Biberaj: 2013-a Berishën do e gjejë në opozitë. Koalicioni PD-LSI, një marrëveshje tregtare

29 Shtator 2012, 12:36Politika TEMA

Një prej themeluesve të partisë më të re në vend, Fryma e Re Demokratike, Aleksandër Biberaj ka akuzuar qeverinë dhe në mënyrë të vencantë kryeministrin Berisha, për përdorim politik tëish të përndjekurve politikë dhe diskriminim ndaj kësaj shtrese, duke injoruar në total interesat e tyre. Nisur nga kjo, por dhe shumë probleme të tjera keqqeverisje, Biberaj është i sigurtë se post 2013-ta, PD-në dhe lidershipin e saj do ta gjejë në opozitë.

PD do të kalojë absolutisht në opozitë. Kjo, si rrjedhojë e qeverisjes së lidershipit. Është një qeverisje pa asnjë lloj morali të djathtë, ka tradhtuar shumë interesa të shtresave të ndryshme. Mes tyre ka tradhtuar idealet ish të burgosurve. Kërkoj me këtë rast edhe angazhimin e mjekëve për të qëndruar pranë ish-të përndjekurve politikë në rast të përkeqësimit të shëndetit të tyre” tha ai në një intervistë për Ora News.

Për zotin Biberaj, si mazhoranca, edhe opozita, mbajnë të njëtin emërues: mosushtrimin si duhet të detyrës respektive. Duke kritikuar qeverinë, ai ceku dhe koalicionin PD-LSI, që në analizën e tij i ka kaluar një faturë të madhe partisë së djathtë më të madhe në vend, atë të korrupsionit. Në këtë kontekst, ai nuk surprizohet nga zërat e fundit për një mundësi kalimi të LSI nga PS, sepse në bindjen e Biberaj, marrëveshje të tilla tregtare janë të destinuara të kenë këtë përfundim.

Duket një situatë krize, kemi një mazhorancë të tejlodhur nga pushteti, të amortizuar. Nga ana tjetër, kemi një opozitë të corientuar dhe që s`ka luajtur rolin e saj. Kemi krizë ekonomike, e cila e shoqëruar me atë politike ka çuar në degradim të shtetit, në rritje të kriminalitetit. Është një situatë që duhet ndryshuar. Marrëveshja PD-LSI është një marrëveshje e mirëfilltë tregtare, kështu ka rezultuar. Lidershipi i PD është i bindur se ka dështuar, ndërsa LSI po sheh mundësinë për të kaluar në anën e PS, pasi faktikisht atje e ka ambjentin politik. I ka dhënë kosto të jashtëzakonshme PD-së, korrupsioni i LSI ka rënduar mjaft mbi PD-në” theksoi Biberaj.

Bashkëjetesa e themeluesve të FRD me liderin aktual të PD ndër vite duket se është mbajtur gjallë nga shpresa për një reformim të këtij të fundit dhe mosarritja e kësaj, sipas Biberaj, çoi dhe në shkëputjen e figurave të rëndësishme të PD-së nga partia mëmë. Në të tilla kushte, FRD përjashton mundësinë e koalicionit si me PD, ashtu dhe me PS, ndërsa mbetet e hapur për partneritet me partitë e tjera, por sipas Biberaj, në momentin e duhur.

Kemi besuar shumë se lidershipi i PD do të reformohej. Nëse ka vend që ne duhet t’u kërkojmë falje qytetarëve, është mbështetja ndaj Sali Berishës. Problemet kanë filluarme tragjedinë e Gërdecit, u premtua se do ketë analiza dhe nuk ndodhi. Koha tregoi që Sali Berisha është dhe anti shqiptar. Në lidershipin e PD nuk ka mbetur asnjë element i djathtë në të. Shqiptarët e kanë problemin me lidershipin, jo me eksponentë të PD. Ka një histori të largimit të figurave të djathta pikërisht nga ky lidership. Vihet re një lodhje e qytetarëve me PD, PS e LSI. Nuk bëhet fjalë për një koalicion në asnjë rrethanë dhe asnjë situatë as me PD e as me PS, të dy lidershipët janë një kopje e deformuar e njëri-tjetrit dhe të dy kopje e Enver Hoxhës”u shpreh themeluesi i FRD.

Një prej figurave kryesore të Partisë Fryma e Re Demokratike shprehet i bindur në suksesin e kësaj force politike, ndërsa e vlerëson terësisht të denjë figurën e ish-Presidentit Bamir Topi për drejtimin jo vetëm të FRD-së, por dhe vetë të djathtës shqiptare.

“Ky model qeverisës ka nevojë për një model të fortë opozite dhe dhënien e alternativave qeverisëse, pikërisht ky është modeli që sjell FRD. Po përpiqemi të bëjmë maksimumin për të qenë një forcë serioze në zgjedhjet e 2013. Ne kemi aleancën tonë me qytearët, këtë duopolitik ne do ta çajmë. Ato që kemi menduar po i realizojmë çdo ditë. Ndjehet që shqiptarët po shpresojnë dhe besojnë në FRD. FRD besimin dhe prioritet kryesor ka rininë. Zoti Topi ka besimin dhe ngjall shpresën për të qenë lider i së djathtës, i kuotuar prej disa vitesh. Ka gjithë energjinë dhe eksperiencën për të drejtuar FRD dhe të djathtën në vend” deklaroi ai.

12 komente në “Biberaj: 2013-a Berishën do e gjejë në opozitë. Koalicioni PD-LSI, një marrëveshje tregtare”

  1. elinor says:

    Me vjen keq TemA por titulli eshte i pasakte. “2013a do ta gjeje berishen ne opozite” do te thote qe qeveria do te rrezohet brenda 2012s gje qe Biberaj nuk e thote ne asnje vend. Nqs ju nenkuptuat mezin e 2013s, 6 muaj me teper ne pushtet per nje sali berishe nuk eshte nje diference e vogel…dy gure nuk ngelin bashke per aq kohe!

  2. LoliPop says:

    Po qe e ka pecaktuar sakte termin ky Biberaj; “marreveshje tregtare”!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/histori-dashurie-albania-2012.html

  3. fl says:

    Mjafton te lexosh kete artikull per te kuptuar pse njerez si prof. Biberaj apo Topi nuk paten te ardhme ne PD me Saluin mbi koke.

    Krahasoni llumin e artikulimit politik te Sali Ram Berishes, me fjalorin e Topit apo Biberajt.

  4. Neve says:

    Qe ke te drejte as nuk diskutohet o zBiberaj por eshte teper vone mbasi ishit ju brenda PDse qe e cuat deri ne kete grade saliun ishit ju qe ja late te lire rrugen Saliut dhe tani eshte teper vone mbasi duam apo nuk duam PDja eshte PD dhe PSja eshte PS,e secila ka elektoratin e vete por nje fakt eshte se populli ne perqindjen me te larte voton MAJTAS dhe kjo eshte e pa diskutueshme,me perjashtim ne zgjedhjet e Vitit1992 ku shumica e popullit votoi djathtas per te ndryshuar kursi politik i kohes,por shume shpejt populli u pa qe u zhgenjye nga e djathta dhe pikerisht nga lideri i asaj kohe Sali Berisha,ku besoj se te kujtohet kur me voten e tije e hodhi posht referendumin e Saliut shume pak kohe mbasi kishte fituar zgjedhjet e 92it.Pra me nje fjale dhe ju jeni fajtoret kryesore mbas Saliut per kete gjenjde qe eshte aktualisht PDja.Megjithate asnjehere nuk eshte vone thote nje fjale e urte,por nje gje eshte e sigurte qe as mos ju shkoje neper mend qe do te largoni Saliun nga skena politike pa bere nje koalicion te pergjithshem JU dhe AK me opoziten dhe PS ne krye,sigurisht pa LSIe cila ka pjesen e luanit ne korrupsionin Qeverises.Vetem nje koalicion i pergjithshem largon perfundimisht S.Berishen dhe Qeverine e tije,dhe kjo do te ishte ne nderin tuaj qe te arrihej perpara festimeve te 100Vjetorit dhe zgjedhjeve te vitit 2013,perndryshe duke e lene qe zgjedhjet te behen ne Qershorin e 2013 te jeni te sigurte qe Saliu do ti manipuloje dhe ato dhe as ka per ta care koken per ju.

    1. dori says:

      ti qe kur thua neve,shumica qe votojme majtas,pra mer persiper gjysmat e shqiptare,e jo veten tende,,,,,,dukesh qe je, anadollak i semure

    2. Liria says:

      Plotesisht dakort, pervec “eshte teper vone”…asnjehere nuk eshte vone… Mjafton vullneti dhe deshira.. Ne momentin qe arrijme te ndryshojme te vetja jone kete mentalitet ( se “berisha nuk e leshon postin”—- post ky qe varet totalisht nga ne, pavaresisht manipulimeve…), atehere mund dhe duhet te shpresojme per ndryshim…

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : O z.Biberaj ne e rrezuam sistemin komunist me protesta. Komunistat me protesta rrezohen mor zotni.
    Ju nuk arrini rrezu nje komunist sepse kujtoni se komunisti rrezohet nepermjet ekranit te televizorit !!!
    Po nuk organizut protesta edhe 150 vjet keni per ti patur ne kry !!!

  6. Agron M. says:

    Nese do te kuptosh se pse krijuan FRD-ne keta, Biberaj e thote ne 2 fjali: “Kemi besuar shumë se lidershipi i PD do të reformohej. Nëse ka vend që ne duhet t’u kërkojmë falje qytetarëve, është mbështetja ndaj Sali Berishës.”

    Me mire vone se kurre.

  7. Leone-53 says:

    Jam pjserisht dakord me Neve-n (2 komente para). Shpresa eshte e fundit qe “vdes”, per kete asnjeri nga ne nuk duhet “dorezuar”. Nuk mund te thuhet se populli yn voton majtas. Po te marim parasysh qe nuk jemi ne vitet ’90 dhe po te llogarisim RININ (qe nuk mendoj se eshte “nostalgjike” ndaj komunizmit) athere “llogarit” ndryshojne. Mos te HARRONI qe ne emmigrantet do bejme “presionet” tona legjitime kushtetuse ndaj BRUKSELIT zyrtar qe te votojme (ne menyre elektronike te mbikqyrur po nga Brukseli). N.q.s. realizohet kjo e fundit Saliu e PD-ja e tij “zhduket” nga faqja e dheut (gjynaje ka dhe PS-ja). Favorit per fitoren e ardheshme duhet te jete FRD-ja, AKZ e forcat e vogla te paperlyera ne gjynahet qe i jane krijuar ketij populli te shumvuajtur. Mos te harrojme dhe temperamentin e popullit tone qe “zhgenjimin” e kthen ne “hakmarrje”. Milano.

  8. dymi says:

    Ahhh more Biberaj, Topit tat vetem brekushet i mungojne dhe pa frike mund ta quash Daj Ceni. Nuk fitohet me Sal-iun me nje kukull memece qe gjate gjithe karieres se tij vetem ka heshtur.(shprehja jo e famshme”une flas me heshtje”, me nje fjale fus koken ne qyp dhe e bej fertele kundershtarin.)

  9. djana says:

    Prof. Biberaj ju uroj shume suksese ne iniciativen tuaj…Asnjehere nuk jane te tepert njerezit si ju ne politiken shqiptare, perkundrazi na kane munguar…Shpresoj qe me eksperiencen dhe kulturen tuaj te beni shume per vendin tone…

  10. Gezimi says:

    Plotesisht dakord me NEVE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje