PS: Të futet në Kuvend ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve

9 Tetor 2012, 10:13Politika TEMA

Greva e ish-të burgosurve politikë ka qenë sërish objekt debati në Komisionin e Ligjeve.

Partia Socialiste ka kërkuar sot përfshirjen e menjëhershme në axhendën e Komisionit të Ligjeve, të projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politik.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka theksuar se ky projektligj ndodhet në komision që prej muajit janar dhe ende nuk është miratuar, raporton Ora News.

Xhafaj gjithashtu ka kërkuar shpjegime se përse ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, nuk i është përgjigjur kërkesës së PS-së për seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.

“Kemi kërkuar nga ministri Halimi të japë shpjegime për situatën e krijuar me ish-të përndjekurit politik”, tha Xhafaj.

Ndërkohë greva e urisë e ish-të burgosurve politik ka hyrë sot në ditën e 18-të, ndërsa Gjergj Ndreca, grevisti i cili tentoi dje të vetëdigjet, ndodhet në QSUT në terapi intensive.

13 komente në “PS: Të futet në Kuvend ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve”

  1. Hasan Lenja says:

    Cfare debati? Nga ai qe ben Ed Pordha!!
    http://youtu.be/pGCahWg3CsQ
    Keta duan dru vendce jo debate me edukate ne parlament e televizione!
    http://imazheshqip.blogspot.com/

  2. loni says:

    ju te ps jeni me legena,,duhet te digjesh ndreca qe ju te flisnit,,ngrihuni dhe rrezojeni kete qeveri mos flini,,se mbas votimeve nuk keni asnje shanc ta rrezoni,,me gjithe ato pislleqe qe saliu ka bere as mos ta coni nderment se do ju leje karriken e pushtetit se nuk u cmen ai ta fusi ne burg kastraveci edi rama po i doli frika,,se ai kur shikon saliun dhjet ne breke….po si nuk ncorri burra kjo shqiperi e mallkuar ndonjehere,,po vetem bq,,dhe legena…

    1. teti says:

      ps te pakten ka pasur guximin te pranoje qe ka gabuar me adresimin e ceshtjes se te perndjekurve, me brakjtisjen e tyre kur ishte ne pushtet dhe ta perfshije ate ne program. po saliu ca ka bere? e keni degjuar te kerkoje ndonjehere ndjese qe i ka lene ne mes te rrugeve? se me c’kam pare une kunder saliut dhe pd po protestojne ata? edhe gjergji sepse e injoroi, talli e shau saliu u detyrua t’i vere flaken vetes

  3. anticensurë says:

    TURP!!!
    TRADHËTIA E RRADHËS!

  4. HORRI bulevardit says:

    Parlamenti duhet te mblidheshte qysh dje ne seance te jashtezakonshme dhe pa medyshje te nxirrte nje ligj qe brenda vitit te fillonte pagesa e demshperblimeve, cdo gje me rradhe, te paret te marrin ata qe jane perndjekur nga rregjimi hoxhian, pastaj ata qe fati i solli te dalin te pafajshem nga rregjimi berishian.
    Ish pjesmarresit e grushtit te shtetit te 14-shtatorit 98, po i marrin parate qe ne fund te fundit ata kryen nje krim institucional, duke perdorur kallashnikove dhe duke hyre brenda ne kryeministri dhe duke bere deme shume te medha, qe me vone i paguajten taksapaguesit shqiptare.
    PS-ja, ne qofte se e ka me seriozitet kete pune, duhet qysh sot, jo neser, qe po su mblodh parlamenti urgjent sot, deputetet e kesaj partije do ta bojkotojne parlamentin deri ne rrezimin e kesaj qeverije.
    Fjalet sot skane me efekt, ato vetem tensionojne situaten, duhet vetem veprime te prera ne sherbim te zgjidhjes se problemit.
    Mos harroni se shume shpejt do te behet nje vetflijim tjeter, qe do te sjelle nje proteste masive, qe jo vetem do te rrezoje qeverine, por do te japin llogari edhe ata ligjvenes, qe priten qeverine se kur do te shperblehen keta fatkeqe.

  5. iliri uk says:

    une habitem sa idiote ka kjo bote. per komentuesit e mesiperm po pse opozita e ka ne dore apo saliu? kjo shtrese ka votuar PD qe nga 90′ dhe Saliu nuk i ka dhene asgje por fajin e ka opozita se keshtu thote spathiu i ak. juve monstra e meritoni saliun tju dhi mbi koke gjithe jeten me keto mendime idiote. sulmoni opoziten se ajo e ka fajin per gjithcka kurse spahiu saliu topi qe ishin dhe jane ne pushtet jane engjej, hajde llogjike hajde. sa per te rrezuar qeverine ajo bie me lufte dhe me thoni eshte me mire te presim zgjedhjet dhe te votojme masivisht opoziten apo te vriten me qindra ose me mijera derisa te kapet saliu se ai nuk e len pa lufte pushtetin. dhe ju idiotet qe beni gam-gam ne blogje duke krijuar nje ndjesi false jeni te paret qe nuk ngriheni dhe te luftoni kunder saliut prandaj mbylleni dhe prisni opoziten ti fitoj zgjedhjet pa mbeshtetjen tuaj.

  6. media e lire says:

    dy kodoshet ps-pd po kuptojne qe votat e popullit do tu hikin,ndaj po ndryshojne strategjine duke afruar edhe te perndjekurit.

    KONKLUZION: FRD + AK + gjithe te pa kenaqurit fut Shqiperine ne rruge te mbare.

  7. koli says:

    Amerika nuk i do te perndjekurit politik Zoti Ambasador këta janë te punësur në ambasaden tuaj?

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.
    314
    Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!». Dhe jo pa të drejtë.
    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Për të mos rënë në sy të atyre që ia kanë njohur bëmat në kohën e diktaturës, e ka transformuar mbiemrin nga ―Cukalla‖ në ―Cuka‖.
    Krenarinë për të kaluarën e tij Beluli e përmbledh në këto fjalë:
    «Kudo që e çoja me veturën luksoze ―grushtin e hekurt të diktaturës‖ dridhej foshnja në bark të nënës.»
    3- Besnik Maloçala, nga Vlora.
    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.
    Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:
    «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
    4- Emrí Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj ―armikut të
    315
    klasës‖, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
    «Sikur shoku Enver të më pyeste: ―Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?‖, unë do t‘i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
    6- Selami Liço, nga Peshkopia.
    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive
    316
    armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët: «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!» Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në ―Bllok‖.
    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me ―ajkën‖ e të punësuarve atje.
    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në ―Bllok‖. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes‖:
    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t‘i thoshte babait: ―Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s‘njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua‖».
    Për meritat e veçanta të babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
    8- Bashkim Male, nga Erseka.
    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
    317
    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm ―Enver‖. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
    «Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo-amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë».
    10- Veli Varfri, nga Tepelena.
    «Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
    Ndërsa tropojanët rrëqethen kur kujtojnë krimet e tij si komandant kufiri në Lug të Zi dhe thonë:
    318
    «Edhe sikur të mos quhej ―Lug i Zi‖, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.
    «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.
    I pyetur nëse do të dëshironte që t‘i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
    Dëshira e tij më e madhe në jetë:
    «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
    319
    15- Aleks Ndini, nga Korça.
    Shprehja e tij më e spikatur:
    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: ―Ç‘vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë dikur këmbën shoku Enver!‖»
    16- Peti Çala, nga Fieri.
    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:
    «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Përmeti
    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç‘do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij, të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»
    Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
    320
    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
    20- Mels Arapi, nga Vlora.
    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:
    «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
    21- Isa Lumani, nga Erseka.
    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej ―veprave‖ të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
    24- Halit Haliti, nga Erseka.
    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t‘iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:
    «Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij.
    321
    Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»
    Kur «atdhetari i vërtetë» Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:
    «Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së «imperialistëve amerikanë» në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën «Lavdi Marksizëm-Leninizmit!» ta zëvendësojmë me ―Lavdi prapaskenave të politikës!‖».
    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë «meritë të spikatur», Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri. Ja lista me të dhënat e plota të viktimave të Rrapos:

    1. Uarda says:

      Ne se keto qe shkruani Ju zoteri, jane te verteta, atehere Shtetet e Bashkuara te Amerikes qenkan me te vertete xhandari nderkombetar i popujve dhe Enver Hoxha paska patur te drejte.
      Ne djall shkofshin USA dhe i gjithe soji e sorollopi i tyre.

  8. Shkupi says:

    Nese edhe ne komunizem,,te perndjekurit,,kane djegur njeri tjetrin,siq ndodhi me Gjergjin,atehere Enveri paska pasur te drejte.

  9. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    NUK ESHTE QUDI QE NDRECA I DJEGUR NGA KOLEGU I TIJ TE JETE PAGUAR NGA PS DHE KOKEDERRI RAMA .

    1. anticensurë says:

      o trap,
      po të them një sekret!por mos bë gaf tja trgosh njeriu!
      gjergj ndreca nuk është djegur fare!është thjesht një videomontazh i ramës,si ai i ilir metës!tashti ppo e studiojnë tre ekspertë të rinj!ata që vërtetuan vidion e metës janë të shtrenjtë tashti!kanë bërë emëer të modh,dhe bota i pagu shumë!këta të rinjtë janë të fortë për kompiuter!i mbledhin pjesët e tyre tek plenat!janë ekspertë të vëretetë!gjykata tashti nuk do ti paguajë me orë por me kile!vetëm atë lloj pagese njohin këta ekspertë!të shofësh kur ta zbërthejnë videomontazhin e ramës!
      CIU-CIU-CRRRRRRR,dhe njëherë!mos e bëj fjalë me ndonjë tjetër se më fike!
      ps:mos vall je kinez?
      e di çfar më vënë dyshim?
      sipas asaj barsaletës së vjetër CIU-CIU-CRRRRRRR është = me 100 në kinezçen e shqipos!megjithatë dialektin e kemësu mir o kinezo,jeto dhe ti në bathore?o paskuqan?

  10. adi says:

    ju te temes jeni me te poshter se ps.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje