Kapen 1 milion dollarë të falsifikuar

12 Shtator 2012, 19:27Rajoni TEMA

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 1 milion dollarë amerikanë që dyshohet se janë të falsifikuar, dhe ka arrestuar pesë persona nga rajoni i Gjilanit dhe Prishtinës. Janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e parave.

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 1 milion dollarë amerikanë, në bankënota që dyshohet se janë të falsifikuara.

Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë persona të dyshuar, të gjithë këta nga rajoni i Gjilanit dhe Prishtinës, vende ku edhe është kryer operacioni i forcave të policisë.

“Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas disa muajsh hetime”, tha Brahim Sadriu, një nga zëdhënësit e Policisë së Kosovës.

“Përveç bankënotave, janë konfiskuar edhe disa pajisje të cilat dyshohet se janë përdorur për prodhimin e këtyre parave false”, tha Sadriu për Gazetën Jeta në Kosovë.

Të arrestuarit janë të moshave të ndryshme si 31, 32, 35 dhe 55 vjeç dhe të gjithë ata dyshohet se kanë kryer veprën penale të “falsifikimit të parave”.

Operacioni policor është ndërmarrë nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë rast, krerët më të lartë të Policisë kanë paralajmëruar një konferencë për media ku do të paraqesin edhe bankënotat e konfiskuara./Zeri

 

4 komente në “Kapen 1 milion dollarë të falsifikuar”

  1. Shtegtari says:

    A si paskan da policat dollaret mes vedit a ???

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Shyqyr qe i kan kap se do hynin edhe ne Tirane, me siguri!

  2. suzana(Kosove) says:

    e kush thote qe neve nuk “prodhojme” asgje, keta mire ia kane filluar, se pari te prodhojme para, pastaj vijne te tjerat, hahaha.
    Po pse dollare, euro-ja do ishte me leht te “prodhohej”, hohoho,

  3. besim says:

    Mall kena bolle po veq pare nuk ka sa duhete heheh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje