Rama: Kryeministri, përgjegjës për rënien e fuqisë blerëse

17 Shtator 2012, 18:04Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar në faqen e tij zyrtare ndaj sulmeve të kryeministrit Sali Berisha. Rama në reagimin e tij shkruan se sulmet ndaj opozitës nuk e përmirësojnë jetesën e përditshme të shqiptarëve: “Sulmet ndaj opozitës nuk ulin taksat, nuk rrisin fuqinë blerëse, nuk ulin papunësinë… Ato tregojnë shterimin e argumenteve të kryeministrit në ikje!”

Edhe njëherë për liderin e Partisë Socialiste me sulmet e sotme ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nuk jeton në krizën ekonomike që jeton çdo familje shqiptare: “Reagimi i sotëm i Kryeministrit ndaj opozitës mbi ekonominë, ndihmon për të kuptuar se Saliu jeton jashtë realitetit të ekonomisë shqiptare”.

Përgjegjësinë për rritjen e taksave, për korrupsionin e lartë dhe mbi të gjitha rënien drastike të fuqisë blerëse, Edi Rama e sheh si rezultat të politikave ekonomike të ndjekura nga kjo qeveri: “Kryeministri përgjegjës për taksat e larta,përfshirë taksën e korrupsionit, e për rënien e fuqisë blerëse! Politika e tij po e falimenton ekonominë.”

Në mesazhin e tij Edi Rama është ndalur edhe në atë çka alternativa socialiste ofron për rimëkëmbjen ekonomike të vendit: “Ne do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve dhe do heqim taksën e korrupsionit për biznesin. Do të çlirojmë konkurrencën dhe rrisim punësimin.

Zgjedhja është e qartë: Rrënim i mëtejshëm ose Rilindje Shqiptare për të rimëkëmbur ekonominë, ripërtërirë shoqërinë, rivendosur demokracinë”, përfundon reagimi i Kryetarit Rama.

16 komente në “Rama: Kryeministri, përgjegjës për rënien e fuqisë blerëse”

  1. BERISHA DHE RAMA LARGOHU! says:

    Per Ramen, pas 21 janarit opozita e ka humbur indentitetin si opozite, pra neser do te votojne edhe heqjen e imunitetit duke treguar qe kjo opozite eshte e shitur tek Berisha.

  2. XH.U. zvicerr says:

    Sali Shkjau e ka da mendjen me e ba Shqiprin sketerre! Ju duet me e ndalue edhe me revolucion po ta lypin nevoja!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/dhi-e-zgjebosur-dhe.html

  3. BERISHA DHE RAMA LARGOHU! says:

    Nje opozite si kjo e Rames nuk i sherben shqiptareve, por i jep me shume pushtet Berishes.

  4. naimi ny says:

    Te thuash qe mender Kryemisri eshte përgjegjës për rënien e fuqisë blerëse eshte si ato shakate e kripura te Duces kur behej fjale per krevatin e bute te zonjes bertini…
    Ai eshte pergjegjes per renien dhe vrasjen e pabese te 4 protestuesve te 21 janarit qe dhe ju keni pjesen tuaj kriminale qe po shkembeni karriken e kryemisrit me gjakune e tyre.Jeni bere shume me i urryer se berisha sepse ai eshte vrases i sinqerte dhe gjakftohte kurse ju nje i pabese dhe frikacak kozmik..

  5. genti says:

    Po ju zoti Rama a e ndieni veten pergjegjes per zjatjen e
    pushtetit Berishes me nje mandat te dyte?????????????????

  6. plaku says:

    Desha te sqaroj qe ne fillim se, une jam i majte. Historia na tregon se, kriza ka si shkak kryesor ULJEN e kerkeses ( pra uljen e fuqise blerese )gje qe, eshte vertetuar ne krizen ekonomike te viteve 30-dhjete ne Amerike dhe Europe.Pra edhe sot ne vendet si Italia, Franca, Spanja,Portugalia etj. kemi nje ulje te KERKESES ( konsumit)gje qe, nuk eshte shkaktuar vetem nga pollitikat e gabuara te qeverive te ketyre shteteve por per faktin se, keto shtete nuk jane konkuruese me prodhimet e tyre si Gjermania. Eshte fakt se sot :
    – Banka qendrore europjane deklaroi se, do bleje ne menyre te pakufizuar bono thesari ne tregun sekondar me qellim qe, tju japi mundesi bankave europjane qe ti liroje nga kredite dhe bonot e semura duke bere te mundur keshtu dhenjen e kredive per ekonomine reale, pra rritjen e KERKESES ( konsumit). Pra qe investoret te mos blejne bono thesari ( se nuk do kene interes se do bjeri shkalla e interesit).
    – FED e Amerikes dje deklaroi me anen e Bernake se, ajo do bleje ne menyre te pakufizuar kredi hipotekare te semura me qellim qe bankat dhe investoret te fillojne te investojne ne industrine e ndertimit. Deri tani FED ka blere dei ne 2mije e teteqind miljarde dollare dhe tani me inisjativen e re do te bleje ekoma me shume per te rritur KERKESEN per shtepira pra per te ulur papunesine qe ne Amerike tani eshte 8%.
    Kuptohet se, Sala ka gabimet e veta por ama ai nuk ka mundesi financjare per te marre keto masa qe kane marre banka qendrore europjane dhe FEDI amerikan. Pra duhet bere “Quantitative Easing” ( futje se ma shume leke ne treg me qellim qe te rritet inisitiva private) sic beri edhe Ruzvelti ne vitet 30 ne Amerike “Great Deal
    “.
    Kuptohet se, Sala eshte nje idiot qe, harxhon leket per ashensora,elikoptera e makina te blinduara, paisje vilash, dhe budallalleqe te tjera. Konsumi rritet vetem ne se Banka e Shqiperise te nderhyje per futje lekesh ne treg dhe lehtesimin e dhenjes se kredive nga bankat duke stimuluar keshtu rritjen e investimeve dhe konsumit.Pra krijim vende te reja pune, njerezit kane leke, rritet konsumi e keshtu me radhe.
    Nuk e di por kam mendimin se, edhe Edi ben vetem bla bla bla pa pyetur specjaliste e ndryshem financjare qe, kane studjuar jashte, si puna e anetarit te forumit tone me emrin Denis.Ritje a konsumit nuk behet me demagogji dhe fjale te bukura sic ben Edi. Kam mendimin se, Sala nuk i ve gishtin plages se ekonomise sone dhe hedh fisheksare ne lidhje me venjen e gjuhes angleze si gjuhe e pare ne universitete, ngritje centralesh atomike, dixhitalizim i gjithe Shqiperise, Superfuqi energjitike, grate gjermane do gatuajne me energji diellore shqiptare dhe budallalliqe te tjera.Pra thjesht demagogji dhe genjeshtra per te hequr vemendjen e opinionit publik shqiptar nga problemi i madh i renjes ekonomike ne Shqiperi.
    Pra shkurt muhabeti, une mendoj se, Edi duhet te konsultohet me specjaliste ekonomike shqiptare dhe te mos beje bla bla bla sic ben Sala.
    Ne si popull i zgjuar kemi nje thenje te shkelqyeshme : “Me mire te dish se sa te kesh.” Mendoj se ky eshte problemi i politikaneve shqiptare. Gjermanet thone se cdo popull meriton qeverine qe ka.Kam mendimin se per momentin Shqiperia ka nevoje per njerez te ditur dhe jo sharlatane politike.

    1. Dean says:

      Plaku,pershendetje ne rradhe te pare,por nuk me thua,ne funksion te kujt duhet bo 1 “Quantitative Easing” ne Shqiperi?????
      Shqiperia nuk ka problemet qe kane vende si Sh.B.A.,Anglia…etj.
      Te hedhesh para te ”fresketa” ne treg do te thote te genjesh veten dhe mos te kuptosh problemin/et Fondamentale qe konkretisht Shqiperia ka.Shqiperia,i nderuar plaku,ka probleme shume here me te thjeshta dhe me te prekshme dhe i pari problem eshte se Shqiperia eshte 1 ”institucion” FIKTIV ku,ashtu si ne mesjete,sundon vetem 1 njeri dhe grupimi per rreth tij.Ne Shqiperi,kundra nga besimi yt per Denisin dhe njerzit e kategorise se tij,nuk ke 1 klase te mirfillte INTELEKTUALE.Nuk me thua,kur ishte hera e fundit qe ti ke degjuar 1 Akuze apo Kundershtim Konkret ndaj Fullanit dhe politikave te BQ-se,nga Anastas Angjeli,Denisi & Co.Nuk te kujtohet,por te kujtohet se Denisi kundershton me shume zgjuarsi ndo1 qe thote budallalliqe ketu ke TEMA.
      Banka Qendrore,pavarsisht mekanizmeve teorik qe ka ne dore,eshte 1 Institucion FIKTIV dhe i dale jashte loje,pasi ”politikat ekonomike” percaktohen nga BARBARI Berisha dhe monopolet per rreth tij.Dhe pikerisht,ky eshte edhe Fakti pse BARBARI Berisha ka faj per gjendjen ekonomike ne Shqiperi.1 shoku im,para disa vitesh,goxoj me u marre me tregtine e Bananes nga jashte.I’a kalben Bananen ne dogane,pas 1 telefonate nga Tirana,dhe per here te dyte nuk e morri me mundimin te vazhdonte ate biznes.Po qe se ai,dhe shume te tjere si ai,do kishin mundesi Lirisht dhe ne menyre te Ndershme te lejoheshin te ushtronin tregtine,atehere edhe konsumatori do kish 1 artikull me te lire ne treg.Ky rast eshte shume Banal,pasi ekonomia e 1 shteti nuk bazohet ne Importe,por ne Prodhim dhe Eksporte.Pra,pyetja eshte se a ka mallra ”Made in Albania” ne qarkullim,apo jo????
      Ka lesh.Une pashe me Habi,para disa muajsh,1 ”PARTY” te organizuar diku ne Tirane per futjen ne tregun Shqiptar te 1 produkti Serb(ilac rrobash)Deus apo Zeus,nuk me kujtohet mire.Kjo eshte CMENDURI,qe e kalon te gjith kufijte.Nuk po flasim ketu per mallra hi-tech,Makina/eri,Medikamente..etj.,te cilat dihet se ne nuk kemi potencialin Intelektual dhe Traditen e mirfillte per prodhimin e tyre.Por,ilac rrobash???????????????????
      Kemi pas prodhu ne kohen e Enverit,lene mo tani qe me teknologjine egzistuese e prodhon cdo shtet ne Evrope,pa ndo 1 problem dhe pa ndo 1 kosto te larte.Vetem,t’i shikoje ”Intelektualet” shqiptare,se sa te lumtur ishin kur vijshin verdalle neper salle,me 1 gote Shampanj ne dore dhe sa te lumtur ishin kur 1 Kosovar(our brother) qe kish ekskluzivin e ketij Detergjenti u shpjegonte se sa i mire ishte ky Detergjent dhe se sa mund ”Intelektual” ishte derdh nga ana e Serbve,per te prodhuar ket Detergjent kaq ”cilsor” per popullin e mire Shqiptar.Ti them keto,sepse ne nuk kemi SHTET dhe KOMB,ne rradhe te pare,lene mo me fol per Ekonomi dhe per ”bl bla blat..” e kryetarit te opozites.Eshte normale qe ED RAMA duhet te jete shume i Kujdeshem dhe i Vetdijshem kur flet per Ekonomine,por qe te Akuzosh dhe Urresh Ed Ramen me shume se sali berishen,kjo gjo eshte Oksigjen per vetite fondamentale qe ne kemi dhe qe duhet te shkeputemi 1 ore e me pare:Friken,Inferioritetin dhe Perkuljen.
      Gjith te mirat,plaku, dhe mos e mer personale sepse kam respekt per ty.

  7. enofieraku says:

    Zoti rama e ju i mbani ison , mendoni se keni bere opoziten e duhur? apo e keni bere bashke lojen? ti dhe sala ,ke nje pergjigje?

  8. populli nuk te do says:

    Mundesine per te hedhur Berishen e ke pasur disha here Zt Rama,
    dhe ju keni bere te kunderten, ne vend qe ta rrezonit dhe te
    shpetonit shqiperine, i dhe pushtet te plote pushtet apsolut.

    A nuk jeni edhe ju bashkfajtor me Berishen per kete situate
    qe eshte shqiperia, prandaj nuk ka me moral politik, populli
    sa do i varfer qe eshte i kupton cicerimat ciu ciu ciu ciu

  9. kalorsi i zi says:

    Nuk e kuptoj , perse nuk qenka faji i qeverise dhe km per renien fuqise blerese ne vend ?
    Ekonomia e nje vendi eshte si nje makine qe funksionon ne baza te ekilibrit import/export ose hyrje/daljes se valutes. Si ka mundesi qe shqiperia keto 7 vjet nuk e zhvilloi prodhimin vendas ? si ka mundesi qe ekonomia shqiptare nuk u pergatit per hapjen e vizave duke ditur qe shume shqiptare do te leviznin neper evrope ku do shpenzonin Eurot ?
    Sigurisht po te flasim si Plaku, te hedhim ne treg valute do shpetojme ekonomine, po po e vertet. Si do ta garantojme lekun me arka bosh ?
    Ne shqiperi te hedhesh …miljarda dollar 70% shkojne tek prodhueset grek,maqedons, turk, italian ose serb etj, te tjerat shkojne tek distributoret politikane shqiptar qe nuk dine te investojne tek e ardhmja e vendit, pra jane te shitur.

    1. plaku says:

      kaloresi i zi,
      Desha te them keto gjera :
      – Ti ke te drejte kur thua : “Nuk e kuptoj , perse nuk qenka faji i qeverise dhe km per renien fuqise blerese ne vend ?”
      Ne fakt qeveria e Sales ka faj sepse qe te vije investitori ne Shqiperi ai do :
      a.- Energji elektrike dhe uje te lire dhe te sigurte.
      b.- Korrupsion sa me te ulet.
      3.- Funksionim sa me te mire te sistemit gjyqesor.
      4.- Qetesi politike dhe sidomos socjale.
      5.- Punetore dhe kuadro me nivel sa me te larte per te vene ne pune dhe mirembajtur fabrikat.
      6.- Fleksibilitet ne te gjitha fushat.
      Kur une fola me siper une nuk i mora parasysh keto faktore dhe u nisa vetem nga pikpamja financjare.
      – Ti thua : “Sigurisht po te flasim si Plaku, te hedhim ne treg valute do shpetojme ekonomine, po po e vertet. Si do ta garantojme lekun me arka bosh ?”
      Qysh ne vitin 1974 nuk kemi me sistemin e “Goldstandard”, sipas te cilit leku qe ishte ne qarkullim duhet te mbulohej nga nje sasi e caktuar floriri.
      Banka e Shqiperise do te beje ate qe ben banka qendrore europjane dhe FED i Amerikes. Ajo do te shtypi vetem leke shqiptare leter dhe me keto leke do bleje nga bankat kredite e semura. Ne kete menyre ajo liron bankat shqiptare nga kredite e semura. I furnizon keto banka me leke te lire ( me interes te vogel )ne menyre qe keto banga te japin kredi me te lira dhe me me shumice ne ekonomine reale. Ne kete menyre stimulohet ekonomia,behen investime, hapen vende pune dhe rritet konsumi.
      Me vone kur ekonomia e ka marre vehten atehere banga kombetare i heq leket e tepert nga tregu duke shitur kredite e semura qe bleu.
      I vetmi rrezik ketu eshte rritja e pakontrolluar e inflacjonit m.q.s ne treg do kete shume leke. Kete politike ka mbi dhjete vjet qe ben edhe banga qenrore japoneze dhe deri tani ata nuk kane ndonje problem serjoz me inflacjonin.
      Vete fakti qe banka qendrore europjane dhe FED-i amerikan po ben kete gje tregon se duhet rezikuar. Kuptohet se, Gjermania nuk donte ne asnje manyre qe banka qendrore europjane te vendoste te blinte bono thesari pa kufi. Ardhja ne fuqi ne France e Hollande ka ndryshuar shume gjera dhe keshtu qe, sic duken bathet shkolla gjermane ( vetem me kursime ) e humbi fuqine e saj dhe ne Europe po merr fuqi shkolla anglo saksone e cila bazohet shume tek teoria e Keyenes. Pra Amerika dhe Europa po bejne ate qe beri edhe Ruzvelti me krizen e madhe ekonomike te viteve 30 ne Amerike.
      Pershendetje.

      1. kalorsi i zi says:

        Plaku,
        prape nuk me kuptove. Ekonomia e shqiperise eshte ndertuar mbi konsomacionin dhe jo prodhimin e kupton, shkolla saxone ultraliberale me laborator shqiperine dhe taksen e sheshte. Per ti dhene energji fuqise blerese duhet te prodhosh duke krijuar punesim, ndryshe jepi lek gratuit qytetareve vetem qe te blejme. Po flasim per shqiperine dhe jo per Evropen sepse per shtypjen e Eurove te BB jane shume shtete qe e kan garantuar me % nga thesari i tyre sepse e dine qe tregu evropian ka potencial. Ne po flasim per shqiperine dhe gabimet e politikaneve tane qe edhe kur bie bora e ka fajin Zoti se nuk i lajmeroi.

  10. qeparo says:

    per Ramen ka nevoje nje regjim si ai Kinez qe ja mbyll gojen te mos guxoje me te bej as ciu ciu ne Twitter, eshte bere i neveritshem sa s’durohet dot me

  11. Endri says:

    Ti o Rama je po aq pergjegjes sa ai,ne mos me shume.Sepse fale teje ai po rri kaq gjate ne pushtet.Po te mos ishe ti ne krye te opozites nuk do ta kishim sot Saliun ne krye e per rrjedhoje as nuk do vuanim krimet e tij.

  12. Fred says:

    Ik o Rama se ti je ma kriminel dhe ma hajdut se berisha ma komunista se PD ,,, edhe ju si ps I keni vjedhur dhe vazhdoni ti vjedhni popullin shqiptar nje mut me berishen

  13. nastradini says:

    Nuk ka gje me qesharake se deklaratat dallkauke te fundit te Edi Rames, qe mesa duket e ka humbur fare toruar dhe per cdo gje ja hedh fajin Sali Berishes. Sepse po te hedhi syte rreth e rrutull Shqypnise Edi Artisti do te shohe se edhe vendet fqinj po vuajne te njejten renie te fuqise blerese, bile edhe me teper se shqiptaret, qe njihen denbabden si cingune dhe kursimtare ne harxhimin e LEKUT. Mirpo te te hedhi shikimin prej LIDERI opozitar pak me larg se oborri albanez dhe te shohi se cfare po ndodh ne Bote Edi Rama do te nderronte mendim per deklaratat pa dogane qe leshon nga twiter-i i tij dhe do te kuptonte se Kriza Ekonomike Boterore i ka hedhur rrenjet edhe ne trojet shqiptare. Pa pyetur se kush eshte ne krye te albanezeve Berisha apo ndonje tjeter komunist i Partise se Punes. Sa me shpejt t’i fuse marshin indietro Edi Opozitari deklaratave te tij nonsens dhe dallkauke aq me mire per PS-ne e tij dhe Opoziten mjerane shqiptare. Se ndryshe kur Edi te kete hequr tatimet dhe taksat per miletin alla Enver Hoxha, do te vije dita kur edhe per permbytjet ne Bangladesh do ta kete fajin Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje