Në 22 vite, 5200 vrasje në emër të gjakmarrjes

9 Tetor 2012, 10:45Politika TEMA

Në 22 vite në vendin tonë janë kryer 5200 vrasje në emër të gjakmarrjes. 5700 veta është numri i viktimave  që kanë humbur jetën të ekzekutuar për gjakmarrje. Ndërkohë që 1200 persona rezultojnë të ngujuar, prej të cilëve 130 janë fëmijë, citon gazeta “Panorama”.

Në një konferencë homazh, në emër të pastorit të Kishës Ungjillore, Dritan Prrojit, 28 vjeçarit që u vra për një krim që kishte kryer xhaxhai i tij, u bë apel për t’i thënë jo më gjakmarrjes.

“T’i themi të gjithë njerëzit: Ndal gjakmarrjes, këtij fenomeni mesjetar që po merr çdo ditë jetë njerëzish. Gjakmarrja, një plagë ende e pa mbyllur”, ky ka qenë motivi i aktivitetit të zhvilluar nga Aleanca për Jetën, e mbajtur në dy vjetorin përkujtimor të Prrojit.

Sipas tyre, policia dhe shteti kanë një rol kyç në këtë fenomen.

“Nuk duhet të lejohen që të rinj, adoleshentë apo kushdo qoftë, të lëvizë në qytet me armë zjarri. Duhet të vendoset pa hezitim dhe shumë shpejt dënimi me burgim të përjetshëm për të gjithë ata persona që kryejnë vrasje, pavarësisht se në çfarë rrethanash”, kanë deklaruar ata.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Anxhelo Masafra, ka kërkuar që të gjithë aktorët e shoqërisë të bashkohen në një qëllim.

“Ne nuk jemi penduar me shpalljen e dekretit të shkishërimit, përkundrazi, jemi të bindur se kemi bërë veprimin e duhur. Por kërkojmë që shteti të bëjë detyrën e tij,” ka deklaruar arqipeshkvi.

Ndërsa e veja e pastorit ka theksuar se shteti duhet të marrë masa të forta për këtë fenomen mesjetar.

“Vetëm nëse largohet mentaliteti i vjetër, ne mund të fitojmë mbi gjakmarrjen. Nuk duhet të ketë më fëmijë që jetojnë pa prindërit e tyre për shkak të gjakmarrjes. Askush nuk ka të drejtë të marrë jetë njerëzish”, ka nënvizuar Elona Prroji.

11 komente në “Në 22 vite, 5200 vrasje në emër të gjakmarrjes”

  1. Ardit Mullaraj says:

    religjoni mund te beje detyren e tij pasi shteti te kete bere te veten!
    Shteti ka ligje dhe ne nuk jemi shtet religjoz!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html

  2. kondi uk says:

    5200 vete per hakmarrje ,shume pake per keto 20 vjet te endrres sone mijra vjecare qe nga koha e Skenderbeut.”

  3. realiteti shqiptar says:

    Ne Tirane nuk duhen lejuar shqipo qe vijne nga trevat e gjakmarjes,ndersa ne politike keta lloj shqiposh as ne prag te deres se saj s’duhetn te afrohen.Shikoni saliun a s’po perhap gjakmarjen ne cdo cep te vatanit.

  4. Edhi Palokja says:

    Zoti Masafra, “s’behet vreshti me urata, por me shata e lopata”.
    Edhe krimi i vrasjes nuk ulet me dekrete shkisherimi, por me zbatimin korrekt te Kodit Penal nga prokuroria, Gjykata (te tre shkallet)dhe me nje polici profesionale e te pandikuara nga bajraktarizmi(Saliut) e kanuni.

    1. Marin says:

      Kisha nuk eshte qeveria e Shqiperise, ama detyren e vet e beri.. puna eshte a e themi dot kete per shtetin?!

  5. As says:

    Bilanci
    per 50 vjete ,gjate diktatures se enverit u vrane 5200 vete dhe u burgosen 10000 vete
    ne 14 vjetet e diktatures se saliut jane vrare 5200 vete dhe te denuar me burg(te ngujuar)1200 vete.
    Ky bilanc eshte vetem per kete ze.
    As

  6. tourkofagos says:

    bravo,keshtu vazhdoni……popull me bisht!!!!

  7. alban4eva says:

    Albanistani po ndryshon..

  8. alban4eva says:

    o bythofagos, po ne i dime te metat tona si popull, ca te bejme.. po ti ca mutin do qe na bjen ne qafe, ik o gerku andej, ik e ha ndonje suvlaki andej nga eladhishtja, ate bej,. ne ler ne shqipet ne hallet tona.. ade, qesu, pniksu andej, kurve e vogel, jevg azie..

  9. ja kemi futur kot si popull qe ne lashtesi says:

    Pak qenkan keta kafshet e vrare mbi Shkumbin ,me keto ritme nuk do clirohemi kurre prej ketyre grabitesve te lindur ……

  10. haki says:

    o te gjitha kto jan nga mbeturinat e kanunit te leke dukagjinit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje