Shkencëtarët të sigurt: Kjo statujë vjen nga hapësira

27 Shtator 2012, 18:43Lifestyle TEMA
Shkencëtarët të sigurt: Kjo statujë vjen nga hapësira

Kur shkencëtari gjerman, Elmar Buchner, mori në dorë për herë të parë këtë statujë budiste, nuk e dinte se çfarë vlere kishte.

Por një kërkim i mëtejshëm ka sjellë edhe përfundimin befasues: statuja e Budës, që dikur nazistët e sollën nga Tibeti në Gjermani, vjen nga hapësira.

Duket si një histori e Indiana Jones, por është e vërtetë.

Faktet janë publikuar në revistën “Meteoritics and planetary science”.

Historia nis në fund të viteve ’30 në Tibet. Atëherë një ekspeditë me shkencëtarë gjermanë kishte shkuar në Azinë Qendrore në kërkim të paraardhësve të arianëve.

Po kjo statujë zgjoi interesin e tyre, pasi kishte simbolin e tyre në gjoks. Ata e sollën në Gjermani dhe për statujën nuk u dëgjua deri në vitin 2007.

Atëherë ishte gjeologu gjerman Elmar Buchner, që e mori statujën në shqyrtim nga një koleksionist privat dhe arriti në përfundimin: metali, me të cilin është përgatitur ajo, i përket meteorit Chinga.

Gjurmë të këtij meteori datojnë përpara 15 mijë vitesh në Siberi dhe Mongoli. Fragmente të tij janë gjetur për herë të parë në vitin 1913. Por statuja është e shekullit 11. Se kush e ka përgatitur, nuk dihet. Diçka e ngjashme nuk është gjetur kurrë.

Shkencëtarët mendojnë se për shkak të dorës, ajo statujë ngjan me Jambhala-n, zotin e mirëqenies.

16 komente në “Shkencëtarët të sigurt: Kjo statujë vjen nga hapësira”

  1. Kapterri says:

    eshte statuja e paraardhesve te Sali Berishes. Tani e kemi te sigurte preardhjen ariane. Se shpejti Sala do ta fuse edhe kryqin e thyer ne logon e PD-se

    1. shkodran denbabaden says:

      @ Kapterri
      Logo asht e xanun! Canabis Sativa asht pjese e logos se PeDe!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

  2. ufo says:

    ne shkolle mesuam teorine e darvinit EVOLIMIN.. sot na thone darvini eshte idiot,,njerzimi eshte manipuluar gjenetikisht nga ALIENET??

  3. mirel says:

    Vini re se nuk ka ardhur statuja nga kozmosi, por guri ne te cilen eshte gdhendur ka qene pjese e ketij meteoriti te rene nga qielli.
    Dhe nuk ka rene statuje.
    Shkruesi te korrigjoje lajmin.

    1. andi says:

      je shume i sakte..sa do ta shkruaja te njejtin mendim po kur pashe qe e kishe shkruar te le radhen :)..po ska faj gazetari..po vjen ai brez i cili seshte i shkolluar pavaresisht diplomave dhe i hane lajme te tilla si sapun per djathe..teoria eevolucionit eshte kryevepra e mendjes boterore..dhe ska perendi ta hedhe poshte…neser do thote ndonje gazetar tjeter…nga studimet ka dale se njeriu del dhe duke e mbjelle ne toke si peme..e shumekush edhe mund ta besoje..

  4. toni says:

    tju jap une nje ide me bindese
    Dihet qe meteore kane rene ne toke nder vite
    ai zoteria qe e ka modeluar ka gjetur nje material te ngjashem me metalin por pa e ditur qe eshte copez meteori, tani qe shkenca e percakton se cfare materiali eshte na del me rezultatin qe “Kjo statujë vjen nga hapësira”…

  5. MEMEDHETARI says:

    HISTORI E VJETER:
    Nje student qe ishte i varfer dhe shtepine e kishte pa tavan,nje dite duke qene i shtrire i shkuan syte lart tek traret,ku,tek njeri prej tyre vuri re nje …bajge!!!
    Dhe vriste mendjen se si e ka ngritur bythen lopa aqe lart… ?

  6. SKENDER BEU I VJETER says:

    SIMBOLI I KRYQIT TE THYER NUK ESHTE SIMBOL THJESHT ARIAN POR PELLAZG.AI SIMBOL PERSONIFIKON DJELLIN,ZEUSIN PARA SE ZEUSI TE PARAQITEJ SI FIGURE EGEDHENDUR NE GUR.KETE SIMBOL E GJEN ME SHUMICE DHE NE FORME TE TRANSFORMIMIT TE SAJ NGA NJE DIELL ME REZE NE MES TE THYERA SI GERMA S NE SIMBOLIN ME ME TETE S TE BASHKUARA NE MESIN E TYRE DHE ME PAS NE SIMBOLIN E KATER S DHE ME PAS NE ATE TE DY S TE BASHKUARA NE MESIN E TYRE.KETO SIMBOLE JANE ZBUKURIMET E VETME TE GRYKES SE PITOSAVE TE MEDHENJ 2-3 KUINTALESH PER DRITHE APO VAJ DHE ZAHIRE NE MUZEUN ARKEOLOGJIK NE TIRANE DIKUR ,POR DHE NE KOSOVE,DHE NE KORCE E VLORE.ORIGJINA E TYRE E PRODHIMIT ESHTE AFERSIA E PIKES ARKEOLOGJIKE NE DEVOLL (SHIKO EORDEAN)E QYTETEVE TUR,DHE DEABOLIS(KUFIRI BOZHIGRAD-MIRAS,BILISHT,TREN,PROGER,ZVEZDE,CANGONJ,VRANISHT)SHIKO GAZETEN EORDEA.KURSE NE KOSOVE NE AFERSI TE PRIZRENIT DHE MITROVICES.KETO SIMBOLE TREGOJNE LASHTESINE E SHQIPTARVE PARA POPUJVE TE TJERE GREKE,LATINE,SLLAVE ETJ.

  7. net says:

    MREKULLIA E HEKURIT

    Hekuri eshte nje nga elementet e permendura ne Kuran. Ne suren El Hadid, d.m.th. ne suren e Hekurit thuhet:

    “Ne e kemi zbritur hekurin, ne te cilin ka force te madhe dhe dobi per njerezit…(El Hadid 25)

    Tani, pak rendesi ka se si e ka zbritur Zoti hekurin,e ka zbritur nepermjet meteoreve apo si nuk shum rendesi, ajo qe me intereson eshte se fakti i sjellur nga ky shkencetar eshte ne harmoni me ate qe thote Kurani dhe feja jone.
    —–
    Por gjeja me e bukur eshte se para ketij shkencetarit eka ditur dhe e ka thene Muhamedi a.s para 1433 vjeteve.

  8. Ligor Luarasi says:

    KOHA GJYKATESI ME I SAKTE.
    Besimin per mjaft idera i vulos ose jo vetem koha.Sa kohe kaloi njerzimi se ne qender te sistemit tone ishte toka,kaloi koha qe vuri diellin ne vend te tokes.
    Keshtu jane dhe shume idera te tjera te kesaj bote me pa fundesi zbulimesh,derisa ka pafundesi hapesire dhe materiesh.Edhe per statujen koha do vulose.
    Sa gjera ne shqiptaret na dalin ndryshe nga c’i dijme? edhe keto gjera,ngjarje,idera shqiptare koha i vulos kush eshte e verteta.

  9. Zoni says:

    o gazetari pse si poston te gjitha komentet
    kshu po pranon qe me malok se Sala dhe fajin sta ka Sala

  10. demokrati says:

    Kryqi i thyer ka disa kuptime,per pellazgo-iliret-epirotet eshte simboli i diellit, e gjen ne mozaike, ne veshje dhe ne portike, eshte simboli i dyte me i rendesishem pas gjarperit. ne kraharorin e Budes eshte tjesht tregues i qimes. Psikopatet e Hitlerit arriten qe simbolin me te vyer te njerezimit arriten ta bejne simbolin me te urryer.

  11. LEKURESIOTI says:

    Jam dakort me sakenderbeun e vjeter,matriali kaardhur nga kozmosi por eshte punuar mundet ne tibetsa per kryqin e thyereshte pellazg,pra perfaqson diellin.

  12. Qiell says:

    Nngjan shume me Jezu Krishtin

  13. edmond says:

    Nuk kuptoj a eshte nje titull qe duhet me terheq vemendjen apo gazetari nuk din çfare shkruan! besoj ma shume tek e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje