Deputeti socialist, Erion Braçe, ka vijuar gjatë ditës së sotme denoncimet për shkeljet e kryera nga ana e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Duke folur në një konferencë për shtyp, Braçe ka thënë se tregtia e armëve në Shqipëri, është kthyer në një monopol të dy kompanive serbo-malazeze, Montenegro dhe Unimesco. Sipas Braçes, këto dy kompani kanë qenë përfitueset më të mëdha nga tregtia e armëve shqiptare, që kap vlerën e 200 milionë dollarëve.
“Tregtia e aseteve të Ushtrisë, armëve, municioneve, mjeteve ushtarake, pronave, është aktiviteti më i madh i Ministrisë së Mbrojtjes qysh pas 2009-tës, vitit kur u harrua me force skandali i Gërdecit.
Ministria e Mbrojtjes ka nën administrim një pasuri në armatime, municione, mjete ushtarake që në vlerë tregu arrin në disa qindra milion dollarë.
Nga disa dokumenta të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve dhe Modernizimit, mëson se Ministria e Mbrojtjes ka tepër dhe të kategorizuar për shitje, armatim e municione të kësaj sasie:
200. 000. 000 copë fishekë 7.62*39mm model 56
50.000.000 copë fishekë 7.62*54mm model 53
12. 000. 000 copë fishekë 12.7*108mm
15. 000.000 copë fishekë 14.5*114mm
10. 000 copë predha 60mm për mortajë
500. 000 copë predha 82mm për mortajë
100.000 copë predha 120mm për mortajë
10. 000 copë shtimje reaktive 107 mm model 1963
2.000.000 copë granata dorë defensive
400. 000 copë granata dorë ofensive
20. 000 copë automatike 7.62 model 56 (AK-47)
Etj etj.
Të gjitha, nisur nga vlera në treg apo edhe nga kontratat e lidhura me klientë të ndryshëm, arrijnë një vlerë në mbi 200 milion dollarë! Vetëm këto! Sepse ka edhe më!
Një pasuri e tërë! Për ta kuptuar më mirë po ju them se kjo vlerë është thuajse sa vlera me të cilën Sali Berisha shiti kompaninë ARMO dhe Rrjetin Kombëtar të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSSH.
Ka një komision të posaçëm për kategorizimin e kontingjentit të armëve, teknikës, pajisjeve, municioneve dhe lëndëve plasëse të hequra nga përdorimi.
Ai drejtohet nga dy njohje të vjetra për çdo ushtarak dhe për çdo shqiptar që ka ndjekur me vëmendje ekspozimin dhe angazhimin e tyre në çështje shumë sensitive për Shqipërinë:
Kryetar -Kundëradmiral Kristaq Gërveni
Zv Kryetar- Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi
Funksione këto të mbajtura të paktën nga 2010 deri në fund të 2011, periudhë të cilës po i referohem”, tha Braçe.
Braçe ka publikuar edhe të dhënat për kompanitë serbo-malazeze që kanë përfituar nga tregtia e armëve të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Torta e madhe e pasurisë së Ushtrisë, veçanërisht gjatë viteve 2010, 2011 e në vijim është ndarë mes 3 kompanive:
E para, Montenegro Defence Industry
E dyta, UNIMESCO
E treta, ndërmarrja shtetërore MEICO;
Dy kompanitë e para kanë krijuar duopolin e fortë, nisur nga sasitë e kontraktuara dhe vlera e tyre. Disponueshmëria e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj tyre ka qenë shumë e fortë, madje me shkrim, e dokumentuar.
Po kush janë dy kompanitë që kanë marrë monopolin e marrëdhënieve tregtare me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Kompania Montenegro Defence Industry është dega malazeze e të famshmes ndërmarrje të madhe serbe YGOIMPORT.
Siç rezulton nga dokumentat shtetasi Zoran Damjanovic është personi që i përfaqëson të dyja kompanitë si shoqëri tregtare por edhe në marrëdhënie me Ministrinë e Mbrojtjes dhe MEICO-n
Nga një kërkim i thjeshtë rezulton se MDI ka pasuar një tjetër kompani që operonte rëndë në tregtinë e armëve e municioneve në Ballkan, TARA-n. Tek TARA i gjeje të gjithë, nga emrat më të përmendur të trafikut të armëve në botë deri tek lidhjet mes kompanive që të sjellin në transaksionin që i parapriu e më pas u zbulua me skandalin e Gërdecit.
Kompania UNIMESCO është më e njohur për ju për shkak të skandalit që shpërtheu në mënyrë sporadike muaj më parë e që tani, nën dritën e dokumenteve zyrtare rezulton i provuar, si konflikt i pastër interesi i zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, favorizim për këtë shkak në mallra e çmime në një seri kontratash, mbyllje sysh në dokumentacionin e pamjaftë në raport me kërkesat strikte të ligjit.
UNIMESCO siç është publike tashmë, është një tjetër linjë serbo shqiptare në tregtinë e armëve e municioneve, eksplozivëve në marrëdhënie të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Pra, Në administrimin e tregtimin e armëve, municioneve, mjeteve ushtarake i gjen të gjitha:
-lëshimin e kësaj pasurie tek një marrëdhënie shumë e fortë, dominuese me tregtarë serbë të përfshirë dhe pjesëmarrës në linjat më të errëta të tregtisë së armëve;
-korrupsionin në përcaktimin e çmimeve të armëve, municioneve, eksplozivëve, të ndryshme e favorizuese për kompanitë e mësipërme, madje dhe në raport më vete kompaninë shtetërore MEICO, që duhet të ndjehej e xhelozuar në këtë marrëdhënie.
Në këtë pikë, ia vlen të pyesësh:
A e ka ndjekur apo hetuar këtë marrëdhënie Shërbimi Informativ Ushtarak?
Ka qenë brenda misionit dhe detyrave të tij!!
Si e ka vlerësuar këtë marrëdhënie SHIU?
A ka përpiluar ndonjë informacion dhe a e ka analizuar këtë veprimtari kriminale brenda Ministrisë së Mbrojtjes SHIU?”, përfundoi Braçe.
Aman ore Brace, qe saliu po trafik armesh kjo dihet, po kaq shume paska pasur, qe po shet Saliu me Imamnin, qe moret dhe ju ne vitin 1997, qe morr de Luli e i coi tek Gedafi…..
Skandale nga te gjitha anet ne 3D.
Vit me te zi se ky nuk ka per te pare ndonjehere Shqipetaria!
Tamam per 100vjetorin e PAVARSISE ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
doni s’doni ja dhe fakter qe nga 92 per shpenzimet e armeve te lehte…brace ka te drejte..ù
http://workshop.chromeexperiments.com/projects/armsglobe/
Zoti Brace, kete denoncimin e rradhes, duhet ta shpallni me germa te medha edhe ne te gjitha gazetat kosovare, qe kosovaret fanatiket me te ngushte te Sali Berishes, (jo te gjithe) te shohin se kush eshte ne te vertete Sali Berisha.
Ne ketu ne Shqiperi nuk kemi asnje dyshim se aferat mafioze Sali Berisha, i ka te lidhura me origjinen e tij Serbine.
brace qe informoni popullin beni mire por duhet te ngrini zerin per kontroll parlamentar dhe per shkeljet duhet te beni padi penale dhe pamvaresisht se cfar qendrimi do te mbaje gjykata eshte tjeter problem .qe te perdoret pasuria e popullit sic i teket njeri apo tjetrit kjo eshte jo vetem kriminale por dhe antikombetare. ligji per imunitetin u votua keshtu qe dhe gjykatesit do te pergjigjen dhe ato penalisht ne rast se shkelin ligjin.
drejtesia mund te vonoj por nje dite do te behet, me nje kusht kur ato qe do ta vendosin te jene vet te ndershem. imami nuk eshte kaq trim sa nuk ju lejon te kontrolloni por e keqa qendron me l;arte. keshtu nuk eshte ai fajtori kryesor.
Ne te gjithe historine e tregetise se armeve,perfshi edhe ate te Gerdecit,megjithese kam qene shume e vemendshme nuk e kam marre vesh sa para kane shkuar ne arken e shtetit;per te kuptuar ,si rrjedhim, se sa jane kuseruar.A do ta thote ndonjehere z.Brace apo ndonje tjeter????
Nese do ta thone,do filloj te besoj se duan,pernjimend, drejtesi.
Braqe asht rrenacak.Sali berisha asht shpetimi i shipnis, edi rama asht tu e shit shipnin te greku asht drogagji dhe ka dal ene lakuriq ai asht pa moral si gjith komunist e tjer qi po shesin shipnin ju jeni puqista por demokracine nuk keni me e rrezue rroft sali berisha dhe jozefina topalli posht edvin lakuriqi
Zoti Brace mos u merni me llafe, kjo fushate qe ben eshte me se normale dhe e kam thene here tre tjera qe je ne te vetmit ne PS qe je aktiv dhe i guximshem pac jeten e gjate se me keta bisha ne pushtet nuk i dihet.
I gjithe problemi nuk eshte as gruaja e ish drejtorit te SHIU dhe as nje tjeter bile per problemet e SHIU as Imami nuk ka faj. Atje ishte nje njeri qe drejtonte firmen dhe emri i gruas ka qene nje mbulese. Ai eshte Ylli Zyla ai ishte drejtuesi i firmes ai kontrollonte cdo gje ai dergonte njerezit e tij ne reparte per te shoqeruar firmen I gjithe lenda plasese qe u shit nga Elbasani qe ishin sasisa te konsiderueshme qindra tone ishte Ylli mbrapa atje u muar vesh edhe nga oficerat se ylli eshte kapoja. Edhe per blerjen e armatimit ai eshte ideatori per te treguar zell ndaj pushtetit e ka hedhur ate ide se kush mund ti perdorte ato arme une nuk e di Ti hetoje prekuroria Ai ne ate institucion ka aq kusure sa ju nuk e merni me mend kam frike se kur te vini edhe ju ne pushtet Zoti Brace do tju mbushe mendjen se ka qene i detyruar nga Imami per cdo gje dhe ju do ta besoni dhe do ta vini ne krye te vendit. Eshte nga Tepelena ai.
Po Fazllici, cfare roli ka ne kete tregeti, sepse ai eshte filmuar disa here nga mediat ne shoqerine e Imamit ne disa mjedise ne Tirane.
Horrit…
Ti e ke mire, por kosovaret jane te cuditshem. Po t’u thoje Brace, se SRB-i po ju jep arme serbvet, ata do ta shtojne me shume dashurine ndaj tij.
Ju thane qe nga ’94, ju ka dhene nafte dhe arme Miloshevicit, per t’ju zhduke ju kosovareve. -Shume mire ka ba- thone. Per te miren tone e ka patur. Ai eshte hero i kombit. Duke na vra, na pakesohena, dhe sa ma pak jena , ma mire jetojme. Po nuk deshte qe te cliroheshit nga serbet, duke e qujatur UCK, terroriste. Nuk ishte pro sulmit te amerikaneve. Rrofte SRB – i, therrasin kosovaret. Per t miren ton e ka patur. Po ju ka q. nanen bre, ju themi ne! Shume mire na e ka ba, thone kosovaret, prandaj e dum se duke na kojt nonen, do te thote se osht babai jone…
Hajt, koja nonen bre…
Me falni po dhe fakte FAKTE jane shpifje? Ju lutem. Eshte e vertete qe PS duhet te beje dicka me teper se denoncim po per kete duhet ta votojme.Duhet qe ligjet per gjykatat ti kuptpjme jo si monopole politike por si institucione te pavarura qe bejne punen e tyre. Ta sjellim Europen ketu jo te vemi ne tek ajo.Te gjithe shtetet europiane skane linur sic jane pasi,demokracia eshet nje proces ndaj,sduhet ta leme kete proces ne vend me sali e shoke por duhet te ecim para.
Sulmi i pakuptueshëm ndaj Arben Imamit
Artur Zheji
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, është shndërruar në një objekt pothuajse të përditshëm sulmi. Me një pasion të veçantë Partia Socialiste apo edhe Kreshnik Spahiu rast pas rasti, kanë përveshur llërët për të demonizuar Imamin, si të ishte ai koka më e rrezikshme e oktapodit, apo vetë oktapodi i veprimeve okulte të qeverisë Berisha.
Ai akuzohet për gjithçka.
Për një armatosje të paligjshme të Forcave të Armatosura (?), për shembull! Sepse edhe Shërbimet Sekrete të Ushtrisë Shqiptare, janë, duam s’duam, pjesë e Forcave të Armatosura. Të cilat nuk duhet dhe nuk mund të bredhin të çarmatosura.
Apo nuk duhet të kenë as pistoleta dhe as pushkë të precizionit të lartë?! Ndërkohë që plot të tilla gjinden ngado në duart e pista të krimit të organizuar. Le të mos flasim pastaj për celulat terroriste ndërkombëtare.
Shërbimet Sekrete të Ushtrisë janë të famshme në të gjithë botën për eficencën e tyre. Por në Shqipëri, shërbimet shqiptare nuk duhet të kenë aparatura përgjimi.
E pse?!
Shërbimet Inteligjente Shqiptare nuk duhet të jenë inteligjente?! Këto, Shërbimet Sekrete të Ushtrisë Shqiptare pra, mos duhet të armatosen në tregun e zi, me pistoleta të përdorura dhe me kallashnikovë të prodhimit të Poliçanit?! Apo duhet të jenë të identifikueshëm dhe të mos punojnë e të veprojnë në mënyrë të fshehtë dhe profesionale.
Janë shpenzuar 1.2 milionë dollarë!
Një tmerr i vërtetë apo jo?! Një grabitje nga xhepat e shpuar të taksapaguesve.
Në të vërtetë, sa pak për besë!
Sa pak, në krahasim me derdhjen pa limit të dietave dhe shpenzimeve të ca ministrave, deputetëve apo drejtorëve dhe drejtoreshave, që bredhin nëpër botë për arsye qesharake shtetërore ose, si të thuash, vetëm për të shurruar nëpër bidetë e shtrenjta të hoteleve me pesë yje.
Sulmi absurd ndaj Ben Imamit ka një pikë interesante. Është stisur simbas variantit të kuzhinës së xhunglës braziliane. Një poçe, pak ujë s(S)hiu hedhur në të, në të cilën poçe janë shtuar brumbuj, karkaleca, gjethe, lëkura dhe lëvozhga, barishte dhe merimanga helmuese. Të gjitha këto prodhojnë një lëng të trashë dhe vitaminoz, por njëkohësisht vështirësisht të kapërdishëm. Opinioni publik nuk arrin të kuptojë asgjë.
Vërtet Imami e zmbrapsi turmën protestuese më 21 Janar? Aparatet e tij të përgjimit zbuluan ‘komplotin’ dhe deshifruan skenarin e Opozitës për rrëzimin e pushtetit me emrin e Metës në gojë? Po pse atëherë Qeveria u kap në befasi? Apo grupet e sulmit të 21 Janarit ishin më inteligjente sesa Shërbimet tona Inteligjente Ushtarake? Hajde e zgjidhe këtë lëmsh po deshe.
Si është, pra, në të vërtetë puna?
Vërtet vallë ky Imami qenka kaq i rrezikshëm dhe kaq i tmerrshëm? Për Shqipërinë dhe për Partinë Socialiste? Një kërcënim për Opozitën? Një pothuajse killer gjakftohtë? Një konspirator dhe një superagjent, një pasionant i luftës, një rrezik kombëtar dhe një rrezik kushtetues?
Kur? Pse? Me çfarë dhe me si?
Është pra Imami një muxhahedin, një kamikaz që vret dhe konspiron në favor të Kryeministrit? Si shkrimtar në sirtar që jam, m’u ndez befas dëshira për një roman policesk.
Në qendër Imami. I tmerrshëm. I fshehtë. I rrezikshëm. Puçist. Tankist. Anti-Ramë, anti-PS, anti-Gjithçka! Me ndjekje, përgjime, deshifrime, pistoleta me silenciator, pushkë speciale snajper. Me tregtarë ndërkombëtarë armësh.
Ben Imami, një Ministër 007. Ish aktor. Që studion shkenca politike dhe jurisprudencë. Pra, Mjeshtër i maskimeve. Mjeshtër i thikës dhe i hedhjes me parashutë. Imami 007! Ah sa bukur!…
… Rikthimi i tij në Partinë Demokratike, në Partinë e djeshme Demokratike, pa pushtet dhe pa influenca, pa qeveri dhe me perspektivë fare të pasigurt, e bëri këtë Parti më elokuente dhe më të besueshme. Me Imamin.
Partia Demokratike me Imamin pra, një nga themeluesit e saj, fitonte një cilësi të re. Kjo po, është e vërtetë. Ky rikthim, ishte një fakt i hidhur për Partinë e djeshme dhe të sotme Socialiste. Qëndrueshmëria e tij, shpesh herë kokëfortë pranë Berishës, mund të jetë acaruese për Ramën, apo për çdokënd tjetër, që shpresonte një çarje të shpejtë ndërmjet të dyve. Politikisht kjo është një e drejtë dhe një zgjedhje e Imamit. E cila, natyrshëm, nuk ka lidhje më ‘bëmat’ e tij si ministër i Mbrojtjes. Përsëri politikisht mund të themi se këto sulme jo lëndore, por më së shumti inatçore, forcojnë lidhjet e Imamit me Berishën, duke e motivuar atë përkrah Kryeministrit një personazh elokuent dhe komunikues publik të aftë si pakkush në PD.
Jo vetëm kaq, por duke u hedhur një sy ish-ministrave të Mbrojtjes, të të gjitha ngjyrave dhe qeverive, Imami nuk stonon me asnjërin prej tyre.
Nuk stonon pra aspak, përkrah profesionistëve të nivelit të lartë të shndërrimit në skrap të çdo gjëje, pa limit dhe pa logjikë ekonomike apo strategjike. Imami nuk duket nga e njëjta familje me ngrënësit e pangopur të fishekëve dhe demontimeve fitimprurëse, për të cilat askush nuk flet.
Për të cilat, në të vërtetë, nuk flet as Imami. Dhe ky po, që është një mëkat.
Por le të kthehemi ca pak rreshta te spiunazhi dhe te ‘rrjeti i spiunazhit’, të ngritur në këmbë nga Ministri i tmerrshëm.
Lënda mbi të cilat ngrihen akuzat është e varfër në argumente bindës. Shërbimet Sekrete të Ushtrisë në të gjithë botën janë shërbime elitë. Nëse Ministri përkujdeset për këtë, bën vetëm detyrën. Jemi vërtet të lodhur me repartet e shpartalluara të shtetit shqiptar. Të paktën ushtrinë le ta lemë ushtri, nëse mundemi. Të veshur mirë, të ushqyer, të përkrahur dhe te armatosur ashtu si e do standardi.
Nëse Imami ka mëkate të tjera, le të merremi me to. Por është absurde që jo mëkatet të serviren marrëzisht si të tilla.
Ed Rama, pash Zotin, merru me ministrat dhe idiotet e shumta me poste të larta, që nuk dinë se ku shurrohet në tualetet që gjinden në suitat e hoteleve me pesë yje. Ka kaq shumë të tillë dhe të tilla që veç shtohen, ka kaq shumë hajna ordinerë ngado, saqë Imami, me 24 karat kulturë dhe dije, duket tepër filozof për detyrën e zymtë të ministrit të Mbrojtjes.
Kush deshiron nje definicion (perkufizim) modern te termit TRADHETI dhe TRADHETAR ky artikull jep nje pergjegjie te vogel. Kur t`i shtohet kesaj edhe afera e “Detit Shqiptar” dhene grekeve dhe bashkepunimi i Qeverise Berisha me Serbine ne “fushen e perquesve te larte te rrymes elektrike” atehere definicioni per TRADHETINE kompletohet plotesisht. Shkurt e shqip: Sali Berisha me zagaret e tij qeveritare eshte shitesi me i madh i interesave te Shqiperise dhe Shqiptareve qe nga koha e Esat Pashe Toptanit (1913-1915). Fundi i Esat Pashe Toptanit dihet. A thua cfare fundi e pret Sali Berishen me gjithe A. Imamet (Hamamet) e tij !!!???
Dihet kjo pune qe ketu ka dore Berisha dhe tradhetia e tij kunder Shqiperise. Sali Berisha eshte agjent i Serbise dhe punon per ata dhe jo per Shqiperine. Tani me kete u provua plotesisht nderhyrja e Serbise mu ne zemer te Shqiperise, cdo gje sekrete e jona eshte ne duart e tyre. Siguria kombetare e jona ka marre fund.Ne jemi ne duart e te huajve.
O zoti Brace dhe ju qe i shkoni pas!E gjithe lindja ish komuniste i ka shitur ose i po i asgjesn armet e prodhimit sovjetik(ndresa Shqiperija edhe Kinez).Tregtija e armeve eshte e ligjshme per gjithe boten,pervec me ato shtete per te cilat OKB-ja ka vendosur embargo.Lexojeni mire pergjigjen e ministrise se mbrojtjes dhene Braces,para se te komentoni ne hava.Se ne vend qe te fitoni pike i humbisni ato, edhe ju,edhe Braceja edhe Partje Socialiste.Njerezit me mend nuk mashtrohen nga disa shifra,emra firmash e kompanishe,te zbukuruara me ca llafe te Brace.Pse me Malin e Zi (apo me dhe Serbine) e ka ndaluar Braceja te behet tregeti.Shum zhurme per asgje..
Po “shkodra”, ke te drejte, Braqe (Brace) asht rrenacak, kamunist i ndyre. Berisha asht krenaria e kombit shqiptar, ai ka me e pshtue Shqypnine prej kamunistave si tipi i Edvinit qi del lakuniq neper rruge. Sepse Edvin kamunisti me shoke kerkojne ta shesin Shqypnine te greku dhe serbi, dhe Bac Saliu asht tu punue fort me e pshtue Shqypnine prej ktyne kamunistave te poshter.. Bac Saliu e ka ba Shqypnine vend te begate, ku cdo shqyptar merr 9 mije dollar ne vit, ku nuk ka mjerim as vrasje as vorfni , ka vetem zhvillim dhe modernizem. Baca e ka ba Shqypnine vendin me te begate ne Europe, jemi vendi i dyte ne Europe pas Gjermanise. Biles pas pak kohe ia kalojme edhe Gjermanise me Bac Salen n’krye. Keshtu qe le te llapin keta kamunsitat, te thone cte duen, me Bacen ne krye Shqypnia do jete ma e forte perhere, do jemi shkamb graniti kunder revizionisteve dhe imperialisteve qe duen me e shkattrue Shqypnine.. Me fal, kunder kamunistave doja me thane. Rrofte Baca Saliu, shpetimtari i Shqypnise, poshte kamunsitave te tipit Rama dhe Braqqqqqe..