Ndez turbinat Ashta, por austriakët sërish ankohen për pengesa

18 Shtator 2012, 20:30Politika TEMA

Për inaugurimin e kësaj vepre nuk u shtrua një tapet i kuq, por një tapet blu

Të martën ka ndezur turbinat hidrocentrali i Ashtës, një investim i madh i austriakëve në Shqipëri.

Siç raportojnë mediat austriake, hidrocentrali do të furnizojë rreth 100 mijë shtëpi me energji. Kostoja për ndërtimin e tij ka shkuar në rreth 215 milion euro.

Por përfaqësuesit e dy sipërmarrjeve austriake, EVN dhe Verbund, që kanë ndërtuar hidrocentralin, u ankuan sërish, duke thënë se ka pengesa ndaj investimeve sidomos sa i përket kuadrit ligjor.

HEC-i Ashtës ka kapacitet rreth 53 megavat dhe do të hedhë në tregun energjetik shqiptar rreth 240 milionë kilovat/orë energji elektrike në vit.

Ky hidrocentral, i cili përbëhet nga dy centrale elektrike, Ashta 1 dhe Ashta 2, konsiderohet një risi në fushën e ndërtimit të veprave energjetike hidrike: ai është ndërtuar me teknologjinë më të avancuar Matrix, duke përdorur turbinat e vogla, e cila bën të mundur shfrytëzimin mjaft efikas të energjisë ujore.

Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë një ngjarje të rëndësishme për sistemin energjetik shqiptar. Ai tha se ky është “një hap madhor drejt realizimit të projektit të “Shqipërisë, superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon” dhe e “zhvillimit të qëndrueshëm”.”

Shiritin e inaugurimit e ka prerë kryeministri Berisha, së bashku me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli dhe kryetaren e parlamentit të Austrisë Barbara Prammer.

13 komente në “Ndez turbinat Ashta, por austriakët sërish ankohen për pengesa”

  1. tajari says:

    boboooo!
    shif sesa veta paskan marr gershonet dhe jan vu ne rradh me pre shiritinagurimin!!
    tamom rrumpalldemokraci mo!
    PRITE KUR T’FILLOJN EDHE GABELT E BREGLUMIT ME PRE SHIRITA ..

  2. ilir says:

    hajde kosto hajde…reth 4 milion euro per megavat….ndersa me panele diellore kosto per megavat eshte reth 2-3 milion euro…qe mbahet si me e kushtueshmja….vidhni vidhni….bashke me austriaket.

    1. sphinx says:

      o Ilir eshte koncesion ky ndertim, pra me eurot e austriakeve jo me leket tona kshuqe ska lidhje e vjedhura, se nuk mund te vjedhesh veten. Me kupton besoj?!

  3. kameniku says:

    o burra te gjith nga nje cop e futet shqiperin ne rrug pa krye. zbrit o zot i math e preu duart

  4. Pamvarësia says:

    ,,Ashta” e Saliut dhe e Jozefinës është sa një mulli bloje në krahasim me ,,Fierzën” dhe ,,Komanin”. Gjithësesi, është për tu përshëndetur ndërtimi i këtij h/c. Sa i përket kostos, ajo dihet. Konsumatori shqiptar do ta paguaj. Se për të shitur ne, enegji, mund të fillojmë aty nga viti 2044, kur saliu do të festojë 100 vjetorin e lindjes, njëherësh dhe dorëzimin e pusht-shtetit!

    1. enofieraku says:

      komentet e tua kane nuanca te nje superkurve , dhe ti pjell e saliut je, dhe me sakt ose do jesh sandri i klanit, ose fevzua i kalnit,,, super e sigurt kjo qe them…

  5. Ligor Luarasi says:

    Austria e deshmoi edhe kesaj here nivelin e saj larkpames per nje Shqiperi vertet te begate.Zonjes Barbara Prammer dhe qeverise se saj ju befte dita njemije.

    1. anticensurë says:

      o ligor,
      ç’hyn këtu barbara pramaer???
      është thjeshtë një njeri politik që ka prerë një shirit!asgjë më tepër nuk ka bërë!!mor njerëz të mbushur me doktrinën e NJËshit!mjafton të dalë dikush me emër dhe ai i ka bërë të gjitha!përse jeni kaq trapa!boll më me indoktrinim!tju vijë turp për atë tru të thatë që keni!

  6. GIMI says:

    SHUM I MIR HIDROCENTRALI ,,,,

  7. mery. says:

    Shihni si jane mbledhur hajdutet ne kry me Saliun .Kryetari i komunes si kafshe ,sju vjen turp e shkaterruan Shqiperine ,mafjoza …

  8. Andi says:

    Te lumte Ligor per fjalet e mira dhe te verteta. Te pergezoj!!

  9. shqiptar says:

    o komuniste pse jini kaq te liq.edhe e bukura dhe e mira e ketij sistemi ju vret syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje