu ti,por cfar ke bo per shpin tate pastaj te botes.Po spate kanil nshpi ske ce do nxhami.O burra te ngrejm Kosoven dhe Shqipnin pastaj kemi te drejte te krenohmi,ce bojm neper bote esht pun e e hupt per te tjeret.Mos i llogarit mo punet eshqiptareve neper bote se osht lug bosh.

    2. tr says:

      o drini,o palle,po pse ne jena me mire kujto ti,,,,kur bo dhe shqiptari si rrkacist,mos ngelte krokodil ne kome

  2. kacakuni says:

    o sa mir me ken shqiptar!!!!!!!

  3. suzana(Kosove) says:

    Vertete, varferia e “mbyti” kosoven!, Une kur shkoj per pushime ne Kosove, shof gjithe ata te “varfer” qe nuk kane arrite ti ngrejne 4 kate shtepie, ju ka ngelur vetem me 2 kate, keta jane shtresa e varfer e Kosoves. Une qe shkoj atje nga Europa, kam rrobat me te keqia dhe shumeher me te lira se ata, pastaj ne kafene e restorane nuk arrine te gjesh nje vend te lire per tu ulur. Po vdesin nga uria ata. Rrugeve shikon vajza dhe djem te veshur me moden e fundit, rrugeve pashe edhe lypes “invalid” evgjit dhe shqiptar Shqiperie, po te ikesh fshatrave, nuk te ze syri nje shtepi te vogel, ASNJE, te gjitha 3-4 kateshe te bukura qe qke me te, nje asi lloj shtepie, do kushtonte ketu se paku 600 mije euro.
    Dhe tjetra pastaj, shume interesante: serbet dhe shiptaret e Shqiperise, paskan 3 here me shume te ardhura per koke banori se kosovaret, hahaha.
    Serbet po ngordhin urie, ore, Rusia ua “mbushi” bugjetin kete Vit, pagat e tyre jane katastrofale, monedha (dinari) i tyre eshte rendite nder 4 monedhat e fundit ne bote, nje shtepi ne rrafshin e Vojvodines, me gjithe toke mund ta bleshe per 5 mije euro, serbet vrasin cdo dite veten nga skamja, njesoj si bejne edhe shqipet e Shqiperise.
    Kosovaret e “papune” jane zyrtarisht 45%, 20% prej kesaj shifre mendoj se vertete jane te papune, 25% e “te papuneve” jane punetore qe nuk i paguajn taksat shtetit. Kjo eshte e verteta. Korrupsioni dhe krimi jane shumeher me te medha ne Serbi e Shqiperi, shfletoni shtypin serb, te Kosoves e te Shqiperise, pa do te shifni.
    Me vjen keq per ju qe po gezoni para kohe, per deshtimin e shtetit te Kosoves, mundohuni cdo dite te perktheni shtypin “e verdhe” te botes per “fatkeqesine” e Kosoves.

    1. Meti says:

      http://www.kohaditore.com/?page=1,4,83305

      Prishtinë, 9 janar – Raportet ditore të Policisë së Kosovës (PK), flasin për rritje të ndjeshme të numrit të tentim vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve në Kosovë.
      Përderisa në vitin 2001 statistikat policore flisnin për 41 raste të tentim vetëvrasjeve, në vitin 2010 numri i tyre arriti mbi 300 raste, kurse i vetëvrasjeve në 67. Edhe në 8 muajt e parë të vitit që lamë pas, sipas policisë, vërehet një ngritje e ndjeshme për të dyja rastet.

  4. boss says:

    ,,o sa mire me qen shqiptar,,

  5. SHABA says:

    O Suzana mos u shqeteso ti kujton se ty dhe kosoven ju kan inat SHqiptaret e SHqipnis dhe Serbet,mos u lodh kot ne te SHqipnis as qe dum me dit çfar katranosni ju anej nga kosova,shyqyr qe jeni mir dhe qe turshit i keni te garantume,ne ktej nga SHqipria na shkon mendja tek ju vetem kur vjen vera qe e mbushni plazhin me lekura bostoni dhe qe laheni megjith rroba,kte e shofim si kuriozitet,uroj qe te rrini gjithmon tek ai territori juj,ne boll na ka zon rrota bishtin me farefisin tuj, me kta tropojanet,nuk po gjejm ilaç me hek kta qafe, se e kon qelb ket ven, jo te meremi edhe me ju,fli si qingj se nuk mendojm fare as mir as keq,si thot ITALIANI koza nostra, punet tona.

  6. SHABA says:

    O Suzana mos u shqeteso ti kujton se ty dhe kosoven ju kan inat SHqiptaret e SHqipnis dhe Serbet,mos u lodh kot ne te SHqipnis as qe dum me dit çfar katranosni ju anej nga kosova,shyqyr qe jeni mir dhe qe turshit i keni te garantume,ne ktej nga SHqipria na shkon mendja tek ju vetem kur vjen vera qe e mbushni plazhin me lekura bostoni, dhe qe laheni megjith rroba,kte e shofim si kuriozitet,uroj qe te rrini gjithmon tek ai territori juj,ne boll na ka zon rrota bishtin me farefisin tuj, me kta tropojanet,nuk po gjejm ilaç me i hek kta qafe, se e kon qelb ket ven, jo te meremi edhe me ju,fli si qingj se nuk mendojm fare as mir as keq,si thot ITALIANI koza nostra, punet tona.ne po kerkojm ilaç qe tju a aneksojm ju nga bathorja ne TIRAN DHE DERI TEK GARDHI JUJ,te siguroj qe kjo pjesa tjeter do ishte shum e qet dhe e begat.

    1. Shqiptari says:

      O SHABA ju meqenese mendoni keshtu “ne te SHqipnis as qe dum me dit çfar katranosni ju anej nga kosova,shyqyr qe jeni mir dhe qe turshit i keni te garantueme” edhe i keni punet si i keni! E kam pershtypjen se ju nuk doni me dite as si eshte katranos Shqiperia e lere me Kosova njehere. Zoti na ndihmofte, se ne shqiptaret, veshtire se i ndihmojme vetes!

    2. burreli says:

      Per ty SHABA Komplimente nje telepati mendimi i jashtezakonshem me mendimet tuajaPer kte meriton nje pershendetje nga ana ime.

  7. goni says:

    O Suzana gazetari qe e ka shkruar kete eshte miku me i madh i Kosoves. Kerko shkrime me emrin e tij dhe e sheh

  8. Kosovari nga Ahtisari says:

    Për fat të keq ka shumë njerëz sikur Suzana, të cilët e ngatërrojnë dhimbjen e të tjerëve për popullin shqiptar në shtetin e ri Kosovë, me dhembjen e shqiptarëve nga gjithë bota për situatën e tyre të keqe.

    Së pari një gjë duhet që të jetë e qartë për secilin njeri me tru të zhvilluar sa duhet. NUK KA DY KOMBE SHQIPTARE NË BALLKAN, POR VETËM NJË! Serbët sipas planeve: Ahtisari, Ahtisari +, Ahtisari ++, Fusnota dhe Fusnota +, kanë autonomi të plotë në Kosovë. Këta nuk janë kosovarë, por serbë nga Serbia. Kush janë këta kosovarë atëherë?

    Nëse nuk ka kosovarë, atëherë secili shqiptar ka të drejtë që të flas për situatën e shqiptarëve të mjerë në Kosovë. Jo vetëm që secili shqiptar ka të drejtë të flas, por secili intelektual shqiptar i cili e mbyll gojën sot është më i keq se Millosheviqi.

    Suzana mund të ketë parë shumë njerëz me mercedesa dhe BMW, por nuk i ka parë 40% të të tjerëve të cilët nuk kanë as një euro për autobus. Suzana mund të ketë para ndërtesa të reja, por ato janë nga të ikurit nga Kosova. Ata nuk do të kthehen kurrë, nëse vazhdon situata kështu.

    Suzana i numëron si të papunësuar vetëm ata me aftësi të kufizuara si duket. I punësuar do të thotë që të paguhesh sipas djersës, që punëtori me një rrogë të tij të jetë në gjendje të jetoj sikur në Gjermani apo Zvicër. Po, pasuri ka qeveria nga Prishtina për ekonomi normale, por hajnat e lyer me aromë patriotizmi na mbytën së gjalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje