Brenda në sanduiç gjen një mi. Merr 10 sterlina kompensim

26 Shtator 2012, 21:51Lifestyle TEMA
Brenda në sanduiç gjen një mi. Merr 10 sterlina kompensim

Kur Katie Crabtre, nëna e dy fëmijëve, kafshoi një sanduiç me pulë, proshutë dhe marule, nuk priste që aty brenda të kishte diçka tjetër.

Britanikja 31 vjeçare mbeti e shokuar kur zbuloi se brenda në sanduiç ishte edhe një brejtës. Madje ajo kishte kafshuar pjesë të tij, duke menduar se ishte proshutë e djegur.

Pas kësaj, ajo mbeti e terrorizuar.

Ajo menjëherë shkoi në supermarketin TESCO, rrjeti gjigand britanik, por ata fillimisht e refuzuan.

Pas disa ankesave, ata më në fund i dhanë dhjetë sterlina si dëmshpërblim.

Ata i dërguan bashkë me paratë edhe një letër ku kërkonin falje dhe shpreheshin se do investigojnë për këtë çështje.

Në disa vende të botës, brejtësit, konsumohen pa problem.

Në Peru, derrat e Guinesë janë një ushqim shumë popullor.

6 komente në “Brenda në sanduiç gjen një mi. Merr 10 sterlina kompensim”

  1. Landa Mitro says:

    Po 10 sterlina nuk eshte asgje per nje cope mi te kafshuar. vetem imagjinata te ben per te vjelle!
    1 mije sterlina duhet te ishte minimalja!
    Per ta vazhduar akoma nauzean:
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/celebrity-plastic-surgery-disasters.html

  2. DaDy says:

    10 sterlina,per nje tourkofagos qe gjete brenda???????

    1. enea says:

      Ajo i mori, por ti o derdimen qe nuk vlen asnje kacidhe.
      Bajge shqiptare

    2. patrioti says:

      hahhahah .. me shkrive per zotin..tourgofagosi spiuni dhe tradhtari si ai gjen kudo pa leke..

  3. Eri says:

    “Në Peru, derrat e Guinesë janë një ushqim shumë popullor.”

    Po kjo fjalia me siper c’lidhje ka me lajmin? Derri s’eshte as brejtes as ndonje mish qe s’e ham perdite.

  4. El Profesor says:

    Eriko,

    Derrat e Guinesë është përkthimi tekstual nga anglishtja, shih http://en.wikipedia.org/wiki/Guinea_pig

    Bëhet fjala për brejtës të mirëfilltë…

    Në Peru njihen me termin , shih http://es.wikipedia.org/wiki/Cavia_porcellus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje