Deligjitimimi i Berishës si i djathtë

9 Tetor 2012, 10:54Politika TEMA

Nga Ardian Ndreca

Kanë pasë paturpsinë me botue veprat e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, por po të ishin sot mes nesh, me shumë gjasë do t’i kishin lanë me u djegë për së gjallit në mes të Tiranës në pritjen e kotë të damshpërblimit të viteve të burgut.

Berishës duket se po i vjen fundi, madje jo prej nji opozite që duket si e hipnotizueme prej së keqes, edhe prej asaj që i ka parapri si parti, nuk po i vjen as prej krizës së thellë ku asht zhytë vendi, as prej njimijë të zezave tjera që quhen çështja Remzi Hoxha, Gerdec, Kostë Trebicka, Rrugë e Kombit, shitja e hapsinës detare, 21 janari etj, – por prej disa ish të burgosunve që as ati shpirtnor i Sali Berishës, Enver Hoxha, nuk ka mbërrijtë me i përkulë.

Berishës po i digjen ata që i kanë dhanë votën për dy dekada rresht, ata që i kanë besue si Krishtit, siç shprehej Gjergj Ndreca para do ditësh. Nga ana tjetër Doktori ka ba edhe nji mrekulli jo të vogël: ish komunistat e djeshëm, tue pa se çka asht në gjendje me ba nji njeri me mendësi komuniste si Berisha, kanë mbërrijtë me e urrye komunizmin e personifikuem tek ai.

Ky i fundit i ka përça ish të burgosunit politikë, aty ku s’i ka ecë i ka rrahë e i ka ba për shkalc siç ka ndodhë me Ernest Përdodën apo me Nikë Pavacin në Shkodrën e gjysmës së viteve ’90. Ku i ka ecë, i ka ble e sot i shërbejnë kryeultë, mbasi kanë shkëmbye dinjitetin me disa pak privilegje. Ky asht paradoksi, disa prej atyne që i kanë qëndrue drejt Enver Hoxhës i shërbejnë sot nji ish sejmeni të tij dhe madje besojnë se ai asht antikomunisti ma i madh!

Megjithatë ka edhe asish si Gjergj Ndreca, që e kanë kuptue se Berisha asht nana e gjithë të këqijave. Gjithçka e mbrapsht që kemi në vendin tonë vjen mbas tij dhe si konsekuencë e qenjes së tij në atë vend.

Ish të burgosunit politikë po digjen në mes të Tiranës. Ku asht e djathta shqiptare që nuk bzanë përpara këtij turpi kombtar?

Ku asht garanti, ai, i sëmuri i Republikës që lëngon, pse nuk flet, pse nuk shkon me i pa? Po kryetarja e parlamentit pse nuk gjen dy fjalë për ta? Të paktën dy fjalë të pakrypë si ato të ambasadorit amerikan, i cili zbuloi papritmas se ish të përndjekunit paskan të drejtë me protestue!

Sot nuk ka mbetë shumë hapsinë për dialog në qoftë se Berisha nuk do të bajnë mbrapa-kthehu dhe të nisin dialogun me ish të burgosunit. Berisha po pret statusin për me shpërthye o në akuza (në rast mohimi) o në triumfalizma prej të çmenduni. Megjithatë, ai status s’mund të ketë asnji vlerë për nji vend ku pjesa ma e vuejtun, e vetmja që ka dëshmue qëndresën antikomuniste, digjet gjallë, ndërsa nji ish komunist fanatik që deri dje voziste me fëmijët e diktatorit në rezerva gjuetie, neveritë Europën mbarë me leksione ekonomie politike dhe demokracie alla shqiptarçe.

65 komente në “Deligjitimimi i Berishës si i djathtë”

  1. Andrea says:

    Se kush eshte Berisha nuk eshte veshtire per ta portretizuar,por si tja u besh kelysheve te tij qe qe ligjerojne sipas porosive te Berishes.Ju mor zoti artikullshkrues ne rradhe te pare duhet te respektoni gjuhen zyrtare shqiptare ate dhe jo te derdellisni per Berishen kur ne te njejten kohe zbatoni porosite etij.Sa posht kane rene keta mender analiste te cilet bejne sikur respektojne te perndjekurit politike zbatojne porosite e persekutorit.

    1. Rekordmeni i Dhermiut says:

      Je duke folur percart zoteri…Duhet te lexoni me vemedje ate cfare shkruan sot sepse jam i bindur se nuk keni lexuar asgje nga ato qe zoti Ndreca ka lexuar ne te kaluaren..Ai eshte nje nga zerat me te ashper kunder Berishes…Fakti qe ai shkruan me dialekt te Shkodres nuk e ben automatiksht pale me Berishen,sepse duhet ta dish qe ne Shkoder pakenaqesite ndaj tij jane shtuar…Sepse Shkodra nuk mund te jete e kenaqur kur te perndjekurit politike trajtohen ne kete menyre…Mundohu qe te mos nxjerresh konluzione per njerez qe nuk i njeh ato ose veprimtarine e tyre….!!!

      1. Vlora says:

        per gjuhen andrea ka shume te drejte.

        po te ishte ndalur berisha qe ne fillimet e tij ne 90 nuk do te ishim sot duke u mare me te.
        do te ishim edhe ne si europa.

        e njejta gje eshte edhe me gjuhen. ne e kemi gjuhen tone letrare shum te sakte dhe nuk ka perse fillon e shtremerohet, dhe pas 20 vjetesh te meremi te gjithe duke regulluar ate qe sot e kemi ne dore.

        mund te flitet me te gjitha dialektet se te gjitha jane te bukura ,por gjuha letrare eshte, dhe duhet te mbetet vetem nje.

    2. andi says:

      se pari sdua te bej replike me andrean..por duhet ta marresh me mend qe artikullshkruesi duhet te jete nje njeri nga familja e gjergj ndrees..dhe gazeta per respekt nuk ka redaktuar asnje presje me sa shikoj..pervec gjerave te duksme..kjo este e folur normale per verioret..dhe per mua eshte e pelqyeshme gjuha qe perdor artikullshkruesi..gjithsesi ok

      1. Burgaxhiu UK says:

        Nuk kane asnje lidhje pervec mbiemrit, Ardian Ndreca eshte nga Shkodra, kurse Gjergj Ndreca eshte nga Mirdita

        1. Ramy says:

          me i fjal te dyte rrote kkkkk

      2. Epirioti says:

        Respekt per te 2 NDRECAT, kane apo skane Lidhje gjaku me njeri tjetrin, me Dialektizma ose je pak rendesi ka, Ai ka percu te Lexusi 1 mendim te menduar Mir dhe te Konsoliduar ne mendjen e shume Shqiptarve qe flasin ose Jo me Dialektizma.

    3. Hysen Shoshori says:

      Nuk mund te hidhe t poshte artikulli i Ad Ndreces, per dialektizma.
      Gjithsesi, verejtja e moderuar e “Andreas” qendron.
      Qe te mos dalim nga thelbi i artikullit, Berisha ka qene i deligjitimuar qe ne djepin e tij politik e qytetar/malsor.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-e-pinoku-sali-berisha.html
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-dhe-pinoku-fatos-nano.html

    4. antonio says:

      Ky fetar katolik e urren gjuhen letrare shqipe,se e quan KOMUNISTE!!!
      Po driten e KOMUNIZMIT PSE NUK E FIK ky zagar??
      Po shkollat,spitalet,urat,rruget,universitetet etj,pse nuk i ZHDUK???
      Ky e do Shqiperine si prone p[rivate e jo si ATDHEU I TE GJITHE SHQIPTAREVE!!!
      Me ANTI KOMUNIZMIN FANTAZEM I MASHTROI Beriosha per 23 vjet,ndersa tani na DERDELLISIN SI GJOJA DEMOKRATE!!!
      Gjysma e Shqiperise,PRA VERIU I KETIJ KATOLIKE ESHTE I NGUJUAR NGA GJAKMARRJA,por ky hesht,se mbeshtet kanunin,se me FRIKEN E HAKMARRJES MBAHET POPULLI NEN SUNDIM!!!
      Ja keta SERVUILE KA DASHUR Berisha,qe te kete pas vetes,per te SHKATERRUAR SHQIPERINE,duke i genjyer me KOCKAT E FANTAZMES KOMUNIZEM!!!
      Dhe keta me SHPIRTIN PLOT URREJTJE e SY TE PERVELUAR SI GJARPRI ULURININ NEPER SHQIPERI:”KOMUNISTET NE LITAR”!!!
      Keta mburren sot se PASKAN LUFTUIAR PER DEMOKRACI!!!
      NJE VRIME NE UJE!!!
      ATA LUFTUAN TE RREZOHEJ SOCIALIZMI PER TE FITUAR FASHIZMI!!!
      Te kesh qene ANTI KOMUNIST,NUK DO TE THOTE TE JESH NJERI I MIRE!!!
      JA KU I COI ANTI KOMUNIZMI FALLCO I TYRE!!!
      TA GEZONI BERISHEN,O FANTAZMA TE SHEKULLIT TE KALUAR!!!

      1. Zgjonuni says:

        )Antonio o fantazme dhe mbetje e epsheve te spermatozoides komuniste te zyrave te saj,ju megjithse keni para e pushtet pa kufi dridheni kur luftetaret e Lirise e Demokracise ju kundervihen juve me protesta paqesore sikurse eshte greva e urise.
        Ju kurre nuk do ti shpetoni denimit nga drejtesia per mira krime ne vite,pa harruar korrupsionin me permasa katastrofike per shqiptaret qe jetojne nen nivelin e varferise ekstreme dhe te pasigurise per jeten
        Dita e gjygjit per krimet e baballareve dhe krimet e tua sot po afron,por ju nuk doni ta besoni nen hijen e tre pushteteve qe diligjohen nga bota e krim korrupsionit komunist dhe te vazhdimesise se saj,per kujtese as sadamin dhe as gadafin nuk munden ta shpetojen nga ndeshkimi as tonelata flori te grabitura me fuqine e pushteteve ne vite,apo aps dhe ato politikane perendimore qe i sponsorizoje per te mbajtur pushtetin e vjedhur te dhunes e te krimit.Sali Berishen as nanao me langonje nuk mund ta shpetojne nga ky fund i turpshem dhe pa kthim.Besoni ju o te pafe se Zoti vonon por kurre nuk harron te ndeshkoje boten e krim=korrupsionit Berishajn bashke me nje djall e gjysem qe defrehet duke prostituar rrugeve te botese me parate e taksapaguesve
        shqiptare.Besoni dhe binduni nje fund i turpshem do tu prese seshpejti.
        Gjergj NDRECA do mbetet hero,doni apo nuk doni ju o pampersa te bytheve tashme te plakura te diktaturs komuniste dhe mostrave te saj sot.

    5. reformer says:

      A do te ndryshonte gje nese artikulli do te ishte shkruar ne gjuhen letrare zyrtare?

      Kjo te kujton njerzit qe ankohen se u dhemb, sepse ai qe gjuajti me shqelm i kishte kepucet me ngjyre te kuqe.

      Here tjeter vish atletet zoti Ndreca, ose te pakten blej ndonje pale kepuce blu…Por sidomos mos na permend Blloshmin dhe Leken.

  2. Rekordmeni i Dhermiut says:

    Jam plotesisht me ju zoti Ndreca,vetem se Berisha ka kohe qe e ka hmbe legjitimitetin si i djathte…Me nje konstatim te thjeshte do te vini re se ne parlament ( PD ) dhe ne qeveri,perqindja e atyre qe rrjedhin nga familje te persekutuara eshte teper e vogel e krahasuar me ato qe rrjedhin nga familje te ” kuqe “…Kjo sidomos pas vitit 2005..!

  3. dritani says:

    Z Ndreca nuk ka mbetur hapesire per dialog se kesaj hapesire Berisha i ka vene bythen e tij te fishkur.
    Hapesira krijohet po te heqe Sala bythen (e cila nuk ka si te ndodhe) ose po t’ia shqyeje populli.

    Te pergezoj per sintezen gegnisht lidhur me viziten e Arvizu:
    “dy fjale te pakrype” – nuk muj me shtu kurrgja!

  4. Shqiptar says:

    Gazeta “Tema”, mos kontribuoni per shkaterrimin e gjuhes shqipe te pranuar zyrtarisht duke botuar shkrime te shkruara ne dialekt e te paredaktuara si kjo e Ardian Ndreces.Per mendimin tim, Ndreca po tregohet jo thjeshte nje mistrec lokalist, por edhe i demshem per vete Kosoven. Eshte ende heret qe shqiptaret brenda dhe jashte kufirit administrav te Shqiperise te sfidojne njeri-tjetrin ne ceshtje te gjuhes. Kjo shkon ne favor te armiqve te tyre.

    1. mirel says:

      Une nuk shoh asgje te keqe.
      Problemi qendron se nese eshte nje artikull i shkruar nga gazetar i Temes, duhet ti permbahet nje standarti formal te gjuhes shqipe.
      Ne kete rast duhet te jete standarti i Temes gjithashtu.
      Po nese pasqyron nje person qe ka deshire te shkruaj nje artikull per te shprehur qendrim, mendim apo opinion vetjak apo dhe te nje grupi te caktuar, nuk ka ndonje te keqe.
      Dhe ne jugoret futim shume shprehi krahinore, kjo nuk ka te beje me dasine krahinore, por me bashkimin dhe bashkejetesen.
      Dhe pikerisht kjo eshte arsyeja qe Tema ne artikujt e gazetareve te saj te perdori gjuhen zyrtare.

    2. feniks says:

      Mero Baze,ne se mbahesh se lufton per SHQIPTARIZEM,tregoje kete ne radhe te pare duke mbrojtur GJUHEN LETRARE SHQIPE!!!
      Ne mendimet e njerezve mund te mos imponohesh,por ne kete pike delikate(se per te tjerat i hodhi ne kosh Berisha),mbahu burre!!!
      Te tera i PERDHOSI Berisha,se i kishte ne dore,por GJUHEN LETRARE SHQIPE E KEMI NE DORE VETE!!
      Ata,qe duan te jetojne akoma ne SHPELLA E TE FLASIN DIALEKTIN E TYRE,LE TE SHPORREN!!!
      Ata me shume i afrohen kafsheve se BOTES SE QYTETERUAR!!

  5. Fllad says:

    Te gjitha çfare shkruan jane te drejta, por une mendoj se e keqja me e madhe nuk eshte kjo moster e vicidolit ne sherbim te serbise. E keqja me e madhe jemi vet ne shqiptaret, e percare.
    Nje pjese jane te verbuar dhe nuk shohin qe kjo kafshe po renon perfundimisht Shqiperine.Nje pjese ka misionin te lepije te pegerat e tij. Disa eunuke jane te lumtur duke pare telenovele dhe duke pire kafe.
    Ata qe duan te qerojne kete kuceder jane pa drejtues dhe te pa orientuar.
    Shkendijen e ndezur nga te persekutuarit e fik qeveria ( e ndihmon dhe arixhiu i rruges se Elbasanit.
    E rendesishme eshte te zgjohemi. Shkendija te tjera ti perdorim per te ndezur zjarrin dhe per te djegur satanain sali.

  6. Burgaxhiu UK says:

    Z.Ndreca respekte per shkrimin dhe kesaj radhe me pelqeve me shume se nuk e shfajesove zhozin (hot)

    P.S
    Berisha nuk ka ide as te majta as te djathta thjesht ka INTERESA

  7. alma says:

    megjithese njeri i letrave dhe tani edhe komentator politik, Ardian Ndreca nuk ka shkruar ndonjehere per te perndejekurit politik pergjate kohes 1997-2005 kur ata jo vetem qe nuk iu dha asnje demshperblim por u larguan dhunshem nga puna edhe femijet e tyre te shkolluar e punesuar pas vitit 1992 , femijeve te tyre nuk iu dha qofte edhe nje e drejte studimi apo mundesi punesimi. Arsyeja qe Ardjan Ndreca po flet sot nuk lidhet as me lidhjen e gjalut me Gjergj Ndrecen (nuk kane asnje lidhje mes tyre), as me lindjen e vokacionit per kete shtrese por vetem per faktin se shpreson qe flaka qe mori Gjergj Ndreca fale shokut te tij te djege qeverine dhe kryeministrin. Zoti Ndreca harron se ajo flake djeg shqiperine, te sotmen dhe te ardhmen e ketij populli.
    Ky eshte misioni qe i eshte dhene zotit Ardjan Ndreca. Ne kete rast, duhet tu them atyre priftrinjeve te mire katolike qe i dhane mundesi Ardjan Ndreces te shkollohet jashte vendit se me te vertete ai eshte nje njeri i letrave por i perdorur politikisht nga bijte e atyre qe mbyllen kishat dhe xhamite. Dhe kete gje Ardjani nuk e ben per idealet apo botkuptimin personal por vetem per interesat e tij te sotme dhe te ardhme!!!! I lutem Zotit qe kjo te mos jete e vertete!

    1. dymi says:

      Alma, a eshte djegur nje njeri, nje i persekutuar politik? Po ti c’ke qe derdellit per priftrinj e per bijte e atyre qe dogjen objektet e kultit.Kunder kujt po protestojne e po vetedigjen ata? Kete na thuaj moj vicidolsja e vogel.Apo je bathoriste?

    2. fatmir says:

      Alma, per ke flet per mbylljen e kishave, per Tritan Shehun, qe si i ri ne ate kohe shkruan dhe firmosen peticionin per ti mbyllur ato? Juve mundoheni te peshtyni lart po u bie ne fytyre, dhe pastaj peshtyni dhe poshte por u bie ne kraharor. PD ka ne rradhet e saj me teper komunista, spiuna dhe sigurimsa te konvertuar sesa PS.

    3. Nadia Shabani says:

      Po po Alma kur nje njeri shkruan kunder regjimit hajdut dhe diktator te Berishes menjehere ju te PD-se i vini menjehere epitetin, i perdor opozita. I perdor opozita edhe kur dhenderri i Berishes merr pronen miliona euro ne mes te Tiranes per 100 milion leke te vjetra. Nuk mund te perdorej per kompesimin e ish te pendjekurve politik ajo prone? Keni zene nje zanat per cdo gazetar qe shkruan kunder regjimit hajdut te Berishes eshte tradhetar dhe spiun i PD-se dhe vegel e opozites. Pra o me ju ose ndryshe ata jane tradhetare dhe vegla te PS-se. Turp te keni qe mendoni ne kete menyre. Ardiani ka bere nje artikull shume real dhe te forte dhe ti nuk ke te drejte ta akuzosh se eshte perdorur nga ata qe persekutuan te burgosurit dje se te burgosurit i ka persekutuar Saliu me Jozefinen si spiune te sigurimit te shtetit qe i kane futur neper burgje.I ka persekutuar Ilir Ruzmali me ligjet e tij sot dhe babaj i tij dje.

  8. shqiptari qe lef nuk te ha says:

    Zoti Ndreca duhet te shkruani shqip-shqip dhe jo shqipen qe flet ne shtepi tende. Atij Ish-Komunistit i ke sherbyer edhe ti, sic i sherben akoma idhulli yt Zhozi.

  9. Dean says:

    Deligjimiteti i berishes si i djathte eshte vecse 1 retorik idiote,pasi ai nuk ka qene KURRE asi i ”djathte” dhe as i ”majte”.Thjesht ne Shqiperi nuk kane pas baze ne terren lindja e ketyre ideologjive,por jane shfrytezu nga te ashtuquajturit ”politikan” si Licensa per pushtet dhe luftr politike.Por, pyetja qe lind eshte se ,cfar eshte ai BARBAR? Thjesht 1 MENTALITET dhe MENDESI e njerezve qe vijne nga Shqiperia e Siperme. Po njesoj sikur ju,”i nderuar” Ardian Ndreca,qe me kembnguljen tuaj KONSTANTE per te shkruar ne DIALEKT(sipas teje ashtu si duhet te shkruhet gjuha Shqipe),nuk beni gje tjeter vecse MINONI,ate qe tashme eshte e ndertuar dhe konsiderohet problem i zgjidhur dhe qe do kete KOSTO me te larte rishikimi i ketij problemi. Ju jeni te gjithe njesoj,”zoti” Ndreca dhe ti personalisht nuk ke as1 ndryshim nga BARBARI i Vicidolit.JENI te DHUNSHEM ,qofte edhe kur ”sulmoni” berishen,qoft kur e mbroni ate.Jeni te dhunshem edhe kur thoni 1 fjale te ”mire”,edhe atehere kur ne pamje te pare duket se e keni kuptuar gabimin.Pra,”zoti” Ndreca?, edhe ti nuk je gje tjeter vecse 1 sali berish.

    1. elinor says:

      Ti dean me siguri qe vuan nga crregullimi obsesiv kompulsiv (OCD, ose obsessive compulsive disorder). Sa here qe lexon dialekt verior ose behet fjale per shqiptar nga veriu, obsesohesh me ide te ndarjes Veri-Jug dhe te kapin kompulsionet (deshira per te bere dicka, qe ta kuptosh ti se c’do te thote). Dhe fillon e shkruan nje carcaf me hajvanlleqe, si pasoje e ketyre kompulsioneve. Po mos u deshpero mik se ka kurim edhe per ty. Biles eshte shume efikase. Ke nevoje per antidepresues + terapi me te folur…gjej nje psikiater te mire! Shanset e kurimit jane teper inkurajuese – 85%!

      1. xhoni says:

        Bravo elinor shpellari,dukesh se te paskan bere efekt edhe ty keto ilace,ndaj ua rekomandon te tjereve!!
        Do beje mire,qe ne fillim t’ia rekomandoje idhullit tend SHPELLAR,Berishes,se ai i do me shumice ANTI DEPRESIVET!!!Ai do ilace te forta nga ato,qe u bejne te CMENDURVE TE PSIQIATRI!!!

    2. Dean says:

      Se mos me ke provu ndo1 here ti,moj edlira,qe me konsidero 1 HIC???

      1. mirel says:

        oo, kjo eshte ajo qe urrej ne mendesine e nje te jo-qyteteruari.
        e peshtiros fare dhe komentin qe kishe me siper.

      2. edlira says:

        Shpellarizmi qe ti e denon aq shume te veriu, ja ku shfaqet ne formen e tij me te mire, sapo hap gojen te flasesh ti. Kur nuk ke argumente, perdor sulme te ketij tipi, qe i perdorin vetem HIC-et.

    3. emigranti i frustuar says:

      —–Dean–te vleresoj per formimin tuaj dhe menyren si i trajton problemet por nuk kuptoj kete –shperthimin –tend anti verior . Edhe un mund ta kem , por e kam vetem me ata qe jane te dhunshem dhe ne menyre te verber mbeshtesin nje tradhetar si Berisha . —-Ne lidhje me drejteshkrimin ke te drejte sepse nje nga kulmet e vlerave kombetare ne kete 100 vjetar te shtetit tone eshte kongresi i unifikimit te gjuhes shqipe . Duke unifikuar gjuhen letrare ne kemi modernizuar vendin tone

      1. Dean says:

        Ata e URREJNE JUGUN dhe une nuk jam mesuar t’i respektoj ata qe me URREJNE. Te njejtat gjera ben me Fan Nolin,te njejtat gjera po bejne edhe sot.Jane shume te Dhunshem dhe e kerkojne t’a kthejne Shqiperine ne 1 prone te tyre.I ashtuquajturi ”Komunizemm” nuk eshte gje tjeter vecse DEMAGOGJI,dhe ”Carta Bianka”,qe maloket i kan dhene vevetes per te ushtruar TERRORIN e Tyre ne Shqiperi.Une KURRE nuk do t’ia lejoja vetes te behesh Skllav i Malokve.
        Jane njesoj si talebanet,jane shume gjaknxehte,vrasin per 1 fjale goje,e kuptojne Shqipen me vonese faze,flasin per moral,por 1 Zot e di se c’a morali kane,e shikojne vjedhjen e prones se tjetrit si te drejte qe u’a ka dhene Zoti……etj.,dhe sikur te mos mjaftojne keto veti MESJETARE qe gezojne,Kerkojne dhe e rrembejne pushtetin me Dhune.
        Une nuk i urrej ata,pasi Dashuria dhe Urrejtja jane 2 anet e te te njejtit medalion,dhe une s’kam ndermend me perjetuar ndo1 ndjenje te vecante per ata.Por eshte e drejta ime,Llogjike dhe Instiktive,te rruhem prej tyre dhe te kundershtoj DIKTATIN e tyre mbi mua dhe njerezit e mi.

  10. HORRI bulevardit says:

    Berisha i djathte,kjo eshte nje genjeshter, por as i majte nuk eshte, mund te anoje nga e majta ekstreme, se spe ajo e majte ekstreme, nuk e le mvartesin qe te vendose, pa fjalen e shefit te partise.
    Ne qofte se do te kishte ndonje metode qe edhe hajdutet ordinere, te kishin nje parti, aty Berisha do ta gjente vehten me se miri.

    Berisha i djathte, eshte si endra e gomarit, qe e shef vehten si i zoti qe i mshon fort me kamzhik.

  11. Albi says:

    Problemi o te dashur Shqipetare eshte qe Berisha ska asgje te re nga ajo qe kishte para 20 vjetesh, ska asgje te re nga koha kur i zuri pronat gjithe familjeve te medha dhe ja u mbushi me bathore, ska asgje te re nga koha e vitit 1997, ska asgje te re as nga koha kur Mero Baze e adhuronte…Berisha eshte po ai dhe po te jete per kete popull te cilit i duhet nga 20-50 vjet per te larguar nje komunist ashtu do mbetet edhe per 30 vjet te tjera dhe ne do i ndertojme nje piramide si atij tjetrit.

  12. Kol Tivari says:

    Ma i keq se Monstra politike,jane veglat e ndryshkuna mediatike te tije.Edhe pse e shohin mbretin lakuriq,mundohen me i pastru kostumin,qe se ka hic ne trup.Nje nate,ne nje emision televiziv,degjoheshin klithmat histerike te njefar Reshat Kripa,tek i drejtohej z Keti Bazhdari,sepse bije e nje ish te burgosuri,militonte tek PS.Miti i Sali Psikopatit si antikomunist,nuk ka ra,por ai nuk ka ekzistu kurre.Po te kishte garanci ky pleh,se nuk shkon ne burg per krimet e kryera,e dorzon vete pushtetin,por e ka te qarte c’far e pret.Disa k/ministra e presidente te vendeve Europiane,kan shkuar para gjyqit kohet e fundit.Ky fakt rrezon neser justifikimet e Shpellarit,per denime politike.Po te ishte ne opozite dje do ndizte flake Tiranen pas sakrifikimit te Ndreces.Diarreja qe do i shperthente prej goje,do qelbete Tiranen.Ne shtypin e Plehut te Vicidolit,gjen anatema te ish spiuneve vegla te perjeteshme,kunder Ndreces e kompani.Farroqe Paralitiku i kurves shkon deri aty sa kerkon hetim te editorialeve te shtypit opozitar.Meqe nuk kan argumente me kundershtu median e pavarur,therrasin ne ndihme drejtesine e Diktatures,mjafton mos me u cenu morali imagjinar i Diktatorit skizofren,moral inekzistent per nje te pamoralshem.Vetem ne gazetat ku nuk ka forum komentesh shkruan Frrok Cupi,kjo vemje e politikes kurve te cdo regjimi.Ai e din se njihet si zvarranik i peshtire,spiun e pervers,person qe ka provu edhe incestin,prandaj i largohet shtypit ku komentohet.Ai dhe toga e trutredhurve,qe e rrethon,perbajne formacionin e shtrigave pa moral e nder.Ata duhet te paguajn bashke me Skizofrenin,qe i sherbejne.

  13. toni says:

    EPO ESHTE ME E LEHTE TE MERRESH VESH ME NJE TE VDEKUR SE ME NJE TE GJALLE………….

  14. Shkodrani says:

    Nuk e di pse ju djeg kaq shume kjo puna e gegnishtes.
    Profesori po vazhdon te shkruej gjuhen e Buzukut,Budit,Bardhit,Bogdanit e ma vone te Mjedes,Fishtes,Migjenit e mandej te Koliqit e te Martin Camajt.
    Mos harroni se deri para Naim Frasherit gjuha toske shkruhej nga bejtexhinjte qe shkruenin per dylbera e dashnore qe ma mire mos i lexoni.
    Nuk mund te lejosh qe nje pasuni e madhe si gegnishtja te mos e pasuroje shqipen.Nuk ka thene ndonjehere profesori qe mos te respektohet standardi,thjesht po shkruen ne nji gjuhe qe perfaqeson 80 % te shqiptareve.
    Mos u merrni me vogelsina po lexoni thelbin e shkrimit nga nje profesor i nji prej universiteteve ma te famshme ne bote sic asht Urbaniana.
    Lexoni nji mendje te lire e jo te tredhun si intelektualet e sotem qe shkojne e bajne kontornot e politikaneve te sotem sic bane Cili me shoke ne fushaten e fundit te Bashes.
    Komplimente Profesor Ndreca

    1. Kopenhagen says:

      I nderuar shkodran,
      nuk mundem te flas per te tjeret, por personalisht nuk kam djegie apo acarime kur njerezit flasin apo shkruajne ne dialekt.
      Nga ana tjeter, duhet te respektoni gjuhen standarte, e cila natyrisht permban edhe terma dialektore te veriut apo jugut.
      Ne do vend te botes ka nje gjuhe standarte letrare.
      Edhe ketu ku jam, eshte e njejta gje. Nese cdokush do te fliste dhe shkruante sipas dialektit te zones nga vjen, e imagjinon dot se ku do te perfundonim?
      Gjuha e njehsuar eshte simbol i unitetit kombetar, natyrisht nese supozojme se jemi nje komb

    2. dritani says:

      Avash me ate perqindjen se edhe me ekstremistet e gegnishtes po shqyejne syte!

    3. Shqiptar says:

      Veshtire se mund te jete mendje e lire profesori i universitetit te Vatikanit.

  15. Qytetari i vertete says:

    Nuk mund te jesh europian pa qene nje shqiptar i mire.Nuk mund te jesh nje shqiptar i mire pa qene nje fis i mire.Nuk mund te jesh nje fis i mire pa qene nje familje e mire.Nuk mund te jesh nje familje e mire pa qene nje njeri i mire.Nuk mund te jesh nje njeri i mire kur nuk ke asnje ndjenje te mire njerzore.

  16. ardian says:

    Une nuk kam asnje problem me gjuhen e Ardian Ndreces. Per me teper stili i tij eshte interesant. Problemi i tij eshte se ai nuk eshte nje mendje e lire por nje mendje e marre peng nga Edi Rama. Qe Z.Ndreca ka bindjet e tij politike dhe i shpreh ato, nuk ka asgje te keqe. Perkundrazi. Kjo eshte nje gje shume e mire. Por te na shese keto pamflete politike si shprehje te nje njeriu a intektuali te pavarur duke na nxjerre si etikete nje diplome uuniversiteti te financuar burarisht nga parate bamirese te Kishes Katolike, kjo eshte e turpshme per Ardjan Ndrecen.
    Profesor Ndreca, perse nuk vjen dhe anetaresohu ne PS. pas kesaj fjala dhe shkriemt e tujaja do te jene me te vlefshme. Ndoshta mund te bindesh koleget e tu socialsite qe te kerkojne falje per krimet e baballareve te tyre!

    1. Shkodrani says:

      Ardian pse i ke problem baballaret e tyre kur ti ke liderin tand shpirtnor komunist.
      Harrove perplasjet e Edi Rames ne 91 pikerisht me atin tend shpirtnor Berisha e pikerisht per problemet e te burgosunve politike.Ati yt Berisha nuk ishte dakord per lirimin e tyne ndersa djali i babait komunist sic e thekson ti ishte kunder shpures qe Ramiz Alia u serviri shqiptareve ne kapercyell te sistemit komunist.
      Nuk asht profesori tu ba lojen e kerkujt se as nuk ka pase nevoje e as do te kete nevoje per favore se tjeter kund e ka ndertu jeten.
      Edi Rama ka nji faj per mu se nuk duhet ta kete kompleks punen e te persekutuemve po te shkojne aty e ti dalin zot asaj shtrese te margjinalizueme.
      Mos te bjere edhe ai ne kurthin e logjikes tande se trashegojne partine e punes.
      Na e kena ne krye anetarin ma te devotshem te asaj partie,na e kena ne timonier Berishen tand njisoj si ne varken e famshme ne Pogradec

  17. viktor says:

    KJO QENKA DEMOKRACIA . TE DHJEVSHA MU NE DEMOKRACINE . LINDEM TE VUAJTUR U RRITEM TE VUAJTUR PO VDESIM TE VUAJTUR PO JO NGA VETJA POR NGA QEVERITE E POSHTRA TE KETIJ VENDI TE BEKUAR NGA KETA BURRA TE POSHTER QE E KANE DREJTUAR DHE VAZHDOJNE TA DREJTOJNE . TE MALLKUAR QOFSHIN QE E DEGDISEN KETE VEND ATY KU ESHTE SOT .NA MOREN GJTHCKA QE PATEM TE VENE ME GJAK NGA GJYSHER E STERGJYSHERIT TANE NA VRANE NA PRENE GJITHCKA JETEN ENDRRAT DHE TANI TALLEN ME KETA NJEREZ . NA MORE PASURIN DHE NUK NA DHE ASNJEHERE NA MORE ENDRRAT DHE NUK NA KTHEVE ASNJE DRITE JESHILE PER TE JETUAR NA TJETERSOVE NGA I SHKOLLUAR NE INJORANT DHE TANI PRAPE TALLESH . PO KUSH JENI JU QE TALLENI ME NE NGA VINI JU KUSH JU PRURI NE KETE TOKE TE GJITHA MUND TI BESOJ POR VETEM SHQIPTARE JU NUK INI NUK KA MUNDESI JU VINI O NGA RUSIA O NGA GREQIA O NGA SERBIA SE VETEM SHQIPTAR JU NUK INI PO TE MALLKUAR QOFSHI TE GJITHA I KINI BERE NE KETE VEND POR VETEM DEMOKRACI JU AS KINI SJELLE E AS NUK KINI PER TE SJELLE JU MBILLNI VETEM KRIM TMERR VUAJTJA PER KETE POPULLTE MALLKUAR QOFSHI O NJEREZ TE ZESE O VAMPIRE ZOTI JU DENOFTE

  18. Daja nga Kavaja says:

    Monstra Berisha behet i majte, i djathte,i qendres si tja kerkoj interesi i tij.Ky kriminel nuk ka ideale por vetem cinizem e ligesi te pashoqe malok hesapi.

  19. Jeni te mjerum ju kunderte-tharet e Ndreces!Ai shkruan shqip jo tosknisht(letrare).Nuk ka shkrue deri ne vone,se ka pase nevoje me u shkollu,nuk i ka shku kujt mbrapa e nuk i shkon se jeton e punon atje ku ju nuk keni beeth me hy per vizite.Me sa shof tane kritiket e tij ia lexojne shkrimet e ia kuptojne gjuhen…Te tredhun!

  20. Arberor says:

    z. Ndreca eshte vertet keqardhje, me kete qe po beni po i hiqni vemndjen mesazhit qe kerkoni te delegoni. E kam thene kete edhe ne disa shkrime te tjera te botuara prej jush. Zotni, nqs te gjithe ne fillojme shkruajme editoriale ne dialektin qe ka cdo zone e krahine, duhet te kuptoni qe do te behej nje lemsh i vertet. Jo me kot ne boten e qyteteruar, gjuha standarte quhet nje nga arritjet me te medha te nje kombi, pasi i bashkon ata. Do te isha shume dakort nqs ky ishte nje shkrim me permbajtje letrare, dhe te perfshinte dialketiken e rajonit tuaj, i cili eshte teper melodioz dhe shume i bukur, por jo ta perdorni ne ate qe eshte gazetaresk apo akademik, pasi keshtu nuk i beni aspak sherbim shoqerise, por vec dem dhe konfuzim. U lutem reflektoni, pasi nuk eshte hera e pare qe u heqim verrejtje. Jemi te sigurte qe edhe Mero ti pranon shkrimet per te mos u bere diskriminues, por ne te njejten kohe diskriminoni gjuhen zyrtare. Me permbajtjen e shkrimit jam teper dakort. Nuk tregon aspak superioritet apo vecanti duke vazhduar ne kete menyre. Ne shqiptaret ne pergjithesi marrim kot nga liria, e abuzojme ate, nuk dime te respektojme asgje per te cilat shume kane bere pune te madhe.

    Do te sugjeroja te lexoje keto shkrime.

    http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/kongresi-i-drejtshkrimit-si-e-aprovuan-ata-qe-sot-ngrihen-kunder-118837.html

    http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/studiuesi-mbledhjet-kunder-gjuhes-standarde-sulm-ndaj-e-se-120430.html

  21. Safeti says:

    Ata qe merren me gegerishten e s’kuptojne thelbin e problemit jane nje mase idiotesh te pasherueshem, mbeturina te epokes dhe te dogmatizmit komunist.

  22. alma says:

    Profesor Ndreca nuk ka asnje problem me shkrimin ne dialekt. Perkundrazi, dialekti eshte pjesa e bukur e shkrimeve te tij. Permbajtja e tyre eshte nje pamflet politik i nje njeriu qe ka frike te tu thote njerezve. Une jam Socialsit (i majte), simpatizoj Edi Ramen dhe sapo te behet ai kryeminister do te le katedren universitare dhe do te vij ne Shqiperi. Profesor. Ne te presim krahehapur per te kontribuar ne vendin tend dhe tonin. Nuk ke perse pret kaq gjate. Eja menjehere!

  23. Aleksandër Matrënga says:

    Jo për replikë,por për kulturë,për komentuesin Shkodrani.
    Toskërishtja e shkruar dhe e dokumentuar është shkruar nga Lekë Matrënga “Doktrina Kishtare” në vitin 1592.Lexoni librin e Selami Rizës ose pyesni “profesorin”për librin e Rizës “Pesë autorët më të vjetër të gjuhës shqipe.Tung

  24. Shkodrani says:

    Brravo Alma ti e paske kuptue thelbin e muhabetit.
    Po pse moj problemi asht me e pranue profesori a asht socialist apo jo.
    A e kuptoni more njerez se problemi i ketij vendi quhet Sali Berisha.
    Mos bini ne gracken e analistave te oborrit sa te Klani sa te Panorama sa te Cili etj.
    Nuk asht problemi i Shqiperise Edi Rama,kur te bahet nqs ka me u ba do merrena edhe me te.
    Problemi i Shqiperise asht islamiku Berisha,ketu mbaje steken Alma e mos ban as ironi e as cinizem se nuk te shkojne

  25. alma says:

    I/e nderuar “shkodran”
    Per mua eshte shume e rendesishme qe njerezit qe marrin kurajon te shkruajne te jene te vertete. Cdo lloj maske e tyre i percudnon ata dhe me e percudnueshmja eshte maska e te pavaritur!!!!! Per kete i flas modesisht Prof Ndreces. Ky lloj vesi nuk asnje lidhje me kujturen e perendimit apo edhe me qytetrimin e krishtere!

    1. mirel says:

      Si tja bej une moj zonje?
      Jam shume perendimor,po nuk me perfaqeson asnje lloj qyteterimi i krishtere.

  26. Beni says:

    Saliu ka bere disa te Artit per vete mbasi i ka shtuar Rrogat dhe pensionet disa servilave qe brohorisnin neper Mitingjet e Saliut,dje te Enverit sot te Saliut si Liljana Cingu me shoke,qe firmosin Pedicione kunder Edi Rames,Keto njerez te vegjel ushqehen ne nje kohe kur ish te Burgosurit e Komunismit vuajne per Buken e gojes,Keto njerez te Operas dje ushqeheshin dhe brohorisnin per Enverin sot per Saliun,kur te Burgosurit digjen per Drejtesi ,Turp te kene .

  27. Shqiptar says:

    Ku jeni o e djathta shqipetare? Butka, Dosti, Serreqi, Arbnori, Toto, Topi etj. etj. Cfare po beni? Shiheni si po flijohet ne mes te Tiranes Heroi Kombetar Gjergj Ndreca. Po flijohen ata qe e prune demokracine, qe na hapen syte, qe na mbajten gjalle shqiptarizmin dhe ne ditet me te veshtira, ata qe ndertuan vendin, thane kenetat, nxorren mineralet nga gjiri i tokes shqiptare, ata qe jane krenaria e Kombit tone etj. etj.
    Po e majta?
    Feja dhe politika e shqiptarit eshte shqiptaria. Partite shkojne dhe vijne.
    Zgjohuni nga gjumi!

  28. tironci says:

    Pse me e prishe gjumin mer shqiptaro apo pse Ed Roma do me u bo i pari i venit. Ik mer lal se e keni rrejte kete popull kur i thate se do tjua ktheni leket e piramidave.

  29. Illo says:

    Ardian Ndreca ka bërë portretin më të plote te Berishës . Shkurt , qarte dhe me themel . Lexova dhe opinionet . Ata , që e kundërshtojnë formalisht , bien ne llogjiken e Ndreces . Berisha është i pa ndreqshëm , po dhe sikur të permirësohet , nuk ka vlerë . Ç’kish për të bërë e bëri . Ka një problem , jo të vogël . Ata , që e pasojnë , nuk janë si ai , por luajnë shumë keq . T’i bashkëngjitesh Berishës për 43 vjet, përfshirë dhë periudhën komuniste , nuk mund të jetë vetëm naivitet . Dhelpërinë , pabesinë , mashtrimin , nuk mund të mos e vëshë re , për një kohë kaq të gjatë . U minua demokracija . u krijua një hibrit , që i shërbën një kaste . Ndryshe k folur , ndryshe ka vepruar . Të perndjekurve u premtoi qiejt . Po te mos kishte bërë këto premtime , nuk do të ishin këto probleme .Berisha nuk i përket as një formimi politik . Ai urren te djathte dhe te majte Illo

  30. shkodrani says:

    Uf moj Alme sa bukur e the.Me fal se e adresova gabim problemin.
    Problemi i Shqiperise asht se Alma nuk i duroka padrejtesite,e dika qe profesori do vika me punue per Edi Ramen,ca tjeter din ti Alma qe nuk e dijme ne.
    Po nje lajm i mire eshte ne ate qe shkruen se nqs dikush kthehet me punue per Ramen i bie qe Berisha jot do sikteriset me soj e sorollop

  31. Sum Gruda says:

    Aferim Gjergj Ndreca!
    Keni mendue se eshte Jesusi por keni qene gabim , nuk e ke lexue as besue “Nju Jork Timesin” qe e quente Berishen si Stalinist.
    Por po i del boja edhe tek te perndjekurit politike te burgosurve po i thirrim te ish rrenazhi rregjimit Komunist. Sote jane me te rrezikshem ata qe i sherbejne vSali Berishes se ata agjent te dikurshem te sigurimit. Nuk e di se kush do ishte i zoti me e shkarkue dhe burgosur Berishen per tradheti kombetare a eshte Presidenti apo jo ose Panariti minitri i Jashtem? I ka merzite njerezit me te vertete duke shitur cdo gje dhe fale dhe Detin Jone (fjale Ilire) nuk i falet kjo shitje si Shen Naumin, Aden.

  32. shqiptari says:

    Duke perjashtuar disa, te tjeret qe,ne vend te kuptojne thellbin e artikullit te A.Ndreces, merren me gjera qe jane jashte kapacitetit te tyre.per mua TEMA nuk duhet tua botoje komentet.shkoni ne shkolle injorranteeeeeee!

  33. Arjoni says:

    Hej Alma e zbulova. “Shkodrani” eshte Keti Bazhdari. Kryetarja e PS te Shkodres. Nuk e kuptoj pse ka nderruar gjinine duke e ktheyr ne peudonim mashkull?!

  34. ai says:

    Endrat e SHqiptaris jan te bukura e kur behen ne grup si ne gazeten TemA,Ashte magjepse pra ekstazi,por kur na del gjumi e çohemi ne mengjes e duam te nisim diten, kemi frik te dalim ne ruge se na shtyp ndonje nga Tropoja me xhipin e PDs. THEMI:Sa serb kan ardhur ne Tiran e qe te na vrasin na quajne Komuniste e tje epitete …Per ju qe fjisni gjuhen e trashe a e keni menduar se antikrishtisali nje dit zdo te jet me ,e vrapin do ta mbani ne Amer e hik …

  35. Andrea says:

    Nje pergjigje per” Shqipetarin”i cili me idiotizem perdor injorancen e tij per te tjeret.O idiot i lindur te besh portretin e Berishes sot eshte kohe e humbur pasi jo shqipetaret por edhe mbare popujt e botes po cuditen me shkallen e gomarizimit te ketij produkti apo pjelle njerezore,por ajo qe nuk kupton ti koktrashe eshte se cdo komb ka nje gjuhe standarte mbare kombetare dhe qe perfaqeson unitetin mbarekombetar.Nuk shan njeri krahinat apo perdorimin e gjuhes se tyre por kur ballafaqohesh me publikun e gjere dhe sidomos me artikuj ne gazeta te ndryshme duhet perdorur gjuha zyrtare.Pra o sqipetar duhet te dish disa gjera elementare qe te klasifikohesh ne njeri ndryshe ngelesh si ata qe lehin ruges o i..nj..o..r..a..n..t..i basarduar.

  36. albania says:

    Z. Ardian Ndreca! Nuk e di sesi ju mund ta quani Sali Berishen te djathte, perfaqesues te se djathtes shqiptare. Ky asnjehere nuk ka qene i djathte, as i majte, as i qendres. Ky ka qene dhe eshte nje i pabese, njeriu me djallezor qe nje nene mund te kete pjelle. Si eshte e mundur, qe nje kryeminister sic eshte ky, te urreje popullin e tij, kombin e tij, gjuhen shqipe dhe cdo gje qe eshte shqiptare? Ky njeri cdo gje qe ben e ben me djallezi dhe me prapamendim! Me thuaj cfare ka bere per Shqiperine? Ka bere, ka bere, por ato qe ka bere nuk i ka bere per shqiptaret, por per serbet, per cetniket serbe qe mund t’i duhen nje dite te veshtire, kur populli te ngrihet kunder tij sikurse eshte ngritur populli sirian. Edhe anetaresimi ne PPSH, edhe “hyrja” ne bllokun e udheheqesve te partise komuniste, edhe qenia e tij si sekretar i partise te sistemit te shendetesise ne Tirane, kane pasur nje synim te qarte dhe te larget: te uzurpoje pushtet dhe pasuri! Dhe kete e ka bere dhe po e ben shume mire. Deri kur? Kete e di vetem Zoti i gjithepushtetshem!

  37. ''evgjitngrenesi'' says:

    antiberishizmi i ndreces eshte nje hic perpara antishqiptarizmit te tij ,te shprehur ne forme krahinariste.

    po katoliket napoletane ne cfare gjuhe i kryejne studimet ne universitetin tend katolik mor ndrece?
    a botojne ata ne gazetat kryesore italiane shkrime ne napoletance?
    ne qofte se berisha ka kryer tashme shkaterrimin ekonomik te shqiperise,ndreca po kerkon shperberjen e shtetit shqiptar.
    nuk mund te ndihmojne vendin talebane te krishtere dhe te pa atdhe si ndreca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje