“Im shoq u vra për 500 lekë, autori bëri dy muaj burg”

10 Tetor 2012, 10:39Politika TEMA

Fiqirete Çifligu ka lëshuar akuza të forta mbi policinë, prokurorinë dhe gjykatën, pasi sipas saj nuk kanë hetuar e as gjykuar çështjen e vrasjes së burrit të saj.

Vrasja ka ndodhur në nëntor të vitit 2010, ndërsa familjarët e viktimës pohojnë për “Shekullin” se janë shkëmbyer në rrugë me vrasësin e Xhevahir Çifligut.

“… Na thonë shkoni në Fier, nëse doni të mësoni si është liruar, ndërsa vrasësi i tim shoqi shkon e vjen nga Italia sa herë të dojë. Ne jetojmë në Berat dhe ju e dini se Berati është vend i vogël. Të gjitha mësohen dhe dëgjohen menjëherë. Tim shoq e ka vrarë Stiliano Bojaxhi në parking dhe e dini përse është vrarë? Për 500 lekë të vjetra. Vetëm për aq. Është goditur me mjete të forta, thonë mjekët, ndërsa personi që e ka goditur ka dalë nga burgu pa i mbushur 3 muaj. Ne s’e dimë si dhe pse është liruar”, tregon Fiqiretja.

Ajo rrëfen se si bashkëshorti i saj humbi jetën në një konflikt  për 500 lekë, në vendin ku punonte si roje parkingu.

“Stiliano Bojaxhiu kishte lënë makinën në parking dhe kishte paguar vetëm 500 lekë të vjetra, ndërsa urdhri i pronarit për makinat me targa të të huaja ishte 1000 lekë, po të vjetra”, rrëfen ajo.

Ndërkohë që bashkëshorti i saj ka qenë duke ngrënë bukë, ka dëgjuar djalin e pronarit që po konfliktohej me çiftin Bojaxhiu dhe është ngritur duke iu thënë: “Mos bir, mos u zini për 500 lekë se i jap unë”.

Më pas ai është goditur me diçka në kokë dhe pas tre ditësh ka humbur jetën.

Ndërkohë që këto informata familja i ka nga dëshmitarët, sepse policia as që i ka njoftuar për ngjarjen, as se pse është lënë i lirë autori.

 

8 komente në ““Im shoq u vra për 500 lekë, autori bëri dy muaj burg””

  1. alban4eva says:

    Shqiperia e Sal kafsh shpellarit po ndryshon..

  2. Shtegtari says:

    I paharruar kujtimi i te ndjerit bashkeshortit tuaj po gajret moj zonje e nderuar “nashi qe kemi NISHANLLIUN ne krye te KLD do te rregullohen keto pune tak fak, sa te heqe qafe edhe Silvia Kontin e ka deklaruar se eshte prioritet i tiji, apo tani qe po marrim dhe statusin…..”

  3. Ramy says:

    shqiperia po ndryshon?po te ra KAPELJA MOS U UL TA MARESH, por vazhdo drejt. Keto probleme saliu do ti zgjidhe mandatin tjeter..sa per korupsionin saliu ka hapur numer te ri. Kush do te denoncoje , numrin e gjene tek MULI.

  4. bato says:

    o populli i dashur i shqiperise,dhe ju o rini e bekuar ,mos i mbani shpresat ke drejtesia nuk do te behet shqiperia me drejtesi asnjehere po nuk u dogjen deri tek komunisti i fundit nuk jemi bere dhe nuk do behemi po nuk u vran komunistat ,jemi popull kot qe durojme cdo gje .

  5. shqiptar says:

    po u shkembeve here tjeter merr byrazerin (kallashin) vetem ai te zgjidh pune ne shqiperi.se te jete per zyra gjykata e gazeta lere mus u mundo fare.

  6. kl.. says:

    eshte e tmerrshme te mendosh qe nje jete njeriu iken per nje 500 lekeshe per nje vije uji apo per motive te dobeta te tjera turp per kete qeveri qe nuk ndalet dhe ta beje problem per gjithe keto krime qe po ndodhin ,te mbaje qendrim te forte te vendose ligjin kapital me vdekje se vetem kjo ne mund ti kufizoje kanibalet shqiptar qe nuk kane meshire as per familjaret e vet po vrasin njeri tjetrin brenda familjes le me jashte shtepise se c’bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje