Pacollit mund t’i kushtojë me burg mosdenoncimi i Haraqisë

15 Shtator 2012, 11:20Rajoni TEMA

 Zëvendëskryeministri Pacolli nuk e kishte denoncuar në polici zëvendësministrin Haraqija, për të cilin ka thënë i ja kërkuar 3.6 milionë euro që hoteli “Grand” të mos merrej nën administrimin e AKP-së. Moslajmërimi përbën vepër penale, e dënueshme deri në tre vjet burgim. Për rastin nuk kanë folur as në qeveri dhe as në Prokurorinë e Shtetit. As Pacolli nuk e ka treguar arsyen e mosdenoncimit. Zyrtarët qeveritarë janë treguar memecë të premten, kur iu është kërkuar të tregojnë nëse kanë qenë në dijeni për kërkim ryshfeti ndërmjet zyrtarëve të lartë të këtij institucioni. Nuk kanë treguar as për ndonjë masë që do të mund të ndërmerrej ndaj tyre.

Një prokuror, i cili ka folur në kushte anonimiteti, i ka thënë Kohës Ditore se Pacolli vetë ka kryer vepër penale dhe se për këtë vepër parashihet dënime burg deri në tre vjet./KD

3 komente në “Pacollit mund t’i kushtojë me burg mosdenoncimi i Haraqisë”

  1. Denoncimin e gjen vetëm si fjalë në fjalor.. says:

    Denoncim do të thotë: njoftim tek autoritetet shtetërore për diçka të zbuluar si e kundërligjme.

    Kjo nuk ekziston në parlamentin tonë. Gjithçka është e paligjshme. Gjithçka është e fshehtë. Përndryshe si është e mundur të jetë vetëm Kosova e izoluar në Evropë. Nuk ja ka inatin bujkut shqiptar Brukseli. Dikush tjetër është bërë therrë e keqe në kopshtin e Evropës.

  2. laveri says:

    VEC fjala mjafton per te gjith e nersa e kunderta e ksaj fjale asht frymzim i qeveritarve si ne shipri e kosov

  3. jim says:

    Interesant!Pse qenka i gjalle Dulla ne Kosove,sepse ne Shqiperi ka vdekur?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje