STUDIMI/ Ndërkombëtarët kanë krijuar një ‘stabilokraci’ në Shqipëri

8 Tetor 2012, 20:35Politika TEMA
STUDIMI/ Ndërkombëtarët kanë krijuar një

Një raport i tre organizatave të njohura i apelon Brukselit: Mos mbyll sytë përpara zgjedhjeve të vjedhura dhe demokracisë së deformuar. Në raport përdoret për herë të parë fjala ‘stabilokraci’ për të përshkruar stabilitetin e jashtëm dhe autoritarizmin e brendshëm

Në një raport të detajuar, të titulluar “Urë mbi ujëra të turbullta”, analizohet roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri duke nisur që nga anëtarësimi në NATO dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Raporti është hartuar nga tre organizata të rëndësishme: Qendra për Strategjitë Liberale në Bullgari, Shoqata e Europës Juglindore në Gjermani dhe Porgrami për Ballkanin, Kaukazin dhe Azinë Qëndrore në SHBA.

Në raport thuhet se “pavarësisht shqetësimit për reformat kyçe, anëtarësimi në NATO u ofrua në vitin 2008, duke vlerësuar Shqipërinë për kontributin në stabilitetin rajonal dhe pjesëmarrjen në operacionet e ndryshme ushtarake ndërkombëtare”.

Edhe në këtë raport, duket se e keqja ka buruar nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

“Ndryshimet kushtetuese hapën rrugën për një konsolidim në thellësi të kontrollit shtetëror dhe madje kapjen e shtetit nga elita qeverisëse”.

Raporti thekson se ndërkombëtarët nuk i penguan këto ndryshime.

“Ndërkombëtarët ndihmuan kështu në konsolidimin e ‘stabilokracisë’ në Shqipëri, që ofron stabilitet të jashtëm, por oshilacione të brendshme nga demokracia në tendencat autokratike”.

“Raporti ekzaminon tre raste studimesh (Basha, Gërdeci dhe ngjarjet e 21 Janarit 2011), për të ilustruar se në vend që të konsolidojë demokracinë, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje drejt thuajse kontrollit të plotë nga elita qeverisëse duke përdorur proceduralizmin jo- demokratik, ku ligjet përdoren për të zgjeruar pushtetin”.

Raporti argumenton se ndërhyrja ndërkombëtare në zgjedhjet e vitit 2009, ato të vitit 2011 dhe në zgjedhjen e presidentit në vitin 2012, ka qenë e kufizuar për shkak të pretendimeve pas ndryshimeve kushtetuese. “Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e zgjedhjes së presidentit,” thuhet në raport.

Sa u përket zgjedhjeve, në raport thuhet se pavarësisht vendimmarrjes flagrante, ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë, duke tentuar të respektojnë pavarësinë e institucioneve. Ata në ktë mënyrë ishin në kontrast me pritshmëritë e opozitës dhe shqiptarëve, që e shohin komunitetin ndërkombëtar si një arbitër.

“Ndërkombëtarët duhet të përcaktojnë qartë vijat e kuqe para zgjedhjeve të vitit 2013, në mënyrë që t’i japin fund çfarëdolloj ripërcaktimi të “suksesit”, si dhe modës së fshehjes pas formulave të tipit “ka progres por mbeten parregullsi”, e përdorur vazhdimisht nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe nga politikanët shqiptarë në të kaluarën. Duhet të bëhet e qartë se çdo dështim i rëndë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë pasoja domethënëse për integrimin dhe imazhin e Shqipërisë. Duhet të vijojë Treshja jozyrtare e BE-së, OSBE-së dhe SHBA-ve dhe për këtë ata duhet të përmirësojnë edhe më tej koordinimin dhe bashkëpunimin”, thotë studimi për zgjedhjet.

Ndërsa për referendumin e plehrave, ai vlerëson: “Intelektualë dhe ish-politikanë të vendit mbështetën Aleancën kundër importit të mbetjeve, përfshirë ish-presidentin Alfred Moisiu, shkrimtarin Fatos Lubonja dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe të mjedisit, në thirrjen për një referendum mbarëkombëtar për këtë çështje. Është tragjikomike që ministri i Mjedisit, i njëjti ministër përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, garanton se ‘asgjë s’do të ndodhë’ me importimin e mbetjeve”. 

17 komente në “STUDIMI/ Ndërkombëtarët kanë krijuar një ‘stabilokraci’ në Shqipëri”

  1. Purgator says:

    Shkerdhatokraci.

    1. Alban H. says:

      Ky studim duhet te perkthehet, e te printohet nga nje kopje per familjet shqiptare.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html

      1. fule says:

        Apo kur te qeveris nje funderrine malokerie si Sali Ram Berisha, te drejte kane ata te na ngecin edhe stabilokracine edhe shkerdhatokracine.

  2. Mark says:

    Nuk e kane fajin nderkombetaret por kombetaret. Demokracia nuk importohet.Kur Shqiptaret te kuptojne se ndryshimi vjen nga brenda dhe jo nga Arvizu,Worfarth,Sequi e te tjere njerez te korruptuar te perendimit atehere mund te fillojme te shohim pak drite.Deri atehere do te shohim se si Edi Rama i bindet Worfarthit te qofteve dhe Arvizut te “burrit te shtetit”.

  3. shqiptar says:

    te huajt ne shqiperi 80 periqnd jane spiuna qe punojne per te keqen e shqiperise qe te mos te zhvillohet po punojne per vendet e tyre normal.
    nderkombetaret me gjuhen e popullit thuhet qe jane ketu per te shkerdhyer kete vend jo per ta regulluar.

  4. HORRI bulevardit says:

    Eshte e njejta situate, ne kohen e Enver Hoxhes, na vinin si turiste dhe na jepnin nje pershendetje mallengjyese, kryetaret e partive M.L. neper bote dhe ne lumturoheshim ne mrekulline tone.
    Sot tek ne vijne si turiste apo si ideatore demokracish, te gjithe te korruptuarit e Evropes, se vetem ketu gjejne vendin ku pranohen ashtu sic jane, te korruptuar.
    Ne kohen e Enver Hoxhes, te pakten nuk dinim gje se jemi kaq te varfer dhe vertet ishim te lumtur, se skishim provuar lumturi europiane, por tani te pakten ne e dime me mire se keta te korruptuar se bota eshte dicka tjeter dhe skemi nevoje per leksione demokracije.

  5. elefandi says:

    hajt se dihet qe majmunat s’bojn dot shtet.
    majmunat kan mendjen vec me kref bishtin perpjet..

    1. xxxxyyyyyzzzzzz says:

      berishi e njeh mirw kete popull , qe enveri gjate gjysem shekulli
      ja uli koken ketij populli ja coi deri te gjynjet. keshtu qe ky e ka te
      lehte te qeverisi ne kete vend dhe te mashtroje .
      SEPSE POPULLI ESHTE INFERIOR I LINDUR I SHTYPUR I LINDUR
      PA INISIATIVE , FRIKACAK , I KA HYRE FRIKA KETIJ POPULLI DERI NE PALCE.
      LINDUR RRITUR EDUKUAR ME GOJE TE MBYLLUR
      QEJF O QEJF BENTE HAFIZI MISH NE HELL PILAF ORIZI.
      KESHTU EDHE PUNA E KETIJ BASTARDI QE VETEM NJERI NUK MUND TE JETE.
      MOS BESONI MORE SHQIPETAR TE VOTA .AI VOTEN E KALARON MIRE.
      MENDIMI IM ESHTE TE MBLIDHEMI PER TE SHEMBUR KETE KLYSH KURVE.

      PILAFI NUK MBAN ME UJE

  6. peci luku says:

    LUM KUSH ESHTE I PASTER NUK E KA VJEDHUR E VRARE POPULLIN TE VAZHDOJNE JETEN NORMALE E FAMILJARE MJER ATA QE KANE BERE TE KUNDERTEN MJER AI QE PO FSHIHET NE MAKINA TE BLINDUAR E ME JELEK ANTIPLUMP MJER FEMIJET E TIJ QE I BERI ME KEQ SE VETJA TE RROJNE ME FRIK E ME BURG TE SIGURT ATA DEPUTETE QE KANE VOTUAR KUNDRA POPULLIT PER TU PASURUAR VETE NJE DIT E ZEZE DO I PRESI PSE NUK BEHEN TRIMA E TE LARGOHEN NGA SALI BERISHA NE SJANE FAJTORE PA ALIBEJA ESHTE SOJ KRIMINELI E TE TJERET GJERAT PO NXEHEN KU DO FSHIHEN KU DO MBYTEN KU DO I FSHEHIN PARATE SOT ESHTE DITA E HEROIT QE I TREGOI BOTES SE KA AKOMA TE TILLE DUKE U DJEGUR VAJTI SALI INJORANTI TE FLISTE PER DEMOKRACINE NJE KOMUNIST VRASES HAJDUT NUK I KA TE GJATA DITET AI E ATA QE U PASURUAN

  7. krosi says:

    Ed Rama, Bamir Topi e Kreshnik Spahiu

    Vija e Kuqe eshte qe ne zgjedhje pa dullen !!! Ose me mire qe tani ai duhet te detyrohet te pirdhet !!! Se si dihet si ne 1997 !!!

  8. victor says:

    kakacekraci….uf.uf.

  9. Skela says:

    Opozita me kete raport te demsakoje hapur dhe me emra ata ambasadore qe kane pergjegjesine kryesore per kete gje. Nuk i falet opozites qe ai trapi i OSBE eshte bere si zedhenes qeverie. Ky idioti i OSBE qe i ndan floket me viije ne mes nuk thote asnje fjale per sponsorizimin e pa drejte te shtypit te cilen e ka detyre paresore. Ky raport duhet patjeter te perdoret nga opozita per tu vene kufirin ambasadoreve te satusquo-se.

  10. Anti talebani says:

    Ky popull eshte ne hall, kur shikon se ke ka perfaqesues.

    Sali Berisha – monstra

    Edi rama – ec mo, ndoshta eshte i mire, po sa ka marre partine, vetem disfata dhe paaftesi politike dhe vdes per ngjala

    Ilir Meta – Virtyti i korrupsionit dhe te jep ngjala

    Banir Topi – Je per ndonje qofte e pak raki?!

    Kreshnik Spahiu – Nje nacionalist qe zoti e di ku do te dali me formen e tij te te berit politike

  11. shqiptari qe lef nuk te ha says:

    Ju paskan shpetuar perseri te huajt juve analisteve tane, qe thoni gjithcka kunder Sali Bajges dhe asgje kunder te huajve, bile na fshini edhe komentet kunder ambasadoreve, sidomos ato te Arvizuse. Megjithate kete e ka thene shume me pare ALBIN KURTI ne nje shkrim te tij botuar edhe tek Tema. Por atehere nuk kishte asnje rendesi meqe Albini eshte shqiptare. Tani me ndryshe…

  12. Shpetim says:

    Forcimi i pushtetit nga ana e Sali Berishes erdhi si rezultat i ndryshimeve kushtetuese i vitit 2008. Eshte e pafaleshme qe Edi Rama u tregua i papjekur politikisht. Lakejte e PS A.Malaj,K.Islami, Sh.Idrizi,B:Blushi etj. e milkonin ate se me marrjen e pushtetit, ky drejtim do duhej nje “dore te forte”. Ja pasojat. Shqiperia vuan nga mospasja e politikaneve ne kuptimin e plote te fjales. Te tere politikanet e shohin pushtetitn si nje lope qe vetem milet. Kjo eshte fatkeqesi e ketij populli, qe vuan dhe nuk dihet se sa dhe si do shkoje kjo pune.

  13. Stef Staku says:

    ANALIZE : OSBE dhe Woolsprapthi jasht, aut !!!
    SHBA e BE le te rrine !!! BE te mos perfaqsohet nga nje Italian !!!
    OSBE e pruri dhe e forcoi dalengadale e shpejt e shpejt krim Berishen !!!
    OSBE eshte Delja Zeze ne Tirane !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje