Brukseli: Po ndjekim nga afër ngjarjen e rëndë. I shprehim keqardhje familjes së Ndrecës

8 Tetor 2012, 20:25Politika TEMA
Brukseli: Po ndjekim nga afër ngjarjen e rëndë. I shprehim

Peter Stano

Zhvillimet në Tiranë janë duke u ndjekur edhe në Bruksel. Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për Zgjerimin Stefan fyle, tha për Top Channel se po ndjekim me detaj çdo zhvillim dhe jemi në dijeni të gjithçkaje. Ne nxisim autoritetet të zbatojnë ligjin, tha ai, për kompensimin e kësaj shtrese.

Në Shqipëri po zhvillohet prej më shumë se dy javësh një grevë urie e ish-të burgosurve politikë gjatë regjimit komunist. A është Komisioni në dijeni të kësaj?

“Sigurisht që Komisioni është në dijeni të asaj që po ndodh në Shqipëri dhe ne po ndjekim ngjarjet sigurisht nga shumë pranë, si dhe dimë shumë mirë se çfarë ndodh çdo ditë, pasi siç e dini, Shqipëria është një partnere në procesin e integrimit dhe për ne është e rëndësishme të dimë çdo gjë që lëviz në shoqërinë e vendit. Dhe ne po e ndjekim sigurisht”.

Në 12 prioritetet e Komisionit Europian, njëri është kthimi dhe kompensimi i pronave ndaj personave që u privuan nga kjo e drejtë gjatë komunizmit. Ish-të burgosurit në atë regjim u privuan nga liritë dhe të drejtat e tyre, ndërsa tashmë kërkojnë vetëm të drejtat bazë ekonomike. A ka ndonjë kërkesë Komisioni ndaj autoriteteve shqiptare lidhur me këtë?

“Këto çështje janë shumë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që të merren me çështjen e kompensimit të personave që u persekutuan politikisht gjatë regjimit të kaluar dhe ne inkurajojmë autoritetet shqiptare të zbatojnë plotësisht dhe pa pengesa legjislacionin e duhur për kompensimin e këtyre personave. Ka ligje për këtë gjë dhe ajo që po themi është se kjo temë është shumë serioze dhe shumë e rëndësishme, së bashku me çështjet që lidhen me kompensimin dhe kujdesin ndaj personave të persekutuar gjatë regjimit të shkuar për motive politike. Kjo duhet të bëhet nëpërmjet një kuadri demokratik dhe ligjor. Prandaj po inkurajojmë autoritetet shqiptare të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesa ligjet që merren me kompensimin e këtyre personave”.

Një prej grevistëve u dogj rëndë sot gjatë një tentive për vetëflijim…

“Po, jemi në dijeni të kësaj ngjarjeje që po e ndjekim. Kjo është një ngjarje shumë fatkeqe dhe i shprehim keqardhjen tonë familjes së personit në fjalë dhe ne shpresojmë në përmirësimin e shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore”.

20 komente në “Brukseli: Po ndjekim nga afër ngjarjen e rëndë. I shprehim keqardhje familjes së Ndrecës”

  1. ka mundesi says:

    …te gjithe e kane pare ate video,ne te gjithe boten.
    Te jeni te sigurte qe vetem ne nje vend nuk eshte pare. Dhe ky vend eshte vetem ne zyrat e qeveritareve tane te cilet kane mbyllur fort syt edhe veshet,sepse kane frike se mos shohin e degjojne se pushtetit te tyre po i vjen fundi.Dhe ky fund,sado qe ata nuk e deshirojne,eshte shume i shpejte,eshte ne duart dhe mendjet tona ne momentin qe do e shprehim para asaj kutie magjike qe secili do ta kete perpara syve te tij ne veren e 2013.

    1. sehirxhiu says:

      Vuajtjet e vazhdueshme qe po na shkaktone Qeveria e Sali Berishes,
      dhe qe ne shumicen e rasteve ka gjetur edhe mbeshtetjen tuaj
      qofte si BE. ashtu edhe Amerikane,
      Na e ka Djegur Shpirtin dhe sot po Djegim edhe Trupin…
      A ju duhen me teper prova qe ta besoni se Sali Berisha eshte nje
      Kryexhelat,ashtu sikunder ishte i tere sistemi komunist,nga
      i cili ai vjen.
      Dhe nese Jo, Ju lutemi bashkohuni me ne per ti dhene
      fund ketij lloji regjimi nga me te perkryerit ne llojin
      e vet Diabolik.Ju lutemi edhe nje here,qe kete pune
      mos e lini vetem ne doren tone,pasi revolta do te marri
      permasa te padeshiruara.
      dhe kete gje askush nuk do ta preferonte.
      ju faleminderit.

      1. go west says:

        bruxeli kundra alpin bolles.Ska munci,se ne shpellaret,sipas bolles,jemi tronglla.

    2. PROTESTUESI says:

      Monitoroni ate qe keni ne strasburg dhe baba mondin e OSBE!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/dear-gjergj-ndreca.html

  2. tonini says:

    Ndiqeni po kujdes se mos dhente Zoti edhe beni ndonje pune a thoni ndonje llaf te mire. Ju jeni kot, merrni ato leket, pini ndonje birre Korce dhe shikoni teater. Duhet t’a nxjerrim vete gomarin nga balta.

  3. Cfare po ndiqni ju mer aman?! Ju as qe e rruani fare.

  4. albania says:

    Pirdhni, pirdhni ju te Evropes! Paret i merrni rregullisht nga saliu, kjo mjafton per juve. Tani ishpalleni si njeriun e vitit, dhe pastaj e di vete ai si mbreteron ne Shqiperi edhe nja 20 vjet te tjera.

  5. Albann says:

    hahahaha…ndiqeni ,ndiqeni mire ashtu si ndoqet zgjedhjet kur vidheshin dhe thate te shohim si do realizohet vjedhja pastaj bejme analizen.Tani shikoni si vetflijohen njerezit dhe beni analizen ….pasi te kene vdekur gjithe opozitaret e kesaj qeverie.

  6. dymi says:

    Ju europianet na ketandiset ne kete gjendje duke thene disa gjysem te verteta te rrumbullakosura si edhe qeveria ke faj, por edhe PS dhe ata qe u vrane ne bulevard kane fajet e tyre. Kujt ti besosh? Europa ben sikur ka hallin tone, por ne krah tjeter sheh hallet e saj dhe thote “vrafshi veten ju shqiptare te pagdhendur qe nuk dini te dilni zot vetes”.

  7. dymi says:

    Po si flisni keshtu more nderkombetare? “Inkurajojme autoritetet te zbatojne plotesisht e pa pengesa ligjet…”-thoni ju. Sikur qeveria po ben ndonje veper qe kerkon guxim titanik dhe ju po e inkurajoni.Kjo qeveri e papergjegjshme qe te vret, te vjedh e te djeg duhet detyruar e jo inkurajuar. “Derri nuk pyet nga sacmet e thellezave po do plumb qe te ndalet” thote nje proverb i joni o NDERKOMBETARE.Nguliteni ne koke ne qofte se nuk doni qe Shqiperia te katandiset si mos me keq.Ose na lini me mire ne hallin tone!

  8. HORRI bulevardit says:

    Jo udheheqesi e ka pare, biles gjeti dhe kriminelin qe i vuri zjarrin Ndreces, ne komentin e policise krimineli qe dogji Ndrecen eshte quajtur si plagosje me dashje dhe mos u cudisni ate hetim e ka marre ne dore hetuesia e krimeve te renda, deri ketu shkon hipokrizia berishiane, sa i erdhi shume keq qe Ndrecen e dogjen pa mendje, tani prisni diten e neserme, se po hetojne se kush ja derdhi benzinen ne trup Ndreces.

  9. dashi says:

    hajt se do ta shofim ate pune thot brukseli.
    dhe sala e di kete.
    do ta shfim po shkoni flini te qet.
    dhe qengjat flejn………..

  10. Bardhi Tolabi says:

    Ja perse ne Parlamentin Europian,Shqiperia u be pale me Azerbaxhianin.Sali Berishes,nuk i intereson nje klasifikim unik mbare Europian,per percaktimin se kush quhet i burgosur politik.Per Sali Berishen,i burgosur politik,do te quhet vetem Ndrea Prendi,Agim Llupo dhe vrasesit e tjere ne sherbim te tij.Hysen Shoshori apo Gjergj Ndreca,nuk mund te quhen te burgosur politike sipas Saliut,sepse ata jane denuar mbi bazen e deshmive te tij ne gjyqin e tyre,(te Hysen Shoshorit,qe eshte tashme i dokumentuar nga vete Hyseni).

  11. Arbereshi says:

    Nje gje behet e qarte.Interesimi i nderkombetareve ne Bruksel dhe i te derguarve te tyre ne Tirane,kane nje objektiv,ta ndjekin gjendjen me kete greve(filluan te shqetesohen kur grevistet paralajmeruan se mund te flijojne jeten duke i vene zjarr vetvetes dhe u alarfmuan kur pane flaket ne trupin e te veteflijuarit)qe ajo te mos dale jasht kontrollit e te kaloje ne nje zhvillim teper te avancuar te nje permase si ato te “pranveres arabe”.Perendimoret nuk e harrojne veteflijimin e atij te varfri shites ne Tunizi qe u dogj se gjalli per t’u dhene drite e guxim bashkatadhetareve te tij per te permbysur diktatorin.Keto pasuan edhe ne rruge e sheshet e Kajros dhe gjithe Egjiptit,ne Libi,Jemen e gjetke.Ja se c’i tremb nderkombetaret,aq me shume qe Shqiperia ndodhet ne Ballkan,ne zemer te kontinentit te madh europian.Por shqetesimin e shprehin me fjale,ndersa denimin per fajtorin e fajtoret nuk e bejne;perdredhin vetem gjuhen diplomatike me thirrje te zbutura ndaj qeverise per “komunikim” per te shyrtuar e zbatuar ligjet perkatese.Po cilat ligje shohin ata te zbatohen ne Shqiperi?Pse u ka shkuar te varferve shqiptare thika ne kocke dhe po shkojne edhe ne akte vetflijuese?!! Nderkombetaret duhet te ndjehen bashkfajtore me qeverine shqiptare ne shkeljet e ligjeve dhe te drejtave te njeriut.Nuk jane ata qe kane certifikuar si te ligshmed zgjedhjet e vjedhura ne syte e te deguarve te tyre diplomagtike e vezhguesve nderkombetare;nuk jane ata qe u shtrengojne fort duart ‘burrave te shtetit”‘nuk ishin ata ne Tirane kur u vrane ne mes te dites e te buylevardit nga qeveria e tyre demostruesit e njerez te pafjajshem me armet e mjetet e “shtypjes se demostateve e levizjeve masive te rfrezikshme,sic ndodhi me 21Janar ne Tirane?Te mos ua thone mesazhet grevisteve te mjere dhe Gjergj Ndreces se perzhitur ne zjarr.Kreun e kane ne Bruksel e t’ia kendojne mire atij e jo te degjojne leksione prej nje njeriu ne delir qe i meson bile ne sy te tyre se si ta mbrojne ekonomine e ku t’i gjejne shkaqet dhe fajtoret e krizave ekonomike europiane!
    Komunizmin si sistem e denuan tere jeten me fjale e propagande nga larg,ndersa ne Shqiperi keta grevistet e luftuan balle per balle ketu ne Shqiperi, e luftuan njerez qe u martirizuan e u varen e u pushkatuan si dhe shoket e tyre te dhomave te burgjeve e torturave, nder ta edhe keta ish te burgosur e te persekutuar mizorisht.A nuk e dinin ata pse jane hedhur ne greve urije e shkojne ne ekstrem keto viktima te regjimit teknokrat korruptiv te ish-komunistave, qe i coi deri ne flijimin e jetes duke u kallur publikisht ne zjarr ne mes te kryeqytetit te Shqiperise,qe kerkon te bashkohet me Komunitetin e Bashkuar Europian.
    Zotrinj sehirxhinj nderkombetare: Nje fjale e urte popullore e shume popujve thote:”Nuk shuhen zjarret me uje nga larg!”Ose ndihmoni e nderhyni si duhet,ose na lini rehat te digjemi ne flaket e zjarrit te regjimit te vjedhjes e korrupsionit apo t’i ndrrojme metodat dhe rruget e vetmbrojtjes dhe hedhjes tutje te vargonjeve te rinj.

  12. Lefteri says:

    Shqipetaret duhet te djegin veten shume qe te kapin “Mat” Brukselin& Washingtonin se te presekutuarit u zgjidhen me Ndrecen .Po keshtu minatoret duhet te dijegin veten ‘Fermert te groposen ‘tregetaret te varin veten te ngujuarit te vete flijohen Kjo eshte HIpokrizi Perendimore qe nenze fajson popullin per dobesi dhe inkurajon politiken per mbeshtetje diplomatike Ju diplomat pleq te perendimit qe u ka zene karrigja ndryshke e keni me mire te mbyllni syte te mos shikoni mizen qe keni ne hunde se te ngrini doren e ta trembeni

    1. skenderbeu says:

      LEXOJ SHE KOMENTE DHE TE GJITHE BEJNE FAJTOR
      BRUKSELIN . PERSE ? SEPSE BEJNE SEHIR. PO NE SI POPULL NUK
      BEJME SEHIR ? PO EDHE NE TE NJEJTEN GJE BEJME .
      HISTORIKISHT DIHET QE CDO QEVERI QE NUK PLOTESON NORMAT E SHTETI
      , DUHET TE PERMBYSET NGA VETE ORGANIZIMI MASIV I POPULLIT.
      KU ESHTE KY ORGANIZIM MBARE KOMBETAR ? PERSE KJO HESHTJE KAQ E MADHE ?
      PERSE SHQIPETARET KAQ TE PA ZOT , QE PRESIN TE MARRI MASA BE ?
      JO SHQIPERIA PO PRITI TE HUAJT NUK CLIROHET KURRE.DHE 100 VJET TE TJERA MUND TE KALOJNE KESHTU. MENDOJ QE PARTIVE TE NDRYSHME , TE VOGLA E TE MEDHA JU DEL SI DETYRE
      ORGANIZIMI MASIV PER TE PERMBYSUR KETE QEVERI QE PO FORCON RRENJET E SAJ TE
      FELLIQURA CDO DITE.

      NJE SHEMBULL KONKRET QE ESHTE PER TU ADMIRUAR JANE FQINJET TANE .
      ATO QOFSHIN NJEREZIT ME TE POSHTER TE BOTES , POR NEKETE RAST
      PO TREGOHEN ME TRIMA SE NE SHQIPETARET QE RRIME NE TWITTER.
      FILLUAN PERSERI PROTESTAT KUNDER ARDHJES SE Z. MERKEL
      QE NE FUND TE FUNDIT AJO ESHTE NJE POLITIKANE ME DUAR TE PASTRA.
      FAJTOR NE KETE KATRAHURE TE GREQISE JANE POLITIKANET E TYRE.
      KURSE NE KEMI NJE QEVERI SHUME ME TE NDYRE SE NE CDO VEND TE EU
      DHE PARTITE FLEJNE GJUME. KA ARDHUR KOHA TE NGRIHEN TE GJIGHE
      NGA GJUMI . KJO HESHTJE DO TA SHKATAROJ SHQIPERINE ME KEQ.
      NJE THIRRJE E MADHE I BEJMW PARTIVE DUAM ORGANIZIM
      DUAM ORGANIZIM.

  13. loni says:

    folen keta kurvat e europes,,deri tani 22 vjet e kusur asgje nuk keni bere per shqiperine vetem keni folur,,dhe i bete fatos nanos presjon kur deshi te arrestonte sali berishen mbas grushtit te shtetit me 14 shtator 1998 qe mos tu arrestonte,,vetem keq keni bere ju europianet bashke me ate kurve amerike qe i zente haku i shqiptareve dhe i shqiperise,,foli dhe ngjyra e zeze arvizoja per shqiptarin qe u dogje,,turp te vij mor jevg qe nuk te beri hitleri sapun..

  14. Bujari ju degjon says:

    Meqenese po na ndiqni cdo dite besoj,se jemi fiks per ne BE.I plotesojme jo 12 kushtet,por kemi plotesu edhe kushte te tjera,sa jemi per tu fut edhe ne Amerike,jo vetem ne Evrope,sigurisht me ndihmen e Arvizuse.Degjuat edhe leksione per ekonomine dhe demokracine nga udheheqesi largpames,jo vetem i Shqiperise,por tani edhe i Europes,Sali Ram Sheqere Berisha,dhe bete gabim qe e detyruat te nderpriste fjalimin me idiotizma.N,q.se duhet te studiohet deri ne detaje burokracia,vendi me ideal eshte neper zyrat e Kie-se,Be-se,Strasburg,Bruksel etj.Per ju,vetem parja qenka prioritet,jo demokracia.

  15. tefta says:

    PORDHI KALI N’DER TE HANIT

    DHE JA NGJITEN NJI SHKODRANIT

    PO SHKODRANI BANTE BE

    SE S’KISH PJERDH QE KUR KISH LE

    TI NA ISHE BRUKSELE

  16. maria says:

    Europianet te mos degjojne budallalleqet e Saliut ” se jemi vendi me te ardhura mesatare ” se Sala flet per vete dhe oborin e tij se shqiptarete e vertet vuajne per buken e gojes dhe po vete flijohen ne mese te Tiranes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje