Nestle nis fushatën e saj të re ‘Ne do të të gjejmë” (VIDEO)

27 Shtator 2012, 12:27Lifestyle TEMA

Jetojmë në një botë të çmendur reklamash. Ngado që hedh sytë i sheh. Çmenduritë për të reklamuar mallin nuk kanë fund.

Kështu duket edhe fushata e fundit e gjigandit të ushqimeve, Nestle.

Kompania e çokollatave ka nisur një fushatë në Britaninë e Madhe, të quajtur “Ne do të të gjejmë ty”.

Në gjashtë produkte të saj janë vendosur pajisje gjurmuese.

Në momentin që e hap çokollatën fatlume, atëherë aktivizohet pajisja e gjurmimit, e cila dërgon një sinjal në dhomën e kontrollit.

Një ekip me komando gjen më pas vendndodhjen e saktë tuaj dhe vjen aty me helikopter për tu dhuruar një valixhe me plot 20 mijë sterlina.

Kompania thotë se kjo fushatë synon përgjithësisht të tërheqë meshkujt drejt produkteve të saj.

Pyetja lind, po sikur ta hidhnit në kosh mbështjellësen e çokollatës, me gjithë gjurmues?

Do gjejnë koshin e duhur!

1 komente në “Nestle nis fushatën e saj të re ‘Ne do të të gjejmë” (VIDEO)”

  1. NEST-F says:

    You will find Us, and we will fuck U!
    http://fashionguests.blogspot.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje