Jo vetëm Klan, qindra mijëra euro edhe për gazetat “RD”, “55” dhe “Koha Jonë”

21 Shtator 2012, 13:34Politika TEMA

Nga fondet e qeverisë për reklamë, përveç TV Klan, që ka fituar miliona dollarë, kanë marrë pjesën e tyre edhe “Rilindja Demokratike”, “55”, por dhe “Koha Jonë”, e cila gjithashtu është në pronësi të Aleksandër Frangajt.

Sipas deputetit socialist, Eduard Shalsi, i cili ka vijuar denoncimet për skandalin e reklamave qeveritare, “RD” ka marrë plot 500 mijë dollar nga Ministria e Transporteve, “55” 100 mijë, ndërsa “Koha Jonë” 200 mijë dollarë.

Deputeti socialist ka denoncuar gjithashtu edhe skandalin e reklamave të Ministrisë së Punës, skandal që u bë publik që më shumë se një vit më parë nga Gazeta TemA.

DEKLARATA

“Gjatë gjithë këtyre ditëve teksa jepnim fakte, me dokumente dhe shifra të nxjerra nga vetë ministritë, u bë gjithnjë e më e qartë se pse disa media si Klani apo gazeta Koha Jonë etj, janë mobilizuar aq shumë për t’i shërbyer qeverisë së Sali Berishës sa kanë zgjedhur të dezinformojnë dhe keqraportojnë në interes të Sali Berishës. Eksperienca e vendeve të zhvilluara tregon se sa më demokratik një vend aq më e lirë është media. Sa më e keqe qeverisja aq më e vendosur është qeveria për të shkatërruar dhe çrregulluar tregun mediatik. Dhe kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri.

I paaftë për të ndërtuar një qeverisje demokratike që do ta çonte vendin përpara, Sali Berisha është i gatshëm që për të mbuluar zullumet e tij, të paguajë me çdo çmim investimin për të kontrolluar sa më shumë media, për të bombarduar me propagandë qytetarët dhe për të shkatërruar tregun mediatik në Shqipëri. Sot, siç ju thamë edhe dje, kemi disa fakte të tjera. Në Shqipëri mund të ndodhë që Kontrolli i Lartë i Shtetit të akuzojë një ministri për rreth 90 milion lekë të vjetra, pra rreth 90 mijë dollarë dhe qeveria të mos marrë asnjë masë.

Në Mistrinë e Punës e cila është ministria që ka një zyrë që nuk ka punësuar ende asnjë të papunë deri më sot ¼ u buxhetit mediatik e merr Promo e Klanit,” tha Shalsi.

“Ndërkohë që ajo që është edhe më dramatike në të gjithë këtë histori është se siç e tregojnë këto letra Gazeta “Rilindja Demokratike” ka marrë 500 mijë dollarë nga Drejtoria e Rrugëve në Ministrinë e Transportit.

Pra, vetëm nga një ministri gazeta “Rilindja Demokratike” në fakt duhej quajtur Rrënimi Demokratik ka marrë plot 500 mijë dollarë.

100 mijë dollarë shkojnë për Gazetën 55.

200 mijë dollarë për Gazetën Koha Jonë. Nëse do të pyesni ku i keni gjetur këto të dhëna, janë pikërisht në letrën që Sokol Olldashi i dërgon kolegut tim Braçe në datën 29 maj të këtij viti.

Është pikërisht ky dokument që përmban brenda të dhënat që tregojnë, më lejoni ta ritheksoj edhe njëherë 500 mijë dollarë për Gazetën Rilindja Demokratike, 200 mijë dollarë për gazetën Koha Jonë dhe 100 mijë dollarë për Gazetën 55.

Kjo, pra, është shpërndarja e parave publike në tregun mediatik shqiptar. Mjafton të shikosh se si shpërndahen paratë publike për të kuptuar që këta njerëz nuk kanë asnjë kriter, asnjë normë, nuk kanë asnjë limit. Janë sa të papërgjegjshëm aq edhe të paimagjinueshëm. Dhe arsyeja se pse e bëjnë këtë gjë është pikërisht për të dezinformuar publikun dhe për të kontrolluar mediat. Për të ngopur ato që i shërbejnë pushtetit dhe për të shkatërruar ata që kritikojnë pushtetin.”

21 komente në “Jo vetëm Klan, qindra mijëra euro edhe për gazetat “RD”, “55” dhe “Koha Jonë””

  1. mister x says:

    ku ngeli me media pervec tch dhe vizion plus qe nuk jane te qeverise.

  2. Babe Dud Kar Bunara says:

    Po gazeta AGON e publicistit te shkelqyer Frrok Qupi?!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html

  3. HORRI bulevardit says:

    Zoti Shalsi, mire ben qe denoncon me fakte, por ne i dime se kush perfiton nga Saliu, jo vetem keto qe ti nxjerr, por ka dhe me shume.
    Mos harro nje universitet privat, ate te Naim (Henri) Cili.
    Ka shume,
    Ju duhet te nxirrni sa me shpejt qe te mundeni, se sa eshte shuma, qe eshte investuar ne Shqiperi, qe nga 92-shi deri tani dhe sa jane dhene per keto investime, atehere do te kemi nje shume te perafert te vjedhjeve, qe une besoj se mund ta kene kaluar disa miliardeshin ne dollare.

    1. voica says:

      Horro, c’kemi!
      Zamet e ke, po do t’lutsha te me thuash: ky Çili, megjithemend Naim e ka emrin? Ne fakt s’ka mundesi te kesh emrin Henri dhe te sillesh sic ben Çili.
      Dhe nje kerkese tjeter pa te bezdisur:
      E njef gje k/redaktorin e 55-es? Nje here e kam pare ne UTV-ne e Qim Pekes dhe m’ka ngel fiksim…
      Faleminderit!

      1. HORRI bulevardit says:

        Di kte qe goca e Fahri Balliut, akoma pa mbaruar univeritetin ne Itali dhe pa punuar asnje dite pune, plus dhe pagesat e majme qe duhet per ne universitet, sipas te dhenave te dala ne media dhe te pa kontestuara, ka mbi dhjete miljon euro ne konton e saj.
        Di qe ka qen dhe nga me te zellshmit ne ZP, ne kohen e xhaxhit, di dhe qe eshte nje klloun qe di ta dredhi ne cdo qeveri.

        1. voica says:

          Faleminderit per vemendjen, Horro, por nuk e kisha fjalen per Fahri Ballgjerin, por per k/redaktorin e 55, nje djale tek te 30-tat, qe vetem t’a shikosh…
          Respekte!

      2. aa says:

        Jo Naim. E ka pas Neim. Pyet ne Labinot Fushe te Elbasanit se ta thone tamam.

  4. orli says:

    Zoti Shalsi!nje pyetje kisha per ju:Ju vetem ne kuadrin e konstatimit do qendroni,apo keni ndonje plan tjeter?

  5. dardani says:

    Eu bre tan mafie dolen keta demokratat e nershem…

  6. ATILA says:

    Vidh te vjedhim eshte kjo pune
    se ky popull po fle gjume
    eshte i mpire e i trullosur
    mendjen zorret nakatosur
    vidh c’te mundesh sa te jesh
    sepse neser s’do e kesh
    as kolltukun as pushtetin
    ndaj o burra vjedhim shtetin
    se tete vjet ne opozit
    nuk do nxjerrim gje ne drite
    rrip c’te mundesh pa hesap
    se ne dore nuk te vjen prape
    po t’kete shtet me kaq zullum
    neser do e hash tullum
    Po me kaq sa keni bere
    ju duheni vrare te tere
    si su ngopet mor zagre
    shitet,vodhet e s’late gje pa mare
    nuk late forme e marifet
    vec per prona dhe rryshfet
    beni rruge sikur beni pune
    qe te merrni sa me shume
    si su ngopet mor te marre
    krimbat do ju hane ne varr
    dhe femijet ate ciflig
    s’do te gezojne asnje cike
    do u dale neper hunde
    ajo qe ju vodhet pa fund.

  7. debatiku says:

    I nderuari z.Shalsi,me gjithe respektin per kurajon e larte qe manivestoni,por edhe kenaqemi qe i beni te ditur per popullin se si perdor kjo qeveri fashiste parat e taksapaguesve,sikur te jete te saliserbit end co….por te gjitha keto shperdorime e pervetsime na lind e drejta te bejme nje pyetje….
    Ku eshte kontrolli i larte i shteti,qe vetem shtet-ska,pra ska shtet,por Bujar LESKA=ka eshte i gjalle por kurre ne krye te detyres….PSE U VENDOS ATY,PER TE ZBATUAR URDHERA E JO PER TE DERGU NE PROKORORI,PARA ASAJ DREJTESIE TE FALIMENTUAR TE GJITHE RULAT E SHULAT E PUSHTETIT..???qe ajo Ina Ramma nuk i merr te pandehur,apo sjane shtetas ,por jane vetem HAJDUTE TE POPULLIT E VENDIT TONE…
    Ndaj zoti Shalsi cfare do behet se jemi tejngopur me denancime te tilla dhe asnje nuk shkon para drejtesise,te pakten areshivojeni ,te jene denancime ne prokurori….se ashtu duhet ligjerisht te veproni,se ky popull nje dite do t’jua beje gjyqin dhe denimin nga ky popull do ta kene sandrat e sandrushat e saliserbtopalles end co…Jepni edhe dorezimin e denancimit para medias ta shikoj ky popull se thote me te drejte…..ato po kthehen ne sulltane ne pasuri e si denon njeri..kot lehin keto te PS…skane cfare i bejne arrijne deri atje ,,,qe ju akuzojne edhe juve qe publikoni sa per sy e faqe sepse te gjithe bashke vjedhin popullin sa majtas e sa me shume djathtas…cfare i bene saliserbit per vrasjet e shkaterrimet,plackitjen eshitjen e pasurive te popullit????ti beje nje i thjeshte qe ska as buke,se e merr me liste ligji vepron ,por pse per keto shtetas ,ka vetem “fetyren sholl” me demaskim ne medja e ligji nuk vepron…se rulat e shulat jane te armatosur me shume e shume….sa si hyn ferra ne kembe edhe pse ilirat e hajniose dalin kembe zbathur….presim veprim qe tju vlersojme deri ne fund

  8. zihni ura says:

    Epo te peshosh me dollare edhe bythen e Fahri Balliut eshte te kesh dy nje ta mbash e nje ta cash…!
    Mir na e bejne ky eshte sala qe ka ndryshuar e po na con ne treg per te na shitur si bagetia..!Pak e kemi..1
    Ne duam buken e misrit ta hame me gruri se per gje tjeter te hame mune…!

  9. daja says:

    Amani ore ministra mos ma harroni gazeten e “llulles”.

  10. Illo says:

    Ishte apo nuk ishte antikomunist Saliu , nuk di ta thote njeri , por qe nuk ndertoi nje shtet demokrat , kete e thote dhe bufi .Nuk mund te funksionoje nje shtet , qe destinohet per nje pjese te popullsise , qe me siguri nuk eshte gjysma . Korrupsioni eshte i pa perfytyrushem , te pakten , per kaq sa njofim ket pluralizem . Te mbulosh me flori nje pjese te medjave , eshte tradheti e hapur . I lumte AK , qe e quan te pandehur , kete karagjoz dhe hajdut me dokumenta . Vete perfitusit e ketyre fondeve duhet te ndergjegjesohen , se po bejne shume zullume , ne kurris te ketij populli . Natyrisht durimi ka kufi. Aleanca KZ , kam besim se do ta vendosi kete kufi , perpara zgjedhjeve . Nuk ka pse te organizoi zgjedhje nje pushtet i degjeneruar . Kete pergjegjesi besoj se dhe vete Berisha nuk do me.Kete pret PS , qe ai te abdikoi . Jam me linjen KZ. Illo

  11. Aleksandër Matrënga says:

    Po atë 77 kush e finoncon që shitet rrugëve nga disa të rinj dhe fëmijë,këta të rinj janë gjithë ditën nëpër rrugët e Tiranës duke shpërndarë 77-tën kur duhet të ishin në mësim në shkollat e tyre.Në çdo numer të saj ,në faqen e parë është me siguri saliu.
    More sa qejf i kanë numrat xhanëm ,55,77 pritet që për fushatën e 2013 të dalin edhe gazeta 99,ndoshta edhe 33.Mos të flasim për .rrok çupin këtë plehrë me agoni-n e tij.

  12. Atdhetar USA says:

    O moj shqiperi e mjere cte ka zene kjo kolere, SI NUKE TU SOSEN HALLET NJEHERE.Ceshte kjo makuteri qe nuke njeh kufi ne shperdorime e vjedhje, korupsjon.Sali krimineli nuke shikon vrasjet , varferine, vetevrasjet, korupsjonin, pore stimulon gazetat dhe televizjonet pro qeveritare me shuma maramendese nga leket e popullit qe sblen dot ushqimet po i mer me liste. SHume shqipetare skane strehe dhe lek per te blere ilace. Ka kontroll shteti shqiperia apo ka njerez qe marin rroga te majme dhe i mbulojne keto shpenzime dhe vjedhje qe po denancon perdite opozita. Cfare pret me shume se kaq prokurorija, po avokati i popullit per ti vene para drejtesise keta mafjoza dhe hajdute. qe per te mbajtur pushtetin me force i vjedhin popullit edhe buken e gojes.

  13. Den says:

    Ej po harrute ker ishte Ps qe te dy operatoreve shteterore te vetem
    ne treg Alb Telekom dhe Kesh te Top-Chanel e News24 nuk pushoshin rreklamat pa pushim apo ajo ishte norma re per ju. Yt komunista te ndaluar me ligj ne Usa.

    1. Shtegtari says:

      Me qe je ne USA besoj se e di dhe ke per detyre tua thuash te gjtheve se DEN ne anglisht do te thote STROFULL (e ariut, luanit dhe e bishave te tjera) ç’ka do te thote de pseudonimi (=nickname) qe i ke vene vehtes perputhet ne menyre te hatashme me rolin qe luan me “komentet” e tua ne favor te BISHAVE qe na po “qeverisin”

  14. jo vetem says:

    eshte edhe Altin Goxhaj, kelyshi i Fahri Balliut qe ka perfituar miliona nga dobiclliqet ne favor te klanit berisha

  15. ali brahimi says:

    po vazhdoje leximin o zoti Shalsi. se ajo letra vazhdon edhe me Shpiptaren e Anila Bashes, Shqipin e Sigurimit, gazetat e Fanes dhe gazeten e Koços, etj. Nuk mbyllet me dy gazeta.

  16. Era says:

    Shpejt u kujtua Shalsi te denoncoj skandalin. Pse nuk denonon ish-kryetarin e Bashkise se Tiranes, sot lideri i opozites, qe te gjitha parate e pushteti vendore i adresoi tek gazeta e Koco Kokedhimes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje