Schulz: I thashë gjërat ashtu si janë

13 Shtator 2012, 10:27Rajoni TEMA
Schulz: I thashë gjërat ashtu si janë

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se deklarata e tij që Serbia duhet të njohë Kosovën nëse do anëtarësimin në BE, paraqet një “vlerësim individual, i bazuar në realitet dhe pragmatizëm”.

“Ajo që unë kam thënë, për shumëkënd është e qartë. Në të ardhmen, mendoj të shoh edhe Serbinë, edhe Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në fund të këtij procesi duhet të gjendet një mënyrë për njohje të ndërsjellë”, ka thënë Schulz për mediat serbe.

Ditë më parë, diplomati evropian, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, në Bruksel, ka kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës – gjë që ka nxitur reagime të shumta në shtetin serb.

Ky i fundit është në pritje të marrjes së datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Schulz ka thënë se “shpreson” që Serbisë t’i sigurohet kjo datë para verës së vitit 2013. /rel/

5 komente në “Schulz: I thashë gjërat ashtu si janë”

  1. ilir says:

    RESPEKTE ..JE NGA TE VETMIT POLITIKAN QE MUNDOHET QE EUROPA MOS TE SHPERBEHET DHE NE KETO VITE KRIZE TE THELLO..
    RESPEKTE DHE PUNE TE MBARE

  2. boss says:

    politikan i guximshem dhe shum real.isinqert.respekt zoti shulc.

  3. Lediana says:

    Ehh more Schulz ti je shume i drejte por Serbia nuk e kupton fjalen dejtesi( ne fjalorin e tyre kjo fjale nuk egziston) Serbia i sheh gjerat ashtu sic do e jo ashtu sic jane. Por Kosova eshte realitet dhe fakti qe Serbia e mohon nuk do te thote se ate realitet e ndryshon.

  4. Vanesa says:

    RESPEKT JE NJERI I MADH

  5. Treviso says:

    Bravo zoti Schulz, e hodhe bomben atomike dhe e mbrojte deri ne fund.
    Vetem ne drejtimin tuaj mund te heci perpara Europa e Bashkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje