Skicë: Aty ku zbrazëtia dhemb më shumë se plagët

8 Tetor 2012, 21:10Politika TEMA
Skicë: Aty ku zbrazëtia dhemb më shumë se plagët

Nga Mero Baze

Isha në spital të shikoja Gjergj Ndrecën. Në ditën që po thyhej nën fantazmat e flakëve të Gjergjit, mu duk se ish krijuar një boshllëk i madh, të cilin mund të ma zbuste vizita në spital. Kisha folur me të disa herë kur ishte në grevë të urisë. Darkave, para se të mbyllja gazetën, telefoni i tij ishte një arsye për të qenë më i qartë për dramën e tyre dhe cinizmin e qeverisë. Rallëherë të ndodh që të vendosësh një raport të tillë me një qytetar të zakonshëm, që të jetë aq i qartë dhe aq i drejtpërdrejt për dramën e vet dhe të shoqërisë ku jeton. Ishte i qartë se Berisha nuk e ndan shoqërinë në ish- të persekutuar dhe ish- komunistë, por në mbështetës dhe kundërshtarë të tij për momentin. Siç ndodh me çdo njeri pa parime. Dhe kjo mjaftonte që ai të mos shikonte dritë në horizont tek pushteti.

Spitali i djegieve plastike, ku Ndreca është shtruar, ishte i qetë. Disa kamera në oborrin e tij janë i vetmi interes publik për “heroin e vetmuar”, që dergjet në sallën e reanimacionit. Gruaja e tij, së bashku me një fëmijë që e thërriste Lizi, ishin tek shkallët. Disa të afërm të tyre ishin bashkë me të, por njeriu më i fortë ngjante vet gruaja e Gjergjit. U shpjegonte të gjithëve gjendjen e tij dhe u jepte kurajë. Në kat të dytë, dy policë ruanin hyrjen në pavijon. Gjergji ishte i pavizitueshëm. Djegia që vërtitej mes shkallës së dytë dhe të tretë, sipas mjekëve, ishte e fortë, por rreziku për jetën dukej se ishte larguar, nëse organizmi reagon normalisht.

Zbrita sërish në kat të parë ku priste gruaja dhe fëmija e Gjergjit. Gruaja ishte bërë nervoze, pasi Lizi donte doemos të hynte brenda ta shikonte babin e vet. Nëna e qetësonte se babi është mire dhe ajo nuk mund të hynte. Dialogu mes nënës dhe fëmijë ishte e vetmja gjë nervoze në atë korridor të boshatisur pa asnjë njeri. Disa infermiere që silleshin rrotull, kalonin të bezdisura nga gjithë kjo skenë.

Pak kohë më parë kishin qenë disa deputetë të opozitës. Paradite dhe disa ish- të burgosur. Një prej tyre, një djalë nga Bulqiza, që ka qenë i përndjekur, më kërkoi dhomën ku ishte Ndreca. Kishte ardhur vetëm dhe kish drojë të pyeste gjithkënd.

Bisedova me dr. Xhepën, një mjek të njohur që punon tek djegiet plastike dhe më shpjegoi në telefon pak a shumë gjendjen e tij dhe shpresat për mbijetesë dhe shërim. Roja privat i spiralit më përcolli deri tek dera gjithë pezëm pa folur.

Në korridoret e spitalit më dukej se më shumë se plagët e Gjergjit, digjte zbrazëtia. Hipa në makinë të kthehesha në redaksi. Duke kaluar në bulevard pashë dhjetëra makina të qeverisë dhe trupës diplomatike. U kujtova që kishte festë gazeta Panorama. Nuk mungonte asnjë. Edhe Edi Rama me Sali Berishën, që gjenden njëri në Uashington e tjetri në Strasburg, kishin përshëndetur paraprakisht. Edhe katër presidentët e tjerë ishin pranë tortës. Mu duk vetja i tepërt dhe vazhdova rrugën. Në zyrë nuk më punohej më. Hapa faqen e gazetës dhe pashë qindra komente online dhe shkrime që mbështesnin Gjergj Ndrecën. Gjergjin, që ishte vetëm në spital, me gruan dhe fëmijën tek shkalla, me qera të papaguar dhe rrogë të pamarrë prej vitesh dhe me peshën e plagëve të djegura në shpinë, për të trimëruar këta shqiptarë anonimë pas kompjuterit. Me fjalë mbështesnin Gjergjin, por në pushtet mbajnë ata që ishin në Rogner, tek festa e një gazete, që i bën të ndihen në pushtet. Aty, ku nuk mungonte asnjë dhe tek Gjergji, ku mungonin të gjithë.

46 komente në “Skicë: Aty ku zbrazëtia dhemb më shumë se plagët”

  1. asso says:

    Sa sy dhe mendje vezhguese.Kompliment!Vertet qe eshte nje ironi festa madheshtore me dy “udheheqesit” me mesazhe ne mungese,me ish presidentet dhe me “gjasme presidentin”, e ambasadore e personalitete, ku nje zonje si zv/presidente radhiti bizneset e mediat,gazeta, e temen e semes se nuk po i mbaj mende me,dmth para e para, pasuri e pasuri, e nje familje te ardhur ne Tirane, si Hysenbelliu, pa prona tironsish, pa vite burgu, pa trashegimi, pa gjeneze megjithe dasmen madheshtore e festat me pompozitet( gjeneza nuk fitohet por lind e shkreta, o lind ‘dere” o hic), dhe disa te mjere qe i rrenoi per dekada Enver Hoxha, ai i poshtri qe tashme e shajme te gjithe se ka vdek( te ishte gjalle i pari Saliu do kidh dhjere ne brekushe) jane ne greve e njeri eshte kall nen flake.Por motoja e qeverise sone eshte : i gjalli me te gjallin ; i pasuri me te pasurin, i varfri me te vdekurin.

    1. hygo says:

      shume interesante menyra qe perdorni per te pershkruar situaten mbas atij gjesti te deshperuar z.baze . jepni pershtypjen e nje ujku vetmimtar qe e di kush eshte e verteta dhe rruga qe te con drejt zgjidhjes se problemeve qe has nje shoqeri e tere . Por pas vendimit te pakthyeshem e te mos berit kompromis vazhdoni vetem ne kerkim te kopese tuaj.i ngjan pak historise se “7 samurajve” nje film i regjisorit te famshem japonez akira kurosawa, nuk e di sa vete ka kopeja juaj por besoj se jeni duke u kompletuar. megjithate kjo force shprehese eshte nje risi per realitetin e shoqerise shqiptare. por nuk di nje gje z. baze kjo kokfortesia jote e te mos berit kompromis eshte nje inat me s. berishen apo eshte pjese e karakterit tuaj ? nese eshte kjo e dyta ju pergezoj dhe ju uroj te ecni vetem drejt.

      1. durrsak says:

        E vertet Mero. Vetem Aleanca Kuq e Zi i shkoj sot Gjergjit dhe ne fund ky popull do votoj PD dhe PS. Ne e meritojme kete qeveri

    2. opozita says:

      Baze dakort jemi. Por teksa ne po flasim deputetet e PS-se jane duke ngrene kikirika rreth pishines se Irfanit me ata ministra e pushtetare te PD-se qe kane vrare njerez keto 8 vjet. Si mund te ngrihet nji popull qe sheh opoziten duke u puthur me qeverine? Eshte si ti kerkosh popullit sot te protestoje kunder hajdutit ilir Meta nderkohe qe Rama i ben ftesa Ilirit ne cdo interviste qe jep. Kursi i ri i Rames duhet te marri fund sa me shpejt duke kaluar ne mosnjohje te qeverise dhe parlamentit, neser do jet vone. Ketu duhet edhe kontributi yt Baze qe Rames ti thuhet hapur ose te ndrroj kurs ose ndryshe te behet minister integrimi i Saliut.

    3. Guri Dura says:

      Sherim te shpejte i nderuar Gjergj Nreca. Veprimi juaj extrem per vetflijim po lendon zemrat e miliona shqiptareve brenda dhe jashte Shqiperise. Nuk eshte momenti per politik, por me vjen keq per indiferetizmin e nje shoqerie te shokuar qe pajtohet me hajdutet- borgjeze qe po tallen me gjithe shqipetaret. Ku jane studentet e shqiperise, ku jane te rinjte, ku jan sindikatat, ku jane shoqeria civile, Ku jane INTELEKTUALET. Te gjithe heshtin para realitetit shqiptare dhe kenaqen nga perrallate e Kryeministrit. Deri dje aty ishte vetem nje ze opozitar; ai i Mero Bazes, sot u bene dy, u shtua ai i Gjergj Ndreces. Po te tjeret, po shijojne zhvillimin a pa pare te shqiperise. LIVE FREE OR DIE (jeto i lire ose vdise eshte nje sprehje Amerikane)– zgjedhja eshte e juaj .

    4. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Nuk duhet ta linin qe Gjergji te digjte trupin e tij te tretur ne burgjet e Spaçit,por duhet te bashkohemi dhe tja ZHVESHIM jelekun antiplubm atij qe po tallet me shqiptaret.

      Shqiperia ka sot nje Gjergj Kastrioti te ri qe duhet ti bashkoi shqiptaret nga jugu ne veri per permbysjen e ketij regjimi kriminelesh.
      Gjergj Ndreca i hedh benzin trupit te tij te tretur nga 17 ditet e greves se urise,si per te djegur ate frike qe ka pllakos shoqerin tone.
      Gjergji ky shpirt i lire qe e burgosen pse tentoi te kalonte telat me gjemba qe sistemi komunist kishte rrethur Shqiperine,sot kerkon te na fali lirin e vjedhur nga Sali Berisha,ate liri qe e kemi humbur duke u mashtruar nga ata qe dogjen atdheun tone ne 1997 dhe sot po detyrojnë te vetflijohen shqiptarët.
      Patrioti dhe intelektuali Adrian Klosi zgjodhi vetvarjen sepse nuk e perballonte dot kete jete mes korbash tinzare dhe shkatrrimtare,ndersa Gjergji nuk duron poshtrimin qe po i behet nje kombi te vuajtur.
      Gjergji e mbajti fjalen dhe amanetin,se nuk dal i gjalle prej ksaj greve pa fitu te drejtat e mohuara.
      Ne te lam vetem o Gjergj Ndreca,te lam ti vije flaken trupit tend kock e lekur ne vend qe ti zhvishnim jelekun antiplumb Sali Berishes,te kemi braktisur o Gjergj dhe jemi kthyer ne krimba qe vegjetojn ne kete toke qe po ju shitet te hujave.
      O TRIM ne duhet te jetojm per te trimfuar mbi keto bisha qe shpitrligsia jua ka çorodit mente e kokes.
      Ti e mbajte besen e shqiptarit,tani duhet me ta dhane ne ty BESEN tone o Gjergj Ndreca.
      Tja heqim Diktatorit Jelekun-Antiplumb.

  2. tani says:

    jemi larg o Mero e nuk dalim dot rrugeve te tiranes per te perzene ate monster qe ju shqiptaret e votoni dhe e mbani ne polike edhe pse 15 vjet me pare i vuri flaken shqiperise. kush do e mbeshtese gjergjin dhe ata pak njerez me mend ne koke? ata qe votojne per keta shkarravina (rama, berisha…… nje mender m… jane te gjithe). sa i vene flaken vetes me mire t’i vene flaken atyre qe i kane katandisur ne kete derexhe. eshte turp qe nje populli t’i mungoje kujtesa e te mbaje mbi krye nje grusht halexhinjsh edhe pasi ata kane dh…re e dhj…sin sistematikisht mbi popullin. cdo popull meriton qeverisjen qe ka dhe kjo eshte e verteta politike me e palekundur. ne kemi 72 vjet qe hidhemi nga nje diktature te tjera……….. me siguri na pelqen!

  3. E gjitha eshte nje falsitet. Ne kerkojme nga politika por duhet te kerkojme nga vetja. Ku jane te persekutuarit e tjere. Pse nuk mblidhen te gjithe, apo se kane marre ndonje kest. Po shoqatat pse nuk dalin, Po studentet ku jane, po artistet qe presupozohen qe jane humane dhe sociale. Gjergj Ndreca eshte njeri per tu respektuar per kurajon. Ai ka patur besim si ke Berisah dhe te tjeret sot dhee ka thyyr dhe ate qe mendonte per mire kur i doli keq. Por ne te tjeret qe rrijme. Une do doja te dilja por kam biznes dhe me shkaterrohet nqs nuk punoj nje dite dhe pamvarsisht me vjen zor. Por ata qe kane lidhje direkte me kete histori pse fshihen, cdo humbin, Asgje thjshte do fitojne dinjitetine tyre.
    Respekte Gjergjit.

    1. PARAK says:

      Per studentet pyesni zoti [email protected]?

      Studentet tane nuk dine gje, zotni Kola.
      Studentet tane nuk kane degjuar gje, zotni.
      Ata nuk kane pare asgje, o Kolë.

      Ata jane shume te zene dhe nuk kane kohe te merren as me politike, as me humanizem, as me atdhetari dhe as me demokraci.

      Studentet tane, zotni Kola, jane ne disko, jane ne pub-e, jane ne kafenera, jane ne trotuare, jane ne show-e dhe kudo tjeter ku mund te ofrohet vanitet, kotesi, tangerllek injorantesh ose intelektualizem perversesh; dhe kudo tjeter ku mund aranxhohet nje post apo vend pune nga partia me po ate lehtesi qe aranxhojne dhe partnerin seksual te javes apo, me se shumti, partnerin seksual te sezonit te plazhit apo te atij dimeror.

      Studentet tane, zotni Kola, jane kudo vec jo atje ku duhen te jene te paret.
      Studentet tane jane per cdo gje, vec jo per ate per te cilen ka nevoje atdheu i tyre, ne radhe te pare; ai atdhe qe, neser, do tju ofroje femijeve te tyre po ate fat dhe po ate mjerim që ky atdhe, po u ofron atyre sot.

      Studentet tane, o Kole, jane nje brez i deshtuar i modeleve te deshtuar.
      Cilin mund te ndjekin ata valle?

      Te ndjekin gjysherit, qe bene revolucionin? Jo, faleminderit! S’ja kane ngene. Revolucioni do ideale dhe sakrifica. Le qe e pane si perfunduan, te varfer e te neperkembur, madje edhe te tallur; sjelles te lirise kombetare dhe sociale qe e perfunduan marshimin te izoluar dhe nen diktature.

      Apo te ndjekin baballaret, qe bene tranzicionin. Jo, faleminderit!
      S’ja vlen barra qirane. Rrezuan diktaturen komuniste dhe perfunduan me nje komunist 20 vjet neper podiume, sa mbi shpine te popullit duke i kercitur brinjet dhe thethitur gjakun, sa mbi sinine e vendit duke gllaberur thelat.
      A mund te ndiqen keta baballare te tranzicionit, qe i bejne hosanatë dhe temenate Berishes dhe se kane per pese te nxjerrin vendin ne ankand per te mbushur llogarite bankare personale me cfardo lloj valute, me keq se taborret e Nanos dhe Metes, ne kohen e tyre?

      Nuk po dua, zotni Kola, te perflas intelektualet dhe artistet, qe do te ishte menduar, s’po them do te ishte dashur, te ishin piketat e rruges per keta studente, drejt nje atdheu ndryshe, per nje te ardhme ndryshe.

      Studentet tane jane zvjerdhur prej tyre.

      Nuk kaperdihet kollaj te jesh 20 vjet shqiponje komuniste qe fluturon lart per te kerkuar rrenjet e Partise dhe 20 vitet pasardhes te jesh nje zvarranik antikomunist qe lepin dhe kafshon kockat e mumjes se komunizmit.

      Prandaj, me mire ne disko dhe qejfe, se sa ne shkolle dhe klube idealiste.

      Studentet tane, pinjolle te denje te ketyre baballareve bastarde dhe ketyre intelektualeve pa vertebra, ja pertojne te shkojne ne Europe me kinezerira.

      Prandaj, shpirtra rebelë si Gjergj Ndreca, jane te denuar te digjen si flakadane te vetmuar.

      Prandaj, gazetare militante si Mero Baze, jane te destinuar te ndjejne dhembjen e boshllekut, me therrese se ate te plageve.

      Prandaj, kodoshet e politikes dhe publicistikes, do ti gjesh bashke rreth tryezave ku luhet poker me pushtetet dhe pasurite e vendit, edhe kur veteflijohen te perjashtuarit, viktimat e ketij kodoshlleku.

      Prandaj, Shqiperia eshte ajo qe eshte, ketu e tre mije vjet, ne fund e ne bisht, jo vetem te Europes, por edhe me perketej dhe perandej.

      Prandaj, ju miq te nderuar te ketij forumi, nese nuk jua ze dot dora ndonje perfitim apo allishverish, mos e prishni as gjakun dhe as humorin, shkoni dhe zbavituni dhe argetohuni, thjesht vegjetoni dhe gezojuni jetes, aty ku jetoni, ne Shqiperi apo, akoma me mire, ne Perendim.

      Nuk ka ndodhur asgje e vecante.

      Nje flutur, jo nate, por flutur AGIMI, ju afrua flakes, me shume se sa duhej. Dhe ju dogjen flatrat.

      Sepse, zakonisht, flatrat e lirise jane shume me te brishta dhe delikate se sa kthetrat e tiranise, kurrupsionit dhe krimit.

      Studentet tane, tashme e kane mesuar kete, nga baballaret e tyre butake.

      Prandaj, Zotni Kola, studentet tane, nuk kene pare dhe as kane degjuar gje.
      Po edhe sikur…..

  4. martin ph says:

    Dhimbje therese e pershkruar me germa akulli.Ndihem vertete i trishtuar.Pa koment.

  5. LORA1 says:

    Jemi palaco te gjithe dhe do digjemi si kashta , pa nam e nishan nese nuk solidarizohemi,

    jo me me fjale , por me vepra ,

    Faleminderit MERO

    1. N.VJOSA says:

      Te gjithe e kuptojme se Akti I ketij Heroi eshte THIRRJE PER SOLIDARITET,
      PER MESHTETJE,
      PER TE DETYRUAR KRIMINELIN TE LARGOHET NGA PUSHTETI I VJEDHUR!
      Po su largua Sali Krimineli, plaget e Gjergjit dhe mbare shqiptareve fukarenj, të shperfillur,nuk zgjidhen kurre!
      Kush do ti bashkoje shqiptaret per te rrezuar Kryekriminelin?
      Kryekusarin,
      Kryegenjeshtarin,
      Varrmihsin e Shqiperise?….
      Akti i Gjergj Ndreces eshte thirrje Alarmi!
      Shqiptare merrni ne dore fatet tuaja, ndryshe, heret ose vone do ti veme flaken Vehtes sone,
      me deshire ose pa deshire!….
      Veprimi i Gjergj Ndreces eshte buri Alarmi:
      Shqiptare, mposhtni Friken!….
      Shqiptare zgjohuni!
      Une per vehten time, keshtu e kuptoj.

  6. Hysen Shoshori pas kompjuterit says:

    Na dhe te gjitheve nje shuplake te forte o Mero!
    Por nuk te merzitem. E meritojme!
    Uroj qe sakrifica jetike e Gjergjit te sherbeje per te nisur Vjeshten Shqiptare!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/dear-gjergj-ndreca.html

  7. Donjet Liridoni says:

    Na vjen turp nga vetja! Kini shumë të drejtë, Mero: është krijuar dyjetësia, nga njera anë jeta me halle e brenga popullore si rralle here dhe nga ana tjeter indiferenca dhe e ashtuquajtura jeta tjeter, gjoja e qete, mondane e nje pakice, perkujtimore, me debate e polemika te panumerta per zhvillimet kaq intensive, vrasje, krime… Dhe, behemi te gjalle, kur na afrohet kobi prane shtepise, themi larg nesh.
    Na vjen turp nga vetja!
    Sot, neser, te premten e ndeshjes me Islanden cdo dite duhet te jemi prane tyre!

  8. Batdhyli says:

    Rregjimi i Sali Serbit ka punesuar blogera qe i vijn ne mbeshtetje Sali Serbit. K’to blogera vene komente ne Gazetat Tema, Shekulli, Shqip, Java (Rev) etj. Nga kto blogera ka dhe punonjes te administrates publike qe kercenohen per qe te komentojn pro Sali Serbit. Frika e Sali Serbit eshte revolucioni kunder tije. Fundi po i afrohet.

  9. asso says:

    ja ti qenke larg, po ka te pakten 1 milion shqiptar qe jane ne Shqiperi.Nuk dalim ne shqipot jo prandaj na e ben mire saliu e te gjithe me radhe.Kur dalim me organizim te opozites, te vret sala ne bulevard e s’ta gjen kush vrasesin po te harrohet dhe varri.Dhe rrijme te gjith ne shtepi e bejme gam gam.Ky qe shkruan, Mero, i ka hasmet varg, se nga keta Hysenbellijnte, Tacet po na vjen mortja.Se ata gllaberojne gjithshka, te rrahin e te vrasin, e i ngelet me i thene falemnerit.Pocaqi eshte , nuk eshte aq lehte!!!

  10. HORRI bulevardit says:

    Shkrim qe duhet te jete nje alarm, per te gjithe, dy bote te ndara, njera tek vetflijimi dhe tjetra tek parate e hedhura lume, per te kenaqur persekutoret e atij qe digjet per dinjitetin e tij dhe te mijrave te tjereve qe jane lene ne harrese.

  11. E.F. says:

    Bravo per shkrimin, Mero! Do doja te isha ne Tirane sot te shprehja solidaritetin me kauzen e Gjergjit dhe shokeve te tij.

  12. I REVOLTUARI says:

    Sa dhimbje … edhe guri do derdhte lot me kete shkrim jo me burri. COHU SHQIPTAR

  13. mirel says:

    Mero, nuk dua te te bej pergezimet e rastit per artikullin, sepse nuk eshte vendi.
    Vendi eshte te themi faleminderit qe thua fjalet tona.
    Faleminderit, qe dhe pse ne viziten e “vetmuar” ne spital, nuk e le Gjergjin vetem, por faleminderit qe nuk na le as ne vetem.
    Me kete vizite ke plotesuar detyrimin e qytetarise shqiptare, por dhe mungesen e saj, dhe tonen gjithashtu.

  14. plare says:

    Jemi nje komb i ndyre Z.Baze me te ndyret ne gjith boten, e them me bindje te plote qe jemi bastard, na kane qire gjith bota dhe ne jemi bijte e bastardeve, me nje vecori qe jemi me bastard se antenatet tane.
    Jemi qen i rrahur, fara e keqe e se keqes qe me zor pret castin e duhur ta tregoje se sa mizore jemi !
    Ta gezojme 100 vjetorin e pavarsise me kete dhurate qe na beri Gjergj Ndreca dhe festen e panorames gjithashtu, ta shijome mire pavarsine e diktatures te saliut urime popull kurve

  15. anvary says:

    e po iku “pushteti i popullit” tashti.
    e shajtet dhe e degjeneruat pushtetin popullor,qe e merrte fshatarine thjesht nga ara dhe e bente minister.dhe njeriu ishte i pari….
    tash esht pushteti “demokratik” thuhet.
    esht pushteti i paras. dhe paran e kan pushtat.
    pushteti i pushtave………
    mbajeni gzojeni dhe pijani longun se,
    sic thot sala ai do dali ne pension shekullin tjeter.
    hajt rrnoft demokracija…ja jaaa ..a ..ah…ha…hhaaaa haaaaaaaaaaaa!

  16. KASOLLE says:

    Ke qelluar ashtu sic vetem ti di. Kjo eshte nje shuplak qe na takon te gjitheve o Mero,si ne qe ndodhemi jashte Shqiperis dhe atyre qe ndodhen aty.Ska me asnje justifikim per te gjithe ne qe duam nje Shqiperi ndryshe.

  17. Gazetar says:

    22 vite pas renies se komunizmit, nderkohe qe Shpati Hoxha, nipi i Enver Hoxhes celebron martesen ne vilen ku ka lindur me nr. 31, te perndjekurit politike i vene flaken vetes… Ironike apo jo?

  18. Disidenti says:

    I dashur Gjergj! te uroj sherim te shpejte dhe u kthefsh sa me pare prane femijeve dhe familjes tende por sigurisht duhet te jesh shume krenar per gjestin qe bere sepse ti dhe shoket e tu jeni e vetmja kartoline krenarie ne 100 vjetorin e pavaresise tone kombetare dhe qe i ben gjithe shqiptaret e ndershem dhe patriote optimiste se ky komb do te rroje gjate per sa kohe ka dhe do kete burra dhe atdhetare si ju dhe jo si ata qe ishin mbledhur sonte tek Rrogneri per te festuar 10 vjetorin e nje gazete qe sponsorizohet nga mafia e kuqe kunder te ciles Ju sot tentuat te vetflijoheni.
    I dashur Gjergj Ju sot nuk meritonbi te quheni ish-te denuarit e djeshem te ndergjegjes por te denuarit e ri te nje rregjimi te pashpirt qe ka ne themel jo dogmen e dikurshme komuniste te Enver Hoxhes por akoma dogmen e parase se zeze te korrupsionit qe perfaqson sot Sali Berisha dhe nje pjese e gjysmes tjeter ne opozite qe luajne kumar me fukarallekun tone dhe tuaj mjafton qe te mos u cenohen privilegjet e pushtetit. Une vete personalisht e kisha humbur shpresen se ky vend behet edhe nese ne pushtet do te vije opozita e sotme dhe kete e them sinqerisht per sa kohe edhe andej shoh gjysmat e fytyres se Sali Berishes qe kane ngrene bashkarisht ne çanakun e Enver Hoxhes dhe kam menduar se ne kete vend ka vdekur shpirti i protestes dhe politika na kishte vene per poshte. Por qenkam gabuar. Kam patur nje ndjesi ose te pakten keshtu eshte thurrur historia jone e re se demokracine dhe rregjimin e permbysen studentet e dhjetorit por sot kjo nuk mund te jete e vertete. Ata ndihmuan por rregjimin e Hoxhes e paskeni rrezuar dhe gerryer nga brenda vetem Ju, ju te burgosurit politike qe ne shpirt dhe zemer paskeni patur atdhetarine dhe jo moralin e te kamurit apo milionerit modern siç e ka Sali Berisha me zullapet e tij qe dergjen ne ere wiski dhe rakie. Bash atehere kur une dhe shumica e shqiptareve i kishin humbur shpresat se rregjimi i Berishes mund te rrezohej sidomos pas vrasjeve te 21 janarit dhe tradhetise qe atyre u beri opozita e vendit, Ju u rringritet nga hirri i shokeve tuaj qe lane kockat ne burrgjet e Spaçit, Qafe-Barit apo Burrelit per tu dhene shprese shqiptareve se demokracia do vije se shpejti si amanet i papermbushur si duhet prej jush dhe pjeses se ndershme te shqiptareve qe e duan Shqiperine pa intres dhe jo per karrige. Sot atje ne mes te rruges nuk u dogj Gjergj Ndreca por nje popull i terre qe kerkon liri, barrazi dhe dinjitet. U dogj nje popull i tere qe kerkon te rroje me nder dhe ne kete rruge nuk e pengon me as Sali Berisha me liliputet e tij, as Garda e republikes, as Policia e Kuliçit dhe as SHIKU i Vishos. Kete rradhe fundi do jete i pashmangshem, komunistet e dikurshem duhet te zbythen sa nuk eshte vone dhe dielli qe po lind ne sfond nuk mund te quhet “Pranvera shqiptare” sepse ne shqiptaret ndryshimet e medha i kemi bere vazhdimisht ne vjeshten e trete, pra ne Nentor prandaj era qe shperndau benzina e Gjergj Ndreces eshte era e lirise se madhe qe duhet te sjellim ne 100 vjetorin e pavaresise tone kombetare. Ka ardhur koha te fitojme lirine tone te munguar dhe ti bashkohemi Europes ku bejme pjese prej shekujsh. Faleminderit Gjergj dhe Ju te gjithe grevisteve te ndergjegjes qe po rishkruani historine e vertete te demokracise shqiptare. Faleminderit.

  19. Edor says:

    Bravo Mero,

    nje shkrim me fjale te thjeshta por me shum vlere

    Respekt

  20. F.Soto says:

    TE VERIFIKOHN FJALET E SALIUT.
    *******************************************
    Saliu leshoi ca fjale per greven e urise te cilat duhen verifikuar i ka sakte apo genjen.
    Dihet qe saliu e ha genjeshtren me buke c’do dite ne c’do cast.

    1-Nga keta greviste kush ka mare demshperblimin kush jo?

    2-Nga keta greviste kush ka dorezuar dokumentat kush jo?

    3-Te verifikohen edhe dredhite qe bejne kodoshet zyrtare ndaj ketyre te persekutuarve qe jane ne greve,sepse udhezimet i jep kryekodoshoi saliu si ti mundojne keta njeres me qellim te vdesin sa me pare.

    4-Ligj absolut:Per azgje s’duhet besuar sali kodoshi.

  21. shqiptari qe lef nuk te ha says:

    Ky eshte komenti me i bukur nga te gjithe komentet qe kam arritur te lexoj nga komentuesit. Bravo Mero, na e ke marr te gjitheve. Sdiskutohej.
    E di kush eshte e keqja e shoqerise sone (jane me qindra..)? Te gjithe keta deputetet opozitare, kryetari i tyre dhe gjithe ata qe ju rrine afer, sidomos Rames, e qe me shume jane xheloz per Ramen sesa per grate qe kane ne shpi, te gjithe keta neser qe te jene ne pushtet do nxitojne te bejne ate qe bejne sot te gjithe ata qe jane tek festa e “panorames”, dmth te bejne borgjezine e re. Ndoshta edhe foto me ndonje shqiptare te famshme edhe pse ajo nuk di asnje fjale shqip, sigurishte jo me Elizen se ajo asht e xanme. Keshtu do te ndodhi neser, kuptohet qe neser eshte ne menyre te figurshme se ne te vertete do te duhen vite…Nje nate te qete te gjitheve.

  22. martin says:

    …21 janari ka vrare cdo ndienje opozitarizmi. Njerzit kane frike nga ky regjim

  23. Nje kontrast qe te trishton pafund.

  24. NDESHKUESI says:

    O Mero, bravo te qofte se je nder te paktet qe ben opozite dhe te zgjuar.Sic e the dhe vete te tere po nxitonin si deficente per ne festen e Panorames,ndersa ai qe tentoi te vetflijohej thjesht per ti treguar se eshte burre dhe me kurajo kalon ne plan te dyte. Keto jane politikanet tane o Mero, te perdorin dhe me vone te hedhin.Keshtu ndodhi me Zanin me shoke ne 1997, keshtu do ndodhi dhe tashti.Nqs kjo do ndodhte po te ishte Saliu ne opozite, do ti kishte ngrejte njerezit ne protesta ne mbare Shqiperine. Kurse Opozita aktuale thjesht ben ciu ciu ne twitter, ne nje vend ku ska energji elektrike e jo me internet. Thika ka vajtur ne kocke, o Sot o Kurre

  25. Mark says:

    Me fjalë mbështesnin Gjergjin, por në pushtet mbajnë ata që ishin në Rogner,

    Jemi kthyer te gjithe ne luftetare interneti.Ketu perfshij dhe veten time.Gjeja me e keqe qe ka bere Rama eshte vrasja e ndjenjes se protestes. Kur tha “Nuk i ve zjarrin Shqiperise” per te hequr pergjegjesine nga vetja si udheheqes i revoltes popullore, ne fakt damkosi protestuesit si zjarrvenes. Duke futur tek njerezit ndjenjen e frikes qe protesta nuk do sjelle dite me te mira por nje Shqiperi te djegur.

  26. NDESHKUESI says:

    O Mero, bravo te qofte se je nder te paktet qe ben opozite dhe te zgjuar.Sic e the dhe vete te tere po nxitonin si deficente per ne festen e Panorames,ndersa ai qe tentoi te vetflijohej thjesht per ti treguar se eshte burre dhe me kurajo kalon ne plan te dyte. Keto jane politikanet tane o Mero, te perdorin dhe me vone te hedhin.Keshtu ndodhi me Zanin me shoke ne 1997, keshtu do ndodhi dhe tashti.Nqs kjo do ndodhte po te ishte Saliu ne opozite, do ti kishte ngrejte njerezit ne protesta ne mbare Shqiperine. Kurse Opozita aktuale thjesht ben ciu ciu ne twitter, ne nje vend ku ska energji elektrike e jo me internet.

  27. NDESHKUESI says:

    Bravo te qofte se je nder te paktet qe ben opozite dhe te zgjuar.Sic e the dhe vete te tere po nxitonin si deficente per ne festen e Panorames,ndersa ai qe tentoi te vetflijohej thjesht per ti treguar se eshte burre dhe me kurajo kalon ne plan te dyte. Keto jane politikanet tane o Mero, te perdorin dhe me vone te hedhin.Keshtu ndodhi me Zanin me shoke ne 1997, keshtu do ndodhi dhe tashti.Nqs kjo do ndodhte po te ishte Saliu ne opozite, do ti kishte ngrejte njerezit ne protesta ne mbare Shqiperine. Kurse Opozita aktuale thjesht ben ciu ciu ne twitter, ne nje vend ku ska energji elektrike e jo me internet.

  28. avokati says:

    shkrim super…i dhimbshem. shkrim qe duhet dhe qe duhet te na ler te gjithve pa gjum sonte…jemi te gjith njerez te vegjel edhe ne qe e mbeshtesim gjergjin vetem ne web kur e kemi larg spitalin 20 min dhe mund te shkojm te solidarizohemi…dhe neser e kemi larg prap 20 min sheshin per te dal ne protest

  29. te pakten shoqatat e te perndjekurve duhej te solidarizoheshin me shume !

  30. VERONIKA says:

    i zgjuari–HESHT,,trimin –E KA VRARE,kurajozin –e DJEG NE FLAKE—oh çfare i ka ngele ktij poppulli,ca bij SKLLEVER-BASTARD!!!!!!

  31. Lavdie says:

    Bravo. Kurse me i miri emision televiziv ka qene Pasdite ne TopChannel. Kane fol gjeresisht dhe shume bukur e kane trajtu rastin e Gjergj Ndrecaj. Ngriten paralele me rastin e cekut jan Palak qe i vuri zjarrin vetes kur u pushtua Cekosllovakia. Zjarrvenia jo per pushtimin, po per demoralizimin e njerezve. Neve na eshte vrare shpirti i protestes o Mero, o njerez. Jemi squll, jemi mek :(( Krahasim i qellum, fatkeqsisht…

  32. Nadia Shabani says:

    Ke te drejte o Mero dhe jam dakord me shuplaken tende, e meritojme te gjithe edhe ata qe jane aty edhe ne qe jetojme larg. Them edhe per ne qe jetojme larg se edhe ne kemi pergjegjesine tone duhet te organizoheshim nepermjet interrnetit dhe te vinim ne Shqiperi te ngrinim popullin kunder diktatorit te ri Sali Berishes. Meqenese Saliu i ka kapur te gjithe ne vend te keq ku me shume e ku me pak ne emigranteve nuk ka cfar na ben se ne nuk punojme aty, nuk varemi prej atij krimineli dhe mund te benim shume per ate vend.Po e verteta eshte se ne me shume i bejme keq njeri tjetrit se sa qeverise se tij.Jemi gati ta vrasim tjetrin per je sharje dhe per nje ofendim dhe po durojme kete kriminel dhe hajdut qe po na shkel me kembe. Shume i trishtueshem artikulli jot.Pesimizmi na ka kapur per gryke dhe nuk kemi me shpetim. Hajdutet jane pasuruar aq shume sa tani nuk ka zot qe i shkul me nga pushteti se ne ate vend nuk ka demokraci per sa kohe njerezit jane te varur ekonomikisht. Sa me i varfer te jete nje popull aq me e forte eshte diktatura. Ka vdekur rezistenca dhe solidariteti ne kete vend. Cope muhabeti njerezit kane frike per jeten e tyre nga ata gangsteret qe thua ti o Mero qe hyne neper gjykata dhe u zene vendin gazetareve neper gjyqe ne perkrahje te krimineleve duke i kercenuar gjykatesit me prezencen e tyre.Dite me te veshtira e presin Shqiperine. Nuk ka me as drejtesi as demokraci, ligjin e ben ai qe ka parane o Mero dhe parate i ka Berisha. Kete duhet te kuptojne studentet ne bankat e universitetit. A e dine ata se cfar domethene demokraci? A e dine ata se si duhet te luftojne per te drejtat e njeriut ne Shqiperi? A nuk e shikojne se ata rrezikohen te paret nga e ardhmja e tyre ne ate vend korrupsioni dhe turpi per demokracine shqiptare? Ata duhet te ngriheshin te paret ne perkrahje te ish te burgosurve politike, se jane e ardhmja e atdheut por ata heshtin se jane te percare fije fije sipas interesit ekonomik.As organizatat e mbrojtjes se te drejtave te njeriut nuk ngrihen ne perkrahje te tyre ose jane te korruptuar ose kane frike nga reagimi i qeverise se Berishes se ndryshe nuk ka si spjegohet kjo indiference ndaj tyre.Sidoqofte artikulli jot do na lere pa gjume sonte o Mero dhe mendjen e kemi aty ne vendin tone te shumevuajtur.

  33. francial_Kontriboni Per Gjergjin says:

    Google eshte nje motor kerkimi superinteligjent dhe rankon pyetjet ne baze kerkimesh… sapo te shkruash fjalen “albanian” google te sugjeron “mafia” mbas saj… eshte edhe si rezultat i filmit Taken 2 qe shyqyr zotit nuk ka pasur review te mira per cilesine e tij, por gjithsesi demin e ka bere.

    Shtoi kesaj edhe merzine e vendosjes se njeriut qe vetedigjet ne te gjitha mediat kryesore amerikane e europiane… Sot me vjen turp te jem Shqiptar.

    Por Shqiptar jam perseri dhe nuk do ta mohoj, dhe Shqiptaret jane njohur ti gjenden njeri tjetrit ne kohe te veshtira.

    Lexues e komentues te nderuar te gazetes Tema, le ti gjendemi sado prane femijeve te Gjergj Ndreces qe ata te ndihen krenare dhe jo te turperuar per Babain e tyre.

    JU FTOJ TE KONTRIBONI NE NDIHMA FINANCIARE PER KETE FAMILJE, NEPERMJET MEROS, ai e ka te hapur nje llogari tashme dhe mund ti adresojme tek Gjergj Ndreca.

    Le te mundohemi te kthejme ndjenjen e humanizmit ne shpirtrat tane, i ben mire familjes se te vuajturve por na ben mire edhe ne.
    Une per vete jam student dhe nuk kam para te teperta por nje 10, 20, apo 50 dollaresh nuk do me vrase po do ma qetesoje disi ndergjegjen duke ju gjendur prane atyre femijeve te pafajshem, per te cilet ne fund te fundit Gjergji tentoi edhe te veteflijohej.

  34. ARABACHI says:

    nuk i kupton keto gjera maloku vucidolit..duhet te flasi antiitank dhe kallashnikov,,nuk mund te hiqnni ndryshe kete neanderthal….

  35. ledi says:

    Ah moj shqypni e mjera shqypni!!!Kur do ta ngresh nje here koken?!Mero e ngjalle Migjenin!Me sa duket pertej bukurise qe vret(qendres ku qarkullojne nje takem me bark te pangijshem),ka vetem frymezim per te shkruajtur me stilin e Migjenit.Sa e dhimbshme!

  36. orli says:

    Studentet!pa bere te mesmen,marrin te larten!si puna e Pal Vates,thone se po ndertonte shtepine(do e bente tre kate)dhe i thone:Pal mbaroi materiali per katin e dyte,vazhdoni te tretin u tha Pali ose”studenti”nard ndoka me tetvjeçare!!m shendetsie,zv/minister i brendshem..duke pare te tille injorante te behen ministra,te gjithe injorantet e tjere mendojne se do behen dhe ata nje dite!pse jo,prandaj dhe mesojne dhe”profesionin”e b/lepirjes alla ndoka e kompani.

  37. tomori i beratit says:

    O MERO TRIMI.Ti qe nuk ke frik nga askush se JE I DREJT DHE LUFTON PER TE DREJTEN thuaje nje here edhe ti se kur e thuaj ti eshte nje eveniment.THUAJE ME GOJEN PLOT se ne jemi POPULLI ME MUT I GLOBIT.Thuaje se e meritojm.TE te vrasin ,te te rajne,te te shajn,te te vjedhin,shesin,fyejn,injorojn,turperojn te te ……………… e ky popull bashke me mua qe shkruaj.Hiç.HARRRRRam buka qe ham.E them me plot gojen se me vjen (e them me dhimbje) ndot nga vetja qe jam shqiptar.Gjithe kjo bote e madhe dhe mua me ra ne pjes qe te kem kete “FAT” te jem pjes e nje populli qe quhet Albanes qe nuk e njeh te drejten e TE PROTESTUARIT si nje akt NORMAL ne nje shtet demokratik.Nuk kam se çte bej e çfryj keshtu kot sepse ate qe beri NDRECA nuk arij do ta bej sepse nuk kam byth.TE pershendes e te pergezoj o Mero per çfar ti po ben per kete …komb

  38. Fshikulluesi says:

    I pakrahasueshmi Mero Baze,kur popullit i mbyllen syte nga lodhja e tejzgjatur politike,je Ti qe ja hap,qe i jep shprese.Gjergj Ndreca eshte heroi i diteve tona,i vuri flaken vehtes qe me driten e saj te shikonte ky popull se c’po ndodh ne Shqiperi,se c’duhet te beje.Por a do te zgjohet pas kesaj ky popull i pergjumur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje