Protesta: Qyteti Studenti, kampus privat i Brovinës. 44 kafe- 0 dushe

9 Tetor 2012, 10:46Politika TEMA
Protesta: Qyteti Studenti, kampus privat i Brovinës. 44 kafe- 0 dushe

Një ditë pas nisjes së vitit të ri akademik, një grup të rinjsh socialistë protestuan në Qytetin Studenti, për kushtet e jetesës. Të rinjtë socialistë shfrytëzuan orët e para të mëngjesit për të vendosur një parullë të madhe, e cila shkruan: “Mirësevini në kampusin Brovina – 44 kafe, 0 dushe!”.

“Muret e këtij qyteti kanë parë revolucionin e studentëve para dy dekadash, por sot po rrënohen prej lagështisë, klientelizmit ndaj biznesit dhe lënies pas dore nga ana e shtetit. Në kohën kur Partia Socialiste ishte në pushtet, qëndrimi në konvikt kushtonte 100 mijë lek në vit. Menjëherë pasi Partia Demokratike e mori pushtetin në kthetrat e saj, kjo shumë u rrit, duke shkuar 160 mijë lek në vit. Që atëherë, kjo taksë është rritur çdo vit me 50 mijë lek, dhe sot, në sezonin e ri shkollor 2012- 2013, ka shkuar në shifrën katastrofale 490 mijë lek për student,” thuhet në deklaratën e FRESSH.

Ata thonë se një shumë kaq e lartë është e pajustifikueshme, pasi nuk ka asnjë përmirësim kushtesh.

“Sot, nëpër bujtinat e Qytetit të Studentit, banjat janë në një gjendje të padurueshme; dhomat e vogla me lagështi nuk mund t’i zbukurojë as wireless, dhe as “Shqipëria Dixhitale” e Sali Berishës. Shtoji kësaj rritje të taksës vjetore blerjen e librave shkollorë, ushqimin modest dhe pa asnjë shpenzim tjetër, një student duhet të nxjerrë prej xhepit 3 milion lekë në vit. Si mund ta përballojmë këtë gjë ne, që vijmë prej familjesh të varfra, ku prindërit zhyten në punë sfilitëse vetëm për një të ardhme më të mirë? Si mund t’ia dalim, kur rrogat në familjet tona nuk shkojnë më shumë se 200- 250 mijë lek në muaj? E megjithatë, ironikisht, biznesi i lokaleve tek Qyteti i Studentit po lulëzon si kurrë më parë,” thuhet në deklaratën e FRESSH.

Të rinjtë u kanë bërë thirrje studentëve që të bashkohen në protestë.

“Ky është veçse fillimi, i pari aksion i një grupi idealistësh socialistë, të cilët besojnë tek zgjimi dhe bashkimi i të rinjve shqiptarë,” theksojnë të rinjtë.

49 komente në “Protesta: Qyteti Studenti, kampus privat i Brovinës. 44 kafe- 0 dushe”

  1. Hasan Lenja says:

    ha ha , kam qene para caditesh ne QS. Lere mos e pyet; Lloto, kazino, bare, ….
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html

    1. padrino says:

      hahaha do i ket ik truri brovin kriminelit

      1. voica says:

        Di vetem qe drejtori i QS eshte nje lango, me shapka e pantallona te shkurtra, qe t’a kerkon lekun pothuajse hapur, dhe eshte LSIist, ose skraparlli i PDzuar.
        –Me korigjoni kush e njeh mire.
        Faleminderit.

        1. adi says:

          bujar brovina eshte nje person i cili e ka transformuar qytetin studenti nga ajo barrake qe ka qene, me ka lidhur puna dhe kam qene prezent ne cdo kohe dhe ka bere shume pune, per kete duhet te beni krahasimin e brezave por qe dhe duhet te behet akoma me shume. per kafenete etj ju lutem te me korrigjojne ata qe jane dhe kane qene aktuale me situaten ne qs, nuk jane me aq sa kane qene te pakten nuk jepen me kontrata skandaloze 99vjecare me cmime qesharake. sa per parti politike ai eshte demokrat militant nga te paret dhe per kete eshte krenar asnjehere nuk e ka mohuar. fundja fundit jane bindjet e tij dhe eshte dicka personale qe nuk i takon njeriu te paragjykoje. une e njoh shume mire dhe e di qe imazhin e ka hijerende e te ashper por ne zemer eshte njeri me zemer flori dhe punetor i palodhur.

          1. oresti says:

            turp turp ..te shkruhen gjera te pa besueshme per Bujar Brovinen!!!!!!!!une e njoh personalisht eshte njeri i punes ,dhe nje familjar i mire ……..QE TE VIJE NJE SOCIALIST NE VENDIN E TIJ NUK ESHTE E THENE TE SHKRUAJE C’TE NA VIJE NE KOKE PA ASNJE BAZE NE MENYRE KAQ ARROGANTE……..nuk mund ti besoj syve….AH MOJ SHQIPERI E MJERA SHQIPERIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII

      2. fl says:

        Ky Brovina ka qene kandidat i PD ne zonen 2 mos gaboj

  2. Gesti says:

    Bravo! Keshtu aksionesh duhen ne shqiperi, studentet jan ne gjume e duhen zgjuar!

  3. xhemi says:

    me n fund dicka pozitive. duket te rinjte socialiste jan ndryshe nga krimbat e qeverise :)))

  4. Juno Fr. says:

    Kur dola ne mengjes heret nga dhoma ne QS i kish kap paniku pastruesit dhe po e hiqnin. Se PD te heq nga puna e te le pa buke, po perqafove lirine dhe te drejten. Bravo atyre te rinjve qe e morren kete nisme.

  5. flogert says:

    bravo.Eshte kthyer ne kompleks privat me tarifa milioneresh,pa asnje kusht vec biznesit te disa zoterinjve qe luajne me parate e ndershme te nje populli te tere,,Studentet jane forca me e pathyeshme ne nje shoqeri dhe duhet te ngrihen te gjithe per te shtypur cdo shtypes te te drejjtave te tyre,Pergezime iniciatoreve per simboliken e perdorur e per reagimin kaq te moralshem.

  6. arsilda1 says:

    :)) me ne fund pak aksion. I takon socialisteve. Jo me fjale. Tani le te shikojme vetem vepra ?

    1. genti says:

      Po c aksion leshi ata sa vune parrullen shkuan u rehatuan ne kafe

      1. Vilson Vini says:

        Kush t’i tha kto idiotlliqe mer? Satrapat si ty dhe bashkevicidolsi yt sna len me ec para si komb…

  7. tigri14 says:

    Eshte shembulli se si ne mund te reagojme si te rinj te cenuar,eshte menyra se si ne mund te fillojme te shprehim indinjaten tone kundrejt gjithkujt qe tenton te na grabisi,injoroje,sklllaveroje e lere injorante.Ide brilante

  8. piranja says:

    Kam degjuar se keta jane nje grup socialistesh qe duan ta tejkalojne periudhen e arte “MJAFT”. Do zoti, Saliu duhet te ike para se te kete zgjedhje, qe te kete zgjedhje te lira e te ndershme.

  9. Sara says:

    Eshte nje gjendje vertet e padurueshme dhe skandaloze qe duhet ndaluar,Ne studentet e QS do jemi ne krah te kujtdo qe eshte pro nesh,

    1. Ben Chicago says:

      Te rinj socialist????.Pse paska edhe te rinj me PS!!!!.Mendonja se me PS jane vetem ata gerxhot e komunizmit,,,keta do jene pjellat e tyre.Edhe i ri edhe komunist me PS,eshte dicka qe nuk shkon.

      1. shefo says:

        Ik ore mizantrop dallkauk i doktorrit.

      2. ti je një gomar says:

        Ti zotëri je një gomar që nuk ka ku të vejë. Injorancën tënde nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Unë mendoj që je i pashpresë. Je kaq i trashë sa truri të është sheshuar fare dhe me siguri që mendon me fjali të tipit “unë, bukë”, “unë, wc”, “i ri, ps, JO”. Je për gjynah.

      3. mirel says:

        Bobo mor trim antikomunist,,si ja ben me Obamen ti, e akuzon dhe ate per komunist?
        Cte paska gjetur, komunizem ne shqiperi, komunizem ne amerike.
        Fat muti paske.

  10. HORRI bulevardit says:

    Kush eshte ky Brovina, mos eshte Pirro, qe ka zerin si goc.

    1. LORA says:

      Kur kam qene studente,ne vitet 80-te,ky Brovina ka qene marangozi i Qytetit Studenti.Pas 90-ta e beri nepunes dhe tani drejtor.
      Ja ky eshte progresi i kuserimit te studenteve

  11. Uran says:

    hahahahha sa mir ja kan ber brovines dhe atyre horrrave te tjer. ka lezet

  12. Megi Sh. says:

    BRAVOOOOOOOOOOOOOOO JU PERGEZOJ!!! SI MUND TE BEHEM PJES E KETIJ GRUPIT?

    1. daku says:

      uli breket te ta them te veshi qe mos te degjojne te tjeret.

      1. Neritan says:

        Sesi i pranojn moderatoret te shfaqen komente kaq banale e dekurajuese per te shkruar si ky i “daku”, nje zot e di,….

  13. Roni Durres says:

    Nje mesim i mire per ata qe mendojne se studentet nuk veprojne dot se s’i le politika. Ja pra qe paska njerez qe e bejne. Duhet kreativitet per te patur liri.

  14. xhoni says:

    Tani e tutje llapaqent e sales skan t drejten tthon se opozita vetem flet. keta cunat qe kan ber kte, me kujtojn periudhen e hershme te aktivizmit te majt shqiptar.

  15. sistem-bataku says:

    Me ne fund dikush (studentet) reagon ndaj sistemit te batakosur.

  16. TROJA says:

    Po perse po prisni te flijohen 20 te burgosurit politike qe bijte te kujtohen se jetojme ne fashizem? Ku keni qene ju rinia e “dhime” si thote Gjini i portokallise.Jo 3 milione por edhe 10 milione do shkoje viti shkollor,kur ju rini e shikoni si digjet njeriu,qe heshni,edhe kur nuk keni ku laheni,qe nuk keni ku hani,e flini ne dhoma si dikur keta te perndjekur politike.A e dini sa do paguani per nje pune kur te mbaroni shkollen? Kete demokraci kerkuan para 22 vitesh,studentet qe su beri syri ter dhe u leshuan rrugeve te Tiranes,per LIRI,DEMOKRACI,te cilen nuk e fituan,u mashtruan nga soji i Arben Imamit qe djersen e gjakun e ketyre te perndjekurve,te prinderve tuaj,ja shet serbeve me çmime te lira,furnizon me arme regjime vrastare te popujve,duke siguruar per vete dhe kasten qeverisese miliona euro.
    Ku je rini qe nuk mbron djersen e gjakun e prinderve,lodhjen,raskapitjen,pronat e te pareve.
    Ju jeni,si qeni i lidhur ne litar,i rahur qe pret nje cope buke,per te tundue bishtin.Prisni dhe mereni ate cope buke dhe beni hije,ne netet e ereta te diskove,ne eresiren e lokaleve,terhiquni zvare rugeve te qyteteve se keshtu e me keq do e mbyllni jeten,po qendruat te shihni si digjet njeriu.

    1. voica says:

      TE LUMTE, TROJA!
      (no coment)

  17. Sara says:

    Mesa di une Brovina eshte ai qe ka marre QS e na merr leket neve studenteve..e kam degjuar shpesh per lloj lloj pislleku qe ben..eshte mbush me kazino,lloto e kafe QS-ja

  18. Donjet Liridoni says:

    SRB-i çirret ne mitingje, ku e degjojne kalamajte dhe administrata e “zgjedhës mbi popullin”, duke sulmuar E. Ramën gjoja per bllokimin e proceseve integruese. Ne fakt, tablloja e sipershkruar, eshte E JASHTEZAKONSHME, E PABESUESHME per ne, ish-studentet, per ne prinderit qe kemi femijet ne aulat e universiteteve.
    Sipas meje, ka kaluar edhe PRAGU I DHJETORIT TE PAHARRUAR. Cfare presim ende me, qe te rrezojme nje ore e me pare kete KLIKE TE POSHTER, qe po na i grabiti te gjitha: te sotmen, te ardhmen, shpresen, pasurite mbi e nentokesore? E ka kthyer atdheun si nje flete borderoje, ku nenshkruajne duke marre copa pasurie te ketij vendi si honorare, politikane vagabonde te huaj, te cilet si reanimatore te pushtetit te vjedhur te Sali Berishes&Jozefina Topallit7Ilir Metes etj duan te mbajne ne kembe eksperimentin Shqiperi, si 50 vite me pare.
    O sot, o kurre, te gjithe studentet, duhet t’i bashkohen korit te fuqishem te protestes popullore kunder bandes kriminale te Sali Berishes! Vete na ka thene se “Ne, dmth PD dhe natyrisht AI, SRB-i ka vrare friken”. Nje i vrare nuk mund te ngrihet më. Nqs eshte ngritur, kush eshte autori i frikes se ringjallur? SRB-I. Mos valle do te presim qe t’i telefonojne prape nga Teksasi a Peskara “ik tani, mjaft qendrove ne pushtet”. Flaka qe e la t’i dilte Shqiperise ne veren e ketij viti, ne nje kohe kur me gershere ne dore priste shirita perurimesh neper rrugica te peruruara disa here, eshte sinjali qe na ka derguar (qe e dergofte Zoti sa me pare te te shumtet) se keshtu do ta bej Shqiperine, po nga pushtetit nuk iki.

  19. sn0m says:

    bravo studente, luftoni per te drejten tuaj, jeta nuk ka pse te jete gjithmone llum. sali maloku sdi gje tjeter, vetem malokeri.

  20. pedagogu says:

    VINI RE! E kam pare Qytetin “Studenti” dhe,perjashtuar zbukurimeve nga jashte,eshte per te vajtuar;me vitet ’80-’90 as qe mund te krahasohet.
    Sa i takon tipit Brovia (Bujari),ne ato vite ka qene marangoz me 8 vjeçare dhe njeri teper negativ.Te keqen e pisllekun i ka ne gén…
    Ju qe duroni kete situate nuk jini studenta por zvaranike!

    1. tigri14 says:

      po te keqen ca e durojne nga pamundesia,mungesa e mbeshtetjes,presioni etj..Cdo gje ka momentin kur arrin kulmin e dhe pse me vonese reagimi i madh po vjen tani dhe pse ka pasur reagime nga shoqeria civile e partite opzitare..momenti eshte tani,,,Ne do behemi pjese e ketij grupi qe perfaqson me te arrirat parime ku ne fokus eshte njeriu,populli mbare e jo klientelizmi

  21. Andre says:

    Nje gje me ben pershtypje…..foto ne darke, foto ne mengjes….dhe kembe studenti nuk shof rrotull….nuk kan emend keta per te ndryshuar gje jooo….ameba te gjthe….te pakten keta te tjeret nje parrulle e shkruajten.

  22. Sal Topalli says:

    Borovina drejtor,Ad Tufina nendrejtor.Dyshe me injorante nuk behet me.Ad Tufina super injorant,tani me duket se ka mbaru edhe universitet,gallate me nje fjale.Te dy militante te Pd-se,por Tufina edhe shume shok me Bamirin(ndoshta e kane hequr)dhe u be nga sahtci ne nendrejtor te qyteti studenti.Gallata shqiptare,por si gjithnone me pasoja.

  23. Latif Dreqi says:

    Ore se kam nja 10 vjet qe jam larguar nga andaj, me thoni eshte ende ajo gjelletorja para godines 9-10, si e ka emrin ajo gruaja e kam harruar dreqin..po Kimja aman, shet ende..’ca do marresh cuno’ kete dinte Kimja, breke, kanatiere, djathe me nje byth vend i shiste..

  24. Fieraku says:

    te pa edukate po si nuk ju vjen turp, a ju kujtohet Q.S para se te vinte drejtor Brovina: nje kosh mbeturinash ka qene, godinat kane qene si stalla derrash, por ju jeni mesuar te qendroni ne ato ambjente prandaj dilni dhe thoni keto fjale te ulta.
    bejeni krahasimin para se te vinte BROVINA drejtor dhe kushtet tani ne Q.S dhe folni realitetin dhe mos dhe mos shani dhe ofendoni si pederasta rrugesh se ashtu jeni mesuar te qendroni.
    kushtet jane te njejta me te shtepive tuaja dhe me te mira, shikojeni Godinen 1 dhe 13 si jane , kush ka leke jeton dhe ne kushte shume me te mira se godinaat e tjera.

    1. flogert says:

      PO ik mer legen e bir legeni u bone ti me na trego Brovinen neve.PO paguhen 420 mi lek mer legen e para se te vinin kta halete qe ha ti,ishte 120 mi lek.ca ka bo ky mer pusht?Tka dhene ndonje lokal ty? Uje ska pasi jo me larg se mbreme fjeta ne QS.Ndaj mbyll gojen e dil lufto per ate qe na tako mos me permend flamuj politike me ktu

      1. ermal says:

        o flogerto, po ju komunistat e rinje jeni bo mo keq se ata te vjetrit tuj, ata kan qene me te urte se ju: ju jeni fare mor jahu. Sa here qe ka ndonji qe thote ndonje gje ndryshe nga ju, ju filloni e shani e e ofendoni, jo “viçidols” jo “legen” e ku di une te tilla. Po ti mor Flogert bashke me ata flogertushat e tu, çar jeni? Nga e semes ke ardh edhe ti. U bot ju te hiqeni sikur çar jeni e sikur nga jeni e sikur çar keni bo. Kelysha te eger te Byrose egersire! Njerez te palexum. …Te palestrum jeni po ama edhe te palexum jeni. Pa edukate!

  25. Belaja says:

    Deputetja e Partise Demokratike Lajla Pernaska po nderton nje super lokal ne qender te Qytetit Studenti (ne krah te godines 13) dikur lulishte dhe peme dekorative. Sot ndertese dy kateshe prone e deputetes.
    Skandalet nuk kan te sosur ne Qytetin e rinise.

    1. flogert says:

      more vesh o fierak halldup

  26. GoldenRay says:

    Jam nje ish studente qe kam jetuar ne ( ate kohe konvikti) bujtinen 9 .Hera e pare qe kam pare nje konvikt , eshte viti 2004 , vit qe fillova shkollen e larte ne Tr.Me bindje te plote ( dhe per kete jane deshmitare , te gjithe ata qe kane jetuar ne ato vite) mund te ju them , se QS mund te jete nje nga qytetet , apo hapesirat publike ne Shqiperi qe ka ndryshime te dukshme .
    Ne 2004 :- Kishte dhoma pa lavaman , uji vinte me orare dhe per nje kohe shume te shkurter (dhe ne kat te katert edhe ngjitej , por ne te pestin rralle dilte uji , ato qe kishin lavaman , mbushini enet me uje ne 5-6 te mengjesit ) .
    Ne 2005-2006 : U vune pompa uji , dhe uji nuk ishte me nje problem , ne asnje kat dhe ne asnje dhome.

    Ne 2004 :- Dyerte dhe dritaret , ishin cope -cope , vinim lecka qe te mos futej shiu ne dhome .
    Ne 2006(ne mos gabohem) :U vune dyer dhe dritare doralumin .

    Ne 2004 : Kishte dushe vetem ne kate te pare , 2 dhoma ne total 10 kabina dushesh (une nuk e mbaj mend rradhen e qumeshtit , por dicka e ngjashme ishte rradha per dushe mendoj)
    Ne 2005-2006 :U hapen dhoma dushesh me 4-5 kabina dushi ne cdo kat.

    Ne 2004: Kishte raste qe shkeputeshin dritat ne ambjentet e QS.
    ne 2005 ,Keto raste ishin pothuaj inekzistente dhe me shkeputje shume te shkurter kohore .

    Ne 2004: Nga FE , deri tek konvikti nuk kishte asnje ndricim gjate rruges , vinim e gjithe klasa se bashku , per ne konvikt .
    Ne 2005-2006 : U ndricuan te gjitha rruget , dhe me bindje mund te them qe eshte nder te paktat ambiente , ku mune te ecesh pa frike (mgjths nuk perjashtoj rastet ne periferi te QS)
    Cmimi , normal qe eshte rritur , ashtu sic eshte rritur edhe kuota e shkolles , qirate e shtepive kudo , En.El , uji , buka etj .
    Te pakten ne kohen time , ambjentet pastroheshin cdo dite nga 2-3 here ,por nuk eshte faji i pastrueseve qe zonjushat qe do tejene ekonomistet , juristet ,mjeket etj te ardhshme ‘harrojne’ ti hedhin uje mbetjeve te turpit (trupit) te tyre .
    Per sa kohe te kete njerez te papergjegjshem , per ambjentet publike , gjerat do te shkaterrohen .
    Nuk e njoh z.Brovina ,personalisht , as jam paguar per te shkruar , por jane te verteta qe shihen nga te gjithe .
    Per mua ambjentet e QS , jane mese normale per te jetuar dhe une ia rekomandoj te gjitheve para shtepive me qira .
    Kush eshte kunder te informohet , para se te shkruaj .

    1. Nje student i 90-s says:

      Dua te bej ca korigjime:
      Ne vitet 90 dhomat ishin me lavaman brenda dhe me nje dhome larjeje ku viheshin prizat dhe spiralet per te zjere rrobat.
      Ne fund te viteve 90 u shtuan dhomat e dusheve..me 200 leke laheshe, por kur vinte uji.
      Ndricimi mund te jete permiresuar.
      Higjiena nuk e di.

  27. alban4eva says:

    asnje dyshim qe Shqiperine e kane ne dore te huajt, duke filluar qe nga sferat me te uleta.. shikojani emrin, Brovina.. hec e merre vesh, serb, bullgar, vllah, coban.. vari leshte..

  28. alban4eva says:

    o Ben Qikago, ke te drejte, nuk ka te rinje socialiste, biles keta jane ashtu si thua ti, “pjella te kamunizmit”.. vetem te rinj demokrate ka, si psh, ata qe dalin nga burgu disa dite pasi vrasin, ata qe dhunojne intelektualet dhe gazetaret neper lokale, gardistat qe puthin doren e nje vrasesi ne gjyq, e keshtu me radhe.. ja, keta te “rinj damokrate” jane e ardhmja e Albanistanit te Salehut tend..

    1. rovi says:

      po ke te drejt si cuni asaj Luiza Xhuvanit qe vrau te riun tjeter …mos vall osht demokrat o parafoles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje