Qeveria ka marrë një vendim që të gjitha bashkitë dhe komunat në vend, të paguajnë detyrimet e ujësjellësit ndaj CEZ. Ajo do t’ua zbresë nga fondet e buxhetit të shtetit borxhet ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje. Janë 2.5 miliardë lekë që zbriten nga transferta e pakushtëzuar ndaj vendorëve, për të shlyer CEZ-in.
Ky është një vendim abuziv në fakt, duke qenë se deri disa kohë më parë, ujësjellësi ka qenë nën varësi të qeverisë dhe është pikërisht kjo e fundit që ka detyrim për të paguar borxhet e ujësjellësit.
Me këtë vendim, qeveria godet rëndë një sërë bashkish dhe komunash, të cilat nuk kanë mundësi që të paguajnë borxhet e mbartura në vite pikërisht nga qeveria.
Një rast i tillë është bashkia e Përmetit, e cila e detyruar nga ky vendim, ka vendosur që të mbyllë zyrat ditën e djeshme, duke qenë se nuk ka asnjë para në dispozicion për të paguar që nga punonjësit, deri tek detyrimet e tjera.
Ujësjellësi i Përmetit, si në të gjitha qytetet, prej vitesh nuk paguan energjinë elektrike dhe tashmë qeveria, që e ka pasur nën varësi dhe është përgjegjëse për borxhin e krijuar, kërkon pikërisht nga bashkia që të paguajë detyrimet.
Deputetët e majtë deklaruan se më këtë akt normativ, qeveria po ndërhyn në mënyrë të dhunshme në fondet e pushtetit vendor.
“Ne nuk mund ta nxjerrim me një akt normativ abuziv CEZ-in nga situata e vështirë në të cilën ndodhet, po aq sa dhe KESH. Ky vendim vetëm do të përmirësonte situatën e keqe sepse do të transferonte krizën nga mospagesa e faturave që i bëhet CEZ tek komunat dhe bashkitë,” deklaroi deputetja socialiste, Mimi Kodheli.
i ka ardhur fundi kriminelit, dhe nuk di me cfar te beje.
po i ben parate e shqiptareve koncerete tip ciljete, bleone, tani na u shtua dhe dushku,e martini.
mjer ekonomia shqiptare ne dore te kujt eshte.
CEZ eshte No.1
Si do ja bajm kur te thy qafen ?
https://www.youtube.com/watch?v=6s-2ajn2U78
Sa e kishte rrogen vjetore drejtori i pergjithshem i CEZ, sa dy here OBAMA?
Si ku mundisie qi superfuqia botnore energjise (Norvegjia Doktorit) s’ka lek me pague CEZ. A osht nai mashtrim kamunistash a?
Republika e kthyer ne nje Perandori…P’se te paguaj KESH-in qeverria, me mire rikonsktrukton vilat dhe pallatet e saj…Me mire te ket dosa e Likes varese 150 mije euro ne qafe se sa te pijne njerezit uje…
Shqiperia falimentoi dhe shqiptaret me te roptuar se ne 97 jane per rruge po kush do ti pranoje prape ? Turqia mbase ?
Zyrtarët e Bashkisë së Rrëshenit i drejtohen Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara: Na ndihmoni !
“Ndërhyrja Juaj pranë Kryeministrit të vendit për t’i dhënë fund kësaj praktike hakmarrëse dhe anti-demokratike, është një nevojë e madhe që ka ky komunitet i cili do t’u jetë mirënjohës”.
Aleksandër Ndoja, përgjegjës i Marrëdhënieve me Publikun dhe Mediat Bashkia Rrëshen, në rrethin e Mirditës i dërgoi një letër të gjatë Ambasadorit të Shteteve të Bashkruara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ku i shpreh shqetësimin e zyrtarëve lokal për grabitjen e buxhetit të Bashkisë Rrëshen nga ana e Ministrisë së Financave. Në fillim të komunikimit Ndoja shprehet se: “E marr këtë iniciativë jo vetëm se kemi të njëjtin emër, njëri i lindur në atë anë të Atlantikut dhe tjetri në këtë anë, por sepse edhe unë si shumë të tjerë kemi besim të madh te Ju, mbi të gjitha si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend mik historik i yni, që na është gjendur pranë në momentet më të vështira të historisë tone, në të gjithë Shqipërinë natyrale. E di shumë mirë që Ju jeni i vetëdijshëm se shumë faktorë i kanë sytë të Ju dhe te SHBA-të që përfaqësoni në këtë vend të vështirë e me probleme të mëdha, por me njerëz që gjatë gjithë historisë kanë ditur të shprehin natyrshëm dashurinë për demokracinë amerikane, por që kanë detyrim moral e politik për atë çfarë SHBA-të kanë ofruar për shqiptarët. Jam i vetëdijshëm se janë të burgosurit politikë në grevë urie që shpresën e shikojnë pikërisht te Ju dhe demokracia amerikane, janë pronarët e shpronësuar padrejtësisht nga regjimi komunist që kërkojnë ndihmën Tuaj që haku një ditë të shkojë tek i zoti. Po ashtu jam i bindur se opozita e sotme ka një shpresë te ju për zbatimin rigoroz të rregullave të lojës në ndeshjen e madhe të vitit 2013”-nënvizon përfaqësuesi i Bashkisë së Rrëshenit, Aleksandër Ndoja. Në vijim letërshkruesi shpreh shqetësimin e kësaj njësie vendore, pasi dikasteri i financave e ka shënjestruar keq, madje ka tkurruar padrejtësisht buxhetin e saj, duke vënë në vështirësi vijueshmërinë normale të buxhetimit të bashkisë, pagat, sigurimet shoqërore, likujdimin e faturave ndaj të tretëve, etj. Duke hyrë në thelbin e problemit Ndoja thekson: “Për të qenë më të qartë qeveria Shqiptare, konkretisht Ministria e Financave ka arritur deri aty sa në mënyrë të pa përgjegjshme ka vënë dorë mbi autonominë vendore, duke penalizuar me të pa drejtë Bashkinë Rrëshen dhe qytetarët e saj. Konkretisht Ministria e Financave ka grabitur as më pak e as më shumë, por 80 milionë lekë nga grandi i destinuar për Bashkinë Rrëshen. Një veprim i tillë është bërë pa asnjë paralajmërim, në mënyrën me hajduteske të mundshme, dhe tërësisht të fshehtë. Justifikimi për këtë është sa i papërgjegjshëm aq edhe i pa zgjedhur si duhet. Kohë më parë Ministria e Financave urdhëroi thesarin e shtetit për të bllokuar veprimet financiare të bashkisë me pretendimin e Ndërmarrja e Ujësjellësit na i paska borxhe financiare Cez-it. Por nëse shikon të gjitha faturat financiare që bashkia ka me ujësjellësin, të gjitha janë të paguara, por bashkia penalizohet sepse Ndërmarrja e Ujësjellësit nuk ka paguar të CEZ-n. Ky ishte paradoksi më i madh, kur është lehtësisht e verifikueshme se Ndërmarrja debitore e Ujësjellësit nuk ka asnjë lidhje me bashkinë, asnjë varësi prej saj që të ketë ndonjë detyrim. Por në kohën kur bashkia dërgoi shkresat përkatëse që vërtetonte këtë fakt, është njoftuar grabitja e fondit prej 80 milionësh nga grandi dhe ka kaluar te CEZ, për llogari të Ujësjellësit”-thotë Ndoja në prononcimin e tij publik. Vendorët e Rrëshenit deklarojnë se ndaj Bashkisë së këtij qyteti mbahet një qëndrim hakmarrës dhe diskriminues nga qeveria qendrore. Janë disa penalitete që i janë bërë kësaj njësie të qeverisjes vendore, por të arrihet deri aty sa të fusësh duar në arkën e saj, ndonëse të shpuar, është krim financiar dhe shkelje e rëndë e autonomisë vendore. Në argumentat e tij përgjegjësi i Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Rrëshenit sqaron: “Është krim dy herë, pasi preken shumë detyrime që ka bashkia ndaj qytetarëve të saj, por edhe për faktin se kjo bëhet me një prapavijë të qartë dhe hakmarrje politike. Ka qenë në të drejtën e qytetarëve zgjedhja e një kryetari i cili nuk i përket forcës politike që ka pushtetin, sepse tek e fundit askund nuk është e shkruar se po veprove kështu do të marrësh penalitete kaq të rënda në investime. Bllokimi i fondit dhe më pas grabitja e tij, ka cenuar rëndë mbarëvajtjen e shumë investimeve dhe aktiviteteve në kuadër të festës së çlirimit të rrethit, por edhe festës së Pavarësisë. Janë lënë përgjysmë disa investime prioritare si në ndërtim fasadash në pallate të vjetra, përmirësime në infrastrukture dhe objekte të tjera jetike si financime me ushqim dhe trajtim në çerdhe, kopshte dhe konvikt”-nënvizon Ndoja. Letra e përafqësuesit të Bashkisë Rrëshen mbyllet me mesazhin: “Ndërhyrja Juaj pranë kryeministrit të vendit për ti dhënë fund kësaj praktike hakmarrëse dhe anti-demokratike, është një nevojë e madhe që ka ky komunitet i cili do të jetë mirënjohës”.
çfare lekesh do m0re kuçeder??? dritat vine e ikin sipas qejfit. energjia elektrike eshte nga me te shtrenjtat ne ballkan per mos te thene edhe ne europe..UJE vjen njehere ne dite po i mbushe çisternat mire, se jo kujdes te nesermen..per ujin e dritat qe vine sipas qejfit duan leket, dhe po kaloje nje dite na hypka kamata? po kur dritat nuk vine kush ja paguan kete kamate popullit?
Çuditem me disa shqiptare qe besojne akoma tek USA apo me teper tek Arvizuja! Amerika nderhyn vetem per interesin e saj (psh po te ish Cez bisnes amerikan ose kur ka lufte por edhe atehere nqs i kushton me shume mosnderhyja sesa te nderhyrja ; shiko Sirine dhe Libine! Ne Libi u fut se Kadafi ua kish bere borxh ( Panam flight 183)ne Siri as po e rruan njeri ! Ose shiko ne Burma 1 milion te perzene nga shtepite e mijra te vrare Klintonja thote Burma ka progres ne dhemokraci)pra si cdo shtet normal i pamvarur qe shikon interesin e tij ; ku cenohen interesat e USA ne kete rast per ujesjellesin e Macukullit? Asgjekundi! Nderhyrja ne Kosove ishte nje diversion i Klintonit nga problemi Levinski ne plan afatshkurter dhe ne plan afatgjate parandalimi i kthetrave ruse ne Ballkan jo se i plasi USA per Shqiptaret! Gomarin e nxjerr i zoti nga balta e sa me shume ti kerkohet ndihme USA per probleme banale aq me pak do na ndihmoje USA ne probleme serioze gjithmone kur USA ka interes te sajin!
s ka gje jo,mban ky popull se eshte mesuar. po patet mundesi i beni dyfish te gjitha se s thote njeri gje,vetem se kur ti arrije kulmi i durimit i djeg te gjitha te vetat e tuajat
Ore njerez a e kuptoni se per cfare behet fjale. Bashkite dhe komunart nuk paguajne faturat e energjise elektrike per te gjithe objektet qe jane ne vartesi te tyre (shkolla, qemndra shendetsore, ujesjelles, etj) , nje malli si te gjithe te tjeret, te cilet i blejne apo prokurojne. PO te jete per mua ai kryetar bashkie apo komune qe nuk paguan faturat e nergjise elektrike ato duhet ti mbahen edhe nga rroga e tij dhe jo vetem nga fondet e buxhetit.