“Pse i kërkoj ndjesë familjes së Qazim Mulletit”

9 Tetor 2012, 21:41Politika TEMA
“Pse i kërkoj ndjesë familjes së Qazim Mulletit”

Nga lartësia e 70 viteve që mban mbi supe, aktori i njohur Robert Ndrenika ka çfarë të tregojë për kinematografinë dhe rolet e shkëlqyera që ka interpretuar në katër dekadat e fundit. Ndrenika rrëfen jetën e tij artistike, sëbashku me një merak të vjetër: T’u kërkojë falje gruas dhe djalit të Qazim Mulletit. “Jo vetë atij, por atyre që la pas kur iku në Itali”

Nga Skender Minxhozi, JAVA

Si e konsideroni gjendjen e kinematografisë shqiptare sot? Përse sot është kaq e vështirë të bëhen filma?

Nëse do të më duhej të përmblidhja atë që po ndodh sot me kinemanë shqiptare, do t’ju ftoja t’i hidhnit një sy pjesës tjetër të shoqërisë. Me fjalë të tjera, kinemaja jonë pasqyron gjendjen që kalon vendi. Jo pa zhgënjim vërej se gjithçka, sa i takon industrisë së sotme të filmit, është përmbledhur në një faktor: mungesën e fondeve dhe financimeve. Aktualisht në qarkullim është një ushtri e vërtetë regjisorësh, skenaristësh e aktorësh, të cilët mundohen, përpiqen të ushtrojnë profesionin e tyre, por në kushte të vështira.

Nga ana e tij shteti tentoi ta nxisë kinemanë, por situata mbetet kjo që shohim. Kam qenë deputet kur është bërë ligji i kinemasë. Ai ligj kishte dy pjesë kryesore. Së pari, parashikonte të ngrihej një qendër për nxitjen e kinematografisë dhe që fondet përkatëse të ndaheshin në formë projektesh. Gjithashtu parashikoheshin edhe bashkëpunime me qendra të tjera të fuqishme kinematografie. Kjo pjesë e ligjit, pak a shumë u zbatua. Kurse pjesa e dytë e ligjit, e cila synonte që Kinostudio të shndërrohej në një qendër të fuqishme ekonomike e prodhimit të filmit, e cila do t’i ofronte trupave të aktorëve e regjisorëve bazën teknike të domosdoshme, nuk u realizua asnjëherë. Siç e dimë sot ambientet e Kinostudios janë të okupuara nga mediat, duke mos shërbyer më në funksionin e tyre primar.

Sa e vështirë është të bësh një film sot?

Parimisht këtë përgjigje do ta jepte më të saktë një financier, për sa kohë që sfida e filmit është para së gjithash një sfidë financiare. Si aktor mund të them se njerëzit janë, por paratë mungojnë. Shkollat kanë prodhuar një brez të tërë aktorësh, gjithashtu edhe teatrot kanë fond aktorësh, por mungojnë mundësitë konkrete. Meqë jemi tek teatrot, një fatkeqësi është edhe rënia e sistemit të teatrove të qyteteve të tjera.

A është e saktë të thuhet se mbështetja e shtetit për këtë gjini të kulturës e artit, është thuajse inekzistente?

Unë mendoj që kjo është e saktë. Shteti nuk e mbështet kinemanë dhe teatrin shqiptar. Kam përshtypjen madje se me teatrin po ecet me logjikën “t’i mbajmë me bukë, se mos na bëjnë ndonjë grevë që merr më pas edhe sfond politik”. Aktualisht të dyja këto gjini të rëndësishme artistike, po vegjetojnë në kushte mbijetese.

Nuk kam ndonjë dëshirë të lavdëroj kohën e shkuar, por mirë a keq, dikur bëheshin dhjetë filma në vit. E kjo ndodhte në atë kohë kur jeta, siç e dimë, ishte e varfër. I tillë qe ai sistem. Kurse sot mungojnë fondet. Janë dy-tre filma në proces, por nuk kanë mundësi financiare të vijojnë punën. Nga pamundësia që kanë kineastët, ashtu si në atë kohë s’mund të bëhej më një film si “Skënderbeu” (për të cilin ndihmuan sovjetikët), ashtu edhe sot është e saktë të thuhet se s’mund të bëhet më një film si “Nëntori i Dytë”. Kjo është për të ardhur keq.

Meqë jemi tek “Nëntori i Dytë” dhe në një moment përvjetori Pavarësie, sa impenjues ka qenë ai film për ju?

Ai film ka në bazë të tij një gjetje të bukur. Në thelb ngjarjet zhvilloheshin gjatë rrugës që Ismail Qemali bëri nga Durrësi në Vlorë, para të shpallej Pavarësia. Në gjithë atë trajektore, në atë udhëtim me kuaj e karroca, shpërfaqet historia e asaj kohe, zbërthehet momenti historik që kalonte Shqipëria në vitin 1912. Kjo është fabul mjaft e goditur nga ana regjizoriale, mendoj.

Ndodhemi në 100 vjetorin e pavaresise. A eshte ky nje moment per medituar per rolet që keni lënë pas ne arkivin e kinemase shqiptare? Na thoni tre rolet qe mendoni se jane me te spikatura ne repertorin tuaj?

Sa herë kthej kokën pas, më forcohet bindja se shumë gjëra mund t’i kisha bërë më mirë. Ndoshta do të doja të kisha lënë pas një krijimtari më të gjerë, të kisha gjetur më shumë hapësirë dhe më pak privacione, në rrugën time si aktor i skenës. Nuk dua të bëj të persekutuarin, por në mjaft role më kanë hequr mënjanë.

Ndodhem në një fazë të jetës, në moshën 70 vjeçare, kur më duhet ta zgjedh dhe ta mendoj mirë atë që bëj. Duhen përzgjedhur rolet që i shkojnë jo vetëm moshës, por edhe karakterit dhe imazhit tim aktual, si dhe të kenë atë që quhet “brumë artistik”.

Sa për rolet që ndjej më të afërta, do të thoja se të gjitha intepretimet kanë brenda dhimbjen, djersën, mundin, gëzimet dhe historinë e tyre. Ndoshta nga rolet më të mira në kinema për mua mbeten ai i “Koncert në vitin ‘36”, “Prefekti” dhe “Mësonjtorja”. Sa për “Mësonjtoren”, siç e ka thënë edhe regjizori Muharrem Fejzo, roli im nisi si diçka e vogël, por që me dëshirën e përbashkët, e zhvilluam dhe i dhamë një karakter të spikatur personazhit që interpretoja.

Për “Koncertin…”, ku interpretoj nënprefektin, më shtyu  dhe më frymëzoi një lloj vaniteti dhe kotësie që kanë shpeshherë nëpunësit e provincave, të cilët duan ta kenë gjithnjë mirë me “qendrën”. Është një rol universal mendoj dhe vetë filmi, i cili është nga më të mirët e kinematografisë shqiptare, ka gjithashtu një mesazh universal brenda tij.

Roli i Qazim Mulletit tek “Prefekti” është edhe më delikati. Duhet të them se përveç emrit, ai rol ka pak të përbashkëta me personazhin historik. Nuk dua ta përligj Qazim Mulletin e vërtetë, por pak a shumë edhe prefekti, në konceptin tim, ka qenë një pushtetar, i cili ka brenda vetes një karakter popullor që rron edhe sot e kësaj dite. Kujtoj shprehje të tij, si për shembull “pas kaq muajsh, jeni bërë të gjithë komunista”, më pas thuhej “po ndenje kaq muaj në burg me hajdutët, je bërë edhe ti hajdut” etj. Injorancë ka pasur edhe më vonë, në kohën e komunizmit. Madje ka qenë ajo injorancë e disa zyrtarëve, që më frymëzoi edhe për rolin, pasi unë Qazim Mulletin nuk e njihja fare. Ky ka qenë në fakt një tipar i intepretimit tim. Pra që nisesha në rolet e mia, nga psiko-fizika e personazheve të epokës time, me qëllim që ta bëja sa më real dhe të afërt personazhin, për publikun e kohës. I qëndroj mendimit se shoqëria njerëzore është e ndërtuar në  mënyrë të tillë, që epokat, regjimet dhe sistemet i ngjajnë njëri-tjetrit. Ka një cikël ulje-ngritjesh që përsëriten pafund. Fenomene si ato që dalin tek “Prefekti”, janë në fakt universale, përtej sistemeve. Arti dhe kultura vetëm i evidenton dhe mundohet të japë mesazhin që duhen korrigjuar. Pra, edhe kur kam luajtur Prefektin, kisha parasysh aktualitetin. Qazim Mulletit, siç thashë i njihja vetëm etapat kryesore të jetës, që ishte fanolist, antizogist, më pas kolaboracionist etj. Roli i tij në komedi, ishte ai i një zytari kuisling, i cili do me çdo kusht të mbajë një pushtet që e ndjen se po i lëviz.

Në këtë pikë, dua të shtoj një element që e ndjej të rëndësishëm. Në këtë histori që lidhet me rolin tim të Prefektit, mua më vjen keq dhe më duhet t’u kërkoj falje dy personave: gruas dhe djalit të Qazim Mulletit. Që të dy ata panë një kalvar të padrejtë vuajtjesh dhe padrejtësish nëpër internimet. Më vjen keq për ta, shumë më tepër se për Qazim Mulletin vetë, pasi ai iku në Itali dhe i la këtu.

Me se e kalon kohën Robert Ndrenika, cilat janë punët me të cilat po merret tani?

Sa i përket krijimtarisë, siç e thashë më lart, ndodhem në një moshë kur më duhet të zgjedh. Më vjen keq që koha po ikën shpejt, por nëse më duhet t’i kthehem kohë pas kohe skenës, preferoj të mos bëj shumë eksperimente. Meraku që kam në lidhje me rolet që përzgjedh, është që të jem sa më dinjitoz me kohën që më ka mbetur ende për të interpretuar.

Kam pasur disa oferta rolesh, por për momentin nuk kam përzgjedhur asnjërën, sepse sinqerisht nuk më kanë ngrohur, nuk më janë përshtatur. Një rol është si një kostum. Nuk vishet nëse nuk të rri mirë në trup.

Sa po munden ta zëvendësojnë brezin e artë të aktrimit, ku ju jeni ndër figurat qendrore, aktorët e rinj të sotëm? Çfarë shihni tek ata, që mungonte në brezin tuaj?

Shqipëria ka aktorë të rinj mjaft të talentuar. Megjithatë një prirje që nuk më pëlqen, është se ata po i konsumon deri diku televizioni dhe komercializmi. Më vjen keq që ata ta shohin veten të detyruar t’i futen biznesit të spektakleve televizive, ku shpesh janë të detyruar të bëjnë edhe aktorin, edhe regjisorin, ose të improvizojnë rolet që luajnë. Shumë prej aktorëve të rinj janë të talentuar dhe me të ardhme. Dua të them se televizioni për artin skenik është një “lubi” e vërtetë. Ai e konsumon artin e vërtetë dhe aktorin e vërtetë.

Prej dy dekadash ka rënë censura ndaj artit. Megjithatë ka një opinion të përhapur, që thotë se prodhimtaria më e mirë mbetet sërish ajo e para viteve ’90. A pajtoheni me këtë konstatim? Nese po, cilat jane arsyet sipas jush? Nje brez aktoresh te medhenj, financimi me i madh per te zhvilluar kinemane dhe teatrin apo dicka tjeter?

Nuk jam i mendimit që duhet ta hedhim poshtë edhe prodhimtarinë filmike të sotme. Ka filma të mirë, siç kanë provuar punët e Xhuvanit, Minarollit, Kumbaro etj. Por sot prodhohen më pak filma. E nëse kthejmë kokën pas, edhe atëhere kishte shumë prodhimtari, por pak filma të mirë. Edhe në atë kohë ka pasur cilësi shumë të dobët në disa raste. Nuk jam aspak dakord që ne t’i biem me top gjithë asaj krijimtarie. Nuk ka qenë aspak e lehtë “të bëje art” me fjalimet e Enver Hoxhës. Disa skenare të asaj kohe kërkonin mjeshtëri të madhe që të ktheheshin në vepra artistike.

Por që të bësh art është gjithmonë e vështirë. Pavarësisht se nuk ka më censurë, sfida mbetet e njëjta: duhet të kesh cilësitë dhe talentin për të bërë art të madh.

Si po e gjen Shqipërinë ky njëqind vjetor i Pavarësisë? Sa i kënaqur është me situatën në vendin e tij zoti Ndrenika?

Së pari e ndjej veten mirë që kjo Shqipëri, ky vendi ynë, arriti në 100 vjetorin e pavarësisë së tij si shtet. Por nëse duhet të them diçka për situatën ku vendodhet shteti shqiptar sot, do të kisha dashur që ky përvjetor shumë i rëndësishëm ta gjente Shqipërinë me një shtet me institucione demokratike e të pavarura. Jo njeriu, por institucionet. Kjo është ëndrra ime për këtë Shqipërinë e sotme.

58 komente në ““Pse i kërkoj ndjesë familjes së Qazim Mulletit””

  1. Shahin Kolonja says:

    I PA ARRITSHEM.Personalitet qe verteton thenjen e nje kritiku te madh rus:’arti matet me pak’Per hapesiren qe ju dha arriti ‘infinitin’.Respektin me te madh ‘artistit nobel’.

    1. Hysen Shoshori says:

      Zoti Berti!
      Jete te gjate e te Lumtur!
      Ty te falen si aktor roli i Qazim Mulletit dhe si politikan deputetlleku u iPD.
      Si t’ja bejme ketyre qe aktrojne tere jetes!?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html

      1. Uarda says:

        Nuk ka cfare ti falet sepse te komedia “Prefekti” figura e Qazim Mulletit eshte me simpatikja! Une nuk e kuptoj se si e linte Enveri te transmetohej?…

        1. Mergimtari i Larget says:

          I nderuar Ndrenika,

          mos u bej fare pishman per faljen qe kerkove
          e para se duhej bere, sidomos tani qe u mor vesh se ish komunistet s’kane ndermend ta bejne kete!
          Autori i drames, si tere lloji i tij, nuk dine te kerkojne falje ndaj viktimave te tyre fizike…

          Dhe, eshte mire qe Qazimkat e pas 1944-es dhe keta te sormit (pra jo ai i hershmi, se ai na doli burre me kulture dhe patriot, apo jo?), keta te mesohen te kerkojne falje.

          Perderisa nje aktor i Madh, i jashtezakonshem, me biografi te zeze ne kohen e Qoftelargut, si Rob Ndrenika, kerkon falje per nje rol, cfare duhet te bejme ne qe kemi burgosur interrnuar e merguar nje popull te tere real, jo ne skene?!

          Falur, dhe nderuar ke qene dhe je, Robert Ndrenika!

          Mergimtari i Larget

          1. Uarda says:

            Ti duhet te jesh ai qe i vuri flaken Ndreces…

    2. Altin BEJKO says:

      Robert Ndrenika eshte nga ata njerez qe te bejne krenar qe je Shqiptar. Burre fisnik dhe aktori me i madh shqiptar, i te gjitha koherave.

      Shqiperia do te ishte me e mire, sikur te kishte me shume njerez te tille.

      RESPEKTE

      1. arber says:

        ashtu eshte aktori dhe njeriu me imire por gjeja qe me brengos eshte a do te vije ndonje qe ti afrohet ROBERT NDRENIKES

  2. raimondi says:

    Aktor i madh ..dhe Njeri i MADH

    I uroj jete te gjate !

  3. pinxho kapellja says:

    o fagos ! ta ka fut ky Roberti, eshte kaur nga Vunoi po ama nuk thote jam grek po mburret qe eshte Shqipetare.

    1. fyi says:

      Robert Ndrenika i biri i Petros lindur me 1942 ne Shqiperi dhe Polikseni Ndrenika bashkeshortja e Robertit lindur me 1944 ne Shqiperi kane mare nenshtetesine GREKE me 12.2.2010 me vendimin numer 89595/91700/09/12.2.2010 botuar ne gazeten zyrtare te qeverise GREKE numer 629 te dates 11/05/2010.

      1. arrixhiu says:

        Kane marre nenshtetsine, jo komebsine o pyke. Nenshtetesi marrin te gjithe ata qe marrin dokumente ne shtete demokratike. Po Greqia vecse demokratike nuk eshte, pasi qe te japi nje pashaport greke, i do njerzit te thone se jane grek, edhe nqs nuk jane.

  4. mirel says:

    Igjithe shkrimi eshte i ndjere dhe pasqyron zerin e vertete te artistit.
    Po me ben pershtypje dhe kjo shprehje qe mendoj eshte mjaft e goditur:
    I qëndroj mendimit se shoqëria njerëzore është e ndërtuar në mënyrë të tillë, që epokat, regjimet dhe sistemet i ngjajnë njëri-tjetrit. Ka një cikël ulje-ngritjesh që përsëriten pafund.
    Juj pershendes Robert Ndrenika dhe ju uroj gjithe te mirat.
    Faleminderit per artin e madh qe na keni dhuruar.

  5. alfredi says:

    Z.Robert te uroj suksese dhe mbaresi, kam respekt te madh per krijimtarine tende te vjeter dhe te re , pervec preferences tuaj per 3 role me te mira , une dua te them qe treshit ti shtosh edhe nje zero nga mbrapa, mbase edhe me shume,per te nxjere Robertin nje aktor te madh.Shoh disa here filmat” 14 vjec dhender “,”Mesonjtorja”,”Ishte kohe per dashuri”,”Kapedani”, e te tjere qe spikat ndjeshem roli i tij . Roberti tashme eshte nje aktor me nje ” kostum te shtrenjte “. I uroj me rastin e 70 vjetorit te lindjes shendet te plote .

  6. kujtim says:

    Faleminderit Robert Ndrenika.

    Jeni nje figure e madhe e popullit shqiptar.

  7. Shtegtari says:

    Je flori i gjalle, te mbaj mend qe i vogel kur luaje me teatrin Skampa te Elbasanit, te gjithe parashihnim qe ne ate kohe se shume shpejt do te rreshtoheshe perkrah gjigandeve te skenes shqiptare, dhe me kenaqesi konstatoj se nuk u gabuam;
    Me jete te gjate, te bekofte i Ndrituri Jezu

  8. dritani says:

    I nderuar Ndrenika qe na ben te përulemi dhe te mendojme se nuk kane vdekur te zotet ne kete vend,

    Une mendoj se personazhi i “Prefektit” ( apo Perfektit – shprehje qe i thote te gjitha) nuk ka te beje me personin ne fjale, Qazim Mulletin, por me cdo shqiptar i cili kur hipen ne karrike eshte ekzakt sic e keni paraqitur ju: Katundar i gjithepushtetshem, frikacak, adhuruar nga debilë dhe me pasardhes debil.

    Une keshtu e shoh. Emri nuk ka asnje rendesi.

    Mbetesh i NDERUAR megjithe nje njolle te vogel ne biografi: deputet ne vitin 1996 ?

  9. ToriUSA says:

    Zoti Ndrenika duket qe shpirti ju eshte plakur me shume se trupi dhe eshte bere me i ndjeshem se duhet. Ju nuk i rrembyet pa te drejt tokat familjes Mulleti qe kerkoni falje sot i nderuar artist. Arti eshte art dhe duhet pare si i tille ne cdo epoke pa hapur rubinetin qe dallga e ndotur politike e shoqerise se sotme te bjere mbi te e tja futim pastaj roma pertoma… Perulem para kontributit tuaj artistik mbasi ishit dhe mbeteni nje figure shume e spikatur.

    1. Shtegtari says:

      Dakort me ty ToriUSA po nje korigjim te vogel; Shpirti nuk plaket kurre, kur eshte i ndjeshem eshte madheshtor, te rralle jane ata qe njohin qofte edhe indirekt gabimet, eshte teper e veshtire po jashtezakonisht fisnike te fitosh mbi vetvehten

  10. HORRI bulevardit says:

    Ti jo qe sduhesh te kerkosh falje, por ne duhet te themi ty dhe kolegeve te tu, atyre ikonave te medhenj te skenes dhe ekranit, nje FALEMINDERIT shume, se ishit ju qe na hoqet stresin dhe merzitjen kolektive, qe patem si popull, ne diktaturen enveriane.
    Ju Robert Ndrenika dhe ikonat e tjere te artit shqiptar, ne ju jemi mirnjohes dhe kete mirnjohje ne ju a shprehim me respektin qe meritojne njerezit e medhenj.
    Pac jete te gjate dhe te lumtur.

  11. bbb says:

    Ska perse ti kerkosh ndjese Qazim, Mulletit o Robert, sepse shoket e Robertit i cuan “dhurate’ mbretit te Italise perkrenaren e Skenderbeut…Keshtu qe mos te haje meraku as per Qazim Mulletin apo ndonje tjeter. E verteta eshte se qeveritaret tane gjate gjithe kohrave kane qene “Qazim Mulleter’ dhe kane merituar te satirizohen edhe kur skane bere gje te keqe

  12. ipashpresi says:

    keta jane nje brez aktoresh te cilet na benin te argetoheshim dhe te harronim vuajtjet.

  13. VERONIKA says:

    Respekt Robert Ndrenika!!!Nuk ka vend ndjesa,ju keni qene nje profesionist i shkelqyer,kjo ishte atehere.Ky popull ka qene i gjithi i persekutuar.Perjashto eliten ,qe udheheq dhe sot,me arrogante,me e pameshirshme,me e pafytyre.Jane ata qe duhet te kerkojne ndjese!Na eshte bere shprehje fjala *komunist*,por nuk ka lidhje me kta te pafytyre,,ata qe spiunuan dje,qe shpifen,jane dhe sot,po nuk kane lidhje me idealin komunist.Kemi pasur dhe kemi akoma shume miq,ngacmohemi akoma me shaka:yyy komunist,,yyy kulak,,,por eshte shume me komplekse sesa kjo fjale e thjeshte.Te gjitha diktaturat kane nevoje te krijojne armiqte,sepse ndryshe nuk mbijetojne,,por kjo nuk ka lidhje fare me juve.Me sa mund te kete sot,fjala e Sales:spiun ,,,komunist,,,bllokmen,,,

  14. Sophy says:

    Idhull idhull idhull..
    Zeri i tij, fytyra, mimikat, personazhet qe ka interpretuar e bejne me te madhin nder me te medhenjte. Nje nga pak arsyet per te qene krenare per kete vend te mbytur ne mizerje.
    Zoti Ndrenika ju jeni nje artist i padiskutueshem, nje shqiptar i madh, nje kolos!

  15. SKENDER BEU I VJETER says:

    EMRI ROBERT NE SHUME POPUJ KA NJE NJERI TE MADH ,TEK NE GJITHASHTU.NJERIU NE JETE I NDERUARI ROB BEN DHE GABIME KUR NUK I NJEH MIRE RETHANAT DHE TY TE FALET INTERPRETIMI MJAFT I GODITUR POR JO I PLOTE I QAZIM MULLETIT DHE QENIA NE PD QE NE FILLIMET E SAJ.NE PD U FUTEN SHUMICA E ARTISTEVE DHE AKTORVE SEPSE DUKE QENE TE PARET ME NDRYSHIMIN E KISHIN KUPTUAR NEVOJEN PER NDRYSHIM DHE KERKONIN ME TE MIREN NE KETE ATA QE ISHIN ME TE VETRTETE ARTISTE TE MEDHENJ SI TY.FATKEQSIA SI KUDO NDODHI SEPSE NE KRYE NUK DOLEN TE MEDHENJTE ARTISTE DHE INTELEKTUALE QE VEPRONIN ME VEPRA DHE JO ME FJALE POR DISA INTELEKTUALE BASTARDE TE PAVLERE QE SYNONIN TE VININ PASURI DHE DISA ARTISTE NGA ME TE DOBTIT SI ARBEN IMAMI QE U BE AKTOR VETEM NEPRMJET FUSTANIT TE MAMI BESAS PARTIZANE DHE JO MERITES,DHE ME KEQ NA U BENE DHE GJOJA POLITIKANE POR QE NUK JANE GJE TJETER VETEM SE ZGJEPARAKE POLITIKE DHE THARTIRA TE VJELLJES POLITIKE DHE TRADHETIVE.

  16. peci luku says:

    respektin me te math per kete artist .jete te gjat kenaqemi kur e shikojme njeri qe meriton me teper po cte presish nga qeveritaret ministrat si ylli pango turp i botes si zagar pas femrave aldo bumci njeres pa respekt alibeja nipi i kriminelit isa toska dhe ndimsi i kriminelit sali berisha

  17. Dritan Haxhia NY says:

    Cfare te thuash per Teatrin, e filloj keshtu sepse pa artiste te ketij “kalibri”, Tetatri ndofta nuk do egzistonte. Per ROBERT NDRENIKEN eshte “fyerje” Ti thuash i “Madh” apo “Kollos”…,keto terma jane vjetersuar ne fjalor, kur behet fjale per aktor si Ai…! Ai i ka kapercyer epitetet sepse ka punuar per te perkryer artin e interpretimit skenik. Profesionalizmi dhe stili i Tij eshte ndofta i pakapshem nga shume aktor pasardhes. Edhe perpjekjet per ta imituar Ate, kane deshtuar gjithnje. Arsyeja eshte se Ai, Robert Ndrenika, ka qene dhe eshte vetvetja, Ai ka krijuar nje personalitet te vecante ne artin skenik shqiptar. Ndaj dhe sot Ai mbetet nje aktor i Ri, i fresket, sepse sa here te ndjekesh punet e Tija, te duket i fresket, sikur po e shikon per here te pare. Te rremben e te fut ne boten e personazhit, te mbush me emocione te papershkrueshme. Fjala e Tije te “fshikullon” embel gjithnje, plastika dhe levizjet i japin shikuesit nje realitet apsolut nese mund te quhet keshtu. Te flasesh per Te, dhe ta analizosh me detaje punen e tije shumevjecare, do te duheshin me mijra e mijra faqe.
    Faleminderit Robert Ndrenika. Me respekt per JU.

  18. shqiptari says:

    Robert Ndrenika eshte nje aktor i jashtezakonshem. Eshte e vertete qe tek e fundit nuk eshte faji i tij qe uli figuren e Qazim Mulletit se ashtu ishte diktatura dhe nuk mund t’i thoje jo. Ju lutem lexojeni deri ne fund kete shkrim qe tregon jeten dhe vuajtjet e familjes Mulleti. Te vjen per te qare kur lexon se cfare kane hequr. Eshte marre nga gazeta “Panorama” dhe uroj qe “Tema” mos ta cilesoje si rivale ne kete rast. Thjesht dua te ndergjegjesoj ata njerez qe u tallen dhe vazhdojne te qeshin me ate film mizor.

    http://www.panorama.com.al/2012/04/30/fatbardha-saraci-mbesa-e-qazim-mulletit-persekutimi-i-mulleteve-dhe-fati-i-hidhur-i-hajries-gruas-se-prefektit/

  19. roboti says:

    aha!
    s’dule gjo ene ti berto!
    burri qe osht burr,nuk thot “me fal” kurr!

  20. populli says:

    sojliu ,sojli ngelet! zojsezi qe kemi kryeminister, sojsez e rrace qeni do ngeli, me gjithe kelyshet e bushtres qe ka lene pas!

  21. TOMS says:

    Aktor super i madh. Ai nuk duhet te kerkoje falje per asgje, perkundrazi, shteti dhe shoqeria duhet t’i kerkoje falje te madhit Robert NDRENIKA per menjanimin dhe injorimin ne shume raste, por edhe disa kolege medioker te tij qe u ka ardhur per shtat ky anashkalim. E kam njohur nga afer ne plazh dhe kemi pasur ngjitur cadrat per 15 dite ne vitin 1985 ne mos gaboj. Jane ditet me te bukura qe kam kaluar ndonjehere me pushime. Nje njeri i madh, i thjeshte, galeri e gjalle informacioni dhe pervoje. I uroj jete sa me te gjate dhe shendet te plote. Per mua ai duhet te hyje ne enciklopedine shqiptare dhe jo ca njerez medioker, servile, puthadore, hajdute, kriminele, parellinj me djersen e te tjereve dhe te popullit qe ngrefen si gjeli ne maje te plehut, kikerijne gjithe diten budallalleqe neper televizione. Ai dhe shume shoke te tij, aktore te talentuar por te “harruar”, duhet te trajtohen me nje pension shume dinjitoz nga shteti. Nuk e gjen gje shtetin per 30-50 pensione ne masen 2 milion leke ne muaj.

  22. Beni says:

    Roli i Prefektit eshte i perkryer, sigurisht duke e pare ne frymen e komedise dhe humorit.Familja Mulleti,gruaja Hajria dhe djali Shiti kenaqeshin dhe argetoheshin kur shihnin komedine “Prefekti”. Kam qene student dhe benim aksionin ne bujqesi, ne fshatin Plug te Lushnjes. Ate nate kur ne Tv do te shfaqej komedia Hajria dhe Shiti kishin zene radhen e pare te karrigeve ne sallen e vatres se kultures. Ishin shume te lumtur qe po shihnin jeten e tyre, ndonese me nota groteske.Dhe sipas vendalinjeve, ata e shikonin komedine sa here shfaqej ne ekran.Eshte e vertete se Qazim Mulleti nuk ka qene ai i komedise, por Partise i duhej nje komedi qe te perdhoste figuren e Mulletit. Eshte fakt se ndaj tij u planifikuan disa atentate nga njesitet guerilje te Tiranes, por asnje nuk guxonte ta realizonte ate. Ishte vete personaliteti i Prefektit qe i frikesonte atentatoret.

  23. TOMS says:

    Dicka tjeter per vlerat si aktor. Te gjithe rolet e Robertit te madh, ne cdo cfaqje ne skene apo ne ekran si kur kane qene role te “vegjel”, “te medhenj”, episodike apo role karakteresh, jane brilante. Ai ka derdhur ndjenjat dhe shpirtin e tij ne cdo rol, ka hyre ne lekuren e personazhit sa ne na dukej se Roberti ishte ai qe luante. Mjafton te thuash se ne cdo film e gjen nje shprehje qe ka mbetur ne mendjen e gjithsekujt si: “tani ajo ashtu eshte”, “nuk te le babai pa finale”, “merr vesht”, “mishi tretet kocka mbetet”, “te pelqejne thellezat ty”, etj, etj, etj, te cilat keshtu te shkeputura nga teksti duken si pa vlere, por ne gojen e Robertit te futura ne permbajtjen e karakterit, nuk harrohen kurre. Respekte pa fund ZOTI ROBERT.

  24. vali zotka says:

    I madh dhe i paarritshem Robert Ndrenika!Per vete jeten Tuaj,punen Tuaj, jeni me se i falur!Falje duhet te kerkonte autori dhe regjimi i atehershem.Dhe 100 vite te tjera plot shendet!

  25. Glauku says:

    Aktorè tè mèdhenj i solli epoka e madhe. Kinematografia shqiptare ka patur aktorè tè nivelit botèrorè. Ajo plejadè aktorèsh nuk besoj se do ti kthehet mè. Pèr mua Robert Ndrenika èshtè nè pesè mè tè mirèt. Tek “Mèsonjètorja” “Koncert nè vitin 36” dy role tè pèrkryera kanè lènè gjurmè tè thella pèr “Oskar”. Renegatèt pas ’90 ashtu siç i vunè shkelmin gjithè shqipèrisè nuk kishin se si tè falnin dhe kinematografinè. Futja e zotit Ndrenika si deputetè nè kuvendin e parè demokratikè nè anèn e atyre qè vranè shpirtin e artit tè shqipètarève, mè krijoi bindje se AI po i kthente shpinèn veprave mè madhore tè tijè, por jo, jo.
    Sot Ndrenika èshtè mè realist se kurè dhe se kjo èpokè qè po kalojmè po pèrsèrit po ato gjèra qè dikur tè merrnin pak frymèn, e sot veçse tè mbysin. Pa art dhe kulturè jemi tè gjithè tè mbytur dhe kètu mbaron misioni i Berishès.

  26. anticensurë says:

    bert ndrenika ke qënë gjithnjë i madh!nuk dua të flas për talentin tënd,kanë folur vitet dhe të tjerët këtu!
    do të desha të them se falja që ti i kërkon gruas dhe djalit të qazimit,për mendimin tim,është e gabuar!
    -ti ke luajtur një komedi!në komedi dihet se si është mënyra e paraqitjes së personazhit!nuk ka nevoj për koment!
    -internimin dhe kalvarin e familjes së qazimit,nuk ishe ti që e shkaktove!ishte politika shtetrore e asaj kohe!
    -jeta e qazim mulletit tregon atë që ne si shqiptarë akoma nuk kemi filluar ta kuptojmë!njeriu në jetën e tij vihet në kandar!vlersohet për atë anë që peshon më shumë!qazimi vërtet ishte fanolist,anti zogist, patriot demokrat,por në të njëjtën kohë ai u shëndrua në një kolaboracionist!bashkpunoi me pushtuesin kundër vëndit të tij!
    -“po ndenje një muaj në burg dhe ti je bërë komunist”nuk është e njëjtë me “po ndenje me hajdutin bëhesh hajdut”!jo berto jo!janë dy gjëra të ndryshme!e para ka të bëjë me patriotizmin,pushtimin e vëndit(jo të gjithë ishin komunistë,por të gjithë ishin shqiptar të pushtuar,që muajt e burgut nazi-afshist iu mbushnin mëndjen ti kundërviheshin pushtimit!dhe për ata njerëz që ishin në mëdyshje!)kurse hajdutllëku është punë karrakteri o berto!
    -koha,historia ka treguar se patrioti,atdhetari,në situata të ndryshme ka qëndrime të ndryshme!të paktë janë ata atdhetarë që mbetën të tillë deri në vdekje!shumë të tjerë kanë këmbyer krahët nga atdhetarë në tradhëtarë,dhe e kundërta!
    -pavarsisht se ti nuk e ke thënë por me këtë falje duket sikur ti fal kolaboracionizmin e qazimit!jo berto jo,ai ishte kolaboracionist dhe si i tillë ka mbetur!po të gjykojmë sot me ligjet e sotme,familia e tij nuk duhet të kalonte atë kalvar,por kushtet ishin të tjera,kohërat të tjera!qazimi vetë nuk ishte më i pakët në dhënjen e dënimeve,familjare dhe jo vetëm personale!internimet nuk ishin të rralla dhe në kohën e tij dhe me firmën e tij!
    gjithnjë ti mbetesh një aktor i madh berto!

  27. Anti talebani says:

    Zoteria juaj Robert Ndrenika.

    Je nga te paktat figura qe na bejne optimist ne keto te keqija per shtetin dhe kombin shqiptar. Je nje artist qe ke lartesuar kombin dhe vlerat tona.

    Une personalisht sjam dakort me faktin qe kerkoni ndjese per nje aktrim qe te eshte kerkuar te besh dhe qe per mua eshte nje nga veprat me te mira, tuajat. Gjithsesi, dua te theksoj se njerez te ralle kane forcen dhe ndergjegjen per te bere kerkese per ndjese ne publik. Te kerkosh ndjese publike eshte nje virtyt i rralle qe fatkeqesisht, per momentin nuk e kane shume njerez, per te mos thene qe nuk ka fare. Ky akt vetem larteson akoma me teper emrin tuaj.

    Me respekt per JU, i MADHI Robert Ndrenika

  28. ed says:

    Paska dicka qe i beka Shqiptaret te jene ne nje mendje. Repsekti dhe Mirenjohja per brezin e artisteve te shkelqyer qe kemi patut, jo vetem aktore por edhe kengetare qe koha dhe komercializmi po i denon me harrese. Megjithate ata perseri mbeten dinjitoze, i dhane shume ketij vendi per vite te tera,por kurre nuk e mohuan dhe folen keq per kete vend. Hera e pare qe shoh ne blogje komente dinjitoze nga te gjithe dhe do doja qe nese Tema ka mundesi te hapi nje Rubrike per personazhet e njohura dhe te respektuara te ketij vendi. Kemi shume qe meritojne te pakten mirenjohjen e shqiptareve, Vaace Zela, Ema Qazimi, Sander Prosi,Reshat Arbana, shummmeee.

  29. Ani says:

    titulli i artikullit pasqyron vetem nje pargaraf te intervjuse. Actor si Robert Ndrenikaet rolet e tij ne filma dhe teater jane vertete te lartesise qe veshtire se i gjen sot ne artin shqiptar.
    Roli i Prefektit ka qene aktual per kohen kur vepra doli me gjithe ato kuadro te shkolles se partise qe dolen nga balta direkt ne role “prefektash” dhe eshte aktuale dhe sot po te shikosh ne cdo administrate lokale apo qendrore sa Qazim Mulletra dhe Mon Kukaleshra gjen…Nganjehere te duket se ai vend vetem te tille prodhon per dekada…
    per te ardhur keq te jemi ne nje gjendje te tille dhe pas me shume se 20 vjetesh “demokraci”…

  30. viktor hoti says:

    Berti e ka gabim qe kerkon falje. Qazim mulleti nuk do ish i njohur nga brezat e pas clirimit , po te mos ish Robert Ndrenika .Unë mund të them se ish Robert Ndrenika qe e nxorri Mulletin nga kronika politike e kohes dhe e futi ne “bistorine” me domethenese , ne memorjen e popullit.Kjo nuk eshte pak se ne vetvehte Mulleti nuk ka lene gje per te hyre ne histori dhe në kujtesen e popullit pavarsisht se ish njeri i kultuaruar e i zgjuar.

    Shenoj ketu se padyshim ai nuk besonte ne Komunizem por për të qëne brënda del te kete bere edhe ndonje finde si investim per nje te ardhme eventuale .Viktor Hoti

  31. joel says:

    Autori, Besim Levonja, ka vdekur me kohe dhe nuk mund te kerkoje falje. Megjithate figura e Q.Mulletit del me e mençura ne ate komedi.

  32. ajdin says:

    PERPARA SE TE KERKOJ NDJES KY AKTOR ka pytur,sa familjar me firmen e tij jane vrare ose internuar nga Qazimi i Mulletit.???????????????apo flete per veten e tij si aktor i vete- vetes.UNE I KERKOJ NDJES KETIJ AKTORI QE E KAM PARE DUKE LUAJTUR FILMA apo KOMEDI.Me fale se shikova surratin tende.

  33. E.Hima says:

    Ska perse te kerkosh falje Z.Ndrenika.Ajo komedi eshte edhe shyqyr zotit qe e ke luajtur sepse eshte nje nga komedite me te mira tonat.
    Ti aktor i madh ishe je edhe do te mbetesh.Nuk na vjen e keqja nga ju por nga politikanet e poshter qe kishim edhe jane kaltapultuar ne politiken e sotme.Ska nevoje ti permend emrat se te gjithe edini kush jane e te gjithe jane me teseren e Partise se Punes edhe jane betuar per Marksin,Stalinin edhe te jene te denje te Partise edhe Enverit.Sot bejne si demokrat te medhenj.
    Z.Ndrenika te faleminderit per filmat qe na keni dhene gjate gjithe ketyre viteve,je me i miri edhe filmat e juaj do te ngelen ne histori si filmat me te mire te historise sone.

  34. Coli i DEBATIK-ut says:

    Gabim,Signore Roberto!

  35. Ilir says:

    Z. Ndrenika, ju aktor dhe jo nje politikan , qe ti kerkoni falje familjes se Qazim Mulletit, prandaj mos e ulni veten ne rolin e nje hipokriti te pafajshem sepse kjo nuk ju shto asnje pike ne Cv tuaj

  36. Latif says:

    Jo Robert Ndrenika nuk ke pse kerkon falje sepse ke luajtur nje rol ne nje filmshqiptar. Por ne sot kemi politikan, pushtetar qe e luajne rrolin prej verteti gjithe diten dhe gjithe naten, here qeshin, here qajne, here dalin te vrejtur, here te te zgerllire. Duhet te jeshe me “modest” aktor i parritshem jashte kalibrit shqiptar ndoshta edhe nderkombetar eshte i madhi Sali Berisha. Sa artist i merituar eshte edhe artist populli, por tani eshte edhe mjeshter i madh ne aktrim. Kemi nje skene fantastike si ajo e Gerdecit ne filmin artistik shqiptar “Baxhanaku” qe merr pjese ne rrolin kryesor aktori Sali Berisha, me 26 te vrare dhe me dhjetra te plagosur. Kemi filmin tjeter artistik “Rruga e kombit” me rrolin e “Padukshmit” ne vjedhjen e pareve te ndertimit te rruges, perseri e luan me mjeshtri aktori Sali Berisha. Eshte edhe nje film tjeter artistik me titull “4-ter te vraret” perseri me rrolin brilant “Vrasesi” perseri luan me profesionalizem Sali Berisha ku nuk del ne film asnjehere se kush eshte vrasesi i vertete. Keto dite eshte ne xhirim e siper filmi me i fundit i Kinostudios me titull “Te ngujuarit qe digjen per qejf” ne rolin kryesor “Sali Profesionisti” qe luan perseri Sali Berisha, aktor i madh me vlera, qe luan ne menyre brilante ben sikur i ndihmon per ti shpetuar dhe ne anen tjeter i fryn zjarrit qe te digjen sa me shpejt sepse Sali Profesionisti i ka borgje te medhaja ndaj tyre dhe ne kete menyre i ulet shifra e borxhit se ka me pak persona. Ky film eshte me disa seri dhe me episode te paparashikuara deri sate digjen te gjithe edhe ata qe i ka borxhe. Mendohet te dali nje film me shikushmeri te larte dhe do te jepet tre here ne dite ne televizionet TVSH, Klan etj.

    1. Robert te faleminderit ty dhe te gjithe artistave te brezit tend, qe me punen e madhe dhe shpirt prej artistash te vertet, na keni bere qe te ndjehemi te lumtur per ate nje ose dy ore film edhe pse ishim nje popull pa liri. Ti nuk i ke asnje borxh familjes se Qazim Mulletit sepse, ti ishe thjesht artist dhe do luaje rrolin qe te kishin dhene, aq me teper qe po t’a kundershtoje mund t’e quheshe armik i popullit dhe te shkonje ne burg.Me vjen per te qare kur i kujtoj filmat e tu dhe te kolegeve tuaj, qe nga mjeshtria e madhe qe ju kishit ne aktrim ne harronim se po shihnim nje film.Ne Holivud qe eshte industria me e madhe e filmit ne bote, jane vetem dy artista qe luajne me mjeshtri dhe natyrshem, Al Paqino dhe dhe Robert De Niro, kurse ne Shqiperi ne brezin tend keni qene te pakten nja njezet ARTISTA.Me vjen per te qare kur mendoj se cfare shperblimi u eshte bere, dhe cfare pencionesh merrni, por prape se prape ju jeni dhe do mbeteni te pasur ne shpirt.

  37. emigranti says:

    zoti robert ndrenika je nje artist i pa zevendesushem,kjo tok nuk lind me nje tjeter robert.te uroj shendet.

  38. hajriu says:

    Ti kerkosh falje Qazim Mulletit dhe Familjes se tij eshte nje xhest aristokrati . Edhe pse regjimi i kohes e perçmoi , historia do ti jape vendin qe meriton ketij aristokrati .Keta ne teater e bejne sikur ai nuk dinte edhe Shqipen kur ne fakt ai zoteronte mbi 7 gjuhe te huaja. Nese Shqiperia e meseme ka mese te mburret , ai eshte Qazim Mulleti.

  39. ardi says:

    Artisti me i madh i te gjitha koherave.Respekt per Ju Zoti Ndrenika!Jete te gjate te uroj nga zemra!

  40. emil says:

    Artist dhe njeri i madh qe vjen nga nje familje aristokrate.Shendet e suksese te metejshme Zoti Ndrenika!

  41. joel says:

    Po e vazhdoj mendimin tim se figura e Q.Mulletit del me e mençura ne ate komedi sepse e kupton shume mire rrezikun e komunizmit. Autori ka dashur ta beje figure qesharake, por ai del mbi te gjithe me nuhatjen per rrezikun qe i kanosej vendit nga “Komunistat e kuq”.

  42. joel says:

    Si perfundim, aktori i madh R.Ndrenika kerkon falje vetem sepse publiku qesh me figuren e Q.Mulletit, ndersa duhej te ishte e kunderta; figura e tij duhet nderuar.

  43. I.Troplini says:

    Jeta e ferrit dhe vuajtjet c,njerezore te familjareve te Qazim Mulletit, e shtyjne aktorin Robert Ndrenika “tu kerkoje falje” anetareve te kesaj familjeje. Cfare “faji” ka ngarkuar mbi supe valle, aktori yne i rrespektuar????
    Perdhosja dhe neperkembja (me urdher nga lart) e figurave dhe personaliteteve me vlere kombetare, eshte nje akt barbar qe zorr se mund ta gjesh ne historine e popujve te tjere te Europes. Eshte nje akt i cungimit te vetvetes dhe i ngritjes te se keqes ne piedestal. Eshte nje akt vandal qe nuk ka te beje aspak me vlerat e humanitetit te atij komuniteti ku kerkojme te hyjme me cdo kusht.
    Nese shoqerija shqiptare do te kishte ne gjirin e saj disa mijra zera si ky i Robert Ndrenikes,,,,nuk do te ishte e nevojshme qe viktimat e komunizmit te veteflijoheshin. Nese ndergjegja e shoqerise sone do te gjente nje paralele tek kjo e Robert Ndrenikes,,,,vendi yne do te ishte nje vend “normal” ku ia vlen te jetosh.
    Edhe pse nje dallendyshe e vetme nuk sjell pranveren, Robert Ndrenika, beri ate qe duhet te bente cdo shqiptar i vertete.
    100 vjetori i shtetit tone nuk kerkon fishekzjarre dhe qebaptore si shenje identifikimi me kete shtet. Ai kerkon akte qyteterimi si ky i Robert Ndrenikes.

  44. Fatos Veliu says:

    Pershendetje Robert Ndrenika. Uragan i artit shqiptar. Njriu qe me realiizmet e tua arrite te vendosesh nje gur te fuqishem ne kalane e fuqishme te artit te popullit. Keni arsye te jetoni ccdo minute ccdo ore dhe ccdo dite i motivuar se ke mundur qe ne famijet shqiptare te percjellesh vetem kenaqesi. Shume njerez mundohen apo bejne dicka ne jete por jane te veccante ata qe fitojne simpatine e nje kombi. Dhe kete ju e keni arritur. Ju simpatizoj presonalisht ne menyren me maksimale. Kam momnetin tju drejtohem me emocion duke ju thene me doren ne zemer: FALEMINDERIT ROBERT NDRENIKA PER ATE QE KE BERE NJE JETE PER NE. PER ATE QE PER NJE JETE TE TERE NA KE STOPUAR PARA EKRANEVE.

  45. Ivani i madh says:

    me vjen keq qe njerezit katandisen ne kete gjendie sa bie sistemi te gjithe e kethejne pllake tani dhe i priviligjuari i monizmit Berti e ketheu .Rezik te kishte lojtur ndonje rol te ndonje udheheqesi komunis ne ate kohe do krenoheshe tani do thosh se ja dhane me zor .Po ku po katandiseni o aktore pa ruaze kurizore e te rjedhur. Si pas juve dhe ai qe ka luajtur role me agjente e diversante duhet te kerkojne falje e ato qe kryen kundra vendit tone ata ti hedhim pas e pasaj arkivi i kinematografise sone duhet te censurohete prishur keshtu mendon ti zotri.Vetem se je plak se mund te te gjente ndonje vend pune koleku jot Imami e do kishe bere ndonje leke po u dogje kot rruge te mbare.

  46. cami says:

    Artist si ty Robert jane te rralle.Ti je Nderi i Kombit shqiptar!

  47. Marina Rrogozi says:

    Pershendetje Robert Ndrenika!!!!!!Me i fuqishmi i kinematografis shqiptare ti je njeriu qe me realizimet e tua arrite te besh publikun per vete jo vetem moshat e medha por dhe brezin e ri,fjal kam plot po nuk i shpreh dot………Me pak fjal je i madh UUUUUUURRRRRRRIIIIIIIMMMMMMMEEEEEEE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje