Një gjyq mbyllet, por gjërat nuk qartësohen

6 Tetor 2012, 18:29Politika TEMA

Ish- maxhordomi i Papa Benediktit, Paolo Gabriele, është gjetur fajtor për vjedhjen e dokumenteve konfidenciale dhe është dënuar me 18 muaj burg.

Prokurorët kishin kërkuar 3 vite burg, por dënimi u reduktua për shkak të rrethanave lehtësuese.

Përpara verdiktit, Gabriele tha se ai kishte vepruar kështu për shkak të dashurisë që ka ndaj kishës dhe jo sepse është hajdut.

Sipas BBC, ai mohoi akuzat për vjedhje, por pranoi se kishte fotokopjuar dokumente, që ‘kanë tradhtuar besimin e Atit të Shenjtë’.

Avokatja e tij, Cristiana Arru, tha se nuk do të apelojë vendimin.

Klienti i saj do e kalojë dënimin në arrest shtëpie, duke pritur që Papa ta falë. Në rast të kundërt do të kalojë në një nga burgjet e tejmbushura italiane, pasi Vatikani nuk ka burg.

Zëdhënësi i Papës tha se me shumë gjasa ai do të falet.

Gabriele ishte ankuar për kushtet ku ishte mbajtur pas arrestimit më 23 maj.

Gjykatësit urdhëruan një hetim pas pretendimeve të Gabriele se ai ishte mbajtur në një qeli aq të vogël, sa nuk hapte dot as krahët dhe ku drita qëndronte ndezur ditë e natë.

Gjatë gjykimit, tre gjykatësit dëgjuan se si Gabriele kishte përdorur fotokopjen për të kopjuar mijëra dokumente, duke shfrytëzuar aksesin e tij pranë Papës.

Më pas dokumentet ai ia kalonte gazetarit Gianluigi Nuzzi.

Në vitin 2010, Nuzzi publikoi një libër best- seller, bazuar kryesisht në dokumentet konfidenciale dhe korrupsionin e skandalet brenda Selisë së Shenjtë.

Publikimi i librit bëri që të nisin hetimet për atë që kishte nxjerrë dokumentet.

Disa dokumente të marra, ishin shkruar me shkrim dore nga Papa në gjermanisht, dhe kishin mbi to mbishkrimin ‘për tu shkatërruar’.

Megjithatë shumë ekspertë thonë se gjyqi nuk ka nxjerrë në dritë shumë gjëra. Dokumentet e publikuara ekspozonin luftën për pushtet brenda në Vatikani si dhe skandalet e bankës së shtetit papnor.

Kështu, nuk ka mbetur pa u zbardhur nëse ai ka vepruar vetëm, apo me rreth 20 persona të tjerë, siç kishte deklaruar ai në një intervistë televizive.

Po ashtu ka dyshime se përse nuk është marrë asnjë dëshmitar në pyetje, mes tyre dy kardinalë dhe një pastruese.

Pse prifti ku është rrëfyer ai, i ka thënë që të mos flasë me askënd, përveç Papës?

Çfarë ka ndodhur me arin dhe çekun 100 mijë euro, të gjetur në shtëpinë e Gabrieles, që ishin dhuratë për Papën nga katolikët e pasur?

Pse nuk është pyetur i ashtuquajturi Zotëria E., që mendohet se i ka dhënë një dokument gazetarit Nuzzi, që mendohet se ka dalë nga shërbimi sekret i Vatikanit?

Tani gjyqi është mbyllur, por dilemat jo!

2 komente në “Një gjyq mbyllet, por gjërat nuk qartësohen”

  1. çeshtjet e vatikanit gjithmone kane qene nje mister.Vatikani drejton boten, dhe aty gershetohen te gjitha agjenturat.

  2. shqiptar says:

    vatikani gjithmone ka luajtur nje rol negativ ne bote ka nxitur luftra historia e vertete e botes gjendet ne arkivat e vatikanit edhe ata nuk e tregojne te verteten.ku ka shume dokumente per shqiptaret per pellazget iliret arbrit per epiriotet qe greket i bejne te tyre.vatikani i ka te gjitha dokumentet tona dhe nuk i tregojne por edh te gjithe botes qe te dalin ne drite ndryshon bota.kisha ka shkaterruar shume kultura te lashta dhe doreshkrime te lashta qe ishin te vecanta per njerzimin.kisha i ka kontrollau njerzit me fene.po sot nuk pi uje.pse vati kani kush eshte kishe e zotit fsheh shume gjera zoti eshte i hapur per te gjitah dhe per te verteten.ne bibel thuhet
    djalli do ta ndertoj shtepine e tij ne shtate kodra e dini ju qe vatikani shtrihet ne 7 kodra ne italicvfare kocidence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje