Kushtet e Parlamentit gjerman për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk kanë të bëjnë vetëm me Kosovën. Para se Bundestagu ta marrë vendimin pozitiv për negociatat, Serbia duhet t’i plotësojë gjithsej shtatë kushte tjera, midis të cilave janë edhe ndriçimi i sulmit në ambasadën gjermane dhe përcaktimi i qartë i krimeve, siç është ai i Srebrenicës, ka deklaruar sot në Beograd zyrtari lartë i partisë së kancelares Merkel, Andreas Schockenhoff.
Kur është fjala për Kosovën, Schockenhoff ka thënë se Gjermania pret që Serbia, para nisjes së negociatave për pranimin si anëtare në Bashkimin Evropian, të nënshkruaj me Kosovën deklaratën e përbashkët juridiko-obliguese e cila do të zbatohej deri në fund të negociatave për pranim.
Ai ka theksuar se u mbetet “partnerëve”, Kosovës dhe Serbisë, që ta sajojnë përmbajtjen e asaj deklarate. Si shembull për këtë ka cekur traktatin për raportet e mira fqinjësore, ndërsa ka vënë në pak se këtë lloj marrëveshje e cek “vetëm si shembull”.
Zyrtari gjerman ka prezantuar shtatë pikat që i pret Gjermania nga Serbia në rrugën drejtë BE-së, duke theksuar se nuk është fjala për kurrfarë kërkesash të reja, po për kriteret që i janë prezantuar “jo vetëm qeverisë së mëparshme dhe Parlamentit, por edhe përfaqësuesve te të gjitha partive dhe grupeve politike në legjislaturën e mëparshme”, transmeton RTK.
Kushtet që Gjermania ia shtron Serbisë janë:
1. Deri në marrjen vendimit mbi fillimin e negociatave, Serbia duhet ta për mbush Planin e aksionit i cili në fillimit të vitit 2011 e ka lidhur me Komisionin Evropian.
2. Ndriçimi i sulmit në ambasadën gjermane në Beograd, në shkurt të vitit 2008, kur Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe ndjekjen e dënimin e autorëve.
3. Edhe pse Serbia gjatë viteve të shkuara ka ndërmarrë hapa të dukshëm për tejkalimin e të kaluarës, nevojitet përparim i mëtejmë. Hap mbrapa është deklarata “se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid”. Bundestagu pret sinjale të qarta në drejtim të vazhdimit të pajtimit në rajon.
4. Para marrjes së vendimit në Parlamentin gjerman për nisjen e negociatave me Serbinë, pritet realizimi i plotë i rezultateve të deritashme në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ujdia për vazhdimin e dialogut jashtë temave tani më të parashikuara, sikurse janë energjetika dhe telekomunikacioni. Në këtë rrafsh duhet të arrihet përparim i prekshëm lidhur me zgjidhjet e çështjeve ende të hapura bilaterale me Kosovën.
5. Si e qenësishme është pritja që ka të bëj me strukturat paralele serbe në veri të Kosovës. Bundestagu pret në vazhdimësi fillimin e heqjes së strukturave paralele në aparatin e sigurisë e të administratës si dhe të financimin e tyre.
6. Beogradi duhet edhe më shumë ta përdorë ndikimin e vet dhe të ndikojë në vazhdimësi tek serbët në veri të Kosovës që aktivisht të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe KFOR-in.
7. Me përafrimin e anëtarësisë nuk guxon të barten konfliktet e pazgjidhura në BE. Serbia para negociatave lypset të tregojë vullnet evident se është e gatshme të arrijë normalizimin juridikisht obligues të raporteve me Kosovën me perspektivën se të dy anëtaret me të drejta të barabarta në kuptimin e traktatit të BE, mund t’i realizojnë të drejtat dhe detyrimet e veta pavarësisht nga njëra tjetra dhe bashkërisht. /Telegrafi/
Ky eshte gjigandi i BE,flet rradhe por fjalet e kti shteti te fuqishem jane ligje,po te duan pisat e serbve le mose tu pergjigjen kerkesave te shtetit,me te fuqishmit ne europe,serbet e plakut,dajat e xenit,te argites,se shpejti do te kene fatin e grekve,edhe kta jane para katastrofes ekonomike.RRofte GJermania DEMOKRATIKE.
Kete te duhet ta bejme lider te Shqiptareve se ky i mbroka interesat tona me mire se qeveritaret tane Shqiperi-Kosove.
tash kohet e fundit eu-ja bene te qarte serbise ku ,,behet muzika,,gjermania eshte e prere, kusht per serbine eshte njohja e shtetit kosoves.politiken ne europ eben gjermania.
edhe rusia ka vene nje kusht,sa te jeme une,ska kosove edhe sikur merkeli,te nxjere kokra,tani luani midis thenies se ketij idioti,dhe putinit,beheni kam pul kam gjel,njeher putin,dhe njehere merkel,ci ha b…a,gjermanise dhe luan me rusine nuk e mbajne mend drurin qe u dhane,apo sbejne pa marmidat ruse,apo jane katandisur si bushtra dhe ulerine,po thone kur flet per qente,be gati shkopin,me duket se ruset ngrehosin marmidat,koha te shikojne ne realitet,ate qe tani e shikojne ne hot tv.
[email protected] kurre nuk ka thene sa te jeme une nuk do te kete Kosove,qendrimi i Rusise eshte se do te pajtohet me cdo marreveshje qe e arrijn Kosova dhe Serbia,per kete “perkrahje” Rusia e mori thuajse gratis industrin e naftes se serbise NIS,per te vazhdu “perkrahja” tani ruset po e kerkoin korporaten energjetike serbe EPS.BE do ta detyroi Serbin qe ta njohe Kosoven e Rusia do te pajtohet me cdo vendim qe e merre Serbia.Vetem ju talebanet ortodoks serb e grek mendoni qe Rusia do te luftoi me Gjermanin dhe perendimin per “vellezerit”ortodoks.Ju do te benit mire veq pak me lexu per bashkpunimin ekonomik,energjetik Gjermano-Ruse,e jo me pa enderra e filma te luftes se partizaneve me nacistet,partizanet e nacistet jane ne varre,Rusin dhe perendimin e qeverise kapitali.
Hahah Rusia ia ka bere me dije serbise se do ta njohe kosoven por do ta respektoj rrugen e serbise sado e dhimbshme te jete kjo per ty