Tension në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, mazhoranca kalon projektin për zhvendosjen e kazinove

9 Tetor 2012, 19:19Politika TEMA

Mbledhje e Këshillit Bashkiak është zhvilluar mes tensioneve. Këshilltarët e opozitës, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në këmbë, duke ngritur zërin ndaj kryebashkiakut Basha, që ai t’i kërkojë falje qytetarëve të Tiranës për mungesën e përgjegjshmërisë ndaj tyre, dëshmuar edhe në thirrjen e mbledhjen e këshillit bashkiak pas vetëm tre muajsh. Kreu i këshilltarëve të PS, Aldrin Dalipi iu drejtua Bashës me fjalët: “Je antiligj dhe antishtet, ndaj duhet t’u kërkosh falje qytetarëve”. Kurse Basha nxitoi me axhendën e tij, në pikën e parë të së cilës ishte miratimi i largimit të kazinove dhe lojërave të fatit nga qendra e qytetit dhe grumbullimi i tyre në periferi. Sipas tij, kjo çështje ka qenë edhe arsyeja e një reagimi të tillë nga ana e opozitës.

Por këshilltarët socialistë, këmbëngulën që ata nuk mund të tolerojnë që dera e këshillit bashkiak t’u mbyllet në fytyrë dhe institucioni i këshillit bashkiak të përdhoset sipas interesave politike të Bashës.

Ndërkohë, me 28 vota pro të mazhorancës, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kaluar projektin për kazinotë, ndërsa opozita ka bojkotuar votimin, duke hedhur fletët e votimit drejt podiumit ku ishte pozicionuar kryetari i Bashkisë, çfarë ka çuar dhe në ndërprerjen e seancës së punimeve.

Që në hyrje të saj mbledhja e Këshillit Bashkiak ka nisur me zhurma të prodhuara nga këshilltarët e majtë, nën pretendimin se këshilltarët e majtë janë penguar të hynë në mbledhje. Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, çështje kryesore e rendit të ditës ishte projekti për zhvendosjen e kazinove. Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm, Kryebashkiaku Lulzim Basha u ka bërë thirrje të majtëve të votojnë projektin dhe të qëndrojnë larg porosive politike.

Duke e vlerësuar realitet problematik, Basha theksoi se ky problem social po merr përmasa të paprecedent. Lidhur me këtë çështje, Basha parashtroi dy hapa në të cilat do të procedohet për projektin.

Me një taksë të veçantë të përkohshme, e cila do të vendoset për të gjitha kazinotë që shtrihen në territorin e Tiranës dhe pas 6 muajsh do të 10- fishohen nëse kazinotë nuk pranojnë të vendosen në vendet e caktuara.

Përcaktimi i kësaj zone është menduar në zonën e Autotraktorëve, duke qenë të hapur që ta përcaktojmë edhe zona të tjera.

Nga ana tjetër Dalipi shpjegoi se ky qëndrim i tyre nuk përkthehet në qëndrim kundër kazinove, por procedurave organizative dhe mbarëvajtjes së këtyre mbledhjeve. Ai i kërkoi kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që të kërkojë ndjesë për mosmbajtjen e mbledhjes se shkuar. Dalipi tha se këshilltarët e opozitës nuk janë lejuar të hyjnë në Bashki dhe se për mosmbajtjen e mbledhjes ata janë njoftuar me një SMS.

Ndërsa përfaqësuesi i këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj deklaroi votën pro këtij vendimi, ndërsa shtoi se bizneseve u duhet dhënë kohë për zhvendosjen në mënyrë që të mos cenohen. Ai tha se duhet të shkohet drejt metropoleve që i pozicionojnë kazinotë në një vend të caktuar.

 

19 komente në “Tension në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, mazhoranca kalon projektin për zhvendosjen e kazinove”

  1. dc says:

    gjithe bota i ka larg,,,mjaft shiten shpiat njerezit

    1. dc says:

      e pashe live mbledhjen,dhe ato te ps bertisnin si qen,pa aresye per bizneset e veta.TURP

    2. Ben Tirona says:

      Lul kurva perfiton nga rasti qe eshte rremuje nga ceshtja Ndreca dhe kryen marapazlleqet e tij!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html

  2. mirel says:

    Mund te them qe eshte ligji me i sakte i miratuar ndonjehere.

    1. Vampir Vegjetarian says:

      iku tajvani, bye bye.Edhe leke per ilace, i lejshin njerezit.Plus ligji thote nen 21 nuk futesh dot.Bravo

  3. Ramy says:

    lulzimi e meriton bashkine e tiranes sepse eshte me i bukur se edi rama.

    1. Albogentivlora says:

      Bravo Ramy qe te pakten e pohon se ke prirje homoseksuale. Qe je bythplyguar kjo nuk ka asnje lloj dyshimi. Tani ke filluar pelqen edhe Bashen.

  4. bravo says:

    normal qe P.S.nuk i voton keto ligje,do kaos dhe rryshfet

  5. iliri uk says:

    zyra ku punoj une eshte 10 metra larg kazinos ne qender te qytetit dhe ka dhe disa te tjera rreth e qark, nqs bashkia ketu do ti hiqte ashtu sic po behet ne tirane ketu do ishte bere nje zhurme e madhe. nqs jane te shqetesuar duhet te behet nje fushate sensibilizimi qe njerezit te mos luajne dhe atehere do ishte bashkia ne sherbim te qytetareve por ju ne shqiperi nuk e keni idene si funksionon se nuk e keni provuar te jetoni ne nje bote normale ku zyrtari eshte ne sherbim te qytetarit.

    1. Vampir Vegjetarian says:

      amerika e ka ndryshe,,jo larg,po me qindra milje, larg.Ketu ke ne futen kalamoj,pijanece,derdimene,hajdute,vrases,,pranej leje londren,se eshte 400 vjet perpara

  6. denkoka says:

    eshte veprim qe duhet pergezuar…
    shume krime dhe drama sociale kane burimin prej kazinove…

    masi i mushi nano e ua dha licensat…kazinote duhet te hiqen menjehere.

    poooooor

    mbetet per tu pare vertetesia e ketij akti…

  7. Qypi says:

    Ky lajmi qe keni botuar nuk eshte fare i sakte (madje qe ne titull ka pasaktesi). Keshilltaret e opozites nuk ishin kunder heqjes se kazinove pasi nuk ishte ky thelbi i debatit. kazinote aty kane per te qendruar sot e 10 vite te tjera, po basha gjeti nje forme per te rritur taksat dhe te mos binte ne sy…. me kete vendim basha favorizoi irfanin dhe lotarine kombetare ( eshte mira ta investigoni si rast se do gjeni perla)…keshtu qe eshte mire ta korigjoni si lajm dhe ju qe komentoni mos te merrni si flake kashte se nuk keni kuptuar asgje….

    1. Besi says:

      Qyp qyp po I dika punet e thella

    2. Besi says:

      Megjithate nuk di qe pas austriakeve eshte Sandri

    3. Belaja says:

      Prandaj je qyp.
      Ne themi ujku ti gjurmet. Ne themi qe PS nuk votoi per heqjen e Kazinove nga qyteti (takse me e madhe per ta, nese rrine ne qytet), ti jo irfani jo ridvani. Ske turp mer burr (a gru)?!
      Nuk ka vendim me te mire se largimi i kazinove nga qyteti. Lan nam te gjithe duke cuar leket e bukes, te ilaceve etj.
      Ky vendim ska lidhje as me te majten as me te djathten. Ky vendim ishte vendim per qytetaret. Qytetaret jane te paret dhe Lulzim Basha e beri kete gje. Vleresoi qytetaret dhe jo zagaret qe politizojne cdo gje.

  8. per qypin says:

    o ayp me mire mos fol e rri si qyp,,,socialistet me ate qypin me kollare dalipin, bertisnin si qente, por ky basha spjerrdhte hic per ta

  9. Albana says:

    Per mendimin tim ky projekt eshte shume i sakte, qe te jemi realiste. Kazinote nuk mund te mbahen ne mes te qytetit se sidoqofte kane kriju shume probleme. Mes gjithe problemeve dhe kazinote kishim mangut.

  10. Elzir BUSHATI says:

    Nje veprim i sakte , qe duhet te ndiqet dhe nga Kryetaret e Bashkive te tjera , sa me pare , se ne cdo cepe te vendit sheh kazino , po japim pershtypjen e nji vendi parazite dhe me vese , bravo Basha .

  11. arvanites says:

    Te shofim si do zbatohet ligji. Disa kazino do largohen nga Tirana dhe disa te tjerave do u jepet nje leje speciale nga Bashkia per te vazhduar aty ku ishin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje