Ish-kreu i SHISH tregon të vërtetën e vjetër e të panjohur: “Po, e kemi përgjuar Berishën! Pak ditë mbas vrasjes së Azem Hajdarit dhe revoltës së armatosur në Tiranë, një shqiptaro-malazez, e urdhëron nga Teksasi që ta “mbyllë atë muhabet”! Dhe e mbylli”, thotë Klosi. Dëshmi të frikshme deri për anëtarë qeverie, që raportojnë në shërbime sekrete të vendeve të huaja. Çfarë i bashkon të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar në një shekull pavarësi në marrëdhënie me të huajt, një rrëfim tronditës për të vërteta me mister nga ish-shefi i shërbimeve sekrete
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA
Fatos Klosi shpërthen përsëri! “Sali Berisha? Po, Shërbimi i djeshëm ka përgjuar bisedat e tij telefonike. Ka përgjuar bisedat që ai kryente me numrin fiks të sekretarisë së zyrës së tij në PD. Procesverbalet e zbardhura janë të frikshme. Aty mund të shihet sesi shefi i sotëm i qeverisë merrte urdhra prej “të panjohurish” nga mijëra kilometra larg. Dhe një gjë të tillë nuk e di vetëm unë e një grusht njerëzish. Këtë e di edhe vetë Berisha që natyrisht e mban mend mirë se cili i fliste me ton urdhërues”. Deklarimi i fortë i referohet një të shkuare jo fort të largët. Ka ndodhur vetëm 14 vjet më parë, në një nga ato udhëkryqe të çuditshëm të historisë moderne të vendit dhe që si zakonisht, kanë të njëjtët personazhe që bien e ngrihen në mënyrë të “çuditshme”. Si Berisha vetë, por dhe si shumë të tjerë që i kanë dhënë emrin e tyre këtyre viteve aspak të lavdishëm. Emra që gjysma e shqiptarëve i konsiderojnë si heronj dhe gjysma tjetër i quan tradhtarë.
Alo, Berisha ju dëgjon!
Një vendim i fshehtë gjykate, në një kohë të jashtëzakonshme dhe delikate i kishte hapur rrugë “uljes së fishave” në telefonin e zyrës së drejtuesit të PD-së. Kjo ndodhte në shtator 1998. Tirana sapo kishte shmangur një tentativë për grusht shteti, selia e PD-së ishte në dorë të njerëzve të armatosur, militantë besnikë të saj, në oborr ishte stacionuar me tytë drejtuar nga Ministria e Brendshme një tank model T 54, pronë e gardës së republikës dhe rrëmbyer në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ishte përcjellë në varreza deputeti i ndjerë Azem Hajdari, ndërsa godina e Këshillit të Ministrave, Kryesia e Kuvendit dhe Radio Televizioni Shqiptar kishin rënë për disa orë në duart e protestuesve të armatosur që kishin shpallur madje dhe rrëzimin e qeverisë Nano.
Skenat që kanë ndodhur vetëm 14 vjet më parë, në shtator 1998, sot ngjajnë si të importuara nga jashtë Evropës, por ato kanë ndodhur pikërisht në këtë formë dhe në zemër të Tiranës. Në mbrëmjen e datës 14 shtator, policia nxorri mjete të blinduara në rrugë për të dëshmuar rivendosjen e legjitimitetit dhe rendit, ndërsa nën argumentin e luftës kundër terrorizmit, SHISH-i i Klosit kishte ngritur një bërthamë hetimi dhe mbledhjeje informacioni për të kuptuar se çfarë po ndodhte brenda mureve të PD-së, por dhe për të parashikuar se çfarë do të ndodhte në të nesërmen e afërt. Një nga elementët e mbledhjes së informacionit ishte dhe përgjimi i telefonit të sekretarisë së zotit Berisha, i cili në atë kohë, besohej se nuk përdorte telefon të lëvizshëm. “U bë me vendim gjykate dhe ka zgjatur pak ditë. Se çfarë është komunikuar në atë telefon është e dokumentuar dhe e arkivuar. Mund t’ju them vetëm një detaj. Ka pasur një korrespondencë të Berishës me një person enigmatik që ndodhej në SHBA. Flisnin në anglisht dhe nga aksenti, por dhe nga veprime e verifikime e analiza të tjera, gjykonim se ai ishte shqiptar nga Mali i Zi, atëherë pjesë e federatës Serbi-Mal i Zi. Në një nga nga këto biseda, tre apo katër ditë mbas 14 shtatorit, ai i tha Berishës me ton urdhërues: Mjaft tani, mbylle këtë muhabet! Dhe ai “muhabeti”, domethënë, rebelimi i armatosur në e nga PD-ja, u mbyll”, thotë Klosi. Ai nuk zgjatet më tej. Nuk thotë se cili ishte personazhi misterioz që fliste nga Teksasi, nuk thotë nëse u hetua se çfarë lidhjeje kishte Berisha me të. 14 vjet më pas, këto janë pyetje pa përgjigje, të cilat ngrejnë pikpyetje të tjera edhe më të rënda të llojit, po kontrollorin, kush e kontrollon?
Edhe pse ka patur një hetim të gjerë në dy drejtime kryesore për dramën e messhtatorit 1998, kush e vrau Azem Hajdarin dhe pse e vranë dhe kush organizoi rebelimin e armatosur dy ditë mbas atentatit famëkeq, e vërteta ka mbetur ende e pazbardhur plotësisht. Një numër procesesh gjyqësore kanë dënuar “armët”, por nuk kanë ndëshkuar duart që i komandonin. Sot, pakkush mund të kujtojë një detaj që është bërë pjesërisht publik në atë kohë, por askush nuk flet që nga ai numër telefonik është biseduar dhe “për të gjetur nja 300-400 burra të armatosur kundër qeverisë së komunistëve të Tiranës”. Për ironi të fatit, të dy bashkëbiseduesit kanë mbajtur postin e kryeministrit. Njëri nga ta është ende kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Si në të gjitha proceset politike ku politika ka ndërhyrë, e vërteta ka mbetur e fshehur dhe e mbuluar me mister. Në mister ka mbetur edhe hipoteza se në mos direkt, indirekt, një fqinjë i Shqipërisë si Serbia, ishte shumë e interesuar dhe aktive për ta shtyrë Tiranën në kaos. njëlloj siç u dyshua se kishte bërë në Shkodër në 2 prill 1991, mbas fitores së komunistëve të partisë së punës në zgjedhjet e para pluraliste në vend. Në të dy rastet me vdekje.
Vetëm tre muaj e gjysëm mbas asaj çfarë ndodhi në Tiranë në shtator 1998, Berisha u reabilitua politikisht nga një takim gjysëm i mbyllur me dy drejtuesit socialistë të qeverisë së kohës, Majko dhe Meta. Madje, edhe kërkesa për arrestin e tij nga prokuroria e përgjithshme, me të gjitha gjasat është shmangur nga presioni gjithashtu politik i qeverisjes së asaj kohe që i trembej destabilitetit të situatës dhe shkarjes së saj në kaos në pragun e luftës së pritshme në Kosovë. Që do të niste në të vërtetë në mars 1999.
Ndikimi i huaj në vend
Ka një linjë të qartë që bashkon veprimet e elitave politike, për aq sa ato kanë qenë të tilla në Shqipëri në këtë shekull shteti të pavarur. Eshtë linja që bashkon veprime të shqiptarëve me të huajt, kryesisht fqinjë. Në pjesët më delikate të historisë së vendit, gjithmonë shfaqet kjo linjë. Ahmet Zogu, për shembull, mbasi i fluturoi pushteti, u rikthye në legjitimitetin e tij me ndihmën e bajonetave ruso-serbe, Enver Hoxha dhe partia e tij komuniste akuzohen me prova të prekshme si krijesa të nacionalizmit “internacionalist” e komunist serb, Mehmet Shehu i ankohej dhe i kërkonte mbrojtje ambasadorit rus në Tiranë nga Hoxha. Shembuj të tillë janë të pafundëm dhe nisin madje, edhe nga gjeneza, madje edhe tek disa nga etërit themelues të shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme të Shqipërisë moderne. Shumëkush nga ta, më shumë se njëherë, në marrëdhënie me të huajt janë shfaqur në rolin e vasalit të vogël, të shërbyesit që shërben e shpërblehet dhe në disa raste edhe më keq, me emër të shënuar në “bordero” pagesash nga këta të huaj.
“Kështu ka qenë gjithmonë, fatkeqësisht. Kështu është dhe sot. Madje, politikanët e sotëm shqiptarë nuk e fshehin, nuk e kanë për turp. Përkundrazi, e tregojnë me krenari që janë miq të njërës apo tjetrës fuqi të huaj, ndonëse kohët dhe rrethanat janë tërësisht të ndryshme”, thotë Klosi.
Ish-shefi i SHISH ngjan pothuaj cinik në përgjigjet e tij kur pyetet nëse ka ende në “qarkullim” zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar të lidhur me ish-sigurimin e shtetit apo dhe shërbime të huaja. “Po, ka! Por çfarë rëndësie ka kjo. Situata është shumë herë më e rëndë se kaq. Kjo klasë politike i ka hequr br..kët me kohë. Tani madje nuk konsiderohet turp, përkundrazi është nder që të konsiderohet se njëri apo tjetri është konfident me këtë apo atë fuqi të huaj”, thotë ai.
Dhe për të mos lënë asnjë shteg për keqkuptim, tërësisht i drejtpërdrejtë ai nxiton të zgjedhë të japë një shembull nga ato që janë rregull dhe jo përjashtim. Pa përjashtuar këtu të dyja ngjyrat në qeverisje, të majtë dhe të djathtë. “Dikur, kur isha ende në detyrë, më ka ndodhur shpesh që përfaqësuesi i një shërbimi mik perëndimor, më pyeste se çfarë mendoja për atë që kishte thënë një anëtar apo një tjetër i kabinetit qeverisës.
Diçka që ai e kishte thënë në mbledhje qeverie që mund të kishte dhe pak orë që kishte përfunduar. E pyeta njëherë se si kishte mundësi që ai kishte kaq shumë informacion dhe në kohë reale se çfarë ndodhte në mbledhjet e mbyllura të qeverisë shqiptare dhe më thotë: Të gjithë ministrat, pa përjashtim janë të afërt me ambasadat. Vijnë vetë dhe komentojnë gjithçka ndodh”, thotë Klosi. “E kuptoni? Nuk bëhet fjalë për agjentë në kuptimin klasik që vjen nga filmat. Bëhet fjalë për anëtarë qeverie të cilët, varësisht pasioneve dhe afërsive të tyre personale, bëhen zëdhënës të interesave të huaja në vend. Për shembull të interesave ekonomike. Mos prisni që dikush me pushtet që vihet në shërbim të të tjerëve, të “fotografojë” materiale sekrete apo të japë informata. Jo! Dikush orienton një biznes të një shteti në vend e në dëm të biznesit që vjen nga një shtet tjetër. Duke parë interesin e tij të çastit në raport me vendin e huaj dhe në këmbim të mbështetjes së tyre vetjake dhe jo gjithmonë në interes të Shqipërisë”, thotë Klosi.
Edhe në Kuvend
Të shtunën e shkuar, ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i tha revistës JAVA se “Njerëz me dosje ka dhe në parlamentin shqiptar, janë mes atyre që ngrenë kartonat, që prodhojnë ligje dhe ekuilibrojnë balancat politike”. Askush nuk reagoi zyrtarisht për një deklarim të tillë që normalisht duhet të trondiste themelet e shtetit kur shënjohet se e keqja ka prekur themelin e shtetit, Kuvendin.
Dy javë më parë, po në revistën JAVA, u botuan “identikitet” e dy prej ish-antarëve të komisionit për ndarjen e detit me Greqinë, të cilët u konsideruan si të vënë në shërbim të dy vendeve të huaja. Nuk ishte gjë e fshehtë; dëshmitarë dhe në dijeni të veprimtarisë së tyre ishin krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Nuk reaguan atëherë. Madje sot, ata janë shpërblyer me ngritje në detyrë në shërbimin diplomatik.
U përmend dhe një i tretë, një zyrtar i dorëhequr nga një post shumë i rëndësishëm në strukturat e shtetit shqiptar dhe i emëruar rishtaz gjetkë që kishte të njëjtën “biografi”. Zoti Topi foli dhe për një gazetar të njohur, të vënë në shërbim të shërbimit të fshehtë të një vendi të huaj, fqinjë me Shqipërinë. Në asnjë rast asnjë reagim zyrtar, përveç mllefit dhe protestës së kuptueshme të shqiptarëve në blogje interneti. Që kërkojnë emra të përveçëm për t’i linçuar nga anonimati në emër të dinjitetit të nëpërkëmbur nga këta njerëz-dosje. Por ata dhe shumë të tjerë në këtë vend, veç fjalës pa emër nëpër blogje, kanë për pronë vetëm votën e tyre gjithashtu pa emër! Një votë që normalisht duhet të marrë parasysh edhe telefonatat e hershme të Doktor Berishës.
Ju nuk i tregoni Lorenc, por keta dalin vete ne publik, me sjelljet e veprimet e tyre!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html
Ju kame thene me kohe jane tre data me vrasje te njerzeve te pafajshem,te treja (vrasja e arben brocit azem hajdarit dhe 4 deshmoret e 21 janarit)jane vrasje me paramendim te zagarit berisha.
Harrove Kosta Trebicken dhe Fatmir Xhindin.
Sali Berisha ka djeni per te gjithe vrasjet te bujshme qe jan ber ne keto 20 vite.
Shifni ate foto te artikull e msonja se denmokratat 24-KAR-atesh qe ashtu i bajn mitinget ne menyre te kulturume jo me arme te sofistikume si pisotletat-stilolaps qi perdorin kamunistet po thjesht me i kallash n’dore.
Mesa duket, grupi “demokrat” i Ramiz Alise, themeluar ne dhjetor 1990( Saliu, Azemi, Pashkua etj)per te kaluar pushtetin nga byroja, tek klani i ri i Ramizit, ka rezultuar nje fllucke sapuni. Sepse Saliu ka qene rekrutuar me pare nga sherbimet e huaja. Ste habit fakti se shume kelyshe te Ramizit, si Pashkua apo Azemi, Saliu i qeroi me marifet sipas njeplani te mirestudiuar, kurse ca te tjere i trembi apo i dergoi ne emigrim. Ky fakt regon se Saliu doli edhe me zoti se usta Ramizi
Nje pyetje doja beja zotit Fatos Klosi…
Po para 12 shtatorit a e keni pergjuar Berishen?
E ka trazuar kaq keq Shqiperine ky saliqeni, sa nuk ka burre qe ta kthjelloje!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
Kombe dhe shtet shkerdhatash.Ndjehesh i fyer i perdhunuar i poshteruar kur degjin keto gjera.Por edhe sikur te tregohesh dhe te jesh patriot per ke te derdhesh gjakun ,per sharlatanet .pty qelbesira qe na keni poshteruar aq shume .u sh..motart ,grat cu permban pragu deri ne 17 breza kush ka patur dore ne pushtet .Falenderoj Britanin e Madhe qe me beri nenshtetas te saj dhe te pakten njeher ne jeten time e ndjej jeten njeri.
po coje deri ne fund or tosi klosi
ngelet tuj bo cic mic prapa perdeve jo asht keshtu jo asht ashtu.
po pse mor debilhone kujton ti se nuk i din aleatet e atllantikut keto gjona?
Vetem me kete deklarate qi ke pergjim te jashligjshme duhet me ti hudhur prangan te vend.
ky asht ma zi se skandali watergaytit ne 1974.
me lete lloqike e lagu se lagu nuk keni me i fitu zgjelljet as ne 2013
po te ishit aq cuba nuk ikte tos nona ne maqedoni dhe gramoze ruci ne selanik te jorgo babandreu
no tung.
Per kelmendasin.C’fare trapi!!!!!
Per Kelmendasi:Me ty Kelmendas dhe me gjith maloket ne pergjithsi qendron tamam ajo shprehja te q,,n nenen dhe te thot bab,sali krimineli i dha nafte serbise se miloshevicit per tju vrar dhe ju perseri berisha thoni,krimineli sali i shiti detin grekut,dhe ju perseri berisha thoni,krimineli sali eshte kunder bashkimit kombetar dhe ju perseri berisha thoni,dhe sa e sa te tjera qe po ti permend duhet nji vit dit e nate,prandaj e thash qe sala po ja u q,,,n nenen dhe ju i thoni bab mir tjua bej se vet e kerkoni koktrashe
Babi im eshte demokrat, me i forti ne pallat.
Kelmendas, le qe je injorant ne gramatike, por je shume me shume ne njohuri.
Kur ka vendim gjykate, pergjimi eshte i lejuar dhe ne Amerike e kudo ne bote kur behet fjale per sigurine kombetare.
Watergate ne Shqiperi po ben Arben Imami, por ti s’arrin ta besh dot diferencen.
Me vjen keq,rende dhe turp nga vetja por ne shqipetaret jemi populli ME MUT NE GLOBIN TOKESOR.Popull ku nje i çmendur na vret,na shet,na shan,na vjedh ,na tall,na turperon na ç’nderon,na fute ne hale e na nxjer.Ne hiç.Sa turp,harram buka ne shqipetareve qe na ka futur lepurin ne barke enveri per 40 vjet e saliu gati 25 vjet.Hapu dhe e na perpi te gjitheve.Popull debil e pa identitet.
keshtu e niset dhe 97 kush fitoi greket dhe serbet .pse nuk merreni me fitimin e zgjedhjeve opo jeni te sigurte se si fitoni ju e dini i keni llogaritur gjerat ne te gjitha menyret por perseri ju dalin 60 deputet ATEHERE DUHET LUFTE edhe fatosi kur e la pushteti kujtoni se i pelqente jo or jo ishin votat qe su vidhnin dot edhe saliu nqf e kupton qe humb votat do ta ler pushtetin si tosi po me duket se friken e keni ju dhe jo ai .
Ka njerz akoma ne shqiperi qe besojne ne keto idiotesira si Z. Klosi. Gjerat jane te thjeshta “ligji”. Askush nuk mund te denohet me burg pa nje ligj. Vetem shteti i Sali Kriminelit e te gjthe atyre qe e kane rrethuar dhe e rrethojne denon pa ligj dhe asnje dokument te shkruar. Krimet e Sali Qenit jane pa fund ne çdo shtet te botes do te ishte denuar me vdekje. Por problemi eshte tek populli, ai popull kafshe me bisht qe nuk i len vend zhvillimit e ndertimit te shtetit. Une gezohem kur lexoj keto gjera edhe se nuk kane asnje rendesi per mendimin tim. Por ne kete mes jane ata qe besojne ne Sali Kriminelin ne kete poliagjent si Mehmet Shehu.
sa bukur e thote sot e kane per nder qe deklarohen kujt fuqie perkasin
dhe me bomba vijne e raportojne vet pa i therritur kush keta jane te gjithe gra q… ska me poshterim nga te huajt ne vendin tone. popull shkerdhate pa pike morali e atdhedashurie edhe kush jane keto fuqi te ishte anglia e usa po po behet fjale per greqine e serbine ne shumicen e ratseve shtet bananesh kur te ben zbor greqia qe nuk kane as breke tani edhe serbi qe se pjerdh njeri.
thote mire serbi shqiptaret skane vetdije kombetare nuk dijne te bejne shtet po u del fjala me keta gra q… qe shkojne edhe raportojne vete si kurva.
kur do te vij fundi i kesaj diktature ? ky po behet cdo dite e me shume
nje Enver i dyte . populli eshte teper teper naiv , akoma beson tek vota.
vota eshte mashtrimi me i madh i tij . jo jo kirre nuk fiton shqiperia
po te prisni diten e votimit . popullin ai e ka perul shume ,
cili popull ne europe do te ishte kaq i duruar kaq i mashtruar
, sa jane shqipetaret
MJAFT ME KETE PARRULLE DURIMI FITIMI .
NUK KA FITIM NGA SALI DIKTATORI , AI E DON KARRIKEN
SA TS KETE JETEN. TE GJIGHE SHQIPWTARET DUHET TE HEQIN BESIMIN
NUK VJEN LIRIA. VETE AJO FITOHET NGA POPULLI.
per ket far mut klosin ,ky zotria qe smeriton te quhet zoteri por kancer shqipetar bashk me fatos nanon e qe si mungon nje xhavit halit ketu ne kosov qe ja bashkangjes edhe kadri veselin mbrapa perbejn shikun vrases te intelektualeve dhe qeshtjes shqiptare,prandaj keta kohen po e shfrytzojn qe qeshtja shqiptare te vehet ne pikpyetje edhe ne shekullin21,nje le ta din edhe po qe se ndodh siq ka nis te ndodhin disa eksese koheve te funditdhe te ndodh ajo ma e keqja ndoj vrasje te nivelit te lart them me bindje natoja mbrenda tek shqiptaret nuk do mundeni ta ndryshoni vizionin te benit shtet kurren e kurres,por tradhetia ka vetem nje emer tradheti e hiq ma teper,me kto qe po shofim dhe po ndodhin rrenimi shtet po vazhdon por…
KUSH ESHTE PERKRAHESI I BERISHOVICIT SI KY KELMENDASI JU KAM QIRE ROPT O KURVAT E SERBISE
he mer se t’gjith shqiptaret klysha spiuna te te hujve jane.
edhe ata qe nuk jan behen menjeher…sa te hapi gojen i huaji.
dhe jo vetem per pare por edhe falas fare..
mire o tosi qe na tregon se ne radhet e politikanve shqiptare,,ka nga ata qe punojne per sherbimet sekrete te vendeve te huaja….desha me te pyet ty-ti per cilin sherbim sekret te huaj ke punuar…a mund te na tregosh,,,se ne shqipri te ngjitesh shkallet e karrieres politike apo burokratike,,nuk mjafton te kesh qene spiun i sigurimit por mbrapa duhet te kesh te pakten edhe nje karriere mesherbimet e huaja sekrete,,po te jene dy nga keto sherbime mbrapa teje aq me mire,,se mun te behesh nga minister deri tek president i keti j vendi qe prodhon vetem spiuana e ku e quajne per nder te jesh spiun….
hahahahahaa Ama pergjonit Salen ju shkerdhata ???
Ok , tani –Ama keshtu ja pasi bere Sales ju ?
Ok, Sala tani ju pergjon edhe poshte krevatit hahahahahahaaha
Tani Sala e ka te justifikuar tju pergjoje edhe tua rrase lopthi –hahahahahahaa
Saliiii Rockodova te rafte pika po nuk mi pergjove keta Socialistat edhe ne hale , Ndigjon apo jo ? hahahahahaha
Edhe sa per dijeni Sala ma degjon llafin mue , pritini tani kur ta nderseje Arben Imamimn per pergjime se Imami eshte si tip Kelysh i rahur
qe vetem keq di te beje
Dhe ka te drejte Imami qe eshte si kelysh bushtre ne ligesi se ka qene Student i Dhjetorit
___Te gjithe ata studentet e dhjetirit dolen spiune te grekut , dhe te hajdute me cizme
me perjashtim te Azem Hajdarit
___Te isha une si Sala do i pergjoja keta te PS-se kur bisedojne me greket
dhe bejne spiunlleqe dhe pastaj te gjitha keto do ti hidhja ne Ju tube te tallej gjithe Ju Tubi
Te lumtur e te gezuar shqipetare, ky eshte lajmi me i madh, me gjigand, me deshperuesi i te gjitha koherave: Politikanet udheheqesit tuaj jane spiune, jane te shitur per interesat e tyre, e kane shitur Atdheun. Kujtoni dramen “Familja e peshkatarit” kur plaku i familjes i thote djalit te madh:”Mua mund te mos me duash, edhe kete qyqe qe u thinj pa te rriti, mund te mos e duash, por Shqiperine duhet ta duash!Me degjon more harram?” Sa harramseze ka qe flasin ne tribuna e mikrofona betohen e sterbetohen dhe nga ana tjeter shesin Atdheun.
Balta e turpit i mbulofte me soj e sorollope kete fare te ndyre tradhetaresh. Le ta kendojme Himnin e Flamurit ne Kanine nqs nqs keta horra do te jene tek Sheshi i Flamurit kete 100 vjetor, te mos bashkohet ideali i shqiptarizmes me interesat e prostitutave politike. Me nderime bashkekombas kudo qe jeni.
Akoma ju vazhdoni te shani Berishen ??
Une kam 7 vjet qe i them njerezve te mi te afert se kete vend nuk e qeveris me Saliu… Ai eshte thjeshte si nje marjonete qe e levizin agjentet e sigurimeve te shteteve te tjera!!!
Keto qe thote Fatos Klosi une edhe pse nuk i kam prekur e pare i besoj 100%. Nese doni ta shihni te ilustruar mundohuni te shihni te plote serite e “24Hours”.
Ne se jane te verteta keto poshtersi turp per nje popull qe mbahet i lashte e me tradita.Nuk di si tja ve emrin por nje gje eshte e sigurt:Ne se kemi patur nerv kush ja ngriu nervin shqiptarve!!
Asnjehere ne historine e tije ky popull nuk ka qene kaq poshte.Kush po e sakatos saqe nuk po kuptone se cndodh me te! Zemerimi i kujte eshte qe drama shqiptare po kaperxen kufijte e llogjikes cnjerzore!!!
Tham se shpetuam .Ndryshuam gjithcka per te pare me tutje.Degjuam te rinjte plote energji per ndryshim .Ju dorezuam Perendimit per te ecur ne rrugen e demokracise .U hapem e u shqyem per ti treguar botes se Shqiperia nuk eshte me komuniste.Por keto dhe kurbanet cdo dite nuk po e shpetojne kete vend e popull shume te urte qe nuk po shoh nje dite te bardhe.
Keto qe thote Klosii hoqi ne kurrize popullii Vlores dhe i Jugut.Nje zone qe dhe sot konsiderohet nga PD e Saliu e huaj.Qe duhet shtypur e percmuar se nuk i vjen per shtat Sali Kapedanit.Arsyeja eshte nje.Shqiperine e kane pushtuar qysh ne kohen e Hoxhes spiune qe po e brejne nga dita ne dite.Fale indiferentizmit dhe bujarise shqiptare keta kane depertuar aq thelle sa asnje revolte popullore nuk i shkul.Jo vetem keshillohen si ta qeverisin Shqiperine por dhe ivestojne qe langonjte te jene te sigurt e te plotfuqishem.Disa jane te edukuar qysh te vegjel te rinjte kane rene ne rrjetat e ngritura me shprese se ndihmojne per te mire ose per te perfituar ne kete kaos shqiptare.
Ilaci!.Si gjithmone Shqiperine e kane shpetuar konjukturat nderkombetare.Tani per tani duket se aleatet tone qe mendojne sadopake nuk jane te pergatitur per te operuar ne terrenin ku gjendet Ballkani shumngjyresh.