Çmimin Nobel në letërsi e merr autori kinez Mo Yan

11 Tetor 2012, 13:48Lifestyle TEMA

Çmimin Nobel në letërsi për këtë vit e ka fituar shkrimtari kinez, Mo Yan. Lajmin e bëri të ditur Peter Englund, sekretar i Akademisë Suedeze.

Mo Yan, pseudonimi i Guan Moye, lindi në vitin 1955 në Gaomi në provincën Shandong.

Prindërit e tij ishin bujq. Gjatë Revolucionit Kulturor, ai e la shkollën kur ishte 12 vjeç dhe nisi të punonte në bujqësi, më vonë shkoi si punëtor në një fabrikë.

Në vitin 1976 ai u bashkua me ushtrinë kineze.

Gjatë kësaj kohe ai nisi të studionte letërsi dhe të shkruante tregimet e para. Në vitin 1981 ai botoi të parën novelë në një revistë letërsie.

Por shpërthimin e pati në vitin 1986 me librin “Lumi i thatë”.

Në vlerësimin për shkrimtarin thuhet se ai ofron një përzierje mes fantazisë dhe realitetit, duke krijuar një botë që në kompleksitetin e saj na kujton veprat e William Faulkner dhe Gabriel Garcia Marquez.

1 komente në “Çmimin Nobel në letërsi e merr autori kinez Mo Yan”

  1. mirel says:

    Nga sa lexova per kinezin, thuhet qe ka shkruar per njerezit e thjeshte, fshataret, ka shkruar per historite qe jane si peralla gojore te njerezit e thjeshte dhe sic e kane dhe kinezet te nderthurura dhe me mistike dhe fantazi.
    Keto e kam thene vijne dhe nga dashura qe ka njeriu per vendin e tij.
    Eshte njeri qe ka ardhur nga balta, nga vujatja, por ama ka gjetur te vujtja dhe mizerja e popullit te thjeshte te madherishmen, te bukuren dhe ka jetuar ne permasat e pafund te fantastikes qe ta ushqejne gojedhenat dhe historite e vjetra.
    Me sa pashe veprat me te rekomanduara ishin,, “melekukja” nese ka njeri te ma shpjegoje se nuk e di kete fjale, “Balada e hudhres”, kjo veper rekomandohet per ata qe nuk e kane lexuar kete shkrimtar , te njihen me stilin dhe menyren si shkruan.
    Suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje