INTERVISTA/ Fyle: Topi tani është jashtë mase në anën tuaj. Ish- të përndjekurit të trajtohen me respekt

11 Tetor 2012, 20:17Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefan Fyle, në një intervistë për Top Channel, thekson përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e reformave dhe klimën e re pozitive pas paktit politik. Zoti Fyle tha se katër prej prioriteteve janë përmbushur plotësisht, në dy ka mjaft progres dhe tani fokusi do të jetë përmbushja e kritereve të tjera.

Bisedoi: Ernest Bunguri, TCH

Për të ndihmuar Shqipërinë, Komisioni ndërmori një qasje të re në mars me fokus tek reformat politike dhe parlamentare, një listë kriteresh minimale për të rekomanduar statusin kandidat. Por ju bëtë një rekomandim të kushtëzuar pasi kushtet e kësaj liste nuk u plotësuan në kohë.

Fillimisht dua të bëj të qartë që të mos ketë përshtypje se ka dy procese paralele, pasi ne kemi vetëm një proces, i cili nisi dy vjet më parë, me Opinionin dhe rekomandimet tona për 12 prioritetet kyçe, të cilat qëndrojnë mes Shqipërisë dhe nisjes së negociatave për anëtarësim. Shqipëria ka dhënë rezultate të plota në katër prej tyre, mendoj se dhe në dy të tjera ka mjaft progres, e që me shpresë do të përmbushen së shpejti plotësisht. Pra fokusi tani do të jetë në ato prioritete që nuk janë plotësuar ende. Në të njëjtën kohë, ne u përpoqëm të ndihmojmë, jo vetëm autoritetet, por edhe opozitën, gjë që mendoj se solli një rezultat shumë të mirë, jo vetëm me marrëveshjen e nëntorit të kaluar që mundësoi një angazhim të ri për të punuar së bashku, pikë së pari për axhendën evropiane. Hartuam një lloj liste që kërkonte një masë kritike rezultatesh, e cila do ta vinte Komisionin në një pozicion të favorshëm për të paraqitur propozimin për dhënien e statusit kandidat. Dhe ju keni të drejtë që një pjesë e mirë e asaj liste mori masa nga lista 12 prioritetet, dhe kjo është arsyeja pse bëhet fjalë për një proces të vetëm dhe jo për dy procese paralele. Ndërkohë që Shqipëria ka përmbushur pjesën më të madhe të çështjeve të kësaj liste, ajo gjithsesi dështoi në tre prej tyre: ligjin për Shërbimin Civil, atë për Gjykatën e Lartë, dhe në miratimin e ndryshimeve të rregullores së Parlamentit. Pra për të qenë të besueshëm, ne nuk patëm zgjidhje tjetër përveçse t’i rekomandonim vendeve anëtare t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat, por me kushtin që Shqipëria të përmbushë edhe këto tre çështje. Dhe topi është tashmë jashtë mase në anën e Shqipërisë se sa shpejt do t’i plotësojë, ndërkohë që Komisioni është i gatshëm t’i informojë vendet anëtare që të nesërmen se detyrat e shtëpisë u kryen.

Progresi i dukshëm në raport-progres për reforma parlamentare dhe politike në Shqipëri, nuk ndihet nga populli, nuk preket në jetën e tij të përditshme, për shkak të mungesës së përgjithshme të zbatimit të ligjeve. Një shembull i kësaj është greva e urisë e ish-të burgosurve politikë nga regjimi komunist, ku një person i dytë tentoi vetëflijimin duke i vënë zjarrin vetes. A jeni në dijeni të kësaj, dhe a jeni të vetëdijshëm për moszbatimin e ligjeve në Shqipëri.

Jam në dijeni të kësaj dhe jam i shokuar dhe thellësisht i prekur nga ajo tragjedi. Është për të ardhur keq që njerëzit duhet të zgjedhin këtë formë proteste, për t’iu kërkuar autoriteteve të përmbushin diçka që vetë autoritetet jo vetëm e kanë premtuar, por aktualisht e kanë kthyer dhe në ligj. Zbatimi është problem dhe unë shpresoj që qeveria të vendosë rregull ‘në punët e shtëpisë’, në veçanti për këtë çështje. Kjo sepse unë vetë kam një respekt shumë të thellë për ata që janë persekutuar nga regjimet e mëparshme, nga regjimet totalitare. Unë mendoj se ata duhet të trajtohen me respekt. Dhe mendoj se elementi bazë i këtij respekti është që, nëse kompensimi është premtuar dhe është kthyer në ligj, ky ligj duhet të zbatohet. Në anën tjetër, mungesa e zbatimit së cilës iu referuat ju është në të vërtetë një çështje e përgjithshme edhe në fusha të tjera. Kjo shpjegon pse Komisioni përqafoi një qasje të re vitin e kaluar në lidhje me ato vende që arrijnë deri tek negociatat për anëtarësim, duke hapur që në fillim kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, kapituj këto që merren me liritë themeltare, me gjyqësorin, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, e ashtuquajtura ‘fuqia e butë’ e legjislacionit evropian, e cila lidhet ngushtë me vlerat dhe parimet mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se ne nuk do të ndjekim vetëm plotësimin e kutive të detyrave, se u miratua ligji, faleminderit shumë, është perfekte. U ngritën institucionet, faleminderit shumë, gjithçka është perfekte. Jo.

6 komente në “INTERVISTA/ Fyle: Topi tani është jashtë mase në anën tuaj. Ish- të përndjekurit të trajtohen me respekt”

  1. STOP DIPLLOMATIK INVAZION OF ALBANIA says:

    PA U EKZEKUTUAR KRYEKRIMINELI SALI FUCKBERISHA QE I LA TOP NE VEND 4 PROTESTUES NE 21 JANAR AI VEND NUK DO HYJE NE EUROPE POR NE GROPE.

    PA U EKZEKUTUAR KRYEKRIMINELI SALI FUCKBERISHA QE I I DOGJI TE PERSEKUTUARIT E TE DY SISTEMEVE NUK KA 100 VJETOR TE PAMVERESISE
    POR TE ZISE

    STOP INVAZIONIT TE SHQIPERISE NGA AMBASADORET E TE GJITHA NGJYRAVE,SHTETEVE DHE RRACAVE

    STOP INVAZIONIT TE SHQIPERISE NGA AMBASADORET PEDERAT & LESBIKET E EUROPES PUTANE.

    TOPI KA QENE ESHTE DHE DO TE JETE NE FAVOR TE DESHMOREVE TE 21 JANARIT DHE TE HERONJEVE SI GJERGJ NDRECA ME SHOKE.

    GO HOME!!!!!!!!!!! MATHERFACKERS DIPLLOMATE.

    1. KERRBACI says:

      Te lumte mor STOP DIPLOMATIK, ooooh sa me ke knoq me komentin tat.Keshtu e meritojne keto kapo kupolat e mafies europjane, qe e kane kthy Shqiperine ne hale te europes dhe na kane bo carap qe ne kohen e Bismarkut.Ata harrojne qe ne jemi gjalle dhe kocke e forte dhe dime tja vejme kufinin ke thona dhe ti themi sikterr dhe larg duret nga Shqipnija.Tashi skena mo nevoje per perrallat e ktyne se e dime vete se ca do bejme.
      Ky TAFYLLI le ta mori Berishen dhe ta boj zevendesin e vet se per NE ai eshte vetem nje kriminel dhe beniamin i FYLLIT ME SHOKE.
      TE BURGOSURIT E GREVES KANE QENE DHE JANE HERONJ TE DEMOKRACISE SHQIPTARE DHE ASKUSH NUK MUND Ti PERBALTI ATA.
      ME KETA HERONJ ESHTE I GJITHE POPULLI I SHUMEVUAJTUR DHE I NDERSHEM SHQIPTAR.ATA JANE PASQYRE E REALITETIT TONE SHQIPTAR.
      ZJARRI I GREVISTEVE DO TI DJEGI SALEN DHE LAKEJTE QE NE GRAFMAT E FUNDIT PO PERPELITEN ME KOT TE SHTYJNE QEVERISJEN E TIJ.
      RROFSHIN GREVISTET DHE KAUZA E TYRE!

  2. 1 KRITER DUHET PLOTESUAR says:

    NJE KRITER I ZGJIDH TE GJITHA. TE THYEJE QAFEN SALI DIKTATORI DHE BANDA E TIJ VRASESE E DEMAGOGJIKE
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

  3. Treviso says:

    Zoti Fyler, ju falenderoj per ndimesen qe i keni dhane popullit shqiptar
    por mendoj se me shume ka qene ndihme per vrasesin e popullit sali Berisha.Duhet te ishit treguar me te rrepte ne zbatimin e ligjeve kundra qeverise mafjoze.Duhet ta tishit frenuar me kohe tradhetarin e shqiptareve dhe te Bashkimit Europjan.

  4. bazarxhevap says:

    Fyle eshte thjesht nje fyell qi bie nje vryme! Shqiptaret jane te lodhur tashme nga mashtruesit e mbipaguar diplomatike, qofshin ata nga BE apo USA.

    1. shqiperia says:

      Z. FYLE NUK I NDJEK NGJARJET E SHQIPERISE HAP PAS HAPI
      KETO QE THOTE KY ZOTNIA JANE VETEM SIPERFAQESORE, POR
      SHQIPERIA ZIEN NGA KORUPSIONI , NGA MOSZBATIMI I LIGJEVE
      NGA KRIMINALITETI . DETYRA E OPOZITAREVE ESHTE TE BALLAFAQOJNE
      FAKTET REALE , ABUZIVITETIN E KESAJ QEVERIE .
      KJO HESHTJE NUK ESHTE ASPAK NORMALE .
      TA PYESIM NJE HERE KETE ZOTERIN A ESHTE MODELI
      SHQIPETAR I NGJASHEM ME ATE TE GJERMANISE APO TE NDONJE
      VENDI TJETER , QE KY ZOTERIA .NA QENKA KAQ I KENAQUR
      NGA KJ POLITIKE QE NDJEKIN KETO MAFIOZE.
      TURP TURP TE LAVDEROSH KETE SHQIPERI ME NJEMIJE TE ZEZA
      KETO PO NA MARRIN NE QAFE SE KERKOJNE TA BEJNE TE ZEZEN TE BARDHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje