Një firmë kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka paditur presidentin amerikan, Barak Obama, pasi ai bllokoi një marrëveshje për ndërtimin e një parku, që do prodhonte energji nëpërmjet erës.
Shkaku i bllokimit të atyre që njihen si fermat e erës, ishte siguria kombëtare.
Ralls Corp, një firmë private, fitoi katër projekte për ndërtimin e fermave me erë pranë një baze detare amerikane në Oregon.
Por Obama nënshkroi javën e shkuar urdhrin që ndalon këtë marrëveshje.
Në padinë e kinezëve thuhet se qeveria amerikane tejkaloi autoritetin e saj.
Ky është i pari investim i huaj që bllokohet në SHBA në 22 vjet.
Pronarët e kompanisë, dy shtetas kinezë, thanë se presidenti po vepron në mënyrë të paligjshme.
Por në urdhrin e lëshuar javën e kaluar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se: “Ka prova të besueshme që më bënë të besoj se Ralls Corp mund të ndërmarrë veprime që kërcënojnë ose dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.
Megjithatë firma thotë se Obama nuk ka ofruar asnjë provë se ku e mbështet këtë.
Ushtria thotë se e përdor këtë bazë për të testuar avionët pa pilotë dhe të tjera pajisje të luftës elektronike. Avionët pa pilotë fluturojnë poshtë deri në 60 metra lartësi dhe me një shpejtësi deri në 500 kilometra në orë.
Në mes të shtatorit, një anketë e re nga Pew Research Center, tregoi se amerikanët e shohin Kinën si rrezikun më të madh për SHBA-në. Më pas vjen Irani, Koreja e Jugut, Afganistani e Iraku.
te vijn tek Imami kinezet…se i bejne ku tu doje b****
AMERIKA DUHET TA MBAJE MIRE ME KINEN , SE NUK I DIHET NDOSHTA KA NEVOJE
PERSERI PER DISA TRILION TE TJERE.