Aktori i njohur, Danny DeVito është ndarë nga gruaja e tij pas 30 vitesh martesë.
Aktori 67 vjeçar ishte martuar me aktoren e ‘Cheers’, Rhea Perlman, 64 vjeç, në vitin 1982 dhe kanë tre fëmijë të rritur, Daniel, 25 vjeç, Grace, 27 vjeç dhe Lucy, 29 vjeç.
Çifti kishte dalë së bashku më telekomedinë Taxi dhe më vonë u shfaq në filmin komedi, Matilda.
Danny dhe Rhea kishin themeluar së bashku kompaninë Jersey Films, që ka prodhuar filma të tillë si Pulp Fiction dhe Garden State.
Një zëdhënës i aktorit konfirmoi ndarjen, por nuk komentoi më shumë.
Së shpejti Danny DeVito do jetë i pranishëm në ekranet e mëdha në krah të Arnold Schwarzenegger për vijimin e filmit të njohur “Binjakët”.
Shpreh nje keqardhje te madhe per te dy dhe i uroj te miren.
Une kam pasur rastin ti takoj dhe te bashkebisedoj me te dy ne aeroportin e Los Angeles.
Ju uroj suksese ne jeten e re.
Nganjehere ndarjet behen per te miren e te dy paleve.
Uroj qe te kete qene keshtu!
http://fashionguests.blogspot.com/
Kaq e shemtuar sa paska qene kjo, shume paske prit
e re lala te trejte se kaq i bukur sa eshte ky tjetri mjafton me